Jo njëherë, por disa herë më ka thënë i madhi Metush Krasniqi, se kombet e vogla nuk zhbëhen nga lufta, por nga heshtja dhe mosbërja gjë. Ne duhet ta mbajmë ekuilibrin me realitetin thoshte mësuesi i lirisë, Metush Krasniqi, amanetin e të cilit e mbaj edhe sot në zemër, rrëfen Ramiz Arifi, një atdhetar i çështjes kombëtare. /
Nga Rrustem GECI/
Luftëtari i gjallë i lirisë së Kosovës, Ramiz Arifi, u lind më 2. 02.1955 në Breznicë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Roganë, ndërsa të mesmen në Gjilan. Pas disa burgosjeve të shkurta, Ramizi s’e ndal veprimtarinë e tij dhe njëherit, studion në SHL në Pejë. Veprimtaria atdhetare e Ramiz Arifit është veprimtari e luftëtarit të mirfilltë të lirisë. Që i ri Ramizi inkuadrohet në Lëvizjen e të rinjëve të Kosovës, kundër pushtuesit serb. Ai bashkë me grupin e tij të ilegales, shpërndan trakte dhe shkruan parulla. Grupi tregon Ramizi kishte për detyrë leximin e librave, shpërndarjen e literaturës, dhe shumëzimin e grupeve të reja. Unë kam pasur dy mësues lirie më thotë Ramizi: një, të madhin Metush Krasniqin, dhe dy librin. Si sot më kujtohet një poezi e Brehtit, / Gjeneral, njeriu është shumë i dobishëm/ mund të vrasë, mund të luftojë, mund të pilotojë/ por ka një mangësi…mund të mendojë!..Jo njëherë, por, disa herë e kam bluar në mendje këtë poezi të shkrimtarit gjermanë, Brehtit. Çdo betejë në jetë ka bremdinë e saj. Ekuacion fiks për luftën nuk ekziston. Unë që fëmijë kam qenë natyrë impulsive. Guximin tim, shprehet Ramizi e kam treguar në të gjitha betejat për lirinë. Ujin me shkop, jo njëherë por disa herë e kam rrahur tek lumi i fshatit tim. Në odën e Kadri Arifit në Breznicë, tema e lirisë dhe shkëputja nga Serbia qe shtruar disa herë, nga ata që lirinë e kishin në zemër. Në odën e babait tim tregon Ramizi, e kam mësuar që i vogël, se dielli vjen prej zjarrit, dhe uji që buron në tokë është shi i disa stinëve më parë. Gjyshja dhe nëna ime dinin shumë nga gojëdhënat, dhe tregime të prindërve të tyre. Edhe fshati ynë thoshte babai nuk është i përjashtuar nga dashuria për lirinë, dhe ëndrra për të bukurën, mirëpo, për të fituar lirinë, bëmë luftë për ta fituar atë. Vullneti i Luginës, që edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e Kosovës, vazhdon të jetë e gjallë në mes të qytetarëve atje. Në Lëvizjen për Bashkimin të trojeve Shqiptare, të udhëhequr nga atdhetari Metush Krasniqi, unë kam 18 vjet veprimtari atdhetarie. E thashë në fillim të këtij shkrimi, se jam natyrë impulsive dhe guximi kurrë s’më ka munguar. Të jesh luftëtarë i lirisë tregon Ramiz Arifi, nuk është aq e lehtë. Lufta për liri ka vuajtjet dhe sakrificat e saj. Jam krenar që isha veprimtar dhe pjesëmarrës i UÇK-së. Figura e UÇK-së, nga ditë në ditë po bëhet më e plotë dhe më historike. Në ngjarjet e vitit 1981 e më vonë, unë dhe grupi im i ilegales bëmë detyrat për lirinë. Më 1981 unë kam ngrënë një burg prej gjashtë muajsh, nga gjyqi serb i Gjilanit. Pranvera e madhe e ’81 ishte një sprovë e madhe për gjithë brezin tim. Serbia atë kohë nuk jepej, por ishte shndërruar në vrasës të tërbuar. Më të guximshmit thoshte i madhi Metush Krasniqi, bëjnë historinë, dhe ashtu vërtetë ndodhi. Në vitin 1975 Emin Kraniqi, Ramiz Arifi dhe Besnik Krasniqi formojnë grupin „Albanikos“ që ishte goditja më e rëndë kundër një regjimi që po jepte shpirt. Me „Albanikosin“ u hoqën shumë parulla ideologjike të „marksizëm- leninizmit“. Dora e bërë grusht nga „Albanikosi“ bëri që gjërat të ecin përpara. Me „Albanikosin“ u pa se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk kishte rrugë tjetër, pos të kalojë në armatosjen e popullit, dhe lufta ishte e pritshme.Vitet rrjedhnin njëri pas tjetrës, dhe Kosova përgjakej nga dita në ditë. Pas ndjekjes disa vjeçare nga udbashët e serbisë, në vitin 1983, kreu i „Albanikosit“, Emin Krasniqi, Besnik Krasniqi dhe Ramiz Arifi bien në burg. Në burg bien edhe 11 shokë të tyre, veprimtarë të „Albanikosit“.Emin Krasniqi dënohet me15 vjet burg, Ramizi Arifi me 11 vjet burg, Bajram Dërmaku me 11 vjet burg, Salih Biçku me 5 vjet burg, Ahmet Isufi me 8 vjet burg, Besnik Krasniqi dënohet në mungesë, me 9 vjet burg, Isa Dërmaku me 6 vjet burg, Qëfsere Mala me 5 vjet burg, Nijazi Biçku me 5 vjet burg, Sadri Ramabaja me 4 vjet burg, Shyhrete Malaj 4 vjet burg, Shyqri Emini 2, 5 vjet burg, Taip Malaj 1 vit burg e të tjerë, gjithsejt 110 vjet e 5 muaj burg. Rroli i luftëtarëve të lirisë në kohën e luftës ishte dhe mbetet i pa mohueshëm. Në luftën 1996- 1999 unë kam luftuar në zonën e Karadakut. Unë nuk dua të përmendi emra të pjesëmarrësve në luftë kundër serbit, spse janë shumë, dhe të panumërt. I madhi Metush Krasniqi ishte kryeheroi ynë, nga ai ne merrnim shumë detyra. Liria është gjak i të gjithëve. Në gjallje të tij, çlirimitari e ka për detyrë prangat t´i thyej. Shpejtësia e kohës që po jetojmë nuk pranon vonesa. Liria e përditshme është liri e nevojshme, liri e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Luftën që bëmë ne, qe luftë e vërtetë, lirinë që fituam edhe ajo është e vërtetë. Lirinë që po e jetoj sot më thotë Ramizi, s’ është ëndërr, po realitet i fituar me grykën e pushkës.
Rrustem Geci – fragment nga libri „Atdhetarët“