Kukesi! Safet Gjici:”Synimet e Kukesit jane grupet e Liges se Kampioneve”
Sherif Tiraspolit! Roberto Bordini:”Futbolli shqiptar ne rritje”
Nga Albano Kolonjari
Skuadra kampione e Shqiperise FK Kukesi do te luaje perballe kampiones se Moldavise Sherif Tiraspolit. Takimi do te jete i vlevshem per turin e dyte te Liges se Kampioneve. Presidenti i Kukesit Safet Gjici shprehet se:” Ky short mund te konsiderohet i lehte dhe favorizon kampionet e Shqipërise. Por na duhet nderhyrje e menjehereshme ne merkato ne gjitha repartet sepse synimet e Kukesit jane grupet e Liges se Kampioneve”. Kukesi sfiden e pare do ta zhvilloje ne Moldavi me 11 ose 12 Korrik, ndersa takimi i kthimit do te luhet nje jave me vone ne Shqiperi. Stadiumi ne te cilen do te luhet ndeshja e kthimit nuk eshte percaktuar ende. Skuadra e Kukesit eshte ne nje merkato intensive. Mbrojtesi Rustem Hoxha, dhe mesfushori Hair Zeqiri jane tashme pjese e verilindoreve. Por merkato e Kukesit eshte perqendruar edhe tek futbollistet e huaj. Izraeliti Siraj Naser dhe spanjolli Albert Serran Polo jane shume prane kontrates. Tekniku Sherif Tiraspolit italiani Roberto Bordini shprehet se:”Une kam shume miq shqiptare. Ata me kane treguar se futbolli ne Shqiperi eshte ne rritje. Sukadra jane paraqitur shume mire ne arenen nderkombetare. Kukesi kishte veshtiresi ndaj Partizanit ashtu sic kishim ne ndaj Dacias. Gjithcka do ta tregoje perballja direkte. Ne do te luajme futbollin tone. Cdo kundershtar qe te kishim do te ishte nje kundershtar shume i veshtire sepse ata jane nje skuadre kampione ne vendin e tyre. Kukesi eshte nje ekip shume i mire dhe do te jete e veshtire por ne do te bejme maksimumin per te vazhduar me tej”.