
VATRA NGUSHËLLON SIMON QAFËN DHE FËMIJËT PËR HUMBJEN E BASHKËSHORTES DHE NËNËS LISA–
Kryetari i Federatës Panshiptare të Amerikës VATRA, z. Elmi Berisha, në emër të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, në emër të degëve të Vatrës dhe të gjithë vatranëve, i përcjell ngushëllimet më të thella kryetarit të degës së Vatrës në Hudson Valley, z. Simon Qafa, i cili, paraditen e së Dielës, 6 Shtator 2020, humbi bashkëshorten Lisa.
Ngushëllime të përzemërta për vajzën dhe djalin e Simonit dhe të Lises. Nëna e tyre e dashur pushoftë në Paqe! Lisa i pati të gjitha shërbimet dhe përkujdesjet e Simonit, fëmijëve, të afërmeve, e të stafit mjeksor! Ajo shkoi në paqe me Zotin pas një dyluftimi të gjatë me sëmundjen!
Gazeta Dielli përmes kryeredaktorit I përcjell ngushëllimet e redaksisë z. Simon Qafa.
Duke qenë se z. Simon Qafa e ka të bllokuar fb, jeni të lutur që t’ia përcillni ngushëllimet përmes FB:Gazeta Dielli dhe fb të Kryeredaktorit.
Për shërbimet funerale, Meshën dhe ceremoninë e varrimit do t’ju informojmë më vonë.