Opinion Nga Dionis Xhafa/
Në botë nisën konflikte të ashpra, e disa nga vatrat më të nxehta të luftës më 2014-tën u bë situata në Ukrainë, ku përplaset ushtria ukrainase me separatistë pro-rusë dhe situatë tjetër edhe më e rëndë ajo në Lindjen e Mesme, në Irak dhe Siri. Këto luftëra nuk lanë pa prekur edhe ballkanasit. Shqiptarët ishin të parët që u bashkangjitën në luftën e Sirisë kundër Bashar Al Asadit. Në mënyrë krejt të papritur, tek shqiptarët u shfaq një shenjë internacionalizmi, luftë në kampe të huaja dhe jo luftë për shqiptari. Pak vite nga lufta, shqiptarët tashmë kishin vendosur të luftojnë për fe apo për mbrojtje të vlerave njerëzore globale. Megjithatë, këtu ka një dallim, është për tu përshëndetur pikërisht ai luftëtar i ndershëm i cili ka luftuar në mënyrë të pastër Bashar Al Asadin. Por, në këtë histori u përfshinë edhe fytyra të tilla si Lavdrim Muhaxheri me shokë të tij, të cilët iu bashkangjitën organizatës terroriste ISIS, e cila duke përdorur fenë islame vriste njerëz, gjë që vetëm myslimanizmi nuk e thotë të bësh krime, as edhe ndonjë fe tjetër. I dyshimtë është fakti se në Kosovë me siguri që kanë hyrë persona që kanë ndihmuar financiarisht krahun radikal islamik dhe kjo gjë është për tu dënuar. Ama, ka një keqkuptim tepër të madh. Mendoj se prokuroria kur i heton këta raste të mos gjykojë si “radikal islamik” thjesht me fjalë, por të gjykojë parimisht. Nëse dënon, të mund të dënojë me fakte. Personi që ka kryer krime dhe ka fakte për një gjë të tillë sigurisht që duhet dënuar. Vende si Kosova janë shtete që shpesh “gjunjëzohen” përballë perëndimit dhe përballë Amerikës, e ndaj edhe islami shpesh shihet si një “kulturë që vjen nga Lindja dhe që nuk është e duhura”. Në fakt, si lindja, ashtu edhe perëndimi ka mangësitë dhe të mirat e saja. Kriminel nuk është një person që ka mjekër, e të thirret si “mjekrosh” e të paragjykohet vetëm një gjë të tillë. Shteti nuk duhet të paragjykojë, por të dënojë me fakte. Ndërsa, e njëjta gjë paralelisht ndodh edhe me serbët. Ata janë të lidhur më së shumti me botën ruse, e ndaj kanë zgjedhur të luftojnë në Ukrainë. Po njëlloj, ndaj mendimin, se një serb duhet dënuar në rast se ka kryer krime gjatë kohës që ka qëndruar në Ukrainë. Nuk ka përsë të ketë aspak paragjykim lidhur me faktin se përse një serb i zakonshëm zgjedh të luftojë në Ukrainë. Pjesa tjetër, kur imamët në Kosovë kapen e futen në burg thjesht e vetëm se shprehin solidaritet me sirianët, është po ashtu për tu dënuar, në këtë rast shteti. Një deklaratë e tillë është njerëzore. Edhe në gjykim, para së gjithash duhet të jemi njerëzor dhe gjëja që duhet dënuar nga të gjithë është krimi dhe krimineli që e kryen atë krim. Nuk duhet parë çështja as se ne jemi shqiptarë dhe ata janë serbë, por në një standard të vetëm dhe ky standard është pikëpamja njerëzore, krimi i personit si gjënë më të nënçmuar që njeh bota e civilizuar.
Agron says
Po cfare lidhje per ceshjtne shqiptare ka lufta ne Rusi e serbve. Ajo nuk eshte ceshtje e jona. Ne duhet te zgjidhim proglemet tona. Shqiptaret qe luftojne ne Siri dhe Iraq perkrah organizatave terroriste ky duhet te perbej shqetesim serioz per ne, se per Serbi e Ukrahine nuk na hy gje ne xhep por as nuk na del gje e mire prej saj. Media duke u zoteruar nga komuniteti islam qe perben shumicen ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni por edhe ne diaspore ka shkruar shume pak per kete dukuri. U desh Qeveria Amerikane qe ti terheq vemendjen botes shqiptare qe e ka stimuluar keto terroriste me ehshtjen e tyre sepse ata jane nxitur nga shume imame sikurse doli se ne nje dite u arrestuan ne Kosove mbi 12 hoxhallare dhe 3 ne Shqiepri qe kane nxitur kete konflikt. Pra na takon ne komunitetit islam ne trojet shqiptare qe te reformojme veten tone se feja dhe libri islam nuk reformohet.