• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IDENTITETI SHQIPTAR I ÇAMËRISË

January 3, 2017 by dgreca

1-rrustem-geci
 Nga Rrustem Geci – Dortmund/
Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga rrënjët e gjakut dhe të ullirit.
Unë Çamërinë e dua, jo pse aty kam shtëpinë e nënës dhe të babait, dhe të afërmëve të tjerë, Më thotë Epiri, por, unë në Çamëri kam ma shumë s´e zemrën dhe shpirtin, në Çamëri kam gjuhën, gjakun, luftat dhe paqen, flamurin e pëjetësisë sime.
 Çamërinë unë të dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron, sepse, jam çam, jam gjak dhe shpirt i vendit tim. Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e qumështit të përjetshëm të dheut tem.
 Çamëria është bota ime e krijimit dhe e dashurisë, vazhdon Epiri. Ah, sa i dua  këngën çame, poetikën e valleve, veshjjet, doket dhe zakonet e Ipeve – të folmen shqipe të vendit tim.
Vëllëzër dhe motra; juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 5 qind kilometrash, dhe me mbi 4 milion banor çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, është identitet im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe  atdheut tim.
 Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Greqisë janë prodhim shpirtëror, pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, edhe Dodona, edhe Akropoli, edhe qindëra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë janë ndërtime dhe krijime shqiptare.
 Ore, jam popull gjysh i Evropës. Jam i lashtë kur s´kishte Athinë. Jam i lashtë kur s´kishte Greqi. Jam i lashtë kur s´kishte grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua Çamërinë aq shumë. Çamërinë e dua sepse unë jam banor i parë i tokës i lindur në Epirin e Ilirisë e më gjerë.
 Epiri I Ilirisë i dha botës Njëperendinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi; Të gjakut e kam Hoxha Tasinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenin, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.
 Atdhe, unë do punoj që ti të jesh i fortë, dhe Greqisë t´i thuash guximshëm, liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 13 mijë vjeçare e të parëve të mi. Do të luftoj një shekull, do luftoj dy shekuje e ma shumë, dhe do t´i dalë zot tokave të mia gjithandej.
 Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, dhe aq  histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e tyre.
 Epiri i Ilirisë është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm në gadishullin ballkanik pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues për më se 10 mijë vjet. Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin s´e pellazgët  qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuha të tyre e kishin gjuhë e lashtë shqipe.
 Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre,  për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” ( parahënësor ), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë.
 Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman. Ilirët e Ilirisë, dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore, dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut.
 Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u ngurtësuan në relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe mbijetesës.
 Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro të Epirit kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedonin, dhe gjithandej Greqisë.
Epir i Ilirisë – Çamëri, shprehet biri i saj, po me emrin, Epir, mua më ke luftëtarë në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria. Rroftë Pavarësia e Çamërisë! Rroftë Republika e Çamërisë! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Çamërisë! Rroftë Bashkim i Çamërisë me Shqipërinë! Eseja vazhdon…
 Rrustem Geci – Dortmund, Gjermani, Janar, 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: IDENTITETI SHQIPTAR I ÇAMËRISË, Rrustem Geci

NË SHTËPINË E NGJYRAVE

November 11, 2015 by dgreca

Ese për njëmijë pikturat e piktorit, Ahmet Ibrahimi/
Nga Rrustem Geci-Dortmund-Gjermani/
S´ka më artistike se natyra, se ylberet e saj, se e ngrohta e rrezeve të diellit, se hovet e lumit të zemëruar, se jeta e heroizuar e popullit. Në mëngjesin e 26 marsit të vitit 1981, tek po shkruaja parullën, „Unitet“ dhe “Bashkim“, për dy shkronjat e fundit mu harxhua ngjyra, mirëpo, patrioti Riza Demaj, student, që ishte afër meje, çau me thikë gishtin e tij tregues, për të dëshmuar se liria fitohet me gjak dhe me sakrificë. Prandaj, në të gjitha vlimet e mëdha të Luftës së Kosovës, piktori Ahmet Ibrahimi, ishte brenda betejave të kohës, dhe kryekëngës së kombit – flamurit Kuq e Zi!
Fillimet e artit figurativ në Kosovë janë të hershme. Gjurmët e këtij arti më thotë Prof. Ahmet Ibrahimi, i gjejmë nëpërmjet zbulimeve arkeologjike, e veçmas në qeramikë, tarakota, monedha ari, gurë të shkruar, punime druri, qëndisma, dhe në shkrime poetike e folklorike të popullit tonë. Jeta e artistëve të pikturës është trashendentale. Artisti i pikturës, përpara s´e të kap ngjyrën, ai kap formën, thëllimin, ndriçimin, dhe krejt në fund, të përtejmen dhe thellimën e së bukurës. Kosova është shumë e pasur me art dhe histori!
Artisti i pikturës shpirtin e ka pa xhama, shprehet prof. Ahmet Ibrahimi. Piktori shpirtin e njeriut e sheh tejpërtej vetes, dhe kërkon dritën e fshehur tek frymëzimet. Krijimet në pikturë s´janë të lehta, dhe as të thjeshta. Harmonizimi i ngjyrave, kontrasti, hijet, ndriçimet e vogla, i japin formë veprës; portretit, ose peisazhit. Motivet në pikturë janë me bollëk. Mirëpo, çdo gjë varet nga autori i pikturës. Veprat e mirëfillta artistike në pikturë duan ndjeshmëri, dramaticitet shpirtëror, njohje të mjaftueshme të realitetit dhe të kontradiktave shoqërore.
Piktori, Ahmet Ibrahimi, u lind në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa në Prishtinë, Fakultetin e Arteve, dhe studimet pas Univerzitare. Jeta e Ahmet Ibrahimit është një tregim përpjekjesh e një artisti të devotshëm. Dy dashuri të mëdha më ndjekin vazhdimisht; dashuria për Kosovën dhe bukuritë e saj, dhe dashuria për pikturën. I lindur në një ambient epik të Kosovës, Ahmeti do t´i përkushtohet me tërë qenien, artit të pikturës. Mbjellja e ngjyrave dhe motiveve në pikturë janë koha, hija dhe ajri i saj. Shija e dhimbjes më shpie përpara. Artisti i pikturës s´guxon t´i thyej gjunjët përpara sfidave të jetës. Maja e një burri është të bëhet babë, ndërsa maja e një gruaje të bëhet mëmë. Këto dy motive shumë të bukura, kujtoj s´e pak janë përshirë në frymëzimet e piktorëve të vjetër dhe të rinj të Kosovës.
Poezia e ngjyrave në pikturë është dramatike. Brenda ngjyrave, vijave dhe kontrasteve, rrezaton e tashmja e kaluar, dhe e djeshmja e ardhshme. Drita e ngjyrave s´guxon të mbytet nën hije, ajo duhet të jetë e para, si fjala, dhe rrezja e diellit. Hija e asnjë mali më thotë piktori Ibrahimi nuk guxon të jetë mbulesë, për mangësinë e dritës në portret ose peisazh. Liria e ngjyrave dhe e shprehjes artistike në pikturë është e domosdoshme. Kosova është pasuri e madhe e jetës sonë. Kosova, Shqipëria, atdheu ynë në tokë, në ujë, në ajër, është hapësira ime ku unë krijoj.
Në peisazhin e njëmijë pikturave, hapet bota pikturale e piktorit të shquar të Kosovës, e prof. Ahmet Ibrahimit. Natyra, portreti dhe peisazhi janë motivet dhe frymëzimet në shpirtin e piktorit. Jeta dhe bukuritë e Kosovës, qofshin ato lirike dhe epike, kanë forcë të madhe tek krijimet e mia. Lufta çlirimtare, heronjtë e saj, plagët dhe pushkatimet e popullit tonë nga gjenocidistët serbë, janë vetëm disa nga motivet ekspresive që tundojnë shpirtin e piktorit Ibrahimi. Jo rrallë më thotë piktori, studentët më pyesin; përse në artet figurative të Kosovës mungojnë lulet, darkat shqiptare, përroi i dhimbjeve dhe vuajtjeve tona. Pyetje me vend shprehet prof Ahmet Ibrahimi,
leximi i mirëfilltë i pikturës do ta njohësh pikturën, për të kap shijen dhe mesazhin e saj. Në disa raste të ndërlikuara të ngjyrave dhe vijave, artisti qëllimisht i le hapësirë publikut të flet vetë me pikturën. Piktori Ahmet Ibrahimi, është piktor i vlerësuar nga publiku dhe kritikët e artit. Artisti, Ahmet Ibrahimi është vlerësuar me disa çmime, dhe mirënjohje. Çmimin për pikturë 1997 – Flaka e janarit , çmimin për pikturë 2003 – Flaka e janarit, çmimin për pikturë 2012 – salloni i Gjilanit, Çmimin blerës për pikturë 2013- Flaka e janarit. Të gjitha këto aktivitete kulturore në pikturë, shprehet piktor Ibrahimi, janë natyra dhe bota ime pikturale.
Mirëpo, Duhet thënë se piktori Ahmet Ibrahimi deri tash ka realizuar rreth njëmijë piktura, 50 ekspozita kolektive, dhe 17 ekspozita personale. Në të gjitha këto ekspozita, piktori Ahmet Ibrahimi është vlerësuar nga publiku dhe njohësit e artit të pikturës me çmime dhe mirënjohje. Pikturat, “Golgota”, “Masakra e Gjilanit 1944”, “Adem Jashari”, “Dritë e Kosovës”, “Malet me pushkë”, “Portret lirisë”, “Shqiptarja”, “Një pikë gjak për lirinë”, ciklin, “Thyerja e madhe”, “Pasha këtë tokë”, dhe njëmijë piktura të tjera, shprehin fuqinë krijuese dhe artistike të piktorit të paepur, Ahmet Ibrahimit.
Piktori zëmadh i Dardanës dhe i gjithë Kosovës, Ahmet Ibrahimi, është Profesor i angazhuar që nga themelimi i Universitetit, „ Kadri Zeka“ të Gjilanit, në lëndën, Artet vizuale. Në lojën e kujtesës dhe të harresës, motivet dhe frymëzimet në mua bëjnë luftë pashpallur. E ardhmja s´pyet thotë piktori Ibrahimi, ajo e do tërë të tashmen , për të ndërtuar të ardhmen e saj. Sukses piktorit, Ahmet Ibrahimit!
Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: NË SHTËPINË E NGJYRAVE, piktori Ahmet Ibrahimi, Rrustem Geci

PËRBALLË ERËRAVE

October 14, 2015 by dgreca

Lexim i 68 vepravat të shkrimtarit, Riza Graiçevcit/
Nga Rrustem Geci – Dortmund/
Librat e shkruar duken fjalë, por ato pas vetes tërheqin zemërim masash, kryengritje, ushtri të armatosura, kështu shprehej Paolo Sarpi, në një libër të tij, më thotë shkrimtari Riza Graiçevci, autor i 68 veprave letrare edhe publicistike, pjesëmarrës i UÇK-së, bashkë me 2 djemtë e tij, Bekimin dhe Lirimin. Pushtuesit shkatërrohen edhe nga shkrimet. Kur plasë pushka kundër armikut, Rruste, librat heshtin. Kot i kanë mbjellë dhëmbët e gjarpërit serbët nëpër Kosovë, liria e fituar nuk ka zëvendësim. Shqiptarët e duan vendin e vet, dhe dijnë t´i dalin zot çdo pikëze të gjakut në atdheun e tyre.
Kosova ka truallin e saj edhe në në tokë edhe në qiell. Në peisazhin e gjerë dhe të bukur të letërsisë shqipe, vend të nderuar zë edhe shkrimtari, publicisti, dhe luftëtari i Luftës për liri të Kosovës, Riza Graiçevci. Popullit kurrë s´i shkon ndërmend të gënjej apo të gjunjëzohet. Jeta në luftë është e plagosshme. Por babushi popull, në çastin e duhur, di të vendos, për të shkuarën, të tashmen, dhe të ardhshmen e tij. Lirinë, luftën, dhe krijimin, i kam përherë shokë të jetës, më thotë, Riza. Prandaj, përballë asnjë kohe nuk kam frikë, as nga erërat që sjellin shi dhe as nga tërmete, dhe as nga vdekja që merr jetë. Pra, e tërë vepra ime ka një mesazh, përparimin e Kosovës, dhe bashkimin e trojeve tona.
Në studion time ku unë krijoj, kam bërë ca „revolucione të vogla“, s´e ato të mëdhatë i bën babushi popull. Riza Graiçevci u lind në vitin 1948, në Flamuras, ( ish Stankoc ). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Drenas, ndërsa Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve Riza Graiçevci 3 vjet punon mësues në vendlindje, dhe më pas, gazetar në të përditshmen „Rilindja“. Rruste, në sferën e familjes jam mirë; kam gjashtë fëmijë: 5 djem dhe një vajzë. Djemtë; Kujtimin, Bekimin, Lirimin, Shkumbinin, Bashkimin, dhe Vajzën Mahijen!Dhe shumë nipër dhe mbesa.
Luftëtarët poetik janë edhe shkrimtarë të dashur. Pyes, kush ma shumë s´e shkrimtarët e duan vendin e tyre, atdheun e të gjitha ëndërrave. Lexoj në një poezinë „Atdheu“ të Riza Graiçevcit; Atdhe, ke shtatë palë sy / shtatë palë qiell / dhe krejt ëndrrat e këtij populli / në kraharor dhimbjesh i ke!.. Do thoja se, Riza Graiçevci, pjesën ma të madhe të krijimtarisë së tij, në veprat e tij sublime, i jep jetë dhe gjak përmes dashurisë për atdheun, dhe përmes pushkës së kryengritëse. Librave të mi shprehet Riza, jo rrallë ju kam kërkuar falje, pse përballë një luftëtari të plagosur, si kam vu një biondinë, apo një zeshkane, me djemtë tanë të bukur.
Librat e mi mund të ankohen, pse në poezi ose prozën time nuk ka aq shumë metafora të sofistikuara. Përgjigjja është e thjeshtë; Evropa e relativitetit, shkrimtarit i afron rrethana, që edhe e përgjakin shkrimtarin. Shkimtarët e luftës nuk kanë edhe aq luks në luftë të zgjedhin heroin apo heroinën, apo natyrën me ujëvare ku lahen zogjët. Kur plumbat fishkëllejnë nga të gjitha anët, udhë e jetës për të çliruar vendin janë një, fitorja dhe vetëm fitorja! Në peisazhin e 68 veprave të Riza Graiçevcit, veçojmë poezinë, prozën, ditarët e luftës. Ky shkrimtar i të gjitha moshave, ishte në luftë bashkë me dy djemtë e tij. Dashuria për Kosovën, për Shqipërinë, për atdheun, Rizën e bëri të kryengritet me ma guximtarët e këtij vendi.
Krijimtaria e Riza Graiçevcit është e gjerë dhe e thellë. Ajo në vete mbërthen 68 vepra, një dhuratë shpirtërore për Letërsinë tonë të bukur. Shumë janë përsonazhet dhe monologjet në veprat e Riza Graiçevcit. Në poezinë, „Kush e di pse? Riza Graiçevci shpërthen me tërë qenien e tij; / s’më vjen zor ta them / ta shijoj atë që e çmoj / s´më vjen zor ta them / ta pushtoj atë që e dua / s´më vjen zor ta them / se do të bëhem foshnje në lulet e Kosovës! / S´më vjen zor ta them / sa e dua dashurinë!.. dhe mijëra vargje të tjera tregojnë për hapësirën artistike të shkrimtarit.
Në kohën e luftës unë vuaja shumë nga pagjumësia. Në luftë e mësova sa është i thellë qielli ynë. Drenica, kryengritësja e shumë luftave, edhe në Luftën e Kosovës më 1389, historisë shqiptare i dha luftëtarin, që vrau Sulltan Muratin! Fëmijët kudo që ulen kanë një dritare / Atdheun e shohin ashtu si është / Ah, sa vesë dhe mjaltë jete fshihet në lule / vetëm fluturat dhe bletët mund të na tregojnë!..qytetaria poetike dhe artistike në gjitha veprat e Rizait është e theksuar. Rruste, unë kurrë nuk ia kam kthyer shpinën epokës sime atdhetare, atdheu që ma dha gjuhën, këngën, dashurinë, Riza Graiçevci do ta këndoj për jetë! Shëndet, dhe gjithë të mirat në jetë!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Peballe ererave, Riza Groicevic, Rrustem Geci

UNË, ISA BOLETINI

June 10, 2015 by dgreca

UNË, ISA BOLETINI – poezi nga “Lufta Kryengritëse”/
Hapeni rrugën njerëz të flamurit/
Hapeni rrugën njerëz të nderuar/
jam Isa Boletini trim i kryeherit/
Me vete i kam të gjitha betejat/

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli/
duajeni është e juaja, ndërtonjeni/
Kosova kujtoj është e mençur/
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë/

Hapeni rrugën qytetar të nderuar/
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni/
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga/
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet/

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosovë o nënë, fshima sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

2
—————————————

Në Boletinin ku unë jam lindur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, bir i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Në Boletin kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup

Kosovë, kremto mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

3
—————————————

Në këtë botë me shumë trazira
të gjitha kohët i kemi në duar
fjalë e tiranëve ende dëgjohen
ka që kërcënojnë atë që fituam

Nuk mjafton të jesh Mbinjeri
Historia askujt asgjë s´ i falë
mendja njeriut si kap të gjitha
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë

Duajeni atdheun, mos ia ktheni
Shpinën, babëzitë janë shumë
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
është fitorja që sot po festojmë…

Në këto gjëmime të historisë
Jem pjesë e luftave të mëdha
burra, sot kam 1 plagë më pak
që ta përjetoj këtë çast me ju

O Dritë e këngëve të shtëpisë
Asgjë s´kemi ngrënë dhe pirë
nga argjendet që i ka Kosova
unë jam një pikë uji para lumit!..

4
—————————————

Kosovë, Shqipëri, dhe Çsmëri
trim më bëri dashuria për ju
unë e pata guximin për lirinë
që t´i dalim zot vetë dheut tonë

Kjo kuantikë heroike e atdheut
është pjesë e gjaktë e historisë
pjesë e jetëve tona të jetuara
pjesë e mendjes të këtij populli

Po vij nga më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e eshtrave sot flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet

Liri e kombit më të qytetëruar
popull i flamurit më të bukur
jepi krahë lirisë tuaj, dhe krijo
uji i thëllimave e shton bukën

Në këtë tokë të pasur me lufta
asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..

Rrustem Geci – Dortmund, Qershor, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Isa Boletini, Rrustem Geci, une

KOSOVË, DASHURIA IME E PARË

January 8, 2015 by dgreca

Nga Rrustem Geci,Dortmund */
Letërsia i përket atij që krijon, ndërsa historia atij që jeton. Jeta njerëzore përherë ka nevojë të çlirohet, të ndërtoj, dhe me çaste të dehet. Polibi, historinë e quan shkollë të së vërtetës, shkollë që parapërgatit dhe përgatit shtetin. Krijimtaria poetike, dhe ajo historike e Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha, është e gjerë dhe e thellë. Në poezi Sabilja rrëmon të bukurën, të magjishmen, shpirtin e përgjakur të dhimbjes, ndërsa në histori, ajo mëton kuptimin e luftave dhe të betejave, dhe hapin e pandalshëm të kohërave.
Është lëngu i thellësive që i pjek drithërat, që i lulëzon pemët, që zambakët i bënë me lule, dhe gurin e shndërron në trëndëfil. Gjaku i shkruar i poetëve dhe shkencëtarëve vete tek gjithsecili njeri, i heshtur dhe mizor. Edhe njeriut, edhe historisë, jo rrallë i shkyhen këpucët, i vjetrohen rrobat, e kaplon trishtimi. Udhët në jetë janë të pafund, por mbërritjet herë-herë vonohen, lexoj në një petale të lagur peme. Historia s´ guxon të harron, shprehet Sabilja. Janë shumë pikat e gjakut që na thërrasin t´i lexojmë, ti trajtojmë dhe ti vejmë në libra. Harresa bën dëm si vërshimet, edhepse ne me të jemi të afërm.
Sabile Keçmezi – Basha, është autore e 17 veprave shkencore. 21 veprave letrare, dhe 300 publikimeve në gjini të ndryshme, 34 fejtone, dhe gjithë vepra e saj mund të përmbledhet në në 38 libra, me rreth 10 mijë faqe tekst të shkruar. Sabile Keçmezi-Basha u lind në vitin 1954, në Koretin të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Dardanë.
Shkrimtarja, Shkencëtarja dhe publicistja Sabile Keçmezi-Basha, Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd, ndërsa Magjistroi dhe Doktoroi në Shkencat Historike, të Universitetit të Prishtinës. Sabile Keçmezi – Basha, është Shkencëtarja, dhe Shkrimtarja më prodhimtare në Kosovë.

Veprat shkencore dhe letrare të Sabiles, janë kreshta të një shpirti krijues, dhe me shumë talent. Në peisazhin e veprave të Sabile Keçmezit Bashës, lexuesi has në të gjitha ngjyrat e ylberit. Vreshta poetike e Sabile Keçmezit-Basha, është përplotë veshul të të gjitha kohërave. Ah, kjo ëndërr e çastit / në mungesë të letrës / ngeli dhe pa bar / ngeli dhe pa fushë të blertë …Poezia e Sabile Keçmezit-Basha, është e ardhë nga terrinat e shpirtit, dhe nga dallgët shpërthyese të përroit të jetës.

Në këtë fillim shekulli, shprehet poetja Keçmezi- Basha, mbërritja mbërriti e munduar dhe në fytyrë na erdhi pak me ca pikëla. Rruste, poezisë jo rralë sytë i mbushen me lot e revoltë të paparë. Bota poetike por edhe ajo shkencore e Sabile Keçmezit-Basha, është e gjerë dhe e thellë. Dy botët e saj, poetikja, dhe historikja, rendin në një qerre, historia tek betejat, dhe poezia tek e bukura, sublimja dhe shpirtërorja.

S´dua të jem peng i së tashmes së shkaparderdhur, Poezia dhe historia janë në ADN e gjakut tim, shprehet Sabile Keçmezi-Basha. Në kraharorin tim ( shprehet shkrimtarja ) , bëhet luftë e madhe, luftë për lulen që s´dinë ta mbajnë veten, dhe luftë për lulet që vyshken përpara se të lulëzojë. Unë rrëfen Sabilja, detin e shikoj edhe nga bregu i detit, por, bregun e shikoj edhe nga thellësia e detit. Në këtë mynyrë, poezia tek unë hapur i ka të gjitha dritaret. Me poezinë shprehet shkrimtarja Basha, unë jam e vet-përgjakura e vargjeve të mia. Ndryshe bima poetike, bima që e krijoj unë s´do kishte as rrënjë, as trung dhe as degë.

Rruste, me historinë mua më bashkon qëndresa, qëllimi, kryengritjet, burrrëria e luftave dhe betejat të pareshtura të popullit tim. Letrat e pabotuar të kryengritjeve, të luftave dhe të aspiratave të popullit tonë për mbijetesë, ( që flejnë ende nëpër arkiva të ndryshme të botës) janë drama që zhvillohen në kraharorin tim. I nderuar, edhe historisë i shkyhen këpucët, i vjetërohen rrobat, dhe paqja herë- herë, atë e bën të mërzitet. Historia shprehet Sabile Keçmezi – Basha, vazhdimisht armatoset, dhe vet-armatoset, duke marr në dorë vet flamurin në luftat globale.
Ajrgjaku i jetës sime është poetik. Njëherë në kopsht ( kur isha moshë e re ) desha ta prek një zog, por zogu u tremb, duke më thënë, mos m´prek, prekja jote më le gjurmë. Unë e habitur, u skuqa nga përgjigjja e zogut krah shkruar. Prandaj, që nga ai çast rinor, natyra mbetet poetika ime. Lulet femra dhe lulet meshkuj unë i pëlqej shumë. Motivet me ushtarë të historisë, dhe me prijës të saj, më stërngarkojnë të rrëshqas Kutia e Pandorës nga anija e dhimbjes, dhe nga hamaj të hamallosur.

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha është veprimtare e palodhur e çështjes kombëtare. Deputete në legjislacionin e parë të Parlamentit të Kosovës. Ambasadore e Paqes, dhe anëtare e Akademisë Evropiane të Arteve. Anëtare e Këshillit të Shkencës në MASHT, anëtare e kryesive të shumë shoqatave shkencore e letrare, anëtare e disa redaksive dhe revistave. .

Prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha, është e vlerësuar me shumë çmime të para dhe mirënjohje nga institucione e shoqata të ndryshme. Sabilje Keçmezi- Basha, është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve në Itali. Ajo deri më tani ka marrë pjesë në mbi 70 tubime shkencore në vend dhe jashtë vendit. Shumë vepra të Prof. dr. Sabile Keçmezit – Basha, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Figura krijuese e Prof. dr. Sabile Keçmezi Basha me 38 vepra, 300 publikime, 38 fejtone të botuara, dhe me rreth 10 mijë faqe tekst të shkruar, Prof Sabile Keçmezi-Basha, lirisht mund të quhet, krijuesja, Nder i Kombit.
Kontributi letrar dhe shkencor i Prof. dr. Sabile Keçmezit- Basha është kreshtë vullkanore. Autorja e 38 veprave letrare dhe shkencore është sukses i talentit dhe pasionit të saj për artin dhe shkencën. Unë kujtoj se nuk ka një të parë në Kosovë, që të mos krenohet me krijimtarinë poetike dhe shkencore, të Prof.dr. Sabile Keçmezit – Basha. Veprat e Sabiles, „Këmishë e Atdheut“, „Metafora“, „Kujtesën e ka kapur skleroza“, „Natyra pa kornizë“, „Malli për Itakën“, „Kodi i pritjes“, „Lëkura e grisur“,…dhe dhjetra vepra të tjera, janë kështjella të palëkundura përballë erërave të kohës. Mungesa e disa pjesëve të mohuar dhe të pashkruara të historisë sonë, shprehet shkrimtarja dhe shkencëtaraja Sabile Keçmezi-Basha, kraharorin ma bën të digjet dhe të tymojë. Itakë, gërsheti im i përgjakur, më le të dua, më le të përqafoj, tek ti kam një pik të gjakut tim, të stërgjyshërve të mi të mohuar. Suksese, dhe jetë të gjatë autores!
*(Ne Foto: Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha)

Filed Under: ESSE Tagged With: : Dashuria ime e parë, Kosove, Rrustem Geci

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar
  • DR. ELONA SHEHI, A STORY OF SUCCESS AND INSPIRATION IN NEW YORK
  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT