Refik HASANI/
Ne shqiptarët, në Serbi jetojmë në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik. Ndaj nesh Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim të së drejtës në përfaqësim proporcional me numrin e banorëve, aktualisht jemi si një ndër Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, dhe i themi: STOP-Diskriminimit përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit. STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.
Në këtë protest paqësore me mbështetje gjithëpopullore, ngrejmë zërin që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare-Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, kërkojm themelimin e Institutit për Trashëgimin dhe Krijimtarin Kulturore të Shqiptarëve, themelimin e Universitetit Publik në Gjuhën Shqipe, dhe kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.
Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës, që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojnë pasiguri dhe presion të vazhdueshëm për shpërngulje.
Nga kjo protestë paqësore, apelojmë tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti, se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu të mbrojn të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojnë e rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë. Prishtina dhe Tirana zyrtare, kan obligim Kombëtarë, me politika proaktive, dhe të përfaqësojnë interesat edhe të kësaj krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj. Subjektet politike, nga kjo Krahinë gjithnjë të jenë dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara. Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.