Nga Mimoza Dajçi/
Pas darkes solemne qe organizoi Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra me 27 Nnetor 2015, ku moren pjese rreth 500 bashkatdhetare, ku krahas tri bashkesive fetare, Kishes Katolike Zoja e Shkodres, Kishes Orthodokse ne Queens dhe Qendres Islame, kishte pjesmarres nga deget e Vatres ne Nju Jork, Shoqata Cameria, Partia Levizja e Legalitetit per SHBA, Rrenjet Shqiptare, Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane, Keshilli Shqiptaro-Amerikan, Shoqata Rugova, Ansambli “Rozafat” i Qendres Kulturore Rozafat, Ansambli”Kenga dhe Vallja Shqiptare”, perfaqesuese nga Shoqata e Grave Shqiptaro-amerikane- Motrat Qiriazi, etj, nje tjeter organizim masiv ishte nje dite me pas, me 28 netor. Mbrëmjen e 28 nëntorit anija “Majesty Yacht” mblodhi në bord për një udhëtim rreth Manhattan Isle 1000 pasagjerë. Shumica e tyre shqiptarë, festues të 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Anija u nis nga New Jersey për të mbritur në brigjet e portit Pier 81, në 41 St, ku do të priste mysafirët e rastit. Me flamujt shqiptarë e amerikane shpalosur kudo, tavolinat mbushur me ushqime tradicionale e pije të ndryshme filloi udhëtimin e saj drejt Statujës së Lirisë. Sa bukur, mrekulli e vërtetë. Një Shqipëri e vogël mes ujrave të Lumit Hudson New York.
Festën e përshëndeti Assamblyman Z. Mark Gjonaj. Më pas u kënduan Hymnet Shqiptare dhe Amerikane. Bekimi fetar u mbajt nga përfaqësuesi i Klerit mysliman. Nderuan me pjesëmarjen e tyre personalitete të politikës amerikane kongresmeni Eliot Engel dhe Senatori Jeff Klein, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli- Faber, Konsulli i Republikës së Kosovës në New York Z. Fatmir Zajmi,u aktorja e Hollivudit Eliza Dushku dhe fotografi famoz shqiptaro amerikan Fadil Berisha. Të ftuar nga Ulqini dhe Ana e Malit ishin grupet artistike SHA “Tradita” dhe “Buzuku”.
Mbi 30 organizata ishin pjesë e festimeve në 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Rrugë të largët për këto festime nga Rhode Island kishte marë edhe poetja e humanistja shqiptare Znj. Rita Saliu së bashku me bashkëshortin e saj inxhinierin nuklear Z. Adem Saliu. “Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar tha ajo, që ndodhem sot këtu mes motrave e vëllezërve të mi shqiptarë për të festuar së bashku 103 Vjetorin e Pavarësisë, Ditën e Flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit”
Timonier e udhëheqës i punimve të kësaj feste të rëndësishme ishte Assamblyman Z. Mark Gjonaj. Nuk është hera e parë që kemi rast të marim pjesë në eventet që realizon Z. Gjonaj me familje apo me rrethe shoqërore, e sa kemi parë na kanë lënë mbresa dhe eksperienca shumë të veçanta. Kështu ndodhi edhe me udhëtimin e këndshëm festiv në anijen “Majesty Yacht” që shoqëroi mbi 1000 persona në bord. Muzikë, valle, hare shpalosi kjo mbrëmje në ujrat e lumenjve Hudson dhe East River që rrethojnë ishullin e shëndritshëm -Manhattan. Kudo vezullime dritash. Simbolet e çdo organizate që u angazhuan në këtë festë së bashku me përshëndetjet përkatëse ishin përfshirë në librat e 103 Vjetorit të Pavarësisë vendosur nëpër tavolinat e ngrënies e pankartat e ndryshme varur edhe në koridoret e anijes.
Ngritja e flamurit shqiptar nga Batalioni Atlantiku, trimave shqiptare që çliruan Kosovën ishte një gjetje perfekte që ngjalli emocione tek të pranishmit. Të gjithë në këmbë përpara këtij çasti solemn, e për nder të heronjve të Kombit. Ndërsa organizatorët me përfaqësuesit e tyre ngritën flamurin amerikan. “Moj e bukura Morenë” e shumë këngë klasike të lehta apo popullore interpretuan këngëtarët e muzikës së lehtë e popullore, si dhe vallet e bukura me motive shqiptare i dhanë shumë jehonë festës. Daullja buçiste, të gjithë kërcenin e këndonin të gëzuar, ushqimet tradicionale ishin porosi e veçantë e Z. Mark Gjonaj, i cili çdo detaji i kishte kushtuar vemendjen e duhur e që bashkatdhetarët të kënaqeshin nën shijen e traditave tona.
Përsëri muzikë, valle e këngë nga treva të ndryshme të vendit. Anija bënte xhiron e planifikur, njerëzit lëviznin nëpër katet e shkallët e anijes duke përshëndetur njëri tjetrin e duke u fotografuar në grupe nën sfondin e Statujës së Lirisë. Moti ishte i bukur, oqeani i qetë e pa dallgë. Qielli i pastër e pa re. Çuditërisht edhe hëna ishte e plotë. Cruise turistik rrëshqiste ëmbël pa u ndier se ndodheshim brënda tij. Dritat e godinave përqark ishin bërë njësh me yjet në qiellin e kaltër, nuk dallohej fillimi e mbarimi i tyre. Një mrekulli e vërtetë, na dukej vetja si në përrallë. Dy të rinj veshur me kostume kombëtare kurorëzun fejesën e tyre me unazë në gisht. Moment fantastik për këdo që ishte pranë. Urime çiftit. Një piktore u vizatonte vogëlushëve në fytyrë dhe duar shqiponjën, ata ndiheshin krenarë që ishin bijtë e shqipes e lodronin gjithë hare nën kujdesin e prindërve të tyre. Ky manifestim bashkoi rreth flamurit të Skënderbeut e Pavarësisë shqiptarët e të gjitha trevave. Senatori Jeff Klein dhuroi për komunitetin tonë një Çek me shumën 2 miljon dollarë për ngritjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në New York.
Udhëtimi madhështor i 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të mbetet i paharuar për të gjithë pjesëmarësit.