Nga Kastriot Myftaraj/
Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë ndonjëherë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur publikisht në emër të Qeverisë së SHBA, angazhimin e plotë amerikan për këtë reformë. Asistenca e qeverisë amerikane është e mirëpritur, aq më tepër kur merr përgjegjësi të plotë publikisht për miratimin e reformës dhe për zbatimin e saj, si këtë herë. Por nuk mund të mos bëhet pyetja, përse në një rast të tillë, kur për këtë reformë institucionale është angazhuar drejtpërdrejt qeveria amerikane, përsëri një rol kyç në procesin e reformës ka Fondacioni “Soros” në Shqipëri. Ky fondacion është një qendër shumë e dyshimtë që funksionon si një llozhë masonike. Unë e mirëkuptoj rolin e Fondacionit “Soros” në rastet kur ai përdoret nga qeveria amerikane për atë që mund të quhet subversion konstruktiv, kur qeveria amerikane gjen vështirësi për të zbatuar një politikë të saj në vend. Këtu Soros është i kyçur në politikën shtetërore amerikane.
Por kur të gjithë aktorët politikë, që nga qeveria te opozita pajtohen me ambasadën amerikane për miratimin e pakos së reformave që paraqitet si projekt që ka mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane, përse duhet të jetë në lojë Soros? A mos ndoshta Soros ka në Shqipëri një agjendë të vetën, të ndryshme nga ajo zyrtare amerikane, të cilën ambasada amerikane është e detyruar ta marrë parasysh? A mos ndoshta Soros është më fuqishëm se Qeveria Amerikane, që kjo e fundit ka nevojë për mbështetjen e tij kur angazhohet drejtpërdrejt në një reformë institucionale në Shqipëri? Çfarë mund të bëjë Sorosi me fondacionin e tij që nuk e bëjnë dot qeveria amerikane me ekspertët e saj, në bashkëpunim me qeverinë dhe opozitën shqiptare?
Roli Sorosit në këtë proces nuk mund të jetë veçse ai një pushteti okult, të llojit masonik. Në këto raste mund të ndriçohemi nga analogjitë. I vetmi vend perëndimor, anëtar NATO-s dhe Bashkimit Europian, ku janë zbuluar zyrtarisht sekretet e një llozhe masonike, nga komisionet hetimore parlamentare, me akt-akuzat e ngritura nga Prokuroria në gjyqe dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë, është Italia ku diçka e tillë ka ndodhur me llozhën masonike P-2. Kjo llozhë masonike kishte bërë një projekt politik të quajtur “Piano di Rinascita” (Plani Rilindjes).
Ngjashëm, edhe në Shqipëri, Edi Rama, qëkurse ishte në opozitë doli me Projektin politik të “Rilindjes”, që ishte një projekt për reforma që duhet të zbatoheshin kur partia e tij të vinte në pushtet. Projekti “Rilindja” u përpilua në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin “Soros”, cili që prej krijimit në Shqipëri ka shërbyer karrierës politike të Ramës. Në Shqipëri, projekti “Rilindja” mbështetet në librin e sorosianit Ardian Klosit “Shqipëria ç’ mund të jetë?”, botuar në 1997. Pikturën që gjendet në kapakun e librit e ka punuar Edi Rama. Autori projektit të “Rinascita” të llozhës P-2 u vra para se të niste zbatimi veprës së tij. Ardian Klosi vdiq në 2012, në prag të ardhjes në pushtet të Ramës, me projektin “Rilindja”. Ardian Klosin e mbytën në një ritual masonik, sepse kishte pretendime për të pasur një rol më të madh politik në zbatimin e projektit “Rilindja”. Sigurisht që nëse Klosi do të ishte gjallë, nuk do të heshtte nëse projekti tij do të përdorej nga të tjerët, duke qenë ai vetë mënjanuar. Vdekja e tij ishte një paralajmërim për të tjerët se çfarë do të pësojnë nëse rebelohen ndaj llozhës.
Zbulimi zyrtarisht llozhës masonike P-2 u bë mundur se SHBA e braktisën atë. Nëse SHBA nuk bëjnë kështu edhe me llozhën masonike të Tiranës, reforma në Drejtësi do të dështojë tërësisht. Sepse llozha masonike e Tiranës është përzier në reformimin e Drejtësisë, pikërisht për ato arsye për të cilat llozha masonike P-2 kishte ngulur kthetrat e saj aq thellë në Drejtësinë italiane.
Të premten e kaluar, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në Tv Klan, i kam bërë thirrje publike Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë që të ketë kurajën e Prokurorëve italianë që në vitet tetëdhjetë hetuan dhe dënuan llozhën masonike P-2. Nuk duhet harruar se lufta e vërtetë kundër mafies në Itali, nisi me zbulimin dhe dënimin nga Drejtësia të llozhës masonike P-2. Në Shqipëri, në vitin 2016 llozha masonike e Tiranës, e kamufluar si fondacion bamirës, ka privilegjin e të qenit partner zyrtar në reformën në Drejtësi! Kjo do të thotë se ne jemi ende larg asaj që bëri Drejtësia italiane në 1981, kur zbuloi llozhën masonike P-2.
Kur u zbuluan dokumentet sekrete të llozhës masonike P-2 u gjet një listë me emra, e llojit nomenklaturë, pra listë emrash të anëtarëve të përzgjedhur që do të mbështeteshin nga llozha për të bërë karrierë dhe për të pasur sukses në fushën e tyre. Në këtë listë kishte politikanë, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë, oficerë policie, njerëz të shërbimeve të fshehta, pronarë mediash, gazetarë, biznismenë etj. Një listë të tillë ka edhe llozha masonike e Tiranës.
Takimi Sorosit edhe me kryetarin e PD-së, Basha, përveçse me Ramën, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në dhjetor 2014, është tregues se Soros e ka zgjeruar kontrollin edhe në PD përveçse në PS. Kjo do të thotë se dy partitë e mëdha shkrihen në llozhën masonike të Tiranës. Tashmë ndarja e vërtetë në politikën shqiptare është Rama dhe Basha në llozhën masonike sorosiane, nga njëra anë dhe Berisha e Meta jashtë saj, si shënjestra të Soros për t’ u larguar nga politika, nëpërmjet derës së burgut. Arrestimi i Berishës dhe Metës do të ishte tregues i suksesit të reformës në Drejtësi, por vakuumin e krijuar të pushtetit politik nuk duhet ta mbushë llozha masonike e Tiranës, duke rritur pushtetin e saj.
Astrit Bardhi says
Po ti je takuar me Sorosin per pune parash?