Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur pasditën e sotme se në mbarë vendin, grupen e punës së PD-së, përmbyllen regjistrimin, riregjistrimin dhe anëtarësimet në PD. Në një konferencë për mediat, nga selia e PD-së, Basha tha se kjo ishte një thirrje drejtuar anëtarëve, simpatizantëve, qytetarëve, të rinjëve dhe të rejave pas rezultateve që patëm në zgjedhjet e e qershorit të kaluar.
Ai theksoi se “thirrja jonë mori si përgjigje një rikonfirmim shumë domethënës të anëtarësisë tradicionale, një rikthim në shtëpinë e tyre politike të sa e sa individëve të cilët për arsye të ndryshme kishin ndërprerë veprimtarinë politike me PD ose ishin larguar prej saj, një vërshim të fuqishmë të brezit të ri por edhe të grupmoshave të tjera për t’u anëtarësuar në forcën më të madhe të opozitës, PD. “Sot PD ka numrin më të madh të anëtarëve me regjistrim të rregullt dhe me të dhëna të sakta të databazës që ka patur ndonjëherë në historinë e saj”, deklaroi Basha, duke shtuar se “Shqipëria ka një opozitë popullore akoma më të fortë, shtyllë të sistemit demokratik në vend dhe ka një alternativë gjithmonë e më solide”.
Sipas tij, PD po riniset më e madhe, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë në misionin e saj. Duke sqaruar se vendosëm një afat për zgjedhjet në parti por kthimet dhe rikthimet do vazhdojnë, Kreu i PD-së shtoi se “hapja vazhdon e do të vazhdojë, pasi përtëritja dhe hapja, mbeten natyra e PD-së”.
Pas përfundimit të regjistrimit, Basha njoftoi edhe çeljen e një etape të re për ringritjen dhe modernizimin e partisë, zgjedhjet në nivel seksionesh, grup seksionesh dhe degësh. “Bazuar në statutin e PD-së, pas konsultimesh të gjëra dhe duke marrë parasysh sfidat që kemi përpara, kam lëshuar udhëzimin e posaçëm për fillimin dhe zhvillimin e këtyre zgjedhjeve”, përfundoi kreu i selisë blu
zoti basha paska nje opozite akoma me te forte,e pyes kur e paska pasur nje opozite me pak te forte.eshte i ri por ben gabime te vjetra.nuk ka opozite te forte e opozite te dobetpor ka opozite bashkepunuse per te kapur ato shkelje qe shumica nuk i kap dot ose behen nga njeres te pa ndergjegjshem.deri tani kane bere opozite me zotimet e shumices kjo nuko pozite perkundrazi e nxit poziten te punoje me mire dhe te jete e perjeteshme ne pushtet.i shkruajta keto fjale se e dua atdheuntim shqiperine qe sot zbaton demokracine amerikane.ndryshimi i pushteteve behet vetem me zgjedhje.m
z Basha me lejoni ju lutem tju dergoj disa sygjerime qe mendoj se kan vlere ne kete situate qe po kalon Shqiperia. Pushteti po degjeneron dhe kompromentohet ne menyre te frikshme me vakumin pazotesine per te qeverisur e aktivitetin antikushtetues duke shkelur rende te drejtat njerzore mbi punen, pronen e deri tek shtepia e jeta. Mirpo opozita e kryesisht Partia Demokratike eshte e vonuar ne hapat e saje domethenes ne ringritje persa i perket programit , performances e angazhimit te diasporas.
Fatekeqesisht duhet thene se ne 24 vitet e fundit opozitat kan pritur deri ne konsumimin e degjenerimin e plote te pushtetit duke i sjedhe nje dem te pallogaritshem vendit e duke e vene popullin per te zgjedhur gjithnje te keqen me te vogel duke bere perjashtim vete 1992.
Per vete historine e Shqiperise, te kohes se gjate te sundimit criminal komunist e neokomunist diaspora shqiptare ka potenciale te jashtezakonshme qe mundet te shfrytezohen ne ringritjen e Partise Demokratike e rikthimin e besimit te popullit pasi kete na e lejon zhvillimi i teknologjise e komunikimi i shpejte e shumellojshem. Dhe jo vetem kaq por dispora zoteron ekspertize e fryme te mirfillte mbi ligjin e funksionimin e shtetit
Rigjenerimi i strukturave te partise me figura te reja pa perjashtuar askend e pa i mohuar kontributin askujt duhet te jete motoja e ringritjes se Partise Demokratike se bashku me nje program coherent te qendres se djathte duke pranuar me koshjence se askush nuk eshte i perjetshem e demokracia vete eshte alternative vlerash ideshe e burimesh njerzore.
Persa i perket reformes administrativo teritoriale dhe ndarja e shqiperise ne rajone eshte shume largpamese mjafton te theksojme se kush e sponsorizon kete reforme, Shtetet e Bashkuara , Suedia e Zvicra.
Partia Demokratike jo vetem duhet te marri pjese ne kete reforme te shkeptur nga kushtet e tjera pasi qeveria ka dhene garanci te mjaftueshme me bashkryetar e pakice bllokuese por edhe zgjedhjet ne Partine demokratike duhen bere ne kuader te kesaje reforme pra te ndarjes rajonale.
Do i propozoja Kryetarit Basha qe ne kuader te vendimmarrjes se bazes se partise gje qe e pershendes ti bashkengjisi reformes administrative edhe ndryshimet e duhura Kushtetuese mbi ligjin zgjedhor e KQZne qe kjo filozofi te shtrihet deri ne kandidatura per zgjedhje lokale e parlamentare pasi reforma teritoriale kerkon per vete ndryshime kushtetuese.
Gjithashtu Bashes do i sugjeroja qe me mbarimin e reformes teritoriale e ndryshimeve Kushtetuese te nevojshme per nje ligj zgjedhor koherent mbase me 100 deputete te dale direkt nga populli e KQZne e balancuar e te besueshme per tere shqiptaret e forcat politike se bashku me te drejten e votimit te diaspores nga vendet ku jetojne e punojne Shqiperia duhet te hyje ne zgjedhje te parakoheshme parlamentare ne fundin e vjeshtes qe po vjen ose vitin tjeter se ashku me zgjedhjet lokale.E gjithe kjo reforme duhet te konceptohet e organizohet qe pushteti duhet synuar e marre me vote te lire e te ndershme si parakusht vendimtar per struktura legjitime te pushtetit e shtetit e garanci per sukses e integrim.
Shqiperia gjithnje ka pasur problem me ligjin e te drejten por si kete radhe nuk ka ndollur kurre qe qeveria te inicoje tre reforma te medha ne kundershtim me kushtetuten e vendit
1- Reformen Administrative me Akt Normativ Antikushtetues
2- Reform per kontrollin e teritorit me Agjensi Shteterore INUK antikushtetues
3- Reformen per legalzimet e rigrabitjen e prones se qytetareve shqiptar me agjensi shteterore ALUZIN ne kundershtim me Kushtetuten e ligjet themelore te njeriut kruesisht ne kundershtim me te drejten e prones.
Vetem njera duhej te mjaftonte qe Kryeministri te jepte dorheqjen por te tria bashke duhen zgjidhur veten me zgjedhje te parakoheshme.
Opozita me kete akt largepames e demokratik te dergimit ne baze te vendim marrjes i shton shume shanset e veta por sic e thashe edhe me lart duhet shoqeruar me hapa te tjere gjithnje ne kuader te kesaje filozofie duke angazhuar ne kete proces domethenes edhe diasporen.
Ajet Delaj
New York