
Themeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” z.Florian Haçkaj, z.Aisel Omerbashi dhe z.Nador Bakalli do të vizitojnë Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Nën përkujdesjen e veçantë të anëtarit të Kryesisë së Vatrës Dr.Elton Mara, delegacioni i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” do të mikpritet nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha dhe drejtues të tjerë të Federatës në Selinë Qëndrore në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 1045, ditën e Hënë më datë 16 Maj 2022 në orën 4.30 PM.
Ftohet komuniteti të marrë pjesë.