Suksesi i Shqiptares nga Librazhdi -Liri Kopaçi-Di Michele, midis Shqipërisë, Belgjikës e Francës./
Histori Suksesi nga Dr Liliana PERE/
Profili i Liri Kopaçi-Di Michele/
‘’Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në jeten personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.’’
Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.
Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[1] – apo sipas shprejhes shiptare “bashkimi bën fuqinë!”.
Liri Kopaçi-Di Michele është protreti i nje gruaje që me sukses ka ndërtuar nje eksperiencë mbi 20 vjecare ne fushën e mardhënjeve ndërkombëtare e te diplomacisë shumëpalëshe perfshirë bashkëpunim e komunikim me përfaqesus te qeverive te shteteve anëtare te Këshillit te Evropës ne nivelin më të lartë të autoriteteve qeveritare dhe parlamentare apo me përfaqesues të autoriteteve lokale e rajonale, organizatave te tjera ndërkombetare, eksperte e përfaqesues te shoqerisë civile.
Karriera i ka mundësuar te zhvillojë dhe forcojë aftesitë e saj drejtuese, negociuse e diplomatike. Puna dhe rezultatet në shërbim te mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave te njeriut, aftesitë komunikuese, talenti per t’ë krijuar e zhvilluar rrjete profesionale, zhdërvjelltësia ne mardhënjet njerëzore, perkushtimi ndaj punës dhe kërkesa e lartë ndaj vetes dhe ekipeve që drejton,kanë bërë qe te jetë nje zë me influencë dhe autoritet ne fushën ku punon.
E lindur dhe e ritur ne nje familje te thjeshtë,që nuk ka kursyer inkurajimin, mbështetjen dhe mbi te gjitha dashurinë. E rrethuar, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjere familjar që kanë qënë te pranishëm për pjesën më te rendesishme te femijërise deri ne largimin nga Librazhdi në moshën 16 vjecare për në Tiranë për të ndjekur studimet.
Femijëria e saj është e lire, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (ka qënë valltare folklorike) dhe e pasionuar pas sportit (volejboll) e pushimeve mes kushërinjve të shumtë.
Panvarsisht varfërisë apo vështiresive që haste cdo zonë rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër më të bukurat. – mbase per lirinë dhe pavarsinë që të jepnin apo diturinë dhe mençurinë që thithnim pa qënë të ndërgjegjshem .
Apo detajet në dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje si era e hurmave te pjekura në sëndukun e gjyshes, rituali i përgatitjes se kafes turke, netët ne pritje te distilimit të rakise, dasmat që m ë e mahnisnin me traditën e pasur, magjine e veshjeve, këngëve e valleve.
Dhe shumë e shumë kujtime te bukura që do dëshironte t’i rikthente dhe njëherë.
E mbi te gjitha, mikepritja, zëmërgjerësia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.
Vlera e punës, edukimit dhe solidaritetit dominonte ne familjen e Lirisë.
Nje femijëri qe i dha formë dhe krijoi themilin e vlerave morale te personit që shikoni sot.
Vitet E diplomimit.
1994-1988 Universiteti i Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, Dega Anglisht.
1994-1995, University of Surrey, England, UK (MSc in Management)
1996 – Postgraduate research, University of the West of England, Bristol, UK
Karriera e saj te impresionon. Nje karrierë qe tashme hyn ne vitin e 28-te dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Francës.
Karrierë që ka njohur sisteme te ndryshme politike –
Sot në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg.
Privilegj që kam qëne pjesë e përpjekjevete fillimeve te demokracisë për te ndërtuar nje Shqiperi më të mire.-shprehet Liria
Krenare që ka qënë pjesë e nje ekipi të Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve te para te vogla e te mesme private ne Shqiëperi (1992) –krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat ne Shqipëri.
Më pas pjesë e nje ekipi po të Bashkimit Evropian që solli investimet e para në sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori.
E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore qe u mor me privatizimin e sektorit bankar.
Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndërmarrjeve ku perseri,
Aktualish shefe e Divisionit te Barazisë ne Keshillin e Evropes (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetaresi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit per rekrutimin e shtetasve shqiptarë që në vitin 1996[2]
Ne Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbulon tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor.
Drejton një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.Ndiqeni bashkebisedimin:
Pyetje:E dashur Liri; lexoj bazën e te dhënave dhe karrierën tuaj dhe mbushem me krenari. Impresionohem. Desha të di më tepër unë dhe lexuesi për fëmijerine, familjen tuaj, sa ju kanë inkurajuar dhe mbështetur për te ecur perpara, dicka më tepër ju lutem ?
***
Liri Kopaçi-Di Michele: Familja ime ishte e thjeshtë por nje familje e mirë me principe , që na edukoi me dashurinë për vendin , për arsimin, dhe për ti shërbyer këtij vendi në mënyren më te aftë profesionale me nje formim dhe potencial te vazhdueshëm dhe me punë këmbëngulëse.Librazhdi qyteti im i vogël por shumë i bukur qe gjithmonë e kam ndër sy, me bënte te ndjehesha fëmije i lumtur. E rrethuar nga zhurma, gazi, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjerë familjar qe kanë qëne të pranishëm për pjesën më të rëndësishme te fëmijerise time deri ne largimin nga Librazhdi në moshen 16 vjecare për ne Tiranë për të ndjekur studimet.
Nje femijëri e lirë, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (kam qëne valltare folklorike) dhe sportit (volejboll) e pushimeve mes kushurinjve te shumtë ne fshat qe panvarsisht varfërise apo vështirësive qe haste cdo zone rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër me të bukurit…Apo detajet ne dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje,rituali i pergatitjes se kafes turke, dasmat qe më mahnisnin me traditën e pasur, magjinë e veshjeve, këngëve e valleve.Vrapi yne nëper fushat e bukura për te vjelë gjethet e duhanit ishte njëe maratone e vërtetë.E mbi te gjitha, mikepritja, zemërgjeresia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.Vlera e punes, edukimit dhe solidaritetit. Shtëpia e gjyshërve atërore ishte e vogel dhe strehonte disa familje, por një dhomë ishte në dispozicion te 4 mësueseve qe vinin nga Korça dhe Gjirokastra për të mësuar fëmijet e fshatit.Dy prindër qe s’kanë kursyer asgjë per t’ju dhenë fëmijeve te tyre një jetë më te mirë. Dy njerëz te ndershëm e punëtore që na mësuan dhe transmetuan vlerat në jetë : ndershmëri, respekt, pune, dashuri, modesti,mirësi, besnikeri, mikepritje, bujari. As kam as me mbarojne thosh ime-më sa here qe komshija Rome e katit te parë vinte të huazonte dicka. Jemi 4 motra,me personalitete e karaktere tëe ndryshme por qe kanë të përbashket c’ka të vertete ka vlerë ne jetë: dashuria pa kushte, respekt dhe përkushtim ndaj familjes dhe shoqërisë, besimi tek puna, ndershmëria, sinqeriteti.
Pyetje:Sa racionale bashkëpunuese, dhe e ndjeshme është Liria ne raportet shoqërore , profesionale, te vjetra dhe ato të reja,sa ndikon largësia per ti ruajtur miqësitë dhe bashkëpunëtorët?
Liri Kopaçi-Di Michele: Ne jetë kemi familjen por kemi dhe miqtë. Per mua miqtë jane nje pjese e rëndesishme e jetës sime, e personit qe unë jam sot. Të ndash pergjate 8 vjeteve nje nje ndertese/konvikt/shkolle, klase e dhome per 10 muaj ne vit do te thoshe te bësh mik (ose armikJ ) per jete. Vajza e djem, shokë e shoqe te shkollës kane pasur nje ndikim te jashtezakonshëm ne formimin e personalitetit tim. E këtu vecoj tre prej shoqeve te cilat jane me shumë se shoqe dhe qe me njohin me mirë se motrat. Jeta e përbashkët me te qeshurat, te zënat, diskutimet, shkollën, shëtitjet, pushimet kanë lënë gjurme te thella në ne zhvillimin e shpirtit te tolerancës, debatit, kulturës, solidariteti e mbi gjithshka nje shoqëri te pastër e ndertuar thjesht mbi dashurinë e respektin per njëra-tjetrën. 36 vjet pas takimit tone te pare ne 1980, distanca midis Shqipërise, Francës, Anglisë apo Amerikës, nuk është pengesë per te ndarë momentet e gëzuara apo te trishtuara te jetës sone, arritjet apo dështimet.
E me pas miqesitë qe krijojmë ne jeten profesionale – secili prej nesh ka nevojë per keshille, mbeshtetje, nje fjale te mire, nje kritike te sinqertë, një inkurajim – une i kam kërkuar e gjetur në rrethet e mija miqësore e profesionale, i kam ushqyer e mirëmbajtur ne vite – sepse shoqeritë dhe miqesitë duan kushtim dhe punë!
Pyetje.Të ngjitesh në funksione të larta në zemër te Europës nuk është pak, por nje privilegj, që ju ja keni krijuar vehtes me integritetin e shkëlqyer profesional, punën e palodhur dhe dashurinë për ta parë vendin tuaj cdo ditë e më afër Europës në standarte, ndjeheni krenare që shumë projekte te zhvillimit kanë mundin dhe emrin tuaj?
Liri Kopaçi-Di Michele: Nje karrierë qe tashmë hyn ne vitin e 28-të dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Frances. Karriere që ka njohur sisteme te ndryshme politike – me te metat e meritat, kufizimet, mundesitë e sfidate sejcilit.
Ndjehem krenare dhe e privilegjuar për cdo moment te punës sime – nga ditët e mësimdhënjes në Librazhd deri në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg. Privilegj që kam qenë pjesë e perpjekjeve të fillimeve te demokracisë për të ndërtuar një Shqiperi më te mirë.
Krenare që kam qenë pjesë e nje ekipi te Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve të para te vogla e te mesme private ne Shqipëri (1992) – qoftë kjo buketorja e pare, floketorja e pare, restoranti i pare, shtypshkronja e parë apo kompania e parë të ndërtimit që krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat në Shqipëri.
Më pas pjesë e nje ekipi po te Bashkimit Evropian qe solli investimet e para ne sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori. E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore që u mor me privatizimin e sektorit bankar.
Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve ku përsëri, ndjehem krenare dhe kam kenaqësi te veçantë që puna ime dhe kolegëve te mij lanë gjurme ne krijimin e disa prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri ne fushën e sistemin bankar, në fushën kulturore, te tregetisë, industrise ushqimore apo agrare, sektorit te ndërtimeve e shërbimeve përfshire për shembul c’doganimet apo konçensionet private te makinave.
Pyetje: Znj Liri. Rruga e suksesit tuaj është nje ‘’autostrade e bukur’’ në kuptimin figurativ por dhe e vështire për t’u arritur, sigurisht’’Në Këshillin e Europës, a keni pasur mundësinë dhe privilegjin të punoni me personalitete politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës dhe me Kombet e Bashkuara ?
Liri Kopaçi-Di Michele: Aktualisht shefe e Divisionit te Barazisë ne Këshillin e Evropës (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetarësi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit për rekrutimin e shtetasve shqiptarë ne 1996[3].
Ne Keshillin e Evropes kam pasur mundesinë dhe privilegjin te punoj ne një numur personalitetesh politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës e bashkepunimit te Këshillit te Evropes me Kombet e Bashkuara apo organizata të tjera ndërkombetare e rajonale.
Ne një numur sektoresh sa të larmishëm aq dhe te rëndesishem si Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale, Asambleja Parlamentare, Drejtoria e te Drejtave te Njeriut deri te dy nga postet më te rëndësishme te organizatës: Kabineti i Presidentit te Asamblesë Parlamentare (ku kam ushtruar funksionin e nen-drejtoreshës se Kabinetit) si dhe Kabineti i Sekretarit e ZV/Sekretarit të Përgjithshëm te Organizatës ku kam shërbyer si Këshilltare.
Në pozicionin aktual në Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbuloj tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor. Drejtoj një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.
E rritur dhe e edukuar me vlera per drejtësi e barazi, dosjet aktuale i kam shumë per zemër. Mundësia që më jepet për të qene pranë e per t’ju shërbyer shtresave te caktuara të shoqerisë që janë me në nevoje apo janë me te diskriminuar, nepermjet nëpërmjet punës se Organizatës ku punoj, kontributit te kolegëve te mij e investimit tim personal më jep kënaqesi te vecantë.
Qoftë puna dhe aktivitetet tona për te drejtat e grave edhe parandalimin e nje prej plagëve më te përhapura e te rënda te shoqërive tona
– dhuna kunder grave ku Keshilli i Evropes ka vëne në dispozicion te vëndeve anetare një nga standarted ligjore më të avancuara në botë – Konventa e Stambollit[4] – apo puna dhe aktivitetet për te mbështetur vendet anëtare që të aplikojnë në politikat dhe legjislacionin e tyre standarted ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftesi te kufizuar si dhe të luftojnë diskriminimin mbi cfardo baze, mbetet per mua nje burim kenaqësie dhe motivimi.
Pyetje: Sa ju mungon Shqipëria, ju jetoni dhe punoni me multi kultura, cfare ruani nga kultura Shqiptare, si një intelektuale dhe grua e moderuar?
Liri Kopaçi-Di Michele: Shqipëria mbetet vendi ku une u linda u rrita e kalova nje pjesë te mire te jetes sime përfshirë profesionale. Eshtë vendi ku jeton ende familja e nje pjesë e miqve. Ështe vëndi i kujtimeve, kulturës, traditës, stilit te jetesës, kuzhinës, gjuhës amë.
E parë ne kete këndveshtrim me mungon. Por une tashmë kam 20 vjet qe jetoj jashtë Shqiperisë.
Familjen time e kam krijuar po jashtë Shqipërisë. E në familjen time përzihen e bashkëjetojnë te pakten tre kultura te ndryshme (shqiptare, franceze dhe italiane). Dhe kjo larmi kulturash eshte shume interesante ne vetvete.
Duke qënë nga natyra e hapur ndaj eksperiencave e kulturave te ndryshme, te qënit larg Shqiperise e kam pare më tepër si nje mundësi për te zbuluar, përfituar e jetuar kultura te tjera më tepër se një nostalgji që të peshon e të mban peng për te jetuar momentin aty ku je në një moment te caktuar të jetës tënde. Une kam mundesinë dhe fatin qe te kthehem shpesh në Shqiperi, gjë te cilen e bej gjithmone me kënaqësi te madhe e kur zhvendosem atje, mundohem të përfitoj e të jetoj momentin atje.
Pyetje:Nga vëzhgimi juaj i distancuar si është reagimi juaj ndaj zhvillimeve pak te ngadalta, mund te përmblidhet pak a shumë me sa fjalë… Si i shikon zhvillimet politike,shoqërore ekonomike shqiptare si intelektuale dhe si nje bijë Shqipërije?
Liri Kopaçi-Di Michele: I rezevoj vetes disa caqe në komentet per situatën ne Shqipëri pasi une nuk jam më pjesë e shoqërisë shqiptare ku të mund te kontribuoj
– Te kritikosh është e lehtë, te sjellësh e te bësh ndryshime është më e vështirë ndaj nuk dua te paragjykoj aspak te angazhuarit në jetën shqiptare politike, shoqërore ekonomike etj. Perkundrazi, kam shumë respekt për punën, përpjekjet dhe kontributin e tyre ditor në Shqipëri.
Mundohem t’i kuptoj sfidat dhe problemet e te vlerësoj progresin te cilat i ndjek nga larg në mënyre sporadike, e nga afër nga mënyra se si ndikojnë ne jetën përditore te familjes e miqve te mij ne Shqipëri.
E nga ky vëzhgim pak i distancuar reagimi im ndaj zhvillimeve mund të përmblidhet pak a shumë ne keto fjalë: here shprese, here zhgenjim. Dhe një farë padurimi per shpejtesinë e ndryshimeve te mira.
Por perfundimisht optimiste nga natyra – punet e mira duan kohe.
Pyetje: Znj.Liri Në pozicionin aktual ne Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, ju mbuloni tre sektorë te rëndësishem në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor , e lidhur me atë që duhet te ishte, ku e shikoni pozicionin e gruas shqiptare sot në çfarë niveli?
Liri Kopaçi-Di Michele: Ne fillim te viteve 90 kur ndryshimet socialo-politike-ekonomike vërshuan ne Shqiperi, koleget e mij te huaj ishin mjaft te impresionuar me vendosmërine dhe dinamizmin e femrave shqiptare per t’ju ri-pershtatur nje realiteti te ri. Ky tipar i femrave shqiptare për t’u transformuar e per t’ju përshatur sfidave e realiteteve shoqërore në gjithe-ndryshim e sjellim te përhershem si dhe vendosmeria, motivimi, dedikimi, guximi dhe iniciativa janë dhe çelësi i suksesit te tyre.
Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në jetën personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.
Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.
E në kete udhëtim, merr me vete, mbështetu e mbeshtet një grua tjetër, motrën, vajzën, nënën, shoqen, kushërirën tende.
Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[5] – apo sipas shprejhes shiptare “Bashkimi bën fuqinë!”.
Liri Kopaçi-Di Michele: Ju faleminderit Liliana, është shumë e rëndesishme puna e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë dhe e juaja personalisht për te krijuar rrjete kontaktesh, influencash pozitive se ne grate jemi shume… dhe për te vëne në pah punën dhe arritjet e grave shqiptare kudo që ato janë.
Ju faleminderit ju e nderuar, e dashur Liri Kopaçi-Di Michele me suksese të dimesioneve të mëdha.Gruaja e sukseshme, me integritet te lartë profesional dhe shoqëror, jeni krenari per gruan shqiptare, model i shkëlqyer inspirimi per mbarë shoqerinë. Sukseset tuaja jane nje mesazh i madh. Ju tregoni me arritjet tuaja se sa potencial intelektual mbart një grua shqiptare dhe si është në gjëndje të arrijë majat.
Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.
Intervistoi per Diellin: Dr.Liliana PERE
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP
[1]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead
[3] Shqiperia eshte bere anetare e Keshillit te Evropes (KE) ne vitin 1995. Anetaresimi happi rrugen dhe per punesimin e nenshtetasve shqiptare pranekesaj Organizate. Punonjesit e KE jane te pavarur nga auotoritet e vendeve te origjines.
[5]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead