Bisedë me zonjën shqiptare-amerikane Limone Gjoni, e integruar intelektualisht dhe familjarisht në New York/
Burri im sot ndaj meje është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”. –(Sabri Gjoni avokat, New York/
Bisedoi Keze Kozeta Zylo*
Zonja Limone, cila është fëmijëria juaj dhe kur keni ardhur në Amerikë?
Unë kam lindur në një familje me tradita atdhedashëse , e cila edukimin e kishte prioritet në familje, duke e vlerësuar e çmuar shumë si një gjë të shenjtë në vazhdimësinë e jetës. Gjëja e parë që na mësonin prindërit ne fëmijëve ishte të nderonim vendin ku kishim lindur, të mbronim tokën e vet, zakonet,traditat dhe vlerat e të parëve tanë.. Babai im ishte një ndër mësuesit e parë në trevën tonë,i cili pasi kreu shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë punoi me përkushtim e frymë të lartë patriotike në arsimimin e edukimin e nxënësve. Ishte shumë i rregullt në procesin e mësimdhënjes, ku krahas mësimit nxiste te nxënësit e tij ide patriotike, për ta njohur sa më mirë historinë kombëtare Shqiptare.
Me performancën e tij të admirueshme ,me zërin e tij të ëmbël edukoi e frymëzoi nxënësit me idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,me ndjenjën e dashurisë për vendlindjen. Vendlindjen babai im e quante Hyjnore, të shenjtë. Në veprimtarinë e tij si misionar i diturisë, babai im ,kishte depërtuar në mendjet dhe në zemrat e nxënësve. Me punën e tij atdhetare kishte sintetizuar karkaterin e personalitetin,motivin e jetës së një intelektuali me zemër të zjarrtë atdhedashurie,duke ndikuar fuqimisht në rritjen e ndërgjegjes Kombëtare të nxënësve.
Kjo veprimtari atdhetare tregonte dashurinë që kishte babai im për vendlindjen e Atdheun dhe guximin për të mbrojtur idealet kombëtare shqiptare në shtetin federative jugosllav, që kufizonte e mohonte të drejtat kombëtare shqiptare.
Sigurisht kjo veprimtari patriotike do të shqetësonte e frikësonte autoritet shtetërore,të cilat filluan përndjekjen për ta ndëshkuar mësuesin dritëdhënës atdhetar. Regjimi i atëhershëm i Rankoviçit kishte survejuar,e gjurmuar veprimtarinë patriotike të babait tim, i cili në kushtet e terrorizmit shtetëror rankoviç, u detyrua së bashku me kushërinë e tij mësuses, të largohen me shumë dhimbje nga vendlindja e shtrenjtë dhe u strehuan në Shqipëri për disa vite.Me sa më kujtohet,sepse isha e vogël , babai im e vlerësonte dhe çmonte shumë edukimin e arsimimin. Ai, bisedonte me nënën time, që unë dhe motra duhet të dalloheshim në shkollë, me synimin që të kryenim edhe shkollimin në arsimin universitar. Ndjehem krenare që kisha një baba atdhetar,misionar të diturisë dhe idealeve kombëtare shqiptare. Edhe sot, kur takohem me disa persona, që ishin dikur nxënësit e tij , më thonë me respekt se : “ Mësues Elezi është i paharruar në mendjet e zemrat tona,sepse ndihmonte çdo nxënës me dashuri për dijen, diturinë. Na këshillonte si prind i dashur që të mësonim sa më shumë, që një ditë të kontribonim për popullin tonë”.
Por, befasisht babait tim, iu shuan endërat, kur tragjikisht humbi jetën. Nëna ime, edhe pse ishte shumë e re,kur akoma nuk i kishte mbushur 30 vjet, përballoi me përkushtim e sakrifica drejtimin e menaxhimin e jetës familjare,duke u kujdesur për mirërritjen e edukimin e fëmijve. Na përkushtoi, krejt jetën e saj. Të rritësh fëmijë me mungesën e babait, ishte shumë vështirë. Unë, e ndjeja shumë çdo ditë mungesën e babës, e sidomos kur isha në bangat e shkollës, kur mësuesi na pyeste për prindërit.
Kisha dëshirë të dëgjoja nga nëna për çdo gjë që babi kishte thënë apo punuar.Jam shumë mirënjohëse nënës sime,që ma ka mbajtur të gjallë kujtesën për babin tim. Një nga arsyet,që unë, ju përvesha mësimit këtu në SHBA ishte edhe fakti, se kisha dëshirë ta çoj endrrën e babit në vend.. Imazhi mbresëlënës i babait tim jeton i gjallë në mendjen e zemrën time e më shoqëron edhe në gjumë kujtimi i tij i ndritur.
Ju jeni me origjinë nga Mali i Zi. sa jeni të lidhur ju dhe fëmijët tuaj me vendlindjen atje?
Unë e dua shumë vendlindjen time,ajo është djep i frymëzimit, arkiv i kujtesës, peng i shpresës. Vendlindja apo vendlermi, si thoshin rilindësit tanë, është vendi me të cilën na lidhin fije të shumta, të dukshme e të padukshme dhe mbi të gjitha kujtimet e fëmijërisë, stinës më të bukur të jetës. Edhe pse jetojmë larg vendlindjes, jemi munduar që pushimet me fëmijët tanë, t’i kalojmë në vendlindje me qëllim që ata, të dijnë nga ku vijnë, të lidhen me të afërmit tanë dhe mos ta harrojnë kulturën dhe gjuhën tonë të ëmbël shqipe.
Ndjej keqëardhje që atëhere kur ata ishin të vegjël, neve, nuk patëm mundësi të shkonim në vendlindje më shpesh, sepse ishim të detyruar si prindër të punonim dhe njëkohësisht të studjonim për t’u arsimuar në shkollën e lartë. Tani, që kemi mundësi më të shumta,shkojmë familjarisht në vendljindje. Fëmijët, tani janë shumë të angazhuar në profesionin e tyre që kanë zgjedhur. Megjithatë fëmijët e duan vendin e vet Ulqinin. Ata, shpesh flasin për vendin tonë edhe gjithmonë shprehen se do të kishte qenë më mirë të kishim qendruar në vendlindje. Vazhdimishit, ne, si prindër flasim me fëmijët se është shumë e rendësishme të njohin të afërmit e tyre në atdhe. Më gëzon fakti, që fëmijët e mi janë shumë të lidhur me kushurinjtë e tyre. Në Ulqin, ka një shoqëri të veçantë edhe me gjeneratat e atyre që ende jetojnë në trojet tona.
Cilat janë përshtypjet e para në Amerikë dhe çfarë ju detyroi që keni lënë vendlindjen dhe erdhët këtu?.
Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, që ta lëshoja Ulqinin dhe të vijë këtu në SHBA, por rethanat në vedndlindje na imponuan largimin nga vendlindja. Ishte acaruar situata politike dhe kishin filluar trazirat në ish Jugosllavi. Bashkëshorti im ishte i angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare, sidomos fliste kundër mohimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në ish republikën Jugosllave. Denonconte padrejtësitë që shovinizmi i bënte popullsisë shqiptare në trojet e veta amtare në Jugosllavi. Autoritetet shtetërore ishin munduar ta kompremetonin burrin tim duke i oforuar detyra, pozita, privilegje, sepse,ai. kishte afësi të larta intelektuale. Ishin raste të rralla që nga komuna e Ulqinit të diplomoheshin në universitetin e Zagrebit,ku bashkëshorti im shkëlqeu në kualifikimet shkencore universitare.
Në të vërtetë, burri im,ishte i vetmi shqiptar nga Komuna e Ulqinin, që u diplpomua në fakultetin juridik në Zagreb. Në të njëtën kohë dy djem të xhaxhait të burrit u diplomuan gjithashtu në Zagreb. Njëri u diplomua në mjekësi dhe tjetri në inxhinjeri. Në atë kohë, Zagrebi gëzonte një reputacion europian, prandaj pushteti i atëhershëm jugosllav e vëzhgonte me shqetësim bashkëshortin tim për përgatitjen e lartë profesionale dhe qëndrimin pakompromis në çështjen e interesave kombëtare shqiptare. Në kohën kur sapo kishte kryer studimet universitare dhe ëndërronte të punonte me dashuri e përkushtim në vendlindje përkrahu lëvizjen studentore dhe shprehu publikisht idetë për liri e demokraci të trevave shqiptare në ish jugosllavi. Pushteti shovenist serbosllav ushtroi dhunë e terror mbi intelektualët shqiptarë.
Autoritetet shtetërore jugoasllave duke e vlerësuar burrin tim, si rrezik potencial të pushtetit të tyre,kishin filluar survejimin e burrit tim, e ndoshta kishin planifikuar edhe asgjësimin e jetës së tij. Në këto kushte terrori ,ai, u detyrua të largohej nga Mali i Zi, sepse pushteti kishte vendosuar ta burgosin. Në kushte të vështira për mbijetesë bashkëshorti im nisi rrugën e mundimshme të emigracionit duke kapërxyer oqeanin për një jetë më të mirë e të sigurtë
Kur, unë, mbrrita në Amerikë me dy fëmijët, Genci dhe Leonarda, të cilët kishin lindur në atdhe, u përballëm me shumë vështirësi që nuk përshkruhen saktë me fjalë. Ndoshta mendimet mund të shkruhen saktësisht në letër,por emocionet që përjetova në ditët e vështira,kur isha e pa punë dhe me mungesë komunikimi të gjuhës amerikane nuk përshkruhen dot. Vështirësitë e para të them të vërtetën më stresuan,por ama nuk e humba shpresën,sepse ajo është gjëja më e rendësishme në jetë. U detyruam t’i përvishemi punës dhe studimeve. Njëkohësisht u angazhuam me shumë përkushtim për arsimimin e fëmijëve në shkollën amerikane,me qëllim që të fitonin dituri dhe kualifikim shkencor për tu integruar sa më mirë me tregun e punës e konkurencën amerikane. Megjithëse ishte shumë vështirë, sepse ne si prindër nuk kishim kohë të rrinim me fëmijët tanë,ata ,na mirëkuptuan duke ndjerë përgjgjësinë e shkollimit,të cilët edhe pse ishin adoleshentë treguan zell për të mësuar. Shpesh herë,unë, me besim i lutesha Zotit të Madh të na ndihmonte.
Ju aktivizoheni vazhdimisht me shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit”, cilat janë disa nga projektet që ju keni ndihmuar konkretisht në këtë shoqatë?
Kjo shoqatë është themeluar në dhjetor të vitit 1993 dhe është promvuar në janar të vitit 1994. Burri im është ndër themeluesit e kësaj shoqate dhe në të njëtën kohë dhe kryetar i parë. Qëllimi i kësaj shoqate ishte që ta ruajmë traditën dhe kulturën tonë shqiptare, gjuhën si dhe kontaket me vendlindjen. Qysh në fillim kur u themelua kjo shoqatë, burri im së bashku me të tjerët ishte inisiatori në organizimin e një aksioni shumë të rendësishëm për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë, studentët e komunës së Ulqinit. Në këtë kohë,duhet të kemi parasysh se lufta në Jugosllavinë ishte në kulmin e vet. Me guxim e shpirt atdhedashurie u mblodhen një sasi e mirë të hollash dhe u dërguan te studentët në vedlindje. Studentët nga komuna e Ulqinit që ndodheshin në Tiranë,burrit tim, i bënë një pritje madhështore dhe në shenjë mirënjohje i dhuruan skulpturën – truporen e Butrinit. Kjo ishte një simbolikë me shumë domethënje; sepse shpëtimi i studentave Ulqinas ishte pothuajse sikurse shpëtimi i qytetit të Butrintit.
Unë e kam ndihmuar shumë burrin tim duke përgatitur thirrjet për tubime, duke i postuar thirrjet, duke iu përgjejgjur telefonatave edhe kur burri nuk ishte në shtëpi. Në atë kohë duhet ta keni parasysh se nuk kishte internet, facebook apo e-mail. Madje nuk kishte as celuar. Komunikimet ishin shumë të vështira. Mbi të gjitha e kam përkrahë në angazhmin e tij si dhe ndihmën financiare që i dhamë kësaj shoqate. Ne vetë ishim studenta, por megjithatë ndamë një shumë prej $1,000.00 për tua dërguar studentëve. Në vitin 1994 shuma prej $1,000.00 ishte shumë e madhe. I thashë burrit që do ta heqim edhe kafshatën nga goja për të ndihmuar studentat tanë Ulqinas. Ne, edhe kësaj dite vazhdojmë ti ndihmojmë. Këtë vit morëm inisijativën që ta shkollojmë një studenete nga Ulqini. Ajo ishte inisijativa ime, por bashkëshorti im më përkrahu menjherë me shumë ndjenjë atdhedashurie.
Bashkëshorti juaj z.Sabri Gjoni është një avokat i mirënjohur në Amerikë, ka ndihmuar jashtëzakonisht shqiptarët. Sa e vështirë është të jesh bashkëshortja e një avokati, pasi vetë intensiteti i punës seë tij sjellë shumë shqetësime të ndryshme? Cili është opinion juaj?
Bashkëshorti im,si intelektual shqiptar nga Ulqini, ka ecur mes vështirësive të shumta në SHBA për tu integruar denjësisht në jetën konkuruese të vlerave njerëzore të shoqërisë e shtetit ligjor amerikan.Ishte shumë vështirë që ai,të angazhohej në fushën e shkencës juridike, ku gjuha angleze ishte mjeti më i rëndësishëm që të bëhej avokat. Fillimisht burri mori akantin dhe të diplomohej në “Lehman College”. Por dëshira pasionate e tij ishte avokatura. Duke e parë dëshirën e tij, unë i thashë : se nëse është nevoja, unë do ti ndërpres studimet, që ai ta realizonte endrrën e tij. Por, ai, nuk kishte dëshirë që unë të ndërprisja studimet. Ai vazhdoi univerisitetin në Fordham dhe u diplomua. Kaloj dhe provimin profesional Bar exame. Në të njëjtën kohë unë u diplomova nga Lehmen dhe u punësova në profesionin tim. Gjendja financiare filloi duke u përmirësuar. Unë i mora të gjithat obligimet si nënë, grua, çështjen financiare.
Bashkëshorti im,me inisiativën e vet, me këmbëngulje e vullnet të hekurt filloi punën në profesionin e avokaturës në New York. Me talentin e tij konkuroi midis intelektualëve më të mirë duke realizuar objektivin e tij ,integrimin si intelektual i aftë në elitën e inteligjencës juridike amerikane. Ai ka shumë vite që drejton me suksese zyrën e tij të avokatisë në qëndrën e madhe botërore Manhattan, duke konkuruar me zotësi në tregun juridik amerikan dhe me aftësi e intuitën e arsyetimit analizon e argumenton në proçeset gjyqësore të drejtën e paisjes së emigrantëve me dokumenta të ligjshme amerikane, duke zbuluar me fakte, atje ku e drejta mund të jetë gjykuar gabim nga gjyqtari . Ai është shumë i vemendshëm në bashkëpunim me emigrantët për të siguruar prej tyre dokumentacionin më të hollësishëm të çështjeve që paraqiten në organet gjyqësore apo prokurorisë. Me këmbëngulje qartëson çdo emigrantë që paraqet kërkesën për ndihmë juridike në zyrën e tij. Ai zbaton me korrektësi filozofinë : “ Mate shtatë herë e pri një herë “ !
Në një intervistë mediatike televizive këtu në New York,bashkëshortim im shprehet se :
“ -Të punosh si avokat në SHBA është një punë jashtëzakonisht e vështirë për arsye se konkurenca është shumë e madhe. Duhet të bësh “luftë” të vërtetë që të mund të bësh emër. Doktori -mjeku po gaboi me pacientin e tij në përcaktimin e sëmundjes edhe mund ti ndërroj ilaçet dhe e korigjon gabimin e tij, por avokati duhet të përcaktoi qartë fjalën argumentuese sepse e humbet të drejtën e emigrantit për tu pasiur me dokumente, apo edhe çështje të tjera. Jeta e intelektualit shqiptar në SHBA është shumë e vështirë sepse duhet të integrohesh si në jetën ekonomike, ashtu edhe në jetën politike. Gjithashtu duhet t’i përshtatesh edhe shkollimit sepse ai ka një dallim të madh me shkollimin tonë.”
Burri im sot ,ndaj meje, është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”.
Ju keni marrë edukimin e lartë në Universitetin amerikan. cilat janë dallimet midis edukimit këtu dhe në Mal të Zi?
Unë kam ardhë me shkollë të mesme nga Mali i Zi. Por, sa kam filluar studimin këtu në Amerikë, vura re, se këtu mësohet krejt ndryshe nga shkollimi në Malin e Zi. Studimet në Amerikë janë shumë praktike; që do të thotë atë që çka e mëson në teori, menjëherë mundesh ta zbatosh në praktikë. Nuk ka shabllone. Pastaj profesorët janë shume të dedikuar. Ata të inkurajojnë e të frymëzojnë të mësosh. Nuk munden ta keqëpërdorin pozitën e tyre si mësimdhënës. Nuk kanë,xhelozi,cmirë apo inate personale. Më kujtohen shumë raste në universitetin e Prishtinës, ku profesori ju ka shkatërruar karrierën studentëve duke i ngelë vazhdimisht në provim për inate personale. Ka pasur disa raste që me 5 apo 6 vjet kanë ngelur studentin në të njëtin provim. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhi këtu, sepse ekzistojnë organe të posaçme mbikqyrëse që nuk e lejojn profesorin të bëjnë një veprim të tillë. Tek ne, në Malin e Zi vlerësohet si aftësi e profesorit kur ngelin nxënësit në provim,ndërsa këtu në SHBA ajo çmohet si paaftësi.
Ju punoni në spital me pacientë nga më të ndryshmet cilat janë disa nga përparësitë që ju jepni pacientëve dhe konkretisht si i ndihmoni ata?
Puna ime përfshinë shërbimin mjekësor në shërimin e disa sëmundjeve akute edhe kronike për shëmbull : sëmundjet e diabetit (sheqerit), të tensionit të gjakut, cardio-vasculare, mendore, sëmundjet e lëkurës etj. Gjithashtu merremi me edukimin e pacientëve që të dinë të mbrohen nga sëmundjet. Merremi edhe me preventimin e sëmudjeve duke bërë skanerin e pacientëve, si për shembull mamogramet, colonoscopit, analizat e kontrollit të gjakut, yndyrnës në gjak, sinjalet e para që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sidomos në bllokimin e venave të gjakut.
Ju jeni një bashkëshorte dhe nënë shembullore, mund të na flisni për fëmijët tuaj veçanërisht për Gencin, i cili po ushtron detyrën e avokatit duke ecur në gjurmët e të atit. Sa e vështirë është të rrisësh fëmijë në Amerikë dhe disa nga përpjekjet tuaja si nënë dhe intelektuale?
Ne jemi prindër,që kemi katër fëmijë: Gencin, Leonardën, Ilirin, Randi. Genci është fëmija më i madh, siç e thatë edhe ju më lartë avokat në degën e lëndimeve personale. Me kënaqësi e krenari ,ne si prindër jemi shumë të gëzuar me suksesin e fëmijve në arsimimin e tyre cilësor, siç e dini, Genci e mbarojë avukaturën. Ai pati sukses të madh në mbrojten e një atdhetarit tonë në një çështje që kushtoj mbi $1,000,0000. Leonarda u diplomua në Universitetrin e Fordhamit me një sukses shembullor. Gjatë asaj kohe Leonarda e fitoj bursën për 4 vite. Sot, ajo ,jep mësim edhe përgatit studentat për të hyrë në shkollën e avokaturës. Kurse fëmija i tretë është Iliri, i cili është diplomuar nga “Pace Univeristy” në specialist drejtimi i financës. Punon si financier edhe është shumë i sukseshëm në këtë degë. Ndërsa Randi, që është fëmija më i vogël po vazhdon studimet ditore në vitin e dytë të shkollës së mesme. Ai është një ndër studentët më të dalluar.
- Keni dëshirë të ktheheni një ditë në Montenegro për të dhënë ndihmesën tuaj si një zonjë e integruar intelektualisht në Amerikë?
Kur nisëm rrugën e mërgimit të gjithë kemi ikur me shpresën se një ditë do të kthehemi. Ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë në jetën e çdo mërgimtari. S’ka më të dashur dhe më të dhimbshme se vendlindja. Ajo është foleja e parë dhe më e ngrohtë e njeriut. Vendlindja nuk matet me sy, por ajo matet me zemër.Zemra e njeriut gjithmonë flë në vendlindje. S’ka gjë më të ëmbël se vendi ku ke lindur! Ajo është ngrohtësia, gëzimi, hareja, kënga, loti, lodra, dashuria dhe gjumi i ëmbël i jetës
Kthimi në vendlindje është ëndrra ime,sepse këtu në SHBA kam fituar ekperiencë të pasur të shërbimit mjeksor si intelektuale e mirëkualifikuar në shumë specialitete mjeksore. Jam me një përvojë pozitive të larmishme e të rëndësishme, që në këtë fushë dua të jap edhe unë kontributin tim për vendlindjen.Sigurisht përvoja ime, nuk ka dyshim që do të ishte një ndihmesë e madhe në Komunën e Ulqinit. Amerika është një ndër shtetet më të zhvilluara në botë në shërbimin modern mjeksor. Ne, që punojmë në këtë shërbim mjeksor duhet që vazhdimisht të ndjekim seminaret që të pasurojmë dijet tona me informacionet e zbulimet e reja shkencore në fushën e shërbimit mjeksor. Për çdo ditë bëhen zbulime të ilaçeve të reja,për të cilat ne duhet të dimë efektin e tyre, por edhe pasojat sepse mjekimi në mënyrën e duhur është po aq i rëndësishëm,
sa terapia e duhur për një sëmundje të caktuar. Por nganjëherë nga mos njohja e efekteve të ilaçeve apo pasojave të tyre bëhen gabime që pengojnë shërimin sa më të shpejtë të pacientëve spitalor,apo në mjekimin ambulator familjar. Prandaj duhet të jemi gjithnjë të vemendshëm në njohjen e zbulimeve të reja shkencore, që të jemi sa më preçiz në shërbimin mjeksor ndaj pacientit. Sigurisht kjo varet nga eksperienca personale dhe nga kultura e sejcilit punonjës specialist të mjekësisë që pacientin ta kurojnë sa më mire me shërim të shpejtë.
Cili është opinioni juaj për Diasporën, punën e saj dhe a ka vend për më shumë bashkëpunim midis Diasporës dhe të rinjve në Mëmëdheun tonë?.
Dispora jonë ka bërë edhe gjëra të mrekullueshme. Shumë interesohen për vendlindjen. Organizohen kontakte në mes të Diasporës dhe vendlindjes. Diaspora jonë është treguar shumë entusiaztike për ta ndihmuar Kosovën gjatë luftës. Kanë dhanë shumë para për refugjatët, për armatim, për ilaçe dhe nevoja të tjera. Ishte me të vërtetë një gjest jo vetëm humanitar, por më tepër atdhetar. Gjatë asaj kohe në Diasporë vazhdimisht përsëritej shpesh shprehja e Nolit të Madh: – “Mbaju nënë, mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë”.
Siç e dini edhe juve, Diaspora ka lujtur rol vendimtar në Pavarësinë e Kosovës. Mendoj se Diaspora duhet të vazhdoi me atë entusiazëm që pati gjatë luftës edhe në paqe. Duhet të kontaktojmë vazhdimisht me vendlindjen. Duhet t’i ndihmojmë studentët dhe nxënësit që nuk kanë mundësi të shkollohen. Duhet të marrim shembull në komunitetin e Izraelit në SHBA se sa të dedikuar janë ata për Izraelin.
Për t’ia arritur këtij qëllimi Diaspora duhet të organizohet shumë më mirë. Nuk ka kurfarë arsye që Disapora e New Yorkut të mos ta ketë një qendër të vetën këtu në New York. Besohet se në New York, New Jersey dhe Connecicut jetojnë afërsisht gjysmë milioni shqiptarë, pothuajse sa popullsia e Malit të Zi. Në të vërtet shteti i Malit të Zi ka kohë që e ka nisur inisiativën e ndërtimit të një qendre të tyre, e ashtuqujtura “Shtëpia Malazeze në New York” , megjithëse edhe dihet që ka shumë pak malazez në New York. Është për t’u çuditur që një numër i shqiptarëve kanë dhënë kontribute për këtë inisiativë. Shqipëria dhe Kosova, para disa viteve dolën publikisht në një tubim në Mahattan se kanë marr vendim në bashkëpunim me Diasporën për ta krijuar një qendër shqiptare në New York, por ende nuk ka asgjë nga ai premtim.
- Cili është mendimi juaj për librin që do të botohet së shpejti me titullin: “Zonjat shqiptare në Nju Jork” nën drejtimin e “Albanian Excellence“?
Mendoj se e meriton një përgëzim inisiativa e “Albanian Excellence“, për botimin e këtij libri, kushtuar zonjave shqiptare të Nju Jorkut, ku midis të cilave jam përzgjedhur edhe unë si intelektuale e sukseshme në punë dhe si veprimtare atdhetare. Sigurisht,kjo është një ide shumë e mirë, sepse dihet që librat janë këshilltarët më të këndshëm e bujarë, që na mësojnë pa na mërzitur, na kritikojnë pa na fyer, na ndreqin pa na bërë dëm. Libri duhet vlerësuar dhe përdorur si kyç që hap çdo derë të diturisë. Nëse çdo send kur vjetërohet e humb vlerën, libri, përkundrazi, sa më i vjetër të jetë, aq më shumë i rriten vlerat. Ndryshe nga të gjitha sendet dhe gjallesat kur vjetërohen, kafshët nuk riprodhohen më, bimët thahen, rrëzohen, s’prodhojnë, ndërsa librat nuk e humbasin vlerën, por e shtojnë me kalimin e kohës.
E vlerësoj botimin e këtij libri si një nxitje për gruan shqiptare në SHBA që të shkollohet dhe të bëhet profesionaliste sa më e mire.
*Personazh në librin “Zonjat Shqiptare në New York”
Korrik, 2016, New York