Nga Astrit Lulushi/
Shumë probleme do të zgjidheshin nëse veprohet me zemër. Një fjalë e urtë e indianëve të Amerikës thotë se njeriu i bardhë flet shumë, por nuk duhen shumë fjalë për të thënë të vërtetën. Me daljen e Twitter e Facebook edhe kjo thënie duket se bie dhe e vërteta shpesh humbet a fshihet.
Që njerëzit të trajtohen të gjithë njësoj të gjithë duhet të kenë të njëjtin ligj a shans për të jetuar e begatuar dhe të mos ndjehen si kolonë dhe qeveria të mos sillet si kolonizator.
Një njeri i lirë duhet të kënaqet kur nuk i mohohet liria për të shkuar aty ku dëshiron. Por ekzistojnë edhe liri të tjera që njeriut u duhen për të jetuar si gjithë të tjerët – i lirë të ecë e të ndalet kur të dojë, të punojë ose jo pa qenë i detyruar, të zgjidhet e të zgjedhë, të mendojë, të flasë, të veprojë dhe të gjitha t’i bëjë me dëshirën që buron nga zemra.