
NGA ASLLAN BUSHATI/
Përvoja e vendeve me demokraci të zhvilluar na mëson se vetëm ndarja shumë e qartë midis pushteteve: legjislativ, ekzekutiv e gjyqsor (madje edhe mediatik), krijon mundësinë e kontrollit reciprok, ruajtjen e balancave dhe cuarjen e shoqërisë përpara. Ky është një proces relativisht i gjatë, por që në brendi ai , rritet e zhvillohet normalisht vetëm kur sejcila shtyllë në vetvete ka pavarsinë e duhur për të vepruar e çuar punët përpara, por ka edhe kontrollin e shtyllave të tjera.
Por çfarë po ndodh me maxhorancën e sotme (socialisto-rilindase) e ardhur në pushtet që para gjashtë viteve?
Lideri i saj Edi Rama si hap i pare nën slloganin e “rilindjes”, e mori PS-në nën sqetull (sikur të ishte pronë personale e tij), dhe u mbylli gojën gjithë socialistëve që mendonin pak më ndryshe nga ai. Kështu ska më Ben Blush e Arta Dade që të formulojnë fort e qartë mendimin e së majtes shqiptare. Pandeli Majko e Musa Ulqini po “ngrohin vezët” duke hedhur ndonjë frazë tharm andej-këndej, por kryesisht duke mërmëritur me vehte. Ditmir Bushati e sheh tendencën e shkarjes në greminë të maxhorancës, por duke qenë i “baltosur” në llumin gjashtvjecar të qeverisjes , është një zë i vakët e i papërfillshëm. Bartësit e vërtetë të mendimit politik të së majtës europiane (brenda maxhorancës socialiste) heshtin, vegjetojnë, ulin kokën përpara prepotencës, vulgaritetit ,idiotsisë e sharlatanizmit të kryetarit të tyre Edi Rama. Gjithë ditën, nga mëngjezi e në darkë ai është i pranishëm në ERTV e kudo tjetër në media me figurë, batuta, veshje qesharake e herë-herë sjellje të papranueshme. Që nga majat e medias, pa as më të voglin hezitim, ja hedh fajin gjithkujt, por kurrë nuk bën autokritikë për dështimet e qeverisë së tij të cilat janë të shumta e të përmasave të mëdha.
Mbështetja e pamerituar që ju dha Edi Ramës, këtij avanturieri të tejskajshëm, bëri që : ekonomia të mos ketë progres, papunësia të rritet, emigrimi i rinisë të bëhet masiv, shëndetsia e arsimi të degradohen, pagat e pensionet të mos rriten, korrupsioni e ryshfeti të kulmojnë në administratën publike në qendër e në pushtetin vendor, PPP-të vjedhin hapur pasurinë publike, taksat shtohen e jeta e cdo shqiptari vështirësohet cdo ditë e më shumë. Për të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, kjo e majtë ka përgjegjesi të madhe para gjithë shoqërisë shqiptare e cila lypset medoemos të reflektojë duke bërë katarsis në radhë të parë brenda vehtes.
Hapi i dytë i gabuar i Edi Ramës dhe i të ashtuquajturës “rilindje” ka qenë paaftësia e deri dështimi i tyre total, për të zgjedhur e vënë në drejtimin e punëve të shtetit e njerëzve të painkriminuar, pa vese, me moral e CV të pastër, me integritet, intelekt e përvojë pune si: ministra, zëvendësministra, drejtorë të përgjithshëm, ekspertë, specialist etj. Kurse të zgjedhurit e tyre si drejtues të pushtetit lokal, shpesh qenë pjesë e bandave kriminale dhe e llumit shoqëror. Dështimi i tyre në këto zgjedhje, ka cuar në deshtimin e plotë të njerës prej shtyllave të demokracisë (shtyllës që ata drejtojë vetë), pra shtylla e ekzekutivit.
Duke qenë maxhorancë e fortë numurash, “rilindja “, pa ndonjë arsye themelore (ndoshta edhe në mënyrë pak provokuese), vuri në krye të Parlamentit një figurë qëndrore të ish diktaturës ( ish ministrin e brendëshëm). Kjo solli në fokusin e ish të përndjekurve politik ,PD-së , një pjese të madhe të opozitës dhe të shoqërisë se, nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një plan të mirmenduar të “rilindjes” si pjesë e vazhdimsisë së mentalitetit të regjimit të përmbysur.
Ky mendim erdhi duke u konsoliduar plotësisht kur maxhoranca parlamentare ndërmori hapa konkret duke ju imponu opozitës parlamentare me të gjitha format, për të kaluar ligje me brendi të papërshtatëshme, jo gjithpërfshirëse (herë edhe të dyshimta), vetëm e vetëm për ti shërbyer klanit të saj, packa se ato shpesh bartnin efekte negative për një spekter të gjërë publik të shoqërisë shqiptare.
Opozita parlamentare, (nga “rilindja” e Edi Rama) u konsideru për cdo nisëm si reaksionare, e fajshme për cdo gjë të së kaluarës dhe nuk ju muar parasyshë asgjë nga propozimet e saj për zbatimin e reformën në drejtësi, reformën teritoriale, ligjet për dekriminalizimin, dekomunistizimin, reformën zgjedhore, buxhetet etj. Kështu duke shprehur ndaj saj jo vetëm indiferencë , por edhe deri armiqësi, e detyroi ate të braktiste Parlamentin, duke shkatërruar edhe shtyllën e legjislativit.
Në këtë drejtim (të shkatërrimit të shtyllës legjislativit), gjykoj se është jo me pak faj edhe opozita parlamentare. Ajo bëri një veprim të tejskajshëm dhe të pamenduar mirë, duke vetdorzuar mandatet të cilat përfunduan në shtojcë e paterica të Edi Ramës . Jo vetëm kaq, por kjo lëvizje e gabuar e vendosi opozitën përballë nderkombëtarëve e në radheë të parë, përballë SHBA-së. Pra për shembjen e shtyllës parlamentare (legjislative) “kontributi” negativ është edhe vepër e opozitës.
“Rilindja” duke patur tërësisht në dorë Parlamentin , e shtriu metastazën e saj drejt kapjes së plotë të sistemit gjyqsor. Si fillim miratoi disa ligje (në kundërshtim me qëndrimet e opozitës), por që i shkonin përshtat miqve e neopotistave të saj në kuadër të reformës në drejtësi . Më pas shkatërroi me vetdije: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe paralizoi Prokurorinë. Në këtë kuadër nxorri jashtë sistemit gjithë kundërshtarët e saj, dhe projektoi njerzit e saj për të drejtuar reformën dhe përzgjedhjen. Kështu ja arriti ta shkatërrojë tërësisht dhe ta fusi nën ombrellën e saj edhe shtyllën e tretë të demokracisë (gjyqësorin).
Kam mendimin se edhe ndërkombëtarët në Tiranë janë bashkfajtor për shkatërrimin dhe paralizën që i ndodhi sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kur them ndërkombëtarët, specifikoj ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. Ata në asnjë rast nuk janë shprehur me qëndrim të hapur kritik ndaj Qeverisë, “rilindjes” dhe Edi Ramës, kurse ndaj opozitës janë shprehur me terma negative dhe ndonjëherë edhe me arrogancë. Kjo me fjalë më të tjeshta do të thotë të jeshë i njëanshëm.
Meqenëse tashmë “rilindja “ dhe Edi Rama, kanë shtënë në dorë të trija shtyllat e pushtetit , ja kanë nisur betejës për Presidencën dhe median e lirë (në se mund të quhet e tillë). Akuzat sipas tyre janë se Presidenti Ilir Meta ka “shkelur” Kushtetutën, dhe se media ka shpërndarë feik njuze (lajme të rreme).
Në se arrijnë që ti fusin edhe këto dy element brenda ombrellës së tyre , atëherë Shqipëria meriton të quhej:”Provinca Edi Rama”, qeveria do të quhej:”E naltmadhrisë së tij” dhe qytetarët shqiptar do të quheshin:”Skllevrit e perandorit,.. sulltanit… a pashajt Rama”.
Që të mos ndodh kjo situatë skllavërie: si shqiptarë, si njeriu i gjakut tuaj, si intelektual, si ish ushtarak i lartë i Ushtrisë Shqiptare , si emigrant, ju bëj thirrje në radhë të parë socilalistëve dhe pastaj gjithë shqiptarëve: braktiseni Edi Ramën në paudhësinë e tij si i paaftë dhe i padenjë për tju drejtuar.Gjeni formulën (pa ndihmën e ndërkombëtarëve) që të shkoni në zgjedhje të lira, të ndershme dhe të parakohëshme. Zgjidhni cilindo që meriton besimin tuaj (qoftë djathtas apo majtas), vetëm që vendi të shërojë plagët e tërmetit e të tranzicionit dhe të vihet në shinat e shtetit ligjor, progresit e prosperitetit.