• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INTERVISTA- E para grua Ministre e Mbrojtjes

October 28, 2016 by dgreca


2-mimi-3

mimi-kodheliDr. Mimi  Kodheli, E para grua në Shqipëri në detyrën, Ministre Mbrojtjes, anëtare në  strukturën më jetëgjatë të sigurisë dhe paqes së kombeve te Bashkura në NATO./

Histori Suksesi nga Dr.Liliana Pere/1-mimi-kodheliProfili / Dr. Mimi  Kodheli Ministres se parë Shqiptare anëtare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve të  Bashkura në NATO./Dr. Mimi  Kodheli është një emër i njohur dhe  i  nderuar në jetën publike, politike, e shoqërore në Ballkan, Europe,SHBA, etj.E edukuar në një familje intelektuale, transmetohen tek ajo vrtytet dhe vlerat më te mira njerëzore.Prindërit e Mimit, që të dy jane diplomuar në Universitete të mira në Eoropë.Ajo ka  lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964 dhe rritur po në Tiranë.Eshtë e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin, qe studjon jashte.Në vitin 1986 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë.Ne vitin 2000  kryen  Masterin  në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e TiranësPrej vitit 2007 Znj.Mimi  Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.Investimi i saj është i madh si në fushën e ekonomisë administrimit dhe politikës. Formimi dhe Eksperiencat e saj e kanë  perfekrionuar figurën e saj. Dr Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës.Në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës.Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar, ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhët frënge dhe spanjolle.Ideja  se bota që na rrethon është refleksion i përmbushjes së detyrave dhe prirjve tona, i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke kryer detyrat më së miri dhe ta shndrojë ‘’emrin grua’’ faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe ne botë.Me emrin e saj lidhen  ngjarje e suksese sinjifikante ne Histori.. Në opinion  ajo nihet si gruaja me vulnet të  hekur, dhe po aq njerëzore dhe e sjellshme në temperamentin e saj. Nga prinderit trashëgon një educatë në frymën e përgjegjshmërise, respektit, dashurisë, guximit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.Me formimin punën këmbëngulëse,  seriozitetin që e karakterizon,  Znj. Mimi Kodheli  ka sjellë në shoqëri modelin e suksesshëm, te  nënës  së  mirë, gruas së fortë, ekonomisten  dhe administratoren e aftë , që bën transformim, aktivisten që prodhon ide socialë ne dobi te gjithë shoqërisë.

Integriteti  saj professional dhe qëndrimi në lartësine e dëtyrës, u vërejt ne Bashkinë e Tiranës, si Nën kryetare e Bashkisë së Tiranës,dhe sot  si Ministre e parë e mbrojtjes te Ushtrisë Shqiptare  anetare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO.Znj Mimi është sa e prerë në detyrë po aq dhe altruiste  sublime, ështe vërejtur së fundmi edhe me rastin e krijimit të Shtëpisë ne ndihmë të Fëmijeve autikë brënda Ministrisë së Mbrojtjes, ide kjo  që u lançua dhe u realizua  nga Mimi si rrugëtregues  i kahut human social dhe njerëzor qe duhet të lëviz shoqëria shqiptare.Ajo gëzon respect në opinion,në  rrethet shoqërore, segmente të ndryshme diplomatike, politike, ushtarake  ndërkombëtare.Ajo, po vazhdon ta lartësojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jap dritën e gruas së  parë   Shqiptare Ministre  në zonat e pandriçuara të shoqërisë njerëzore, dhe në gjithë Aleancen Euro-Atlantike te Paqes ne botë

Për më tëpër ndiqni Intervistën: me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Pyetje:E nderuar Zonja Ministre. Dëshirojmë të bëjmë një retrospektivë në fëmijërinë tuaj të hershme. Çfarë mbresash ruani nga fëmijëria, familja, prindërit tuaj, familja që keni krijuar, qyteti ku keni lindur, jeni rritur dhe jetoni e parë nga këndvështrimi i një intelektualeje me një integritet të lartë professional, sikundër jeni ju?

Dr. Mimi KODHELI:- Pyetja brenda ka shumë tregime të vogla. Unë do mundohem ta përmbledh shkuritmisht, me pak rreshta ciklin e jetës time, nga momenti kur kam lindur e deri më sot.Unë kam lindur në Tiranë.  Prindërit e mi, edhe ata të lindur në Tiranë, kanë qënë të dy intelektualë. Të dy kanë studiuar jashtë dhe pasi janë kthyer nga studimet janë njohur në një institucion që quhej “Radio e Jashtme”. Ne të lindurit në Tiranë i themi “Radio e Vjetër”.Ka qënë një ndërtesë e vjetër e ndërtuar në kohën e Italisë në “Rrugën e Kavajës”. Janë njohur atje. Njëri nga prindërit fliste rusisht në radio, ndërsa tjetri fliste bullgarisht. Ata janë dashuruar dhe për pasojë kam lindur unë dhe ime motër, e cila është 5 vjet më e vogël se unë. Kam pasur fatin të rritem në një familje të mirëfilltë intelektuale, ku librat dhe muzika ishin gjërat për të cilat shtyhesha më shumë që të kisha sa më shumë njohuri. Pastaj pata fatin që të frekuentoja ndoshta shkollën më të mirë elementare të atyre viteve në Shqipëri, që ishte shkolla “Kosova”, një shkollë që tani nuk ekziston më, është kthyer në parking, por që në atë kohë mësuesit e tjerë vinin dhe mësonin si duhet të ishtë nxë-dhënia ose mësimdhënia.Kam vazhduar me tetëvjeçaren, me gjimnazin. Kam bërë një gjimnaz të fortë që në atë kohë ishte i listuar më i miri në Shqipëri, ishte gjimnazi “Sami Frashëri”. Edhe sot është një nga më të mirët dhe pastaj kam studiuar ne Universitetin e Tiranës për Ekonomi-Financë.

Sigurisht që profesioni më ka ndihmuar të jem pjesë e shumë strukturave dhe shumë institucioneve, sepse është një profesion që hyn kudo, por më së shumti kam qëndruar në sistemin bankar, sigurisht për shkak të profesionit.Kam krijuar familjen time në një moshë të pjekur për një vajzë. Kam një djalë 26 vjeç. Jam munduar që në këto 30 vite të familjes time, të krijuar prej meje dhe në 50 e kusur vite të familjes nga ku kam dalë unë, të jem një shërbëtor i mirë i familjes time dhe sigurisht një njeri për të cilën familja ime të jetë gjithmonë krenare. Qoftë ajo që më ka rritur, qoftë ajo që kam krijuar vetë. Më 2001 më kërkohet të jem zedhënësja e Edi Ramës, nga vetë Edi Rama. Kisha refuzuar disa kërkesa të tjera që më kishin ardhur nga persona të tjerë që ishin në front të parë të politikës shqiptare, por përgjithësisht unë deri në atë moment isha e painteresuar për t’u marrë me atë gjë. Mendoj që për një gjë jam krenare, gjithmonë kur flasim për pjesën politike të aktivitetit tim, që unë kam qënë prezente kur qyteti im i lindjes dhe ku unë isha rritur, që është Tirana,  ndryshoi dhe u transformua nga një qytet me një kaos dhe me një abuzim të të pronës publike të paparë ndonjëherë, dhe u kthye në një qytet europian ose në kryeqytetin europian që gëzojmë sot. Kam qënë pjesë e atij ndryshimi me kostot që ndryshimi mbarti, por jam shumë e kënaqur se i kam bërë një shërbim real qytetit që dua më shumë, që është Tirana. Ku përmblidhet çdo gjë e rëndësishmë e jetës time brënda kësaj fjale.

Pyetje. Dr. Mimi – Me sa kujdes e ka menaxhuar Mimi karrierën e saj profesionale, duke investuar vazhdimisht në formimin me nivel të lartë shkollimi dhe a e ka ndjerë ndihmën e bashkëpunëtorëve?

KODHELI:- Për të mbërritur këtu nuk është e thjeshtë. Duhet mund, duhet të lëshosh shumë gjëra dhe shumë nga kënaqësitë e tua, nga vetja jote, nga familja jote, përndryshe e vështirë që mund ta meritosh një pozicion të tillë apo një karrierë të tillë, finalizimin e një karriere të tillë. Sot në këtë moshë që jam unë më vjen turp të them që jam nxënës me të gjitha 10-ta siç rëndom thonë, por kam qënë një nxënës i spikatur. Sigurisht për t’u formuar nuk mjafton një ditë, nuk mjafton as një jetë për ta bërë këtë gjë. Njeriu gjithmonë duhet të mësojë, të nxëjë gjatë gjithë jetës. Gjithë jeta është një shkollë më vete. Duke qënë se diploma që unë kisha në xhep i përkiste një epoke dhe një shkollë tjetër, për të cilën nga pikëpamja e formimit dhe e strukturimit sidomos të lëndëve që nuk ishin të indoktrinuara nga ideologjia e asaj kohe kam një respekt shumë të madh, pjesa tjetër ka qënë shkollim në Perëndim. I cili sigurisht më ka ndihmuar të mund të bëj nxjerrjen e konkluzioneve apo të mund të bëj menaxherin, menaxhimin e njerëzve, projekteve, të bëhem lider i nje grupi njerëzish, i cili nxjerr një produkt të mirë nga dora, siç jam munduar ta bëj gjatë gjithë karrierës time. Ty sigurisht të duhet dhe një këndvështrim tjetër, një formim tjetër, siç ka qënë ai në perëndim ndryshe nga ai baziku siç e përmenda më parë. Kam dhënë mësim për disa vite edhe në Fakultet. Kjo padyshim që ka mbajtur të gjallë edhe njohuritë e mia për atë shkencë që kam studiuar dhe formuar, që janë financat. Të marrurit me politikë të shkëput pak nga profesioni bazë, pavarësisht se unë jam munduar që edhe gjatë kohës që kam qënë anëtare e Parlamentit ta hulumtoj zanatin, njohuritë.Dhe për vetë faktin që kam qënë pjesë e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave më është dashur ta bëj këtë për të qënë në lartësinë e një njëriu që duhet të gjykojë të tjerët kur drejtojnë siç edhe e kam bërë dhe sigurisht për të qënë në lartësinë e përgjigjes kur të tjerët të gjykojnë për atë që ti bën, siç është sot që ne jemi në qeveri.Nuk kanë munguar bashkëpunëtorët, nuk kanë munguar as xhelozitë, por kjo është normale në një proces zhvillimi. Të qënit xheloz ndaj meje profesionalisht ose jo, e kam konsideruar pozitive sepse kjo e ndihmon zhvillimin.Kur xhelozia kthehet në obsesion ose në një keqdashje kjo është një gjë tjetër, nuk ka të bëjë më më ndjenjën pozitive të konkurencës.Më ka shqetësuar pak xhelozia e të tjerëve, sepse unë kam menduar që puna e nxjerr në dritë njeriun përtej xhelozisë së kujdo me të cilin ti ke të bësh gjatë rrugës tende.

A më ka ndihmuar dikush për të arritur këtu ku jam? Patjetër.Së pari është familja që është mbështetja ime më e madhe, më e sinqertë por gjatë rrugë kam njohur bashkëpunëtorë shumë të mirë. Duhet ta konsideroj veten një njeri shumë me fat që kam pasur bashkëpunëtorë të mirë në jetë, sepse jo kujtdo i jepet shansi ta ketë këtë mundësi.

Pyetje: Ju jeni një doktorante e shkencave ekonomike nga Universiteti i Veronës për të vazhduar në Universitetin Lincoln në Nebraska të ShBA. Kjo do të thotë që ju jeni një njohëse e mirë e ekonomisë së vendit dhe politikave të zhvillimit të saj. Si e shihni ju statusin e ekonomisë sot dhe nivelin e shoqërisë shqiptare. Mund të na flisni rreth çështjes së zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë, e dëshiruar kjo për ritme më të shpejta si nga gruaja dhe të gjitha shtresat e tjera?

KODHELI:- Prap janë një serë temash që pyetja juaj e gjatë ofron për diskutim. Për momentin që flasim Shqipëria ka një stabilitet dhe një ecje të pranueshme zhvillimore. Kjo nuk do të thotë që është e pranueshme, përkundrazi, por duhen gjetur mekanizmat dhe modelet e duhura për ta bërë këtë gjë. Gjë që e thënë është e thjeshtë, e bërë është më e veshtirë. Për fat të keq, bota dhe Europa në dekadën e fundit perceptoi një krizë të madhe financiare-ekonomike, e cila e afektoj pak Shqipërinë, por jo aspak. E afektoj pak sepse Shqipëria është një treg i vogël në tregun mbarëbotëror, jo një pjesë e tregut të Euros dhe kjo ndoshta ishte diçka pozitive. Por nga ana tjetër Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare me vendet e tjera anëtare të BE dhe pjesë e tregut të Euros siç janë Italia apo Greqia.Kjo sigurisht, që në një mënyrë ose në një tjetër pati influencat e veta negative.Sidomos për një vend si Greqia, që krizën financiare e kishte më të rëndë dhe më të fortë se çdo vend tjetër i BE dhe i zonës Euro. Diçka më tepër, më lejo të shtoj këtu, është fakti që më shumë se sa 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë kufijve, në Greqi dhe në Itali, bëri që remitancat të binin. Remitanca ishte një porcion i mirë i të ardhurave që hynin në vendin tonë dhe sigurisht që rënia e remitancave krijoi disbalanca dhe problematika, edhe brenda vendit.Gjatë periudhës së tranzicionit apo gjatë gjithë periudhës ku Shqipëria u njoh me ekonominë e tregut mbas viteve ‘90 dhe me zhvillimin kaotik të kapitalizmit, Shqipëria pati edhe disa rënie drastike dhe disa trauma në ekonominë e saj, siç ishte viti i mbrapshtë ‘97, ku firmat piramidale sollën edhe një shkatërrim të pjesës më të madhe të vendit, të ekonomive, të bizneseve të njerëzve, si dhe rënien e besimit.Dhe sigurisht për t’u rimëkëmbur Shqipërisë iu desh pak.

Pyetje – Çfarë ndodh dhe si e shikoni sot pozicionin e gruas ne shoqeri ? Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Çfarë ndodh me gratë, në ekonomi?

KODHELI:- Gruaja është një pjesë vurnerabël e shoqërisë edhe kur flitet për ekonominë, sespe edhe në vendet e zhvilluara dhe jo vetëm në ato që janë në zhvillim, përqindja e grave të papuna është më e lartë se ajo e burrave, paga mesatare e grave është gjithmonë më e ulët se sa ajo e burrave.Dhe shanset që gratë kanë për t’u marrë me biznes apo për të qenë në avangardë të botës së biznesit janë më të ulta në një botë maskile osë në një shoqëri maskile, siç është në fakt dhe vazhdon të mbetet shoqëria shqiptare. Ndaj unë besoj që 7 ose 8 ministre gra në një qeveri më 19 ministra është një fillim i mirë, por nuk është asgjë nëse kjo nuk shoqërohet me përparësi që duhet t’i jepet gruas dhe grave shqiptare, qoftë kjo kur flasim për ekonominë, qoftë kjo kur flasim për incentivë, qoftë kjo kur flasim për zgjidhjen e problemeve sociale, qoftë kjo kur flasim edhe për probleme që gratë i cekin më shumë se sa burrat të tipit, përkujdesi për shëndetin, përkujdesi për sigurinë fizike të gruas, për të eliminuar sa më shumë dhunën ndaj saj, qoftë kjo psikike apo fizike, e kështu me radhë.

-Dr. Mimi – Gratë janë pa as më të voglin dyshim dhe këtë nuk e them sepse jam grua, pjesa më vurnerabël por pjesa më e mirë e shoqërisë.

-Janë mbartëse të jetës, janë shtylla të familjes, janë ato që i bëjnë fëmijët, janë ato që shërbejnë në familje, më shumë se sa burrat e bëjnë, dhe sigurisht që duhet të kenë një mbrojtje dhe një përparësi më të madhe. Këtu pa diskriminuar askërkënd dhe pa vënë gishtin për fajtorë apo për njerëz që devijojnë le të themi nga këto parime themelore.Unë besoj që për gratë në Shqipëri është bërë, por jo mjaftueshëm dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi më së pari mbështetëset e njëra tjetrës dhe më pas ta kërkojmë këtë te të tjerët.

Pyetje- Ju jeni gruaja e parë në rolin e ministres së Mbrojtjes, në një kohë kur Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ju dalloheni për një vullnet serioz dhe për përpjekje maksimale për të përmbushur përgjegjësitë tuaja. Si i trajtoni ju politikat e sigurisë kombëtare?

KODHELI:- Në ka një gjë për të cilën përgjithësisht është rënë dakort midis dy kaheve të politikës shqiptare, janë pikërisht ato pika të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen. Me ndonjë ndryshim shumë të vogël. Dhe kjo e bën më komode dhe aktivitetin edhe punën time të përditshme. Aq sa puna është aq e vështirë, aq edhe komode për shkak të kësaj dakortësie që dy anët e politikës kanë kur flitet për sigurinë.E kam thënë edhe herë tjetër, nuk do të lodhem së përsërituri, ushtria, mbrojtja, siguria e vendit, është një çështje serioze, për të cilën duhet folur gjithmonë seriozisht. Nuk mund të bëhet shaka me të dhe askurkush nuk mund të abuzojë me të, vetëm për hatër të të bërit politikë. Kështu që, ndaj edhe të jesh serioz kur flitet për sigurinë apo kur flitet për mbrojtjen, është “A” e fillimit të punës. Të çdo dite të punës tënde.Pa folur fare për përfaqësimin që unë i bëj vendit, Ministrisë në strukturat NATO, në ministeriale, në të gjitha tryezat ku ulem me homologët, në takimet bilaterale e kështu me radhë. Kështu që bota sot po jeton në një situatë aspak të këndshme kur flitet për sigurinë. Çdo gjë është e vënë në pikëpyetje dhe asnjë vend në NATO ose jo, i madh ose i vogël, nuk mund të vetëmbrohet ekskluzivisht vetëm nga Forca e vet e Armatosur apo nga aktorët dhe faktorët që punojnë për sigurinë e atij vendi.Kjo duhet bërë bashkarisht për shumë shkaqe, për shumë arësye.Për shkak të luftës asimetrike që eksziston sot në botë, për shkak të faktit që sot jo domosdoshmërisht ti e ke armikun të rreshtuar në rresht të parë dhe të dish se çfarë ke përballë.Armik mund të jetë kushdo që jeton pranë teje, që ecën pranë teje në një shesh, apo që futet bashkë me ty në një shkollë, në një klasë. Kështu që kjo i bën politikat që lidhen me sigurinë dhe më së pari punën time si ministër i Mbrojtjes, një impenjim serioz, i cili do të mbetet i tillë jo vetëm gjatë gjithë mandatit tim, por besoj se do të mbetet i tillë gjithmonë, pavarësisht se kush e drejton dhe pavarësisht se nga cili kah politik.

Pyetje. Shpesh theksohet roli i Shqipërisë në rajon e sidomos në rajonin e Ballkanit. Cili është qëndrimi që mban NATO ndaj vendeve anëtare që janë pjesë e Ballkanit por edhe e vendeve të tjera?

KODHELI:- NATO është në gjykimin tim organizata politko–ushtarake më e fuqishme në botë. Kjo e bën NATO-n serioze në vendimmarrje, por njëkohësisht edhe të vëmendshme ndaj të gjithë zonave gri apo shteteve që nuk janë por që aderojnë, që shpresojnë të jenë apo që janë në rrugën e drejtë për t’u bërë një ditë anëtarë të NATO-s. NATO ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj rajonit, jo vetëm me futjen në radhët e saj para 7 vjetëve të dy vendeve të rëndësishme për Ballkanin që është Shqipëria dhe Kroacia. Njëkohësisht edhe për vetë faktin që në Ballkan, në Kosovë, akoma funksionon, është në aktivitet të plotë misioni më i gjatë i NATO-s i quajtur “KFOR”, që vazhdon të jetë edhe sot, që është një siguri më tepër. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është fakti që, politikat e dyerve të hapura që NATO ka praktikuar, që nuk ka pasur frikë t’i praktikojë, kanë dhënë rezultatet e tyre. Më së fundmi pranimin e Malit të Zi si anëtare me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo e bën rajonin tonë një qoshe të Europës gjithmonë e më të sigurtë.Pra rëndësia që kjo organizatë i jep Ballkanit është ajo që duhet dhe në momentin e duhur. Ndaj jemi shumë të kënaqur që jo vetëm jemi anëtarë të këtij organizmi, por dhe që vëmendja përtej gjithë problematikës që bota sot ka, vazhdon të mbetet e lartë edhe për një rajon si i yni, që është rajoni i Ballkanit.

Pyetje. Dr. Mimi – Cili është vizioni juaj në kuadrin profesional dhe investitorët e huaj në rolin e Sigurisë dhe të Forcave të Armatosura?

-Investitorët e huaj luajnë pak rol në Fushën e Sigurisë pasi Fusha e Sigurisë ka disa specifika të vetat. Ajo çka unë mund të ndaj me ju është që dy vjet më parë, për herë të parë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë filluan të kishin pjesë të tyre armatimin e ri të Standardeve të NATO-s dhe për herë të parë u larguam nga famëkeqi “Kallashnikov” i përdorur për shumë kohë nga Lindja dhe nga ushtria shqiptare e para viteve ’90. Ushtarët tanë sot disponojnë armë automatike të standardeve NATO dhe jo vetëm armë automatike por edhe armë të kalibreve të tjera, dhe kjo e afron mbrojtjen me prodhuesit e huaj të këtyre armatimeve. Gjëja që unë mund të them është që kur flasim për aktivitete strategjike dhe pika strategjike investimi, duhet të merret parasysh edhe opinion ynë që ka të bëjë me sigurinë dhe me pavarësinë e vendit.

Pyetje. E nderuar Znj Mimi – Si e shikoni ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

KODHELI:- Unë ju falenderoj për pyetjen. Bashkimi Europian, ky togfjalësh besoj është togfjalëshi më i rëndësishëm dhe duhet të jetë kryefjala e të gjitha fjalëve në ditarin tonë të përditëshëm, por edhe në fjalorin tonë politik. Shqipëria është duke i bërë mirë detyrat e shtëpisë. Ne si qeveri iniciuam dhe do të çojmë drejt përfundimit një ndër reformat më thelbësore, më të vështira dhe më të thella që është reforma në sistemin e drejtësisë. Pa këtë reformë nuk duhet të shkojmë dhe nuk mund të shkojmë asgjëkund. Shqipëria duhet të vazhdojë ecjen drejt BE, më e pastër seç ka qënë dje, që të jetë më e sigurtë dhe për këtë duhet t’i kalojë këtij proçesi larjeje që askush të mos ketë shansin të na tregojë me gisht si një vend të korruptuar që prodhon trafik qëniesh njerëzore, trafik lëndësh, gjithëfarë gjërash të këqija, që prodhon korrupsion siç është etiketuar më parë, ndërkohë që Shqipëria është një vend prodhon një brez të jashtëzakonshëm, të mençur, të bukur që ka dëshirë të studiojë, të mësojëë dhe të punojë. Që prodhon njerëz të ndershëm që duan ta fitojnë jetën e përditëshme me djersën e ballit. Shpresoj shumë që një ditë historia të tregojë më objektivitet që, njerëzit që e kanë drejtuar këtë vend kanë menduar, punuar dhe luftuar për të ardhmen e këtij vendi që duhet të jetë një e ardhme në BE për një fakt shumë të thjeshtë: Ne ndajmë dhe mbrojmë të njejtat vlera më ato të vendeve të BE, të vendeve Perëndimore. Ndaj që ta kthejmë këtë në realitet, duhet thjeshtë dhe vetëm të luftojmë fort për të hapur negociatat me BE këtë vit dhe të mund t’iu mundësojmë brezave që do vijnë një të ardhme si të barabartë midis të barabartëve.

-Suksese nga zemra Znj. Ministre!

-Faleminderit, Liliana!

Intervistoi:LILIANA PERE

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, Dr. Mimi Kodheli, Interviste, me Ministren e mbrojtjes

KROACI-ARTISTJA E MERITUAR SHQIPTARE

October 25, 2016 by dgreca

  • NJIHUNI ME GAZETAREN, QE ZBRITI 900 METRA NEN TOKE, NE ZGAFELLAT E MINIERES SE TREPCES ME 1989/
  • Shqiptarja Artiste e merituar në  Kroaci – Shenide Bilalli, – anëtare e PEN- it, gazetarëve të Kroacisë, regjisore skenariste e talentuar e  më tepër se 300 filmave dokumentarë, në disa shtete, kontribuese e paqes!/

1-shenida-bilalli-okHistori Suksesi/ Interviste nga Dr. Liliana Pere /

Shenide Bilalli, regjisore dhe gazetare në Kosove është  simbol i guximit dhe mirësisë, e para  dhe vetmja femër që  zbriti 900 metra në tokë  në zgafellën e Trepces  1989  me minator në Stari Trg . Po ashtu  lançoj inçizime te fëmijve të helmuar nga gazi, në bote. Gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë, Kosovë   më 1990-1999 me dokumentarët e saj  kundërshton agresionin  e Milosheviçit  dhe ndihmoj shumë  popujt e vuajtur.Është artiste e merituar e Kroacisë, dhe anëtare e PEN- it shoqatave filmike, gazetarëve të Kroacis, dhe UE, Femrave intelektuale të Kroacise, anëtare e shumë shoqatave te Kroacisë, EU dhe  të Botës.

Shenide Bilalli ka  bashkëpunuar me shumë televizione  botërore LIFE- SHBA, ORFFE, Austri, Tv Bruksel, dhe të Francës…

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Prishtina e Kosovës që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, në  1983 ku diplompoj me filmin lujtuno-dokumentar për një nënë vetushqyese me tituj  “Momentet e lumturisë“.

Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, në disa shtete, posçërish në Kroaci, ku fitoj famën me  filma  lujtuno-dokumentar seri, drama: ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ”Monologu i Teutës”. Bën koreografi dhe një punë mjaft performuese cilësore në Revistën “Mbretëresha Teuta“ në Zagreb.

Ajo  është edhe kryeredaktore e revistës  dy gjuhësore “ILIRIA“e cila botohet në Zagreb plotë 10 vjet . Posaçërisht  është  e njohur  për bashkimin e familjeve, njerzve të humbur.

Eshtë e njohur si organizatore e shumë ngjarjeve aktuale në Koraci, tryeza të  rumbullakta reth çështjes shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës posaçërisht gjatë agresionit në Kosovë, me politikanët dhe fytyra publike më të njohura nga religjioni.

Po ashtu është Idea kryesore e manifestimeve ndërkombëtare  kulturo – artistike  “Ditët e mbretëreshës Teuta“ ku prezentohet kultura shqiptare  mes veprave të botuara teatrit, filmit, dhe muzikës projektin të cilin e përkrahin 6 amabasada, dhe ku ndahet çmimi “Mbretëresha Teuta“, femrave shqiptare më të sukseshme për integrimin e shoqërisë shqiptare në botë.  Ngjarja regjionale ështe në patronazhin e kryetares së republikës se Kroacis si dhe kryetarit të Qytetit  te Zagrebit. Regjisorja filmave dokumentar Shenide Bilalli, plot 27 vjet jeton në Kroaci, Zagreb me tre djem Kujtimin, Korabin dhe Batonin.

Është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, për Fëmijë por edhe  si gazetare e programit Informativ me tema  më aktuale të Kroacisë të  emisoneve më të shikuara.Publikun në Kosovë e përfitoj menjëherë mbas mbarimit të studimeve në Zagreb 1983 me tema të guximshme sociale. Me mjeshtri dhe stil të vëçantë autorja  tërhiqte vëmëndjen e opinionit të Jugoslavisë. Në festivalin televiziv në ish Jugosllavi Ne 1990 prezantoj Tv Prishtinën  dhe hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin…Filmi  Krahu i thatë“, flet për gjëndjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku  populata shqiptare posaçërisht, intelektualët, vuanin nga recesioni   i politikave të Milloshvicit. Po ashtu në Vitin 1990 mori ftesën nga TV Zagrebi, nga programi dokumentar i fëmijëve dhe në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, në 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb. Por nga bashkëshorti nuk ka pas kurrë përkrahje  ata mundohen ta bindin të mos kthehet më në Kosovë, ishte në listën e zezë. Ajo ishte e vetmja ushqyese familjes pesë – anëtarëshe. Nga mesi 1991kur filloj lufta në Kroaci   jeta në bashkësi ishtë e pa mundur vendosi te mbetet vetem me 3 femijë  në Zagreb . Ashtu zonja Shenide Bilalli rriti femijët vetëm –  Batonin 3.5. vjeqar  Korabin 6. dhe Kujtimi 9 vjecar në botën e huaj, pa rrogë të sigurt dhe  banesë. Sot ata djelmosha janë të gjithë me  fakultet janë gazetarë dhe sportistë të  dalluar dhe të njohur në Kroaci.

Edhe pse ka përjetuar një dramë shumë të rëndë në famijën e vet në atë kohë mediumet dhe televizioni Kroat 1991 ishin plot vlerësime dhe opinione pozitive për Shenidën, për talentin e shqiptares  së  re. Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova1991. Kur e humbi vendlindjen“. .. Filmi i kundërshtoj Millosheviçit, i hap autores dyert në Programin Dokumentar TV-të Kroacisë,  ku e  caktuan në program informativ . Për Liri  ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të zgjedhur të Kroacisë për të mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë në filma, Shenide Bilalli përfiton nga traditat Kroate  dhe iu bashkohet nënave Kroate. Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë”ku shpëtojnë djemtë shqiptar, Kroat dhe të tjerë  nga Armata Jugoslave. Në këtë aksion përfitoj një emër konsiderushëm si regjisore skenariste dhe gazetare në Kroaci  po aq të  mirë sa  ishte si njeri..Por Shenide Bilalli në Kosovë  mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë dhe ekskluzivishte  flet për jetën e saj dhe karijerën e saj-
Ndiqni Bashkebisedimin:

Pyetje: E dashur Shenide.Cilat janë kujtimet tuaja nga fëmijrija, familja juaj,  sa e lirë ka qënë, dhe sa kanë investuar prindërit, në edukimin tuaj?

Shenide Bilalli:-Kam lindur  në një qytet të bukur të Kosovës ne Prishtinë në fund te vitit 50-te. Jam një vajzë prishtinase  nga qendra  Prishtinës. Rrjedh  nga një familja intelektuale e cila na mundësoi nje  fëmijëri shumë të gëzueshme me kujdes dhe dashuri në ç’do aspekt të jetës.Kam pas një fëmijëri shumë të bukur, plot të mira  në familje edhe në   shoqërine ku jam riturr. Më kujtohen ato rrugica të Prishtinës  të bukura kalldrëmet, gjelbërimi flakëri-pajtonet   me kuaj, dyqane të vogla, fura me buke te nxehta…po dalloje  rugën ku luajtshim.Si afronte nata  dhe  dukej ne muzg dhe degjohej ne erresirrë  nga xhamia-minarja  iknim në shtëpi.  Por nuk do ta harroj qëndrën e pioniërve  ku kaloja kohën – ishin ”Kombet e Bashkuara dhe ne si ambasador të vegjël  prezantuam një shtet te religjionit….ishte një botë e vogël…në Prishtinë…  Rinia ishte  një përjetim i posaçëm e cila u përbënte nga Korzoja  në mbrëmje në qëndër të Prishtinës  ku të rinjtë   shëtisnin. Gjithë  ditën u prëgatitem të dukeshim  bukur,,. Korzo ishte  si pistë e modes ku ka pas shikues të shumtë të mbështetur ne drunj – e femra u silleshin  rreth shëtitjes. Rjedh nga nje  familja vjetër  qytetare Prishtinase, ku ka pas shumë  dashuri. Babi im  Shahin Bilalli ka qënë meteorologu i parë në Kosovë  cili ka kryer studime  në  Hungari, e mami punonte si ekonomiste,  në Spitalin e përgjithshëm në Prishtinë. Por fati i babait  ndryshoj  Në  vitin 1959. kur  i kërkohej të bënte  raportin në gjuhën shqipe, me pas i ndodhi një aksident  komunikacion i rëndë ku  humbi vetëdijën. Me ndihmën  e mamit  dhe mjekim  kthen vedijën, përsëri  kryen shkollat dhe bëhet Vllau kryesor në spitalin e Neoropsikiatris në Prishtinë ku ka punuar plotë 40 vite.  Ne ishim tre femi, dy vajza dhe një vëlla. Prindërit na mundësuan të gjitha,  na arsimuan ,  dhe na mundësuan te zhvillojmë  talentin që posedojmë. Kanë investuar shumë në edukimin tonë dhe na afronin  mënyra të ndryshme të  zhvilloj talentin  në muzikë, film  libra dhe sport. Gjithnjë kemi pas gëzimin në shtëpi   ku shfaqëm teatër ..vallëzim  pushime verore , skijim dhe shkollim jashtë Kosovës.  Kam pas nje femëri shumë  të pasur, por gjithmonë më kujtohen  biseda  të prindërve  të mshefta, plot me frikë  dhe vuajtje  për intelektualë dhe student  shqiptar të burgosur, por  kur nuk fliteshin haptas para nesh….

Znj Shenide . Ju keni jetuar kohë të vështira në Kosovë dhe refleksioni yt ka qënë në vetvete i madh , dhe vendosët të bëheshit gazetare, për të gjëmuar e vërteta, e  fjalës , lirisë dhe sovranitetit?

Shenide Bilalli:-..Ishin kohë të bukura po  sheshi kryesor i Prishtinës  Korzo  më vonë u shndërua  në epiqëndrën e  trazirave, ne arenën e përgjakur nga demostrat  shqiptare dhe kërkimin  e të  drejtave të tyre elementare.  Sheshi ku studentët  shqiptar kërkonin  të jëtë  Kosova Rëpublikë në  68, 87,89…sheshi  ku është mbrojtur  statusi i autonomisë në  Kosovë dhe  ku  1999 është fituar panvarsia e   Kosovës.Mbas kthimit nga  studimet, nga Prishtina viti  1983  pas vdekjes së  Titos  nuk ka qënë  më e njëjtë…Rugët  e Prishtinës  filluan te mbushen me tanke  polic te armatosur deri ne dhëmbë, dhe vdekja ishte shumë afër….Gjithmonë kam pytur vëtën pse  shqiptarët punojnë punë të rënda e profesora i mbyllnin ….nepër burgje….dhe aq afër  e kanë vdekjen  dhe ajo më detyroj të  bëhem gazetare. Jam diplomuar në vitin  1983 në Zagreb në Akademin për Teatër Film dhe Tv dhe pastaj jam punësuar në TV Prishtin 1983. në  montazh filmi, në programin Dokumentar,  bashkëpunova  me gazetarin  Agim Mehmetin po ashtu  në programin për Fëmijë si skenariste dhe regjisore. Kam punuar tema sociale por u bëra  e njohur si  regjisore emisionit kushtuar afirmimit të femrave  “ATO” ne TV- Prishtina   kam punuar 7 vite….

Pyetje: Znj Shenide. Kur jeni larguar nga Kosova, sigurisht me dhimbje të madhe drejt Zagrepit, cilët kanë qënë bashkëpunëtorët më të mirë , që ju kujtoni, sa guxim dhe sa  besim  në  vetvete  u  është dashur  të  bëni këtë lëvizje?

Shenide Bilalli:-Te parën herë jam largua ga Prishtina   në studime 1978  ne Zagreb, ishin ato vite të arta. Por provimin pranues kur nuk do ta harroj. Ishte i rënde me shumë komisioni  ….tani më duket që ishte një guxim madh të shkoje  me studime në Zagreb ku studiojnë vetëm  fëmijët e më  të pasurve dhe elitës Kroate .Provimin  e kam kaluar me shumë sukses .  Po interesant ishte në komisionin e fundit ku treguam njohuritë e e muzikës të një vepre të rëndësishme. Kalova me lehtësi  pyetjet , po dështova në pjesën  sa kam ndjenja për  ritëm. Kisha ngrirë nga emocionet, as nuk flisja as nuk lëvizja.Profesorët më ndihmuan te lirohem, pas heshtjes time  të gjate  më thanë, nuk kaloj  edhe pse kam rezultate te shkëlqyeshme nga njohja e filmit, shkrimit skenarit, kulturës përgjithshme por pa  rritëm  nuk do jem e pranishme  në Akademinë për teatër dhe film…Kosovën e lashë me dhimbje dhe mendim jo te mirë për ata kolegë, që nuk janë të realizuar në profesion as për komb, Humba sigurinë vendlindjen , shtypin , prindërit..miq Une u largova  në botën e huaj ku u takova  me vet veten, talentin dhe profesionalizmin më të lartë në nivelin Europian. Ne një  botë ku  keni dituri dhe aftësi  fitoni ..nëse jo humbni…E unë bëra shumë filma..! Mendoj se fitova.Jam nisur për të dalë, ne  një moment  jam  drejtuar profesorit Gagiq  : Ju lutem a mundeni    ju ti bini pianos e  unë te vallëzoj. Ai ka mbetur i  befasuar….që një shqiptare kërkonte te vallëzonte..?.Kam filluar të vallëzoj…Komisioni  ka mbet pa fjalë, heshtje dhe befas plot duartrokitje.Prof. Milenko Prohaska kompozitori i mirënjohur  në Kroaci me regjisorin  Babaja  thanë: Bravo, bravo nga ju bëhet diçka, ju do të bëheni  e njohur..! Jashtëzakonisht bukur vallëzoni , po jeni dhe guximtare … Ashtu kam kaluar provimin pranues ku frika u shndrua  në guxim…Po largimi i dytë nga Kosova ishte i dhunshëm ne vitin 1990… . më ndroj fatin e jetës. Në pergjithësi fati i Kosovës  ndikoj ne fatin tim familjar. U shpërngulëm ne Zagreb, me ftesën e TV Zagrebit  të xhiroj nje seri te luajtur, por  qëndrimi im  në Prishinë ishte  jo i sigurtë, i rrizikeshëm mbas ngjarjeve  në Trepce dhe dhe lançimin e lajmit për fëmijët e helmuar .  Në çdo hap më përcilleshin lot ne grykë…Nuk ishte ndjenjë e mirë..! Sidomos para fëmijve. Nuk dëshiroj të kujtohem….

 Pyetje: Zonja Shenide.  Ju jeni humaniste,  e motivuar për të mbrojtur të drejtat e popullit kosovar, që ju e doni shumë, dhe në këtë mënyrë reagoni përmes profesionalizmit tuaj të lartë në gjuhën e filmave jepni ndihmën tuaj. Është një forcë kjo që del mbi Shenidën dhe profesionin e regjizores skenaristes dhe koreografes ?

Shenide Bilalli:- Po Liliana është një forcë të cilën nuk mundem me e zotëru përpara çështjes së madhe të lirisë e panvarësisë. Unë kam punuar shumë si si regjisore gazetare skenariste dhe koreografe . Sot pyes vehten si kam mundur ti përballoj? Sepse mbi të gjitha jam nëna e tre fëmijve  shumë të suksesshëm , isha vetëm ne Zagreb pa as kënd. Po më filma kam fituar shumë njerëz, miq dhe ata më ndihmuan dhe  kujdeseshin për mua.Fati im është ngushtë lidhur me demonstrata, të drejta  e njeriut… luftën .Shpesh, nuk kam dashur të  pranoj se jam shumë emotive, dhe pa masë e dua popullin tim . Unë në mënyrë humane reagoj nëpërmjet  filmave i ndihmoj dhe jap mesazhe pozitive.Por ato ndjenja i kam shprehur edhe te popuj të tjerë… me kroatë, boshnjake….kam qënë e afërt  me ta kur kanë  pas nevojë ..

Pyetje:E dashur Shenida. Përmendni disa tituj filmash të krijuar nga ju, temat të cilat keni trajtuar me talent dhe një punë gjigante të palodhur, dhe po ti numëroje sa janë të gjithë këta, dhe cilët me te dhimbshmit, mbreslënësit?

Shenide Bilalli:- Temat e shkrimeve dhe filmave të mi nuk kanë qënë  të lehta apo të këndshme.Aktor ishin njerëz te vuajtur të perzanun, persekutuar  lënduar dhunuar..Tituj filmavë të mij flasin shumë, por janë plotë dashuri, dhe  një stil të  posaçëm artistik , Kritika ka pasur ….:“Krahu i thatë” Kur humbi vendlindjen” Britmaja,  Muri dhimbjes, Perëndi ndihmo, Paltoja kuqë, Mami mos më lë vetëm..!  Ndalni Luftat …..dhe filmi  Kosova   i cila zgjoj 29 shtete europiane   të ndihmonte  Kosovën 1998/9. Edhe ashtu,  xhirova mbi 300 filma  të cilët patën suksese  në disa shtete  të Evropës dhe SHBA.Filmi për  femrat e dhunuara Britmja është dalluar dhe kam fituar kritika të jashtë zakonshme  të larta në Europë dhe SHBA për senzibilitetin e bëra temën e rëndë  duke ruajtur identitetin  dhe krenarinë  e grave të dhunuara. Filmi ka  zgjuar opinionin botëror…. gjykatën në Haag ….artist….E mos te flasim për filma për të  zhdukurit, por  vëndin e posaçëm e ka  filmi për Kosovën.Filmi ‘’Muri i dhimbjes“, 1997, më  ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Cannë. Me këtë film tërhoqa vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit 2708 , persona ku hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.Filmi  “Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Canës dhe në Kroaci .  Prindërve  të zhdukurve i fala të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit tim, “Muri i dhimbjes” i cili hyri në antologjinë e filmit Kroat.

Pyetje:Zonja Shenide. Ju jeni një grua simpatike, në profesion Gazetare, skenariste, e guximshme, e formuar me ide dhe pozitivitet, e palodhur dhe punoni me një seriozitet e përkushtim të madh, përballoni sfida, mendoni se këto janë dhe çelsat tuaj tuaj të suksesit, si e keni menaxhuar këtë rrugë të gjatë?

Shenide Bilalli:-Nuk më kanë munguar keto cilësi znj. Liliana.   Tani jam kryeredaktore e revistës Iliria në dy gjuhë  te cilën e udhëq  prej 10 vjet  dhe informoj, njoftoj dhe prezantoj  opinionin per kulturën tonë të pasur, personalitete historike  dhe trashegiminë  që posedojmë. Po ashtu udhëheq  grupin vallëzues  “Iliria” dhe bëj koreografin  me vallzimin modern dhe baletin klasik në performancën e Mbretëreshës Teuta. Filma me rallë xhiroj,  është një krizë…në Kroaci..Po gjithmon jam ë interesuar për skenar,  dhe xhiroj…Me duket kam pas fatin nga fëmirija të dallohem në mesin e moshatarve. Të gjitha vajza ishin me flokët të zeza une me nje ftyrë shumë të bardhë sytë të kaltërt dhë flokët e bardha, bionde  bisha ne sy. Ne momënt është mirë por gjatë jetës nuk është e lehtë  të  jesh  në qendër vëmendjes. Shumë herë dukja ime  si grua bionde më ka penguar në punë, por qëndrimi im serioz profesional dhe  guximshëm më ka ndihmuar  të përballoj të gjitha sfidat . Kam pas fat që nga fillimi është vërejt profesionalizmi talenti  im dhe njohja e zanatit.. dhe gjuhës. Me një investim të lartë arsimimi..fitoni sukesin . Perëndimi nuk ta fal improvizimin…e sidomos kur je shqiptar… femër.. Mendoj se, kam luftuar shumë kundër paragjykimeve. Vetë thirja regjisore shqiptare, diskutoja shumë i kam befasuar. Po unë në punën time kam punuar me devotshmëri, këmbëngulje , objektivitet, ndihmuar shume nga  edukata e mirë e prinderve të mij. Gjithmonë i falenderoj edhe pse nuk janë në  mesin  tonë . Më mungojnë

      Pyetje:Zonja Shenide Cilat janë Vlerësimet për punën tuaj dinjitoze të papërtuar?Sa ndiheni e realizuar?

Shenide Bilalli:-Statusi im në Kroaci është si artiste e merituar,  shumë mirënjohje dhe vlerësime…Shume kam bërë ….kam nevojë për pushim dhe përkushtim në familjeNë TV Prishtina kam ponuar 7 vite dhe ne tv Kroaci 25 vite dhe isha bashkëpuntore  e   disa televizioneve evropiane dhe SHBA.Kam bashkëpunuar me shumë televizione  botërorë shoqata ndërkombëtare dhe emra eminent nga politika  Kroacisë Shqiperisë  dhe të Kosovës

Pyetje: Zonja Shenide Sa u intereson dhe sa u kushtoni vëmëndje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare ?

Shenide Bilalli:-Shumë, sidomos në Kosovë po edhe në Shqipëri  jam kyç  si gazetare  në procesin e integrimit  Shqipërisë dhe Kosovës në UE dhe NATO. Po më duket duhet të punojme më shumë si popull dhe të tejkalojmë shumë gjera   si Kroatët, që tejkaluan  privatizimin  pronën shoqërore dhe të pranojmë institucione, para te cilave  te  jemi te gjithë barabartë. …Po Shqipëria ka përparësi është shtet  i pa varur më tepër se 100 vjet, po me një histori të rëndë 50 vjeçare si shumë shtete të socializmit.Ndërsa Kosova me hapa të vogla, shumë viktima dhë  pëngësa po ec ngadalë më sakrifica të mëdha. Po falëndëroj zotin  që  këmi Shqipërinë, jemi një popull, por  këmi edhe miq  të fortë SHBA, UE.. që ndihmojnë popujt  për të ecur përpara dhe progres.Besoj që mbas 10 vitesh ndryshimet do të jenë më të mëdha. Populli shqiptar është kreativ….vetëm i duhet disiplina dhe respekti për njëri për tjetrin  dhe jemi afër suksësit..

Pyetje: Zonja Shenide –Sa disfraksion ndieni për arritjet, dhe nëse do të dëshironit dicka tjetër keni forca dhe vullnet për ta arritur? Cilat janë projktet tuaja në vazhdim?

Shenide Bilalli:- Më duket mjaft kam mbri as nuk dëshiroj më tepër  kam kuptuar që ne të gjithë kemi ëndra po Perëndija i realizon si dëshiron ajo.        Fakti është fati im i regjisores, karijerën nuk  e kam përfituar në tepihate kuq me glamur po me mirëkuptimin për vuajtjen  e njerzve….Kur nuk dihet  edhe pse të  gjithë  kanë menduar që jam shumë moderne dhe nuk lodhem as për popullin as për patriotizmin as për gjë. Nga glamuri dhe pasuria  që kam pas  ika  drejt te minator 900 metra nën tokë për shkak humanizmit e patëriotizmit. Vërtet shumë kam humbur, po kam fituar famën e mirësisë. Sot asgjë  nuk dëshiroj vetëm një pleqëri sigurt dhe të qetë.

Të bëj filmin për Teutën të cilin  e kam nisur në tv Kroaci dhe për shkak të politikës dhe ndërimit të kuadrit u ndërpre. Po ashtu kisha pas dëshirë që këtë eksperiencë  filmike t’i përcjell  rinisë  në Kosovë dhe në  Shqipëri. Dhe të mësoj se  filmi nuk bëhet në banka po në teren. Tërë  jetën kam kaluar në xhirim  nëpër shtete të ndryshme  edhe kam parë fate te çuditshme , dhe kam mësuar shumë. T’i  gëzohem jetës! Veshtiresite na bejnë më të forta .

Pyetje:Zonja Shenide. Cfarë detaje dhe impresione mund të na jepni rreth profesionit tuaj, rreth ngjarjeve të dhimbshme të luftës, ndihmën që ju keni dhënë, vështirësite.. ç’mund të kujtoni ?

Shenide Bilalli:-Kam një eksperiencë të  hatashme….plot njoftime me fatin  e njerzve, karaktere te ndryshme psikologji dhe këshilla. Nëpër mes fatit të  njerzve kuptova jetën, as gjë nuk ka  garanci.Njerëz pasanikë brënda nate mbesin pa pasurin  për shkak të luftës ,njerëz pa anëtar familje, shtëpi….Sa njerëz të mirë kam njoftur nëpër mes dhimbjes së tyre..Zot….më  e gëzueshme isha kur kam ndihmuar familen  Fejzullah  dhe Nexhmije Ademi nga Kosova  Që Jetojnin në Shivenik  -Kroaci të gjejnë  djalin mbas 15 viteve në Turqi. Punoja atëhere në HRT1 për mua ky është suksesi më i madh qe egziston… si bashkimi nënës dhe vajzës pas 29 vite të ndara….etj..Jo nuk kam pas vështirësi nga profesioni,  e kam pranuar  me plot dashuri dhe siguri, besim në vetvete  dhe ato që kam menduar i kam realizuar…dhe kam fituar simpatinë e publikut  shpejt. Kam aftësi të përcjell  emocione në film…..aty ishte suksesi im…. Dhe çdo sfidë në rrugën time kapërcehej sespse  shpërfillja xhelozinë, po me ide  të reja..

– Nga fillimi karrijerës  kam bashkëpunuar me emra me famë si në film si në gazetari ..punën e parë që kam ponuar në Kroaci kanë qënë  Lojat  e Dubrovnikut, të cilat kan shkuar  drejt për së drejti me artiste  me të njohur, përmënd këtu 10 episode  ku ishin angazhuar  artistët më të  njohur të Kroacisë. Jam studente Zagrebit të gjithë më njofin kjo gjë më ka ndihmuar shumë..Edhe profesorat e Akademisë  më kanë ndihmuar shumë…kanë  besuar në talentin tim.. krenoheshin me mua…Ajo ishte shumë  domethënëse për mua.

Pyetje. Zonja Shenide. Tregoni ju lutem një emocion të ndonjë ndjesie të thjeshtë që e  përjetoni ju me shumë dashuri, ndonjë  sensibilititet …që ju ju ka ngelur në mëndje… cilat kanë qënë impresionet nga personalitetet ?

Shenide Bilalli:-Tërë jeta më kaloj në Kroaci dhe kam  mbritur në  kulmin në karijerës Kam përjëtuar shumë caste të bukura, vlerësime. E në  Shqipëri kur kam bërë  intervistën me kryetarin i Sqiperisë  dhe të tjerë  ndigjojsha fjalë .E JONA ËSHTE LËRE ..! Zot  sa bukur ndihesha me veten…!Kam intervista me të gjithë kryetarët e  shtetit dhe personalite të  fushave të ndryshme të Kroacisë, Shqipëris, Kosovës dhe të Europës .Jam përpjekur të tregoj një edukatë dhe mirësjellje të lartë, me natyrën e gëzuar që kam Gjithmonë ndaj bashkëpuntorve kam treguar respekt dhe besim. Puna jonë është ekipore Te jesh regjisore  e mirë pa e pasur xhirusin e mirë, mjeshtrin e dritave… skenografin artistin cili shënon tekstin tim në bukuri të të folurit….suksesi është i përbashkt.Po rastin që nuk haroj është filmi Kosova cilin  e kam punuar për HRT, nga unë kërkohej që të bëj një rrëfim refugjatve shqiptar nga Kosova 1998, po unë prita atë moment me vite,  të tregoj botës që shpërngulja popullit shqiptar nuk fillon  nga vite 1990 po shpërnguljet janë  permanente nëpër shekuj duke filuar nga Ilirët e larguar   nga trojet e  tyre nga sundus të ndryshëm e sidomos me ardhjen e sllavëve në shekullin XI.Mblidhja ekipin elitar të profesorëve ma të njohur te Kroacisë, për çëshjën e Kosovës të flisnin për : mardhënje  ndërkombëtare, historinë  dhe ekonominë, të tregojnë  dhe të sqarojnë  botës se jemi popull i pasur, prejardhjen tonë ILIRE si popull më i vjetër dhe vuajtjet  e tij.Kam qënë shumë krenare me  filmin, mbas emetimit në televizione botërore të cilët e kanë transmetuar.Kam mbledh shumë ndihmë në Europe për Kosovën. Ky film ka mbritur  deri Bill Klinton para intervenimit  NATO-s në Kosovë. Kushneri dhe shumë politikan të tjerë botërorë. Redaktori i programit ka qënë i befasuar  dhe pas filmit  më tha:Më bëre tradhti po mirë…të fali populli yt është në pyetje.. Por na ke  borxh, ke punuar shumë për popullin Kroat …të falenderoj! E une prita që të  më ndalojnë të punoj në televizion .

-Së  fundmi  një mesazh për botën e gruas shqiptare:

Shenide Bilalli:- Besoni në forcën që posedoni, edukohuni arsimohuni, besoni në vehten tuaj.

Falenderim  Shenida.

Faleminderit Zonja Liliana  që më  kushtuat vëmëndje,  kohë , punë , me plot  interesim, shkruani dhe percillni jetën dhe karrierën time.  Eshte nje pune me vlerë , për vlerat e Kombit që po bëni me një  sens mjaft  dashamirës, profesional, mesazhdhenës. Një punë e pakrahasushme me gratë shqiptare në të gjithë botën dhe të gjitha profesionet, jam e impresionuar nga vullneti juaj, dhe dëshiroj ta vazhdoni këtë  punë po me kaq pasion , dhe  besoj  së bashku do të bëjmë shumë projekte  të suksesshme

Ju përqafoj me mall, dhe besoj që GSHB-Albania Woman in the World do të bashkëpunojë  me Mbretëreshën Teuta  nga Zagrebi  e posaçërisht ju  zonja Liliana për të cilën kam shumë respekt…. Falemiderit

Falenderim  Liliana.

Ju falenderoj shumë e dashur  Shenida impresionuar nga arritjet tuaja si gazetare dhe në botën e televizionit. Kontributi juaj për shoqërinë është sinjikativ dhe i madh. Ju hidhni drite mbi historine e dhimbshme te Kosoves. Tregoni me gjuhën e filmit dhe te gazetarisë se sa e rëndësishme është PAQJA!   Kjo intervistë besoj se është një mesazh kurajoje historije, edukativ, humanizmi, force, profesionalizmi, guximi, dhe dashurije për kombin. Je nje model i shkëlqyer suksesi, inspirim për  gratë në fushën e gazetarisë, botës së televizionit dhe shoqërisë. Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.

Dr.Liliana Pere

”Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: - anëtare e PEN- it, DR. LILIANA PERE, gazetarëve të Kroacisë, Shenide Bilalli

LORIDA HYSENBEGASI, PIKTORJA EXELENTE, STILISTE NE TORONTO

October 18, 2016 by dgreca

Shqiptarja  LORIDA HYSENBEGAS HALI,   Piktorja, diplomuar excellent ne  Akademise se  Arteve të Bukura të Firences,  dhe më pas në  International Academy of  Design and Technology of Toronto ,  sot një Stiliste e Modës dhe Exploruese  profesioniste e galerisë fotografike ,  në Toronto, Kanada./

1-lorida

Bisedoi: Dr. Liliana PERE/*

Lorida ka lindur në Tiranë në Shkurt 1978. Është bijë e një familjeje të vjetër, fisnike, atdhetare dhe intelektuale. Gjyshi i saj Dr. Sami Hysenbegas, një nga juristët më të shquar shqiptarë.Ka ndjekur studimet e plota në Itali (nga klasa e parë fillore deri në përfundimin e studimeve universitare, diplomimin dhe marrjen e gradës shkencore “Doktor” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Pavias).Megjithëse iu propozua të punonte si asistent profesor në Universitetin e Pavias, ai nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri, ku filloi të punonte si gjyqtar në Tiranë. Gjyshja e saj, Znj.Esma Hysenbegas ka studiuar në “shkollën e shquar të vajzave «Kyrias»” (në “shkollën e Dakos”) dhe është diplomuar në “Institutin femëror «Nëna Mbretëreshë»” të Tiranës. Babai i saj, z. Arion Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë të UShT dhe njihet si pedagog matematike dhe informatike, si  matematikan, studiues, shkrimtar, përkthyes (ai është autor i një vargu librash studimorë dhe letrarë).Nëna e saj, znj. Vjollca Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Histori-gjeografisë të UShT, ka fituar titullin “Bibliografe”, është autore e studimit “Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer në shqip 1944 – 2000” , etj., është cilësuar “një prej specialisteve më të kualifikuara të bibliotekonomisë shqiptare”dhe  gjithë jetën është marrë me librin (në bibliotekën e “Shtëpisë Botuese «Naim Frashëri» e më pas, në “Bibliotekën e Parlamentit Shqiptar”).  Që në fëmijërinë e saj të parë, gjyshi , gjyshja dhe prindërit i  kanë ushqyer Loridës  atdhedashurinë, e kanë brymosur me krenarinë që është shqiptare, e kanë edukuar me dashurinë për dijen, të drejtën, artin, të bukurën, i kanë forcuar vullnetin dhe e kanë formuar të jetë kërkuese ndaj vetes.  Që kur ishte fëmijë Lorida tregoi se kishte talent për vizatim e pikturë (një nga të parat që e vuri re talentin e saj ishte piktorja e shquar Safo Marko).Lorida mori mësimet e para pranë piktorit Hiqmet Agolli dhe i vazhdoi ato me piktorin e pedagogun Shpend Bengu. Ajo ndoqi studimet nën drejtimin e piktorit të mirënjohur Klement Zoraqi dhe u diplomua për pikturë, vizatim e fotografi artistike në “Liceun artistik «Jordan Misja»” të Tiranës. .Menjëherë më pas fitoi konkursin e pranimit në degën “pikturë, vizatim”  të  “Akademisë së Arteve të Bukura” (sot “Universiteti i Arteve”) të Tiranës. Mbasi përfundoi me rezultate të shkëlqyera vitin e parë të Akademisë (ku i dha mësim piktori e profesori Gazmend Leka),në shtatorin e vitit 1997, Lorida, që kërkonte shumë nga vetja, fitoi konkursin dhe u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali (Accademia di Belle Arti di Firenze) dhe vazhdoi atje studimet e saj për pikturë e vizatim.

Ndiqni bashkebisedimin  interesant:

Pyetj: E dashur Lorida. Prinderit dhe rrethi  teper  intelektual  ka patur  ndikim  mjaft  pozitiv  ne zgjedhjet tuaja, dhe ju bëri kerkuese per cilësi dhe standart te Universitetit dhe vëndit – Itali ku do të studionit. Përse pikërisht ju zgjodhët Italinë, a munt të tregoni disa nga arësyet qe ju bënë të shpërnguleni në Itali ?        

  • Përzgjedhja e Italisë si vendi më i përshtatshëm për vazhdimin e studimeve të mija në pikturë nuk ishte rastësi. Për Italinë më fliste shpesh im gjysh dhe, duke filluar që në moshën 8 vjeç, për katër vjet me radhë cdo te djele kam marë mësime private për gjuhën italiane. Për më tepër, e praktikoja në shtëpi me gjyshërit e tim atë, gjë që e bënte italishten gjuhë të dytë për mua.Po ashtu, përzgjedhja e Firences nuk ishte një rastësi: Duke u nisur nga historia e artit , unë e dija që në Firence ka një traditë të shkëlqyer në arte, e dija që aty gjendet Galeria e famshme e Uffizi-t, Kupola e Brunelleschi-t, Davidi i Michelangelo-s, etj.; gjendet edhe Akademija e Arteve të Bukura me emër në gjithë botën.
  • Pyetje: Znj.Cfare mbresash dhe  impresionesh  patët  nga bashkëpunetorët dhe  profesorët e Akademisë se  Arteve të Bukura të Firences, a mund te pëmëndni disa emra te njohur artistësh në këtë fushë ?
  • -Unë e quaj veten me fat që atje mora mësime në pikturë e vizatim nga pedagogu e piktori Adriano Bimbi.   Në Firence krijova miqësi të mirëfillta, që i mbaj edhe sot e kësaj dite, me artistë të nderuar si me çiftin e piktorëve Mariza e Armando Xhomo, me skulptorin e pedagogun Vladimir Llakaj, piktorin Alkan Nallbani, etj.

Pyetje: Znj. Lorida.Ju venosni ta lini Italinë pas diplomimit te ne Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali, dhe të  largoheni drejt Torontos, përsëri për studime për të pëmbushur  ëndrën tuaj te vjetër. Si vazhduan  më tej studimet  ?

-Në korrikun e vitit 2000, shkova pranë vëllajt tim, z. Olton Hysenbegas – Inxhinier elektronik me banim në Toronto, Kanada.E prirë nga dëshira ime e hershme për t’u bërë Stiliste Mode, u regjistrova dhe ndoqa studimet në Akademinë Internacionale të Dizainit dhe Teknologjisë të Torontos (International Academy of Design and Technology of Toronto).Studimet e mija pranë kësaj akademie i mbylla me rezultatet maksimale dhe fitova titullin “Fashion Designer” (“Stiliste Mode”).Nga studentët e diplomuar atë vit, unë isha e para që fillova menjëherë punë në kompaninë e madhe Ash City si asistente stiliste në departamentin e dizainit, ku vazhdova të punoj për pesë vjet me radhë.

Pyetje: Znj. Lorida.Te kthehemi  perseri  pas, ju ne Itali  gjetet  dashurine  tuaj, dhe krijoni familje. Krijoni keshtu nje bashkim  kulturash . Dhe vendoset te jetoni e punoni ne Kanada. Si vazhdoi kjo rruge suksesi ne nje vend teper te zhvilluar?

-Në vitin 2003 vendosa të kthehem në Firence për të celebruar  martesën time me piktorin e fotografin artistik z. Genti Hali, me të cilin kam qënë bashkënxënëse dhe bashkëstudente në Shqipëri dhe Itali.

Më pas, edhe im shoq erdhi në Toronto dhe krijuam familjen tonë. Sot jam nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze. Femijet  e mij, edhe pse janë të lindur në Kanada, e flasin shumë mirë shqipen dhe unë krenohem me ta.Duke filluar nga viti 2008 e duke vazhduar deri në vitin 2014 kam punuar si Asistente Menaxhere dhe Konsulente Mode për Nuse (Asssistant Manager and Bridal Consulent) në Becker’s Bridal & Formal (Butiku i famshëm “landmark” i Torontos qysh në vitin 1943).Atje bashkëpunova ngushtë me stilisten me emër (për nuse) znj. Barbara Allin.

Në vitin 2009, unë dhe im shoq hapëm studion tonë profesionale të fotografisë “LGH Art Photography & Media”. Theksoj se gjatë gjithë kohës nuk i jam larguar kavaletit: piktura, vizatimi dhe fotografia artistike më kanë dhënë e më japin ushqim shpirtëror.Në Nëntorin e vitit 2012, mora pjesë në “Ekspozitën e Arteve Figurative Shqiptare në Toronto” (që u organizua nga Shoqata Shqiptaro-Kanadezeme rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsësisë) aty  ekspozova punime të mijat në grafikë dhe fotografi artistike. Në vitin 2014 hapa Ekspozitën Vetjake të Fotografisë Artistike, në të cilën paraqita një varg punimesh të mija dhe për to u dhanë vlerësime të larta nga artistë shqiptarë dhe kanadezë.

Im shoq (Genti Hali)  ka punuar si “Stills photographer” dhe “EPK” (“Fotograf dhe vidiograf “behind the scens”), po ashtu edhe si kameraman  në filmat hollivudianë “The Christmas Switch”, “Route 68 Motel”, “Wishes Come True” (me aktore te famshem si Natasha Henstridge, Brian Krause etj) ku ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e famshem z.Paul Lynch i cili tashme eshte bere mik i familjes sone.

Im shoq vazhdon të punojë njëlloj edhe në filma të tjerë. Unë kam bashkëpunuar me të në editimin e fotografive përkatëse.

Pyetje: Znj. Lorida.Cfarë  ndjenjash  ushqen  Lorida per Shqipërine, sa i rruan lidhjet, gjuhën shqipe dhe sa kontribon për komunitetin shqiptar në Kanada?

-Unë dhe im shoq kemi qënë fotoreporterët e gazetës se vetme shqiptare të Torontos, “Fjala shqip”, që në numrin e saj e deri në ditën e mbylljes.

Studioja jonë fotografike ishte fotoreportjerja e të gjitha aktiviteteve brenda dhe jashtë skenës pergjatë  gjithë zhvillimit  të  Konkursit  të  bukurisë:  “Miss Globe 2015”,  që u mbajt në Toronto.Megjithëse jam larg Tiranës time, Shqipërinë e kam gjithmonë në mendje e zemër, dashurinë për të ua kam rrënjosur edhe fëmijëve të mij.Është pikërisht Shqipëria që më frymëzon në artin tim, është pikërisht .Ajo që më jep forcë e më bën të jem përherë unë. Bashkë me tim shoq kemi sponsorizuar me anë të fotografisë aktivitetet e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, si p.sh. Paraqitjen me fotografi të secilit prej antarëve të Bordit Drejtues përkatës; Koncertin Jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku përgatitëm “slideshow”-n (pjesën shumë të rëndësishme të skenografisë përkatëse) ku radhitëm fotografi të shqiptarëve të shquar nga lashtësia e deri në vitin 1912, fotografi e piktura të fotografuara ngjarjesh historike, etnovlerash kombëtare, skulpturash heronjsh, etj.

Pyejë: Znj. Lorida. Studioja juaj është mjaft e njohur, dhë kliëntët tuaj janë shumëkombësh, mëgjithatë në zëmër ju ngeleni atdhetarë, shërbëni me profësionalizmin tuaj më teknikën e kohës ,  dhe me një dashamirësi dhe kulturë model. Evente të gëzuar si dhë momente historikë që memorizohen dhë ngelen  sinjikativë në histori. Është më interes të tregoni për lexuesit  rreth këtyre ngjarjeve ju lutem ?

-Manifestimin paqësor që u mbajt para ndërtesës së  Parlamentit të Ontarios për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve etnikë të Maqedonisë. Etj.,etj.

Së fundmi, në Nentor 2015 paraqitëm me anë të fotografive festimin madhështor brënda ndërtesës së Parlamentit të Ontarios për miratimin nga Ai Parlament të “Ligjit të Trashëgimisë” sipas të cilit muaji Nëntor ushpall “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”. Që në vitin 2013 studioja jonë ka sponsorizuar me anë të fotografimit “Marlee’s Got Talent Children Show”-n (“Shfaqje e Fëmijëve të Talentuar Shqiptarë në rrugën Marlee”) që pikërisht atë vit u zhvillua për herë të parë, dhe do të vazhdojë të sponsorizojë njëlloj në vazhdim këtë aktivitet të përvitshëm, i cili paraqet me anë të fëmijëve vlera të kulturës së bukur shqiptare.Studioja fotografike “LGH Art Photography & Media” është tashmë e mirënjohur në Toronto. Në klientelën e saj ka mjaft shqiptarë, mjaft italianë, portugezë e kanadezë të tjerë. Ne fotografojmë Headshots për artistë: këngëtarë, aktorë, Miss-e, etj;Events të llojeve të ndryshme, Photoshoots, Dasma, ditëlindje, përvjetore, fotografi reklamash e kartvizitash për “Real Estate”, Grand Openings të bizneseve, etj. Për ne është kënaqësi e veçantë kur fotografojmë festat e ndryshme e gëzimet familjare të shqiptarëve, kur fiksojmë me anë të aparatit fotografik momente kuptimplote të rëndësishme për ta, kujtime që do t’iu mbeten atyre gjithë jetën.                           Edhe pse kam kohë që jam në këtë biznes dhe më pëlqen të merrem me të, megjithëse vazhdoj të ndjek kurse për të qënë gjithmonë e kualifikuar në shkallët bashkëkohore të teknologjisë profesionale (e cila është përherë në zhvillim) unë nuk i vë kufij vetes, nuk mjaftohem me kaq dhe vazhdimisht kërkoj nga vetja e bindur që kam ende shumë për të marrë nga jeta dhe gjithashtu për të dhënë.

Pyetje: Znj. Lorida.Cfare mesazhi do të jepnit për grate shqiptare kudo ku ato ndodhen  ?  

-Vajzave, grave, motrave e nënave shqiptare kudo që janë, në Shqipëri e nëpër botë, do të desha t’iu thosha se ato janë të afta të arrijnë gjithçka në jetë në sajë të vullnetit, të zgjuarsisë, talenteve, forcës së tyre shpirtërore; do desha t’iu theksoja me të madhe se përveç aritjeve profesionale, ato kanë një detyrë të shenjtë madhore: Të mos harrojnë kurrë që ne, femrat jemi baza e familjes, që ne duhet të rrisim një brez të ri të fortë, të brumosur me vlera të larta njerëzore, duhet t’iu mësojnë fëmijëve tanë shqipen, t’i edukojnë me dashurinë për Shqipërinë dhe traditat e vyera shqiptare.

–Pyetje: Znj. Lorida.Biseduam bashkë   jo sikur na ndante nje oqean, , e pra bota ne saj  te zhvillimit te Teknologjisë  është  bërë shumë e vogël, qe bashkon dhe shkëmben eksperienca midis grave kudo ku ndodhen. A ju duket e dobishme kjo?

Lorida: Zonja Liliana Pere,

Ju falenderoj për intervistën e njëkohësisht ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj të çmuar që, duke drejtuar Organizatën Internacionale “Gruaja Shqiptare në Botë”, nxirrni në pah botërisht aftësitë dhe arritjet e femrave shqiptare. Kështu, Ju kryeni një shërbim të ndritur kombëtar, Ju  ngrini lart gruan shqiptare që ka forca të pashtershme e që meriton të nderohet. Ju uroj me gjithë zemër suksese të reja përherë e më të mëdha në misonin tuaj fisnik! Ju falenderoj edhe një herë për të gjitha!

E dashur Lorida.

Shpreh respektin dhe konsidëraten maksimale për ju si grua në explorim të pasionit tuaj për pikturën artin dhe fashion desighn , duke u diplomuar shkëlqyeshëm në dy universitete perëndimore , të njohura, Firence dhe Toronto,.Ju jeni adoptuar në mënyrën më perfekte , të kulturuar në një vënd të qytëtëruar si kanadaja. Jeni një grua mjaft e sjellshme , inteligjente dhe kërkuese tek vetja dhe tek pasioni. Ju arrini gjithmone ëndrat dhe dëshirat tuaja duke  shkëlqyer.

Urime nga zemra dhe shumë suksese!

*Dr. Liliana Pere

President: International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

 

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, LORIDA HYSENBEGASI, PIKTORJA EXELENTE, STILISTE NE TORONTO

Liri Kopaçi-Di Michele,shefe e Divizionit të Barazisë në KE

September 27, 2016 by dgreca

 

1-lilainaSuksesi i Shqiptares nga Librazhdi -Liri Kopaçi-Di Michele, midis Shqipërisë, Belgjikës e Francës./

Histori Suksesi nga  Dr Liliana PERE/

 

Profili i Liri Kopaçi-Di Michele/

 ‘’Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në  jeten personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.’’

 Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.

Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[1] – apo sipas shprejhes shiptare “bashkimi bën fuqinë!”.

Liri Kopaçi-Di Michele është protreti i nje gruaje që me sukses ka ndërtuar nje eksperiencë mbi 20 vjecare ne fushën e mardhënjeve ndërkombëtare e te diplomacisë shumëpalëshe perfshirë bashkëpunim e komunikim me përfaqesus te qeverive te shteteve anëtare te Këshillit te Evropës ne nivelin më të lartë të autoriteteve qeveritare dhe parlamentare apo me përfaqesues të autoriteteve  lokale e rajonale, organizatave te tjera ndërkombetare, eksperte e përfaqesues te shoqerisë civile.

Karriera i ka mundësuar te zhvillojë dhe forcojë aftesitë e saj drejtuese, negociuse e diplomatike. Puna dhe rezultatet në shërbim te mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave te njeriut, aftesitë komunikuese, talenti per t’ë  krijuar e zhvilluar rrjete profesionale, zhdërvjelltësia ne mardhënjet njerëzore, perkushtimi ndaj punës dhe kërkesa e lartë ndaj vetes dhe ekipeve që drejton,kanë bërë qe te jetë nje zë me influencë dhe autoritet ne fushën ku punon.

E lindur dhe e ritur ne nje familje te thjeshtë,që nuk ka kursyer inkurajimin, mbështetjen dhe mbi te gjitha dashurinë. E rrethuar, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjere familjar që kanë qënë te pranishëm për pjesën më te rendesishme te femijërise deri ne largimin nga Librazhdi në moshën 16 vjecare për në Tiranë për të ndjekur studimet.

Femijëria e saj është e lire, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (ka qënë valltare folklorike) dhe e pasionuar pas sportit (volejboll) e pushimeve mes kushërinjve të shumtë.

Panvarsisht varfërisë apo vështiresive që haste cdo zonë rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër më të bukurat. – mbase per lirinë dhe pavarsinë që të jepnin apo diturinë dhe mençurinë që  thithnim pa qënë të ndërgjegjshem .

Apo detajet në dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje si era e hurmave te pjekura në sëndukun e gjyshes, rituali i përgatitjes se kafes turke, netët ne pritje te distilimit të rakise, dasmat që  m ë e mahnisnin me traditën e pasur, magjine e veshjeve, këngëve e valleve.

Dhe shumë e shumë kujtime te bukura që do dëshironte t’i rikthente dhe njëherë.

E mbi te gjitha, mikepritja, zëmërgjerësia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.

Vlera e punës, edukimit dhe solidaritetit dominonte ne familjen e Lirisë.

Nje femijëri qe i dha formë dhe krijoi themilin e vlerave morale te personit që shikoni sot.

Vitet E diplomimit.

1994-1988 Universiteti i Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, Dega Anglisht.

1994-1995, University of Surrey, England, UK (MSc in Management)

1996 – Postgraduate research, University of the West of England, Bristol, UK

Karriera e saj te impresionon. Nje karrierë qe tashme hyn ne vitin e 28-te dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Francës.

Karrierë që ka njohur sisteme te ndryshme politike –

Sot në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg.

Privilegj që kam qëne pjesë e përpjekjevete fillimeve te demokracisë për te ndërtuar nje Shqiperi më të mire.-shprehet Liria

Krenare që ka qënë pjesë e nje ekipi të Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve te para te vogla e te mesme private ne Shqiëperi (1992) –krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat ne Shqipëri.

Më pas pjesë e nje ekipi po të Bashkimit Evropian që solli investimet e para në sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori.

E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore qe u mor me privatizimin e sektorit bankar.

Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndërmarrjeve ku perseri,

Aktualish shefe e Divisionit te Barazisë ne Keshillin e Evropes (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetaresi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit per rekrutimin e shtetasve shqiptarë që në vitin 1996[2]

Ne  Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbulon tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Drejton një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.Ndiqeni bashkebisedimin:

Pyetje:E dashur Liri; lexoj bazën e te dhënave dhe karrierën tuaj dhe mbushem me krenari. Impresionohem. Desha të di më tepër unë dhe lexuesi për fëmijerine, familjen tuaj, sa ju kanë inkurajuar dhe mbështetur  për te ecur perpara, dicka më tepër ju lutem ?

***

Liri Kopaçi-Di Michele: Familja ime ishte e thjeshtë por nje familje e mirë me principe , që na edukoi me dashurinë për vendin , për arsimin, dhe për ti shërbyer këtij vendi në mënyren më te aftë profesionale me nje formim dhe potencial te vazhdueshëm dhe me punë këmbëngulëse.Librazhdi qyteti im i vogël por shumë i bukur qe gjithmonë e kam ndër sy, me bënte te ndjehesha fëmije i lumtur. E rrethuar nga zhurma, gazi, bujaria dhe ciltërsia e nje rrethi te gjerë familjar qe kanë qëne të pranishëm për pjesën më të rëndësishme te fëmijerise time deri ne largimin nga Librazhdi në moshen 16 vjecare për ne Tiranë për të ndjekur studimet.

Nje femijëri e lirë, ku koha ndahej midis shkollës, aktiviteteve kulturore (kam qëne valltare folklorike) dhe sportit (volejboll) e pushimeve mes kushurinjve te shumtë ne fshat qe panvarsisht varfërise apo vështirësive qe haste cdo zone rurale në ate kohë, më kanë mbetur në kujtesë si ndër me të bukurit…Apo detajet ne dukje pa rëndësi por të gdhendura në memorje,rituali i pergatitjes se kafes turke, dasmat qe më mahnisnin me traditën e pasur, magjinë e veshjeve, këngëve e valleve.Vrapi yne nëper fushat e bukura për te vjelë gjethet e duhanit ishte njëe maratone e vërtetë.E mbi te gjitha, mikepritja, zemërgjeresia, bujaria dhe thjeshtësia e njerëzve.Vlera e punes, edukimit dhe solidaritetit. Shtëpia e gjyshërve atërore ishte e vogel dhe strehonte disa familje, por një dhomë ishte në dispozicion te 4 mësueseve qe vinin nga Korça dhe Gjirokastra për të mësuar fëmijet e fshatit.Dy prindër qe s’kanë kursyer asgjë per t’ju dhenë fëmijeve te tyre një jetë më te mirë. Dy njerëz te ndershëm e punëtore që na mësuan dhe transmetuan vlerat në jetë : ndershmëri, respekt, pune, dashuri, modesti,mirësi, besnikeri, mikepritje, bujari. As kam as me mbarojne thosh ime-më sa here qe komshija Rome e katit te parë vinte të huazonte dicka. Jemi 4 motra,me personalitete e karaktere tëe ndryshme por qe kanë të përbashket c’ka të vertete ka vlerë ne jetë: dashuria pa kushte, respekt dhe përkushtim ndaj familjes dhe shoqërisë, besimi tek puna, ndershmëria, sinqeriteti.

Pyetje:Sa racionale bashkëpunuese, dhe e ndjeshme është Liria ne raportet shoqërore , profesionale, te vjetra dhe ato të reja,sa ndikon largësia per ti ruajtur miqësitë dhe bashkëpunëtorët?

Liri Kopaçi-Di Michele: Ne jetë kemi familjen por kemi dhe miqtë. Per mua miqtë jane nje pjese e rëndesishme e jetës sime, e personit qe unë jam sot.  Të ndash pergjate 8 vjeteve nje nje ndertese/konvikt/shkolle, klase e dhome per 10 muaj ne vit do te thoshe te bësh mik (ose armikJ ) per jete.  Vajza e djem, shokë e shoqe te shkollës kane pasur nje ndikim te jashtezakonshëm ne formimin e personalitetit tim. E këtu vecoj tre prej shoqeve te cilat jane me shumë se shoqe dhe qe me njohin me mirë se motrat. Jeta e përbashkët me te qeshurat, te zënat, diskutimet, shkollën, shëtitjet, pushimet kanë lënë gjurme te thella në ne zhvillimin e shpirtit te tolerancës, debatit, kulturës, solidariteti e mbi gjithshka nje shoqëri te pastër e ndertuar thjesht mbi dashurinë e respektin per njëra-tjetrën. 36 vjet pas takimit tone te pare ne 1980, distanca midis Shqipërise, Francës, Anglisë apo Amerikës, nuk është pengesë per te ndarë momentet e gëzuara apo te trishtuara te jetës sone, arritjet apo dështimet.

E me pas miqesitë qe krijojmë ne jeten profesionale – secili prej nesh ka nevojë per keshille, mbeshtetje, nje fjale te mire, nje kritike te sinqertë, një inkurajim – une i kam kërkuar e gjetur në rrethet e mija miqësore e profesionale, i kam ushqyer e mirëmbajtur ne vite – sepse shoqeritë dhe miqesitë duan kushtim dhe punë!

Pyetje.Të ngjitesh në funksione të larta në zemër te Europës nuk është pak, por nje privilegj, që ju ja keni krijuar vehtes me integritetin e shkëlqyer profesional, punën e palodhur dhe dashurinë për ta parë vendin tuaj cdo ditë e më afër Europës në standarte, ndjeheni krenare që shumë projekte te zhvillimit kanë mundin dhe emrin tuaj?

Liri Kopaçi-Di Michele: Nje karrierë qe tashmë hyn ne vitin e 28-të dhe shtrihet midis Shqiperisë, Belgjikës e Frances. Karriere që ka njohur sisteme te ndryshme politike – me te metat e meritat, kufizimet, mundesitë e sfidate sejcilit.

Ndjehem krenare dhe e privilegjuar për cdo moment te punës sime – nga ditët e mësimdhënjes në Librazhd deri në pozicionin aktual te drejtimit ne Këshillin e Evropës ne Strasbourg.  Privilegj që kam qenë pjesë e perpjekjeve të fillimeve te demokracisë për të ndërtuar një Shqiperi më te mirë.

Krenare që kam qenë pjesë e nje ekipi te Bashkimit Evropian që financoi dhe praktikisht mundësoi krijimin e ndërmarrjeve të para te vogla e te mesme private ne Shqipëri (1992) – qoftë kjo buketorja e pare, floketorja e pare, restoranti i pare, shtypshkronja e parë apo kompania e parë të ndërtimit që krijuan bazat për zhvillimin sektorit privat në Shqipëri.

Më pas pjesë e nje ekipi po te Bashkimit Evropian qe solli investimet e para ne sektorin shqiptar agrar/bujqesor, perfshirë privatizimin e ketij sektori. E pasur nga nje eksperiencë me ekipin e Bankës Botërore që u mor me privatizimin e sektorit bankar.

Apo puna si specialiste investimesh prane Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve ku përsëri, ndjehem krenare dhe kam kenaqësi te veçantë që puna ime dhe kolegëve te mij lanë gjurme ne krijimin e disa prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri ne fushën e sistemin bankar, në fushën kulturore, te tregetisë, industrise ushqimore apo agrare, sektorit te ndërtimeve e shërbimeve përfshire për shembul c’doganimet apo konçensionet private te makinave.

 

Pyetje: Znj Liri. Rruga e suksesit tuaj është nje ‘’autostrade e bukur’’ në kuptimin figurativ por dhe e vështire për t’u arritur, sigurisht’’Në Këshillin e Europës, a keni pasur mundësinë dhe privilegjin të punoni me personalitete politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës dhe me Kombet e Bashkuara ?

Liri Kopaçi-Di Michele: Aktualisht shefe e Divisionit te Barazisë ne Këshillin e Evropës (KE). Gati 20 vjet karrierë pranë kesaj organizate ndërkombetarësi pjesë e personelit te saj pas kalimit me sukses të konkursit për rekrutimin e shtetasve shqiptarë ne 1996[3].

Ne Keshillin e Evropes kam pasur mundesinë dhe privilegjin te punoj ne një numur personalitetesh politike, kryesisht Evropiane por dhe në nivelin ndërkombetar si pjesë e punës e bashkepunimit te Këshillit te Evropes me Kombet e Bashkuara apo organizata të tjera ndërkombetare e rajonale.

Ne një numur sektoresh sa të larmishëm aq dhe te rëndesishem si Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale, Asambleja Parlamentare, Drejtoria e te Drejtave te Njeriut deri te dy nga postet më te rëndësishme te organizatës: Kabineti i Presidentit te Asamblesë Parlamentare (ku kam ushtruar funksionin e nen-drejtoreshës se Kabinetit) si dhe Kabineti i Sekretarit e ZV/Sekretarit të Përgjithshëm te Organizatës ku kam shërbyer si Këshilltare.

Në pozicionin aktual në Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, mbuloj tre sektorë te rëndësishem te aktiviteteve te Organizates në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, te drejtat e personave me aftësi te kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor.  Drejtoj një ekip prej 18 personash që punon për hartimin, promovimin dhe zbatimin e standarteve të Këshillit te Evropës ne fushat e mësiperme ne 47 vendet anëtare te organizatës e më tej.

E rritur dhe e edukuar me vlera per drejtësi e barazi, dosjet aktuale i kam shumë per zemër. Mundësia që më jepet për të qene pranë e per t’ju shërbyer shtresave te caktuara të shoqerisë që janë me në nevoje apo janë me te diskriminuar, nepermjet nëpërmjet punës se Organizatës ku punoj, kontributit te kolegëve te mij e investimit tim personal më jep kënaqesi te vecantë.

Qoftë puna dhe aktivitetet tona për te drejtat e grave edhe parandalimin e nje prej plagëve më te përhapura e te rënda te shoqërive tona

– dhuna kunder grave ku Keshilli i Evropes ka vëne në dispozicion te vëndeve anetare një nga standarted ligjore më të avancuara në botë – Konventa e Stambollit[4] – apo puna dhe aktivitetet për te mbështetur vendet anëtare që të aplikojnë në politikat dhe legjislacionin e tyre standarted ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftesi te kufizuar si dhe të luftojnë diskriminimin mbi cfardo baze, mbetet per mua nje burim kenaqësie dhe motivimi.

Pyetje: Sa ju mungon Shqipëria, ju jetoni dhe punoni me multi kultura, cfare ruani nga kultura Shqiptare, si një intelektuale dhe grua e moderuar?

Liri Kopaçi-Di Michele: Shqipëria mbetet vendi ku une u linda u rrita e kalova nje pjesë te mire te jetes sime përfshirë profesionale. Eshtë vendi ku jeton ende familja e nje pjesë e miqve. Ështe vëndi i kujtimeve, kulturës, traditës, stilit te jetesës, kuzhinës, gjuhës amë.

E parë ne kete këndveshtrim me mungon. Por une tashmë kam 20 vjet qe jetoj jashtë Shqiperisë.

Familjen time e kam krijuar po jashtë Shqipërisë. E në familjen time  përzihen e bashkëjetojnë te pakten tre kultura te ndryshme (shqiptare, franceze dhe italiane). Dhe kjo larmi kulturash eshte shume interesante ne vetvete.

Duke qënë nga natyra e hapur ndaj eksperiencave e kulturave te ndryshme, te qënit larg Shqiperise e kam pare më tepër si nje mundësi për te zbuluar, përfituar e jetuar kultura te tjera më tepër se një nostalgji që të peshon e të mban peng për te jetuar momentin aty ku je në një moment te caktuar të jetës tënde. Une kam mundesinë dhe fatin qe te kthehem shpesh në Shqiperi, gjë te cilen e bej gjithmone me kënaqësi te madhe e kur zhvendosem atje, mundohem të përfitoj e të jetoj momentin atje.

 

Pyetje:Nga vëzhgimi juaj i distancuar si është reagimi juaj ndaj zhvillimeve pak te ngadalta, mund te përmblidhet pak a shumë me sa fjalë… Si i shikon zhvillimet politike,shoqërore ekonomike shqiptare si intelektuale dhe si  nje bijë Shqipërije?

Liri Kopaçi-Di Michele: I rezevoj vetes disa caqe në komentet per situatën ne Shqipëri pasi une nuk jam më pjesë e shoqërisë shqiptare ku të mund te kontribuoj

– Te kritikosh është e lehtë, te sjellësh e te bësh ndryshime është më e vështirë ndaj nuk dua te paragjykoj aspak te angazhuarit në jetën shqiptare politike, shoqërore ekonomike etj.  Perkundrazi, kam shumë respekt për punën, përpjekjet dhe kontributin e tyre ditor në Shqipëri.

Mundohem t’i kuptoj sfidat dhe problemet e te vlerësoj progresin te cilat i ndjek nga larg në mënyre sporadike, e nga afër nga mënyra se si ndikojnë ne jetën përditore te familjes e miqve te mij ne Shqipëri.

E nga ky vëzhgim pak i distancuar reagimi im ndaj zhvillimeve mund të përmblidhet pak a shumë ne keto fjalë: here shprese, here zhgenjim. Dhe një farë padurimi per shpejtesinë e ndryshimeve te mira.

Por perfundimisht optimiste nga natyra – punet e mira duan kohe.

Pyetje: Znj.Liri Në pozicionin aktual ne Divizionin e Barazisë pranë Drejtorise se Demokracise, ju mbuloni tre sektorë te rëndësishem në fushën e te drejtave te njeriut: barazia gjinore, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si dhe lufta ndaj diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor , e lidhur me atë  që duhet te ishte,  ku e shikoni pozicionin e gruas shqiptare sot në çfarë niveli?

Liri Kopaçi-Di Michele: Ne fillim te viteve 90 kur ndryshimet socialo-politike-ekonomike vërshuan ne Shqiperi, koleget e mij te huaj ishin mjaft te impresionuar me vendosmërine dhe dinamizmin e femrave shqiptare per t’ju ri-pershtatur nje realiteti te ri. Ky tipar i femrave shqiptare për t’u transformuar e per t’ju përshatur sfidave e realiteteve shoqërore në gjithe-ndryshim e sjellim te përhershem si dhe vendosmeria, motivimi, dedikimi, guximi dhe iniciativa janë dhe çelësi i suksesit te tyre.

Ëndërroni e synoni majat. Kërkoni e punoni për të krijuar mundësi që ju cojnë përpara në  jetën personale e profesionale. Veshtiresitë e dështimet janë pjesë e jetës ndaj mos u dekurajoni prej tyre e mbi te gjitha mos u dorëzoni.

Këmbengulja, puna dhe vetem puna, ndershmëria dhe perpjekja për të qënë gjithmonë e më i mire si person ne jetën personale e profesionale shpërblehen.

E në kete udhëtim, merr me vete, mbështetu e mbeshtet një grua tjetër, motrën, vajzën, nënën, shoqen, kushërirën tende.

Sheryl Sandberg ka thënë “ Sa më shumë grate ndihmojnë njera-tjetrën, aq më shumë ndihmojnë vehten. Duke vepruar si një koalicion vërtetesisht jep rezultate”[5] – apo sipas shprejhes shiptare “Bashkimi bën fuqinë!”. 

Liri Kopaçi-Di Michele: Ju faleminderit Liliana, është shumë e rëndesishme puna e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë dhe e juaja personalisht për te krijuar rrjete kontaktesh, influencash pozitive se ne grate jemi shume… dhe për te vëne në pah punën dhe arritjet e grave shqiptare kudo që ato janë.

Ju faleminderit ju e nderuar, e dashur Liri Kopaçi-Di Michele me suksese të dimesioneve të mëdha.Gruaja e sukseshme, me integritet te lartë profesional dhe shoqëror, jeni krenari per gruan shqiptare,  model i shkëlqyer inspirimi per mbarë shoqerinë. Sukseset tuaja jane nje mesazh i madh. Ju tregoni me arritjet tuaja se sa potencial intelektual mbart një grua shqiptare dhe si  është në gjëndje të arrijë majat.

Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.

Intervistoi per Diellin:  Dr.Liliana PERE

President: International Organization.

” Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

[1]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead

[3] Shqiperia eshte bere anetare e Keshillit te Evropes (KE) ne vitin 1995. Anetaresimi happi rrugen dhe per punesimin e nenshtetasve shqiptare pranekesaj Organizate. Punonjesit e KE jane te pavarur nga auotoritet e vendeve te origjines.

[5]The more women help one another, the more we help ourselves. Acting like a coalition truly does produce results” ― Sheryl Sandberg, Lean In: Women, Work, and the Will to Lead

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, Liri Kopaçi-Di Michele, shefe e Divizionit, te Barazisë

Mes Prishtinës dhe Parisit- Regjisorja Kosovare Lendita Zeqiraj , fituese e mbi 40 shpërblimeve ndërkombëtare

July 6, 2016 by dgreca

Histori suksesi/Interviste/ E shkroi per Diellin Dr. Liliana Pere/

Flet nga Franca ,për Gazetën “Dielli” në SHBA,  regjisorja Kosovare Lendita Zeqiraj , e cila është përzgjedhur në festivale internacionale si: Venice Film Festival, Telluride, Palm Springs, Warsaw, Busan, Oberhausen, Hamptons, AFI FEST, ku ka fituar mbi 40 shpërblime ndërkombëtare.

Profili i Lendites

Lendita nëse nuk ka ide për film, nuk bën film. Ajo është shumë e vullnetshme dhe vizionare.Punon dhe provon me orë të gjata t’a gjejë gjuhën e filmit dhe jo vetëm historinë, ku ajo do të mbështetë për skenarin e saj.

Është kaq e thjeshtë, dhe e komplikuar paralelisht, sepse para së gjithash filmi është art vizual ku përjeton situata dhe emocione të forta, të vërteta..

Shpesh herë, problemi të cilin ajo trajton është shumë më i madh se vetë Lendita.

Dhe ajo, këto probleme i prek me gjuhën e filmit, me tematikën, gjuhën aktoreske, elementet skenike, dhe gjithçka, që i përket botës së filmit. Imagjinata e saj eshte kaq misterioze sa gati abstragon me relitetin.

Asnjëherë ajo nuk do të kishte mundur t’i prekte e as t’i trajtonte, në gjuhën e romanit.

Filmi e ka gjuhën e vet vizuale dhe shumë të fuqishme, ka audience dhe sukses, kur konteksti dhe mjeshtëria aktoreske gërshetohen dhe japin emocione te forta, një premiere të shkëlqyer, dhe si i tillë duhet të kuptohet e të shijohet e të perceptohet.

Regjisorja Lendita Zeqiraj ka lindur në Prishtnë, ku ajo edhe studoi dhe u diplomua (1989-1994) duke i përfunduar studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Prishtinë (1995 – 1997).

Historia  dhe lidhja e saj me filmin vjen nga artet vizuale.

Qysh në fëmijëri, talenti i saj, për artet në përgjithesi veçohej si cilesi.

Ajo pikturonte dhe performonte me përpikëri në instrumente muzikore. Pikturën dhe vizatimin e ushtronte me nënën, ndërsa muzikën me babain, i cili ia mësoi notat e para muzikore.

Lendita ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj i bën një dhuratë shumë të veçantë: kamerën super 8, disa filma vizatimore ne shirit filmik dhe projektorin.

Kjo u bë loja e preferuar e Lenditës dhe ky passion, i lojës me imazhin, zërin, ngjyrat, lëvizjen, u ngulit në kokën e saj. Kjo dhurate ngeli ne kujtesen e lenditës nje gjest shume i gjetur dhe nje motiv i fortë për ta ushqyer këtë  pasion

Gjatë shkollimit ajo shfaqi talentin e saj edhe për matematikën, i cili fakt e shtyri Lenditën të fillojë të mendojë, për arkitekturen, si profesion i saj i së ardhmes.

Kështu që, në kohën, kur ajo duhej të determinohej dhe orientohej për studime universitare, në Kosovë nuk kishte studime të filmit, dhe në pamundësi të ikjes jashtë, ajo si alternativë zgjodhi arkitekturën dhe artin vizual, të cilat për një kohë i vijoi paralelisht.

Më vonë, interesimi për pikturën, vizatimin, kadrimin, ngjyrën, ishte më i madh dhe më afër, pasionit që kishte për filmin, dhe iu perkushtua artit vizual.

Bota e saj e pasur imagjinare ishte plot jetë dhe ngyrat e ylberit dhe vetë ngjyrat e jetës.

Me qenë se pasioni për filmin sa vinte e shtohej, ajo kohë pas kohe filloi të eksperimentojë, duke xhiruar copëza, videoklipe muzikore etj, ndërkohë, që pasioni ushqehej, pikturonte dhe ekspozonte punët e saj.

Pas ikjes në Paris, filloi studimet posuniversitare mbi estetikën e filmit në Universitetin Paris VIII (2001 – 2003), pasioni për filmin u bë realitet.

Lendita filloi projektin e parë të filmit i cili pati një sukses ndërkombëtar.

Duke u përzgjedhur nëpër festivale me renome si në atë të Oberhausen International Film Festival dhe shumë të tjerë duke u shpërblyer gjithandej.

Filmat e saj deri tani janë përzgjedhur  në më shumë se 200 Festivale Ndërkombëtare duke përfshirë festivale të rëndësishme si:

Venice Film Festival, Telluride, Palm Springs, Warsaë, Busan, Oberhausen, Hamptons, AFI FEST, ku ka fituar mbi 40 shpërblime nderkombetare.

Ju lutem ndiqni bashkëbisedimin për Gazetën Dielli në SHBA:

************************************************************

E dashur lendita : Si janë lidhjet dhe nostalgjia me vendin e lindjes, fëmijërinë, familjen? Sa ju mungon Kosova, dhe si ka vazhduar rruga juaj e skenareve të filmit, sa mbështetëse ka qënë familja juaj?

***

Përgjigje: Kosovën e lashë në moshë të madhe, isha në moshën 27 vjeçare. Pata përfunduar edhe studimet postuniversitare. Piktura si mjet shprehje, më nuk mjaftonte. Në Paris gjeta shumë gjëra, që nuk i kisha patur në Kosovë.

Aty i fillova edhe studimet pasuniversitare mbi estetiken e filmit. Menjëherë gjatë vijimit të studimeve të mia në Paris, fillova të shkruaj skenare, të nxjerr ide, të realizoj filma.

Filmi i parë ishte pikërisht i mbështetur nga prindërit, të cilët gjithmonë më ka përkrahur në të, gjitha projektet e mia, si me mbështetje të fortë morale, me entuziazmin e tyre, por edhe me mbështetje financiare, sa herë që ka pasur nevoje.

Natyrisht që familja ka qenë një mbështetje e fortë dhe e madhe – ishte shumë e vështirë të merreshe me art në atë kohë, po nuk pate përkrahje.

Më vonë krijova famljen time të ngushtë, ku së bashku me bashkëshortin Bujarin, i cili është edhe producenti i të gjithë filmave të mi dhe Nartin, djalin tonë, i cili është regjsor i ri i një fryme, të re në kinematografi, jetojmë me të njëjtin passion, për filmin gjithnjë duke kritikuar, përkrahur, argumentuar, shpalosur ide, duke çuar kështu përpara njëri-tjetrin, në botën magjike të filmit.

Pyetje: Dëshiroj të sjell në vemëndjen e publikut, çfarë motivi patët, ju për të zgjedhur profesionin e aktores, dhe si ka vazhduar me tej kjo rrugë?

Përgjigje: Asnjëherë nuk jam frikësuar të bëj atë që dua të bëj. Ka qenë një rrugë e degëzuar, nëpër fusha të ndryshme të artit: pikturë, muzikë, nganjëherë edhe vallëzim e koreografi, por edhe matematikë… Por filmi ishte thjeshtë një proces organik. Ishte e kjartë, që i vetmi art, që mishëron të gjitha pasionet, që mbaja në gji, ishte filmi.

Pyetje: Si kanë qënë raportet me filmin, a ka qëne ai profesioni qe keni ëndëruar, dhe sa mund e pasion ju është dashur për të vazhduar rrugën e filmit? 

Përgjigje: Kur unë fillova me realizimin e filmave në vitin 2002, filmi në Kosovë ishte me ndryshe, kishte qasje me klasike nëse mund të them. Dhe ajo që unë deshta të bëj ishte pak më ndryshe. Mendova, që duhet të bëja, diçka që ka të bejë me kohën time dhe në kohën time.

Por asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend, të gjej një novelë apo roman të mirë dhe t’a adaptoj. Mendoj që skenari duhet të shkruhet për film. Dhe për secilin film, kam pritur që të jetë diçka shumë e rëndësishme për mua.

Pyetje: Si është bashkëpunimi juaj me kolegët? A e ndjeni largimin nga Kosova? Sa e vështirë ka qënë, për tu adoptuar ne nje qytet të quajtur  ‘’Djepi i Kulturës’’ shumë ndryshe nga kultura dhe mentaliteti ynë shqiptar? Kush është vënd qëndrimi i Lendites?

Përgjigje: Kur e lash Kosovën isha në moshë të madhe, isha e formuar, kisha familjen, kolegët e shoqërinë… Parisi ishte një ndryshim i madh dhe më është dashur kohë të adaptohem.

Atje njoftova shumë njerëz e personalitete, mësova shumë gjëra që nuk i dija, inspirohesha e motivohesha shumë nga ajo frymë, por malli për Kosovën ishte një nga gjërat, që nuk mësova si t’a heq.

Tani jetoj në mes Prishtinës dhe Parisit, filmat e mi i punoj me një ekip njerëzish nga Parisi dhe Prishtina, dhe jeta ime si ajo private ashtu edhe profesionale është e lidhur fort në nyje me këto dy vende.

Pyetje: Sa guxim e vullnet ka pasur Lendita per te provuar shumë pasione profesionesh?  dhe a ndihet krenare Lendita për zgjedhjen dhe arritjet e saj në fushen e filmit, çfarë ju pëlqen të ushtroni apo ti përkushtoheni tjeter? Me sa ngulm e perkushtim ju duhet të  punoni?

Përgjigje: “Po, kam qenë piktore. Kam dashur të bëhem arkitekte, kam ëndërruar të bëhem pjesë e ndonjë rock grupi si instrumentiste, kam dashur të bëhem basketbolliste (por meqe nuk u zgjata sa duhet, kam hequr dore shume shpejt (me humor).

Kam qënë dhe jam mjaft e guximshme në jetë. Kurr nuk kam menduar se meqë jam femër, duhet të bejë me pak se sa një mashkull. Këtë gjë ma kanë mësuar prindërit qysh në fëmijëri, ata gjithmonë kanë qenë të pasionuar, ekspresiv dhe empatik.

Edhe pse kam qenë dhe jam e ndjeshme, ata veçse ma kanë ushqyer zotësinë, për të kuptuar dhe ndjerë tjetrin. Me duket se shembulli i tyre ka berë të jem kjo, që jam tani”.

Punoj shumë, që nga momenti që e kam idenë, jam shumë e përpikët me punën. Punoj deri në detajet më të vogla, sepse detajet janë, ato që e përbejnë një tërësi të madhe, siç është filmi.

Filloj punën që nga skenari, production design dhe shumë punë të tjera në film i punoj vet, ndërsa në xhirim kërkoj shumë përpikëri dhe disiplinë nga secili anëtar i ekipit.

Pyetje: kasha deshire te tregonit  ju lutem një emocion ose ndonjë ndjesi të thjeshtë, që e përjetoni ju më shumë dashuri, ndonjë detaj, per të gjithë ne, që ju ju ka ngelur në mendje?

Përgjigje: “Loja me interesante si fëmijë ishte të projektoja filma të cilët ishin pa zë, për të cilët bashkë me shokët e shoqet e mia, me orë të tëra incizonim zëra, për t’ja bashkangjitur filmit.

Natyrisht, që nuk kishim mjete profesionale, por kjo ishte loja më e preferuar e imja si fëmijë. Një ditë, përderisa nëna ishte në punë, unë dhe shoqja ime e fëmijërisë Besa, filluam të incizonim “të qeshura të çmendura” për t’i sinkronizuar me imazhin e filmit.

Ishte mesditë dhe ne ia aq fort të qeshurave saqë më nuk mund të ndaleshim. Nuk di se sa kohë ka kaluar… papritmas e parë nënën mbi kokë të shashtrisur e me sy të zgurdulluar.Duke u kthyer nga puna, që nga rruga kishte dëgjuar “të qeshurat tona” të cilat më shumë i përngjanin britmës.Më një frymë hyn në shtëpi dhe rrëmben kasetofonin, paketën e projektorin dhe deri sa u kthye babai nga puna, nuk munda ta vazhdoj lojën”.

Kujtimet më të bukura të fëmijërisë së hershme i kam të gjyshi, i cili ka qenë, një njeri me humor dhe shumë i hapur dhe para kohës.

Më kujtohet kur me rrogën e tij të vogël të punëtorit të uzinës, ndante çdo mbrëmje nga një shumë simbolike, për t’ua ndarë mbesave, që paguajnë nga një biletë në kinema dhe një “fitil” fara, duke i këshilluar, që t’i presin jeams-at, sepse tani jeansat e shqyer e të rrëmuar janë në formë.

“Mos t’thonë njerëzit, që mbesat e mija nuk dinë çka është moda” – thoshte me humor e me gërsherë n’dorë.

Pyetje: Sa i intereson dhe u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore në Kosovë dhe, desha mendimin tuaj intelektual për ju që jetoni në vendet perëndimore, ju si e shihni duke berë një paralelizëm? 

Përgjigje: Mundohem t’i kushtoj vemendje, por nuk ia arrij, sepse punën, që bëj kërkon shumë vemëndje dhe përkushtim. Mundohem t’i përcjellë dhe më gëzon tej mase, kur shoh punë të mira që bëhen tek ne. Nuk janë të shpeshta ngjarjet e bukura, por me rëndësi është, që ka dhe shpresoj se gjeneratat e reja do të sjellin shumë shumë ndryshime, si në aspektin artistik e kulturor, po ashtu edhe në atë social e shoqëror – kam shumë shpresë, në brezat që po vijnë.Ka shumë punë për t’u berë në Kosovë. Ka shumë vrima të zeza. Shoqëria dhe politika po i bejnë ato më të rënda për tu tejkaluar.

Njeriu në Kosovë, ka shumë pak vlerë dhe individualiteti, nuk është diçka, që vlerësohet e respektohet. Përkundër kësaj, ne nuk kemi veç se individë, që përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Kemi personalitete të mëdha të individëve në botë dhe kjo flet për kushtet e përshtatshme të formimit të individualiteteve dhe personaliteteve në Kosovë. Kjo rrjedh ndoshta nga shoqëria e cila është në tranzicion.

Pyetje: Si jeni ndierë në punë, vështirësitë, kënaqësitë, vlerësimet, gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta linit atë një ditë Francën dhe për cilin vend, dhe përse? 

Përgjigje: Pothuajse të gjithë e kemi brenda vetës një revoltë të pa shprehur, dhe ajo që me intereson është, që ta kërkoj dhe ta shpreh atë me gjuhën e filmit. Natyrisht që ky është një profesion i vështirë dhe përplot sfida.

Projekti i fundit i filmit ishte një projekt tejet sfidues, sepse bëhej fjalë për një projekt teknikisht shumë të vështirë, por edhe numri i madh i aktoreve në film, koordinimi dhe koreografia ishte sfidë në vete.

Përveç kësaj, kohën që teknikën e kishim të limituar dhe ishte shumë e vështirë të arrihej. Te gjitha këto vështirësi u shëndërruan në një kënaqësi të shumëfishtë kur përfunduan xhirimet me sukses dhe pastaj, përjetova momentin e një ndjenje krenarie nacionaliste, kur pashë duke u valvitur flamurin e Kosovës në Venecia Film Festival dhe kjo ishte hera e parë në histori të kinematografisë kosovare.

Pyetje:Sa e konfirmuar ndjeheni ne fushen e filmit , c’farë projekte dhe prioritete të reja të reja keni, sa ambicie, forcë dhe vullnet për ta arritur? Cilët janë projktet tuaja në vazhdim?

Përgjigje: Jam e kënaqur, që vazhdoj të punoj – por asnjëherë, nuk jam e kënaqur më atë çfarë kam berë apo arritur. Sepse edhe atëherë, arritje për mua ka qenë dhe është procesi i punës, i krijimit, kënaqësi është prezantimi i filmit para audiences.

Nëse filmi pëlqehet, atëherë jam në qiellin e shtatë, që nëse filmi nuk pëlqehet, atëherë jam mizerable. Pikërisht, sepse suksesi dhe aplaudimi apo shpërblimi, të jep një konfirmim dhe vlerësim mbi punën.

Është shumë e rëndësishme të kem mundësinë e shprehjes në gjuhën e filmit, sepse mendoj që kam shumë çka të pa thena, që do të doja ta ndaja me publikun.

Projekti në vazhdim është filmi i gjatë “Shpija” të cilin mezi po pres të filloj me realizimin e tij. Në ndërkohë i kam edhe disa projekte të tjera të filmit, por prioritet e kam projektin “Shpija”.

Falenderim Lendita:

Ju falënderoj shumë për intervisten, znj.Liliana, si dhe Org.Internacionale Gruaja Shqiptare në Botë. Puna juaj me ngjason me nje filem me metrazh te gjate me shume personazhe dhe shume ngjarje.Interesante.Shpreh vleresimin tim  për punën, që beni për t’u dhënë impuls dhe publicitet gjithë grave shqiptare, në botë që me punën, dhe inteligjencën e tyre janë dikush.

Falenderim Liliana:

Faleminderit e dashur Lendita aktorja e suksesshme. Gruaja modeste e këmbëngulëse, plot mirësjellje dhe seriozitet, konkurruese dhe fituese ne gjininë më te pëlqyer si ajo e filmit që kërkon shumë punë , talent dhe fantazi.

Ju  keni kapërcyer kufijtë e Shqiperise me emrin tuaj të mirë, te njohur,  në aspektin profesional me shumë vlerësime dinjitoze, maksimale që nderojnë gruan Shqiptare dhe Kombin shqiptar.

Faleminderit.

Të uroj shumë suksese te reja.

Dr. Liliana Pere

President: International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: DR. LILIANA PERE, flet regjosorja, Lendita Zeqiri

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Carol Laska, the Veteran of Albanian Worcester Festival recalls how it started and why it’s going on for 40 years
  • “Ismail Qemali”, ati themeltar i shtetit modern shqiptar nderohet në New York
  • 10 vjetori i Vatrës Queens, Editori i Diellit 2009-2021 Dalip Greca shpallet Kryetar Nderi i përjetshëm
  • KRYETARI I VATRES TE “ZERI I AMERIKES”: Vatra, thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit  
  • MID’HAT FRASHËRI DHE PËRPJEKJET E TIJ PËR TË NDALUAR SPASTRIMIN ETNIK NË ÇAMËRI DHE TROJET E TJERA SHQIPTARE
  • Gjergj Fishta – Përsiatje pas rileximit
  • “AULONA FESTIVAL” DHE VLORA, SËRISH JA BËNË FORA
  • “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts
  • “ISMAIL QEMALI” VJEN NESËR NË STATEN ISLAND, NEW YORK
  • ´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´
  • Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell
  • SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”
  • Romanca e Aleksandrit
  • Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…
  • MIDHAT FRASHËRI DHE ALBANOLOGJIA*

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT