Dr. Zekri Palushi (MD)
Gold Coast, Australia/
Që nga viti 1970, -dimë se nga lija e maimunëve, -me shkaktarë një prej viruseve të familjes së Orthopoxvirus-eve, -mund të infektohen edhe njerëzit. Pra, monkeypox, -një sëmundje infektive zoonotice, është një nga rrelativët e smallpox-it, -një infeksion tjetër, që shkaktohet nga Variola virus, -(në Shqipëri njifet si lija e vërtetë, (Variola Vera), -me origjinë nga Afrika Qëndrore, dhe Perendimore, -që rrallë, mund të infektojë edhe ata njerëz që kanë kontakte me kafshë, apo me materjale të kontaminuara, . Prandaj, -(në krahasim me viruset e gripit, apo influenzës), -infeksioziteti/ngjitshmëria e sajë konsiderohet të jetë e kufizuar.Nuk dihet se pse, -raste me infeksione monkeypox-i, kanë ardhur në Europë. Megjithatë, dihet se virusi ka qenë duke qarkulluar më aktivisht në Afrikën qëndrore, dhe Perendimore prej dekadash, sepse imuniteti ndaj poxviruseve, (që ka qenë krijuar prej vaksinës kundër smallpox-it), është duke u venitur. Kanë kaluar mbi 40-50 vjet, -qysh-kur vaksinimi masiv ndaj smallpox-it ka ndaluar.E them këtë sepse të dhënat e mëparëshme nga Afrika tregojnë se vaksinat kundra smallpox-it, -në 85% të rasteve, i mbronin njerëzit edhe ndaj monkeypox-it. Rastet e tanishme, të gjetura jashtë Afrikës, janë raste tipike të importuara nga udhëtarët e infektuar jashtë shteteve ku jetojnë, (ose, edhe prej njerëzve të infektuar nga kafshët e sjella në vendet e tyre). Por, këto raste njerëzore, shumë rrallë mund të infektojnë njerëzit e tjerë.Të Shtunen, -OBSH, (Organizata Botrore e Shëndetësisë),-rraportoj 92 raste të konfirmuara, në 12 vende të ndryshme, si Angli, Itali, Suedi, Portugali, Begjikë, Gjermani, Francë, Spain, Australi, Kanada, Zvicërr, Izrail, dhe USA.Megjithatë, duhet të dime se, -në 2021, Amerika ka pasë konfirmuar dy raste me monkeypox, një në Maryland, dhe një në Teksas. Të dy rastet ishin persona që kishin udhëtuar, dhe ishin kthyer nga NIGERIA, -ku monkeypox-i, është endemic.Shenjat e sëmundjes:*Fillon me shenjat e një gripi, si: temperature, dhimbje koke, dhimbje shpine, proctitis, (inflamacion i mukozës së rektumit, që mundë të shkaktojë dhimbje rektale, diarre, rrjedhje gjaku, apo mukusi), -si dhe lodhje gjatë përjudhës prodromale 2-3 ditore. Pastaj, brenda pak ditësh, pas temperaturës shfaqet një rash/puçrra me gunga në fytyrë, dhe trup, e që mund t’përfshij edhe zonat gjenitale, e peri-anale. Pra është një rash i shpërndarë, që zgjat deri më 4 javë, e që mund të lërë shenja të përherëshme.Përjudha e inkubacionit, (prej ditës së infektimit, deri tek shfaqja e shenjave të sëmundjes), mundë të jetë nga 5 deri më 21 ditë.Përgjithësisht, është një sëmundje vet-sheruese, që zgjatë nga 2 deri më 4 javë. Megjithatë, -(si shumë sëmundje të tjera), edhe ky infeksion mund të komplikohet deri në fatalitet, (deri në 4%), por shumë rrallë, -bile duhet thënë se është më pak i rrezikshëm se smallpox-i, (Variola Vera). Zyrtarët Anglez dhe Belg, kanë deklaruar se ndër të infektuarit, -numërin më të madh e zënë homoseksualët meshkuj. Trajtimi i kësaj sëmundje: Në përgjithësi, -siq thamë edhe më sipër, monkeypox ikën vet-vetiu, -megjithatë, ekzistojnë edhe anti-viral, por duhet të jepen nga mjeku, pas një analize klinike. Po kështu, -tashmë dimë se vaksinat kundra smallpox-it, mund të mbrojnë edhe kundra monkeypox-it.Megjithatë, -sipas departamentit Amerikan, -FDA, (Food and Drug Administration), -në Shtatorë 2021, është aprovuar një vaksinë, -që quhet Jynneos, -kjo përmbanë një formë të modifikuar, (Modified Vaccinia Ankara), që nuk shkakton sëmundje në njerëzit, dhe se s’mund të riprodhohet në qëlizat njerëzore. -Pra, përbëhet nga një vaccina virus, -që është shumë i afërt me, -por më pak i dëmshëm se sa viruset variola apo monkeypox, -dhe mund të na mbrojë prej të dyja këtyre sëmundjeve.Edhe CDC, (Centers for Disease Control and Prevention), -konfirmon se, -mqs virusi monkeypox, rrelatohet me virusin që shkakton smallpox, -atëherë, -kjo vaksinë do ti mbrojë njerëzit, -(nëse u jepet para se ata të ekspozohen ndaj monkeypox-it).Në këtë kontekst, -Administrata e Biden, me 18 Maj 2022, ka porositur miliona doza nga kjo vaksinë, -që prodhohet nga Bavarian Nordic, me bazë në DANIMARKË, dhe do t’ju jepet atyre që janë më në rrisk.Në përfundim mund të themi se, -infeksionet me monkeypox njifen që më pare, -por janë shumë të rralla, dhe jo-lehtësisht të shpërndashme në mes njerëzve. Infektohen kryesisht ata njerëz që shkojnë për t’vizituar Afrikën Qendrore, dhe Perendimore, -ku ky infeksion është ENDEMIC. Prandaj le të shpresojmë se Marrveshja e Re Globale për Pandeminë, (The New GLOBAL Pandemic Treaty), -nuk do të vendosë për LOCKDOWNS të vazhdueshme. Sipas Dr. David Bell, -ish shkencëtar, me detyra të ndryshme, dhe shumë të rëndësishme në OBSHs, (Organizata Botërore e Shëndetësisë), -kjo marrveshje globale, -edhe pse duket sikur nuk ndryshon direkt sovranitetin, -në fakt e ndryshon atë. Kjo do ti privojë popullit të një vendi, mundësinë për të marrë vendimet e veta, -dhe më e rëndësishmja është se këto propozime do të krijojnë nje burrokraci, -ekzistenca e së cilës do të mvaret në pandemitë. -Ai vazhdon duke thënë se, -do të jetë në interesin e këtyre burrokratve që të gjejnë/krijojnë raste/outbreacks, e ti deklarojnë si pandemic potenciale/të mundëshme, e pastaj ti përgjigjen me masa. -Kjo është rruga që ata mund të mbijetojnë. Dhe siq duke tata do të bëjnë mbyllje/lockdowns, -një tiparë i përherëshëm përgjigje ndaj një pandemie“.Quditërisht, Belgjika është vendi i parë në botë, që ka aplikuar një karantinë të detyrueshme, 21 ditore për rastet me monkeypox, -ku njerëzit e infektuar me monkeypox duhet të vet-izolohen, -ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte, por s’janë infektuar, duhet të qëndrojnë vigjilent!Të lutemi që shembullin e Belgjikës të mos e ndjekë as edhe një shtet tjetër.Dr. Zekri Palushi (MD)Gold Coast, Australia