Ne foto:Rej Manaj duke festuar golin e fitores.
Nga Albano Kolonjari
“Une jam i ri dhe jam duke mesuar gjate gjithe kohes dhe kam nevoje per tu trajnuar me shume. Rezultati eshte gjeja me e rendesishme ne kete moment dhe kjo ka shume rendesi”, shprehet 18 vjecari Rej Manaj, per kanalin InterChannel pas takimit Inter-Atalanta 1-0. Nje debutim endrash per lushnjarin e zikalterve te Milanos. “Une jam i kenaqurqe moren nje fitore ne shtepi gjate “ziles” se pare te kampionatit dhe tani duhet te mendojme per ndeshjen me Kaprin”. “Ne nuk na mungon asgje. Jemi nje skuader e forte. Une nuk e di ne cfare pjese do te luaj, pasi ka futbolliste shume me te mire perpara meje, por une di qe jam gati. Une isha shume i lumtur, nuk eshte e lehte te debutosh ne prani te rreth 30 mije tifozeve, por jam shume i kenaqur. Natyrisht qe dua te luaj me shume. Une jam nje lojtar i ri dhe po mesoj gjate gjithe kohes dhe me duhet te punoj shume gjate stervitjes per te arritur ne formacionin baze”.
Ndeshja e pare ne “San Siro: ” Eshte nje pershkrim i pabesueshem i ndjenjave qe perjeton kur skuadra shenon ne minute e fundit. Kishte shume gjera positive ne kete mbremje, por eshte vetem fillimi dhe jam i bindur se ne do te shkojme shume larg me kete ekip. Tani na duhet te pregatitemi per ndeshjen e ardheshme me Kaprin. Ne i kemi mundesite per nje performance me te mire, dhe kete do ta shohim heren tjeter”, shprehet Rej Manaj.
Rej Manaj eshte vetem 18 vjec dhe luan edhe me perfaqesuesen U-21 te Shqiperise. Ne minute e 86-te te takimit Inter-Atalanta 1-0, kur ndeshja ishte mberthyer me rezultatin 0-0, tekniku Roberto Mancini largon nga fusha Brozovic dhe hedh ne fushe sulmuesin “kuqezi” Manaj, duke patur tre sulmues ne ekipin e tij. Interi e fitoi takimin me rezultatin 1-0 me minute e 94 pas nje gjuajtje shume te bukur te Jotovic.