

DR. ALBERT KURTI/
Nëse do të vështrojmë hartën e periudhës së Antikitetit, konkretisht hartën e Ilirisë dhe hartën e Azisë Perëndimore do të konstatojmë diçka interesante, që ka të përbashkët termin Parthi. Parthini (Parthians) në gadishullin e Ballkanit ishte një nga fiset ilire që shtrihej në jug të Ilirisë. Historianët e antikitetit si Polibi dhe Pini Plaku i përmendin Parthinët në listat e fiseve ilire. Parthian (Parthia) në Azinë Perëndimore përfaqësonte organizëm shtetëror, që u shndërrua në një perandori të madhe. Parthia shtrihej në rajonin modern të Khorasanit në Iran. Perandoria pati jetëgjatësi 471 vite: 247 para lindjes së Krishtit – 224 pas lindjes së Krishtit {1}. Sundimtari i parë dhe njëkohëshisht edhe themeluesi i perandorisë Parthiane ishte Arsaku I. Ai kishte qenë guvernator nën Diodotin, mbretin e grekëve baktrianë. Ai sundoi rreth viteve 250 (247) deri 211 para erës sonë (para lindjes së krishtit) {2). Perandori Parthiane kishte shtrirje nga deti Mesdhe në perëndim deri në Indi në lindje.
Fisi ilir i Parthinëve shtrihej në Shqipërinë e Mesme dhe Myzeqe. Në shumë studime parthinët përmenden pak ose apak. Ky fis ishte organizuar në formë fisnore me ndikim të hershëm në qytetërim. Parthinët shquheshin për aftësinë e tyre për të bërë tregti dhe përfshirje në beteja në luftra të ndryshme të kohës. Zonat që kontrollonin parthinët kishin rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike, ku përmenden: zotërimin e Durrahut një nga portet më të rëndësishme ilire; pellgun e lumit Shkumbin; fushën e Myzeqesë.
Fiset ilire, ku përfshiheshin edhe Parthinët kishin aftësi të mira ushtarake, duke tërhequr edhe vëmendjen e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, strategut më të shquar të Antikitetit. Aleksandri përpara se të niste pushtimet drejt lindjes bëri pjesë në ushtrinë e tij edhe luftëtar nga fiset ilire, ku nuk mungonin as parthinët.
Aleksandri i Madh lindi në Pella, kryeqytetin e lashtë të Maqedonisë në korrik të vitit 356 {3}. Prindërit e tij ishin Filipi II i Maqedonisë dhe Olimpia (nga Epiri). Pas vrasjes së të atit të tij 336 p.e.s. (para lindjes së Krishtit) Aleksandri mori në dorë mbretërinë e Maqedonisë. Brenda 5 vitëve ai nënshtroi perandorinë Perse, duke u shpallur mbreti i madh i Persisë në moshën 25 vjeç {3}. Aleksandri i Madh vdiq në moshën 33 vjeçare (në vitin 323 para lindjes së Krishtit). Brenda 13 viteve të sundimit të tij ai krijoi një perandori të fuqishme me sipërfaqe rreth 2 milion km², ku përfshiheshin pjesa më e madhe e Ballkanit, Egjipti, Azia e Vogël dhe vazhdonte drejt lindjes deri në Indi.
Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, perandoria u nda në katër pjesë: 1-Mbretëria e Maqedonisë; 2-Mbretëria e Thrakisë; 3-Mbretëria e Egjiptit; 4-Mbretëria Seleukide. Kjo e fundit përfshinte Persinë, Mesopotaminë, Sirinë, një pjesë e Azisë Qëndrore dhe kufiri lindor shkonte deri në Indi. Me dobësimin e mbretërisë së Seleukide, do të ngrihej një tjetër perandori, ajo e Parthianëve: u krijua dhe u udhëhoq nga pasardhësit e ushtrisë së Aleksandrit të Madh.
Sjellim disa fakte se pse kishte lidhje ndërmjet fisit të Parthinëve dhe perandorisë Parthiane:
Së pari: ngjashmëria e emrave Parthian në Azinë Perëndimore dhe fisit ilir të Parthinëve (Parthini ose Parthians).
Së dyti: duke qenë se Parthinët ishin një fis luftarak, ata u bënë pjesë e garzioneve të ushtrisë së Aleksandrit të Madh gjatë pushtimeve në lindje.
Së treti: perandoria Parthiane u krijua vetëm pas shpërbërjes së perandorisë të Aleksandrit të Madh, dhe dobësimit të mbretërisë së Selekuide. Garzionet me luftëtarë nga ky fis ilir që mbetën në këto territore formuan këtë perandori. Së katërti: simbolet që mbanin ushtarët e perandorisë Parthiane ishin të ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh.
Burimet e shfrytëzuara:
1- Parthia (Empire) – World History Encyclopedia.
2- Parthia | Definition, Empire, Kings, & Wars | Britannica
3- BBC – History – Alexander the Great
Foto:
Foto 1: Fiset ilire sipas studimeve të huaja
Foto 2: Flamuri i Maqedonisë së Antikitetit
Burimi: illyrian tribes – Search Burimi: Ancient Macedonian Flag – Search
Foto 3: Shtrirja gjeografike e Perandorisë Parthiane Foto 4: Ushtar i Perandorisë Parthiane.