Artan Nati/
Historia e Otellos zhvillohet në Venecia në fund të shekullit të 16-të. Otello, gjenerali afrikan i ushtrisë veneciane, mashtrohet duke menduar se gruaja e tij (Desdemona) ka kryer tradhëti bashkëshortore për shkak të Jagos. Jago planifikon hakmarrjen e tij pasi Otello i jep anijen e tij nëntogerit Kasios. Jago përdor pakënaqësinë e tij për të shfaqur një situatë ku Kasio dhe Desdemona kanë një lidhje. Kjo padyshim nuk ndodh kurrë, por Jago e sheh besueshmërinë e Otellos si një dobësi dhe jo një virtyt dhe e bind Otellon për këtë lidhje fiktive. Jago e ndjente se meritonte një status më të lartë, se ishte superior ndaj Kasios dhe më profesionist se Otello. Jago ishte një luftëtar i pastër dhe nuk i interesonte Desdemona, por vetëm pushteti dhe statusi i tij. Pas leximit të Otello-s së Shekspirit, temat mbizotëruese të pabesisë, manipulimit dhe mashtrimit, mund të themi se veprimet përshkruajnë një person në se ai është i mirë apo i keq. Si protagonisti kryesor, Jago komploton për të prishur reputacionin dhe jetën e dashurisë së Otellos. Kuptohet se si motivet e Jagos portretizojnë natyrën e tij të ligë. Ndërsa Otello padyshim posedon sjellje të mirë, por pasi mbyti gruan e tij Desdemona deri në vdekjen e saj të pashmangshme, kush e ka fajin? A i justifikojnë qëllimet e Jagos veprimet e Otellos apo Otello është një person i keq? Linja midis së mirës dhe së keqes tani është e paqartë.
Pra, ku është vija e saktë midis së mirës dhe së keqes? Ajo vijë midis së mirës dhe së keqes është e depërtueshme. Secili prej nesh mund ta kalojë atë dhe ne të gjithë kemi kapacitetin për mirësii dhe ligësi. Është situata që e nxjerr atë në pah. Është e mundur që njerëzit me qëllimet e duhura të bëjnë gjëra të gabuara.
Otello nuk është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij. Ai ishte naiv dhe krejtësisht i verbër ndaj dinakërisë së Jagos. Megjithëse veprimi i vrasjes së gruas së tij mund të jetë i padrejtë, ishin thjesht veprimet e Jagos që shërbyen si motive të Otellos për të kryer veprën. Ai ndezi zjarrin që do të bënte që Otello të vepronte me rrëmbim impulsiv.
Rezultatet e veprimeve tona tregojnë gjithashtu nëse ato janë të mira apo të këqija. Duhet parë çfaré themi dhe béjmë si edhe rezultatet që prodhojnë. A e zvogëlojnë apo e shtojnë vuajtjen? Ajo që ne mendojmë të jetë e mirë nuk është gjithmonë e tillë. Naiviteti, injoranca, krenaria dhe marrëzia e thjeshtë mund të na mashtrojnë të mendojmë se diçka krejtësisht e neveritshme është e mirë.
Një shembull i kësaj është komunizmi. Në pamje të parë, dukej si një ide e mirë që më në fund do të përfundonte një utopi, por rezultatet që prodhoi ishin tragjedi. Mbi 100 milionë njerëz u vranë vetëm në shekullin e 20-të, megjithatë kjo nuk mjafton për të bindur disa ideologë dhe parti komuniste në botë që pretendojnë se socializmi mund të funksionojë.Në Shqipëri me fitoren e komunizmit shumë njerëz donin të fitonin statusin social të mohuar, ndërsa të tjerët thjesht kishin frikë se do të pushkatoheshin nëse nuk do të respektonin, ndërkohë që komunistët ushtruan terror ndaj intelektualëve dhe të shpronësuarëve. Të tjerë mirëpritën krijimin e shtetit shqiptar pas dekadash mjerimi dhe poshtërimi nga fqinjët ndërkohë që nën maskën e internacionalizmit Shqipëria u kthye vasale e Jugosllavisë. Qellimi I komunizmit per te krijuar barazi jo vetem qe deshtoi, por si për ironi në emër të barazisë rrëshkiti në krijimin e një kastë të privilegjuar të cilët krijuan privilege për vete dhe barazi mjerimi për popullsinë si edhe skllaveroi shtresën intelektuale dhe kundështarët e regjimit.
Sistemi nxorri ne dukje anen negative te njeriut te mire dhe ktheu ne monstra njerezit negativ.
Dhe erdhi demokracia, më në fund ëndërra jonë po bëhej realitet dhe Shqipëria do të bëhej si gjithë Europa. Nuk ndodhi vërtet ashtu dhe populli shpresonte se ndoshta sa të largoheshinn këta të korruptuar që drejtonin vendin dhe çdo gjë do të rregullohej. Faji nuk ishte tërësisht I tyre por i sistemit qe ndërtuam dhe I dha mundësi te keqes dhe njerëzve të këqinj te dalin ne krye. Shqiperia ka nevojë te ndertojë sistemin më parë që t’i japi mundësi të mirës te shfaqet tek njerëzit e mirë. Diktatura qofte e majte apo e djathte shpesh edhe ekstreme nuk ka te bëjë shume me te majten apo te djathten, por me njeriun dhe sistemin qe ndertojne njerezit. Njerezit djallëzorë dhe narcisist mendojne si të marrin pushtet dhe sistemet e këqija favorizojnë pikërisht këta njerëz siç ndodhi me Stalinin, Hitlerin, Enver Hoxhën etj si dhe ndjekësit e tyre.
Kjo është arsyeja pse duhet të mendojmë se është e rrezikshme që dikush ta konsiderojë veten një person të mirë. Do të thotë se ata janë të pavetëdijshëm se sa shumë të këqija janë në gjendje të bëjnë. Aftësia jonë për të keqen nuk zhduket. Na josh çdo ditë dhe kemi çdo arsye ta mirëpresim me dëshirë dhe, aq më keq, ta përqafojmë.
Shikoni botën në të cilën jetojmë. Ne kemi çdo arsye për të qenë të hidhëruar dhe të zemëruar. Nëse je ateist, jeta nuk ka kuptim përtej asaj që mund t’i japësh dhe është e vështirë të gjesh kuptim në një ekzistencë kaq të dhimbshme si kjo. Nëse besoni se Zoti ekziston, ndoshta jeni të zemëruar për krijimin e një bote të tillë. Ne kemi më shumë se mjaftueshëm nxitje për të lejuar që e keqja të mbretërojë përmes dhimbjes sonë, dhe të bindësh veten se jemi njerëz të mirë, na verbon aftësinë dalluese për të keqen më të rrezikshme, të keqen brenda vetes. Kjo është arësyeja që drejtësia e re dhe fryma europiane në vend po gjykon dhe dënon Jagot që drejtojnë vendin, të ndërgjegjësojë ndjekësit e tyre të verbuar nga djallëzia e Jagove dhe t’i japi mundësi Otellove dhe intelektualëve të ndershëm të krijojnë sistemin e ri që t’i japi mundësi të mirës të triumfojë përfundimisht në Shqipëri.