AIDA & ARBEN BEJTE, 25 VJET PAS CELEBRIMIT, NJË “DASËM” E MAGJISHME NË CLEARWATER, FLORIDA.(Kliko fotot te prekesh magjine, lexo tekstin te marresh mesazhin.., )/
Celebrimi zyrtar i dashurisë së Aida Lumi nga Peqini me Arben Bejte nga Lushnja para nëpunësit të gjendjes civile, që i njohu si burrë e grua, ndodhi 25 vite të shkuara, në vitin e largët 1993.Ata bashkëjetuan në Tiranë për disa vite duke pritur momentin për dasmën, por me sot me nesër, ai moment vonoi….
Erdhi viti i mbrapshtë ’97-të për Shqipërinë, një javë para se të mbylleshin ambasadat dhe aeroporti i vetëm, çifti emigroi në Toronto- Kanada, ku Aida pati fituar aplikimin e Lotarisë kanadeze…
Kanë kaluar 21 vjet nga ai fillim i vështirë emigrimi, ku ish studentja e shkëlqyer e fakultetit Ekonomik të Tiranës, provoi dhe punë fare të rëndomta, por më pas shkëlqeu duke u ngjitur në majën e suksesit…. Mbështetja e parë ishte shoqja e saj e fakultetit Alma(e pranishme në festë), ku Aida dhe Arbeni, nisën të ngrenë “folenë ” e tyre. Së bashku kapërcyen sfida të vështira,fituan beteja, por edhe u gëzuan me dy fë mijë si ëngjëj, vajzën Redina, sot studente në Universitet dhe djalin Erlind, që sivjet nis shkollë n e mesme.
Festa e dashurisë, që nuk mund të bëhej 25 vite të shkuara, u organizua me familjen dhe një grup të kufizuar miqësh, përfshirë dhe katër shoqet e Universitetit të Tiranës dhe bashkëshort t e tyre,- në Clearwater, Florida, me 25 gusht 2018, duke nisë nga ora 4 e 30 të ditës së shtunë. Të ftuarit ishin bërë bashkë në një kompleks buzë ujit, në Sand Dollar Resort, 18500- Gulf Boulevard- Indian Shores, FL 33785. Aty buzë ujit ishte improvizuar edhe ceremonia e festës së dashurisë , përvjetorit të 25-të. E koncepruar si festë e jetës dhe dashurisë, dasmës, nuk i mungoi asnjë element tradicional, por dhe as rregullave traditave të vendeve ku jetojmë, SHBA dhe Kanada.Ka ardhur dhe përfaqësuesi i bashkisë së qytetit, për të udhëhequr ceremoninë e celebrimit në 25 vjetorin e martesës.
Pyetjeve të përfaqësuesit të Bashkisë për mbajtjen e premtimeve të dashurisë apo të vazhdimësisë së dashurisë, Aida dhe Arbeni, u përgjigjen me”PO” të fortë dhe me buzëqeshje rrezellitëse.
Prindërit e Aidës Hamit dhe Maja Lumi,vëllai David me bashkëshorten e fëmijët, motra Lira me bashkshortin Juli e fëmijët,shoqet e afërta universitare të Aidës që kanë ardhë, jo vetëm nga Toronto, por edhe nga Alberta,nga skajet e Kanadasë , duke udhëtuar 7-8 orë me avion, të gjithë ndjehen të emocionuar, ashtu si dhe fëmijët e tyre, nipër dhe mbesa. Unë së bashku me Xhemilen, Latifin dhe Almën, provojmë një ndjenjë krearie emotive, kur Arbeni na vecon:- Ju jeni përfaqë suesit e mi të vetëm sonte në festë për shkak të largësisë. Ju faleminderit që keni ardhë ! Së bashku me Aidën dhe fëmijët, Ju jemi shumë mirënjohës!
Ceremonia është e mbushur me emocione. Shiu i rrëmbyshëm si për ta bekuar këtë përvjetor nuk ia prishë magjinë kësaj ceremonie; shiu rreshti për pak kohë, pikërisht në momentin e fillimit të ceremonisë. Pamja është shumë romantike. Bluja e thellë e detit,lulet me ngjyrën e dashurisë, kështjella imagjinare në rërë, , që qendisin mjedisin ranor, me bardhësinë e vellos së nuses-Aidë,përzihen në njëra-tjetrën dhe reflektojnë nën rrezet e diellit, që nxjerr syrin e kuqerremtë përmes reve… Në korridorin ceremonial, të improvizuar bukur, kalojnë çiftet; të vegjël e të rritur. Sa shumë dashuri rrezatoi kjo ceremoni. Fotografët dhe kamerat televizive fiksojnë çastet magjike: betimin, vendosjen e unazës, zemrat e bashkuara, puthja…. Kush nuk e dëshiron një foto me çiftin?..Të gjithë nxitojnë ta kenë një foto me ciftin….madje dhe pushues të rastësishëm që ndjekin ceremoninë.
…Më pas autobuzi i ka marrë mysafirët së bashku me çiftin për t’i dërguar në anijen, ku do të organizohet”dasma”- darka e përvjetorit të 25-të . Edhe pse shiu ka nisë sërish, asgjë nuk e zbeh gëzimin dhe shkëlqimin e kësaj feste të mrekullueshme.
Darka e përvjetorit në anije ishte një mrekulli më vete, ku ceremonia, përcjellja e mesazheve nga Aida dhe Arbeni, nga vajza e tyre Redina dhe djali Erlind, krijuan emocione drithëruse.Veçanërisht Aida,na bëri që të lotojmë përmes mesazhit njerëzor. Ajo pasi falenderoi pjesmarrësit, që ia kishin zbukuruar këtë festë të dashurisë dhe Jetës, i përloti të pranishmit me mesazhin për jetën, dashurinë dhe fisnikërinë e shpirtit :- Miqtë e mi, jeta është aq e shkurtër dhe e pamjaftushme,sa nuk e marrim me mend.Ta duam njëri-tjetrin dhe t’i falim njëri-tjetrit vetëm dashuri njerëzore! Jo urrejtje, jo zemratë, vetëm dashuri dhe sinqeritet! Jeta jonë ka pasur dhe trubulenca, por ne kemi qëndruar. Ju duam fort! Faleminderit që keni ardhë në festën tonë të dashurisë, në festën e Jetës sonë! Kaq, zëri nuk i bindet për më shumë! Kaq mjafton! Faleminderit Aida! Edhe Arbeni përmes emocioneve shpreh dashurinë për Aidën dhe fëmijët, për jetën…dhe falenderon secilin prej nesh që jemi bërë pjesë e kësaj feste.
Ndërsa Redina dhe Erlindi, në mesazhin e tyre përçuan fisnikërinë e prindërve dhe gjyshërve, që kanë ditur t’i edukojnë. Redina, kujton çastet më të lumtura të rritjes së saj nën përkëdhejlet e përkujdesjen e prindërve, të cilëve-veçanë risht Aidës, jeta i ka dhënë shumë dhimbje për më shumë se një dekadë, por dhe kurajo dhe vullnet për të përballuar të keqen…pastaj solli ndërmend ardhjen në jetë të vëllait, Erlindit, që së bashku përbëjnë një ekip që shkojnë shumë me njëri-tjetrin, dhe rezatojnë dashuri e fisnikëri. Edhe Erlindi me fjalë shpirti shprehu krenarinë dhe dashurinë për prindërit.
Prindërit e Aidës ndjehen tepër të emocionuar. Hamit Lumi, babai i saj, më tregon se ndjehet shumë krenar për bijën e tyre Aidën, që është bërë Engjëll mbrojtjës për të gjithë familjen, ndërsa vetë Familja e madhe Lumi, ka dhënë gjithçka për t’ia lehtësuar sado pak jetën.
Më thoshte Hamiti gjatë darkës në anije :- Kurrë nuk e mendoja se një ditë do të pë rjetoja çaste kaq të gëzuara këtu në Amerikë. Kjo është një mbrëmje magjike. Kurrë nuk mendoja se familja ime do të mund të shkonte lirshëm në Perëndim, e jo më të festonte një përvjetor të tillë.
Hamit Lumi në kohën e diktaturës mbahej njeri me biografi të prishur, jo të besuar, problematike, ai kishte emrin e Hamit Lumit, Gjyshit të famshëm,menaxherit të Diellit, një ndër dishpujt e Faik Konicës, i cili kur erdhi gjatë vizitë s së fundit në Shqipë ri më 1928, solli me vetë një dhuratë të Mbretit Zog për Hamit Lumin, një ndër vatranët e parë dhe me peshë të Federatës Vatra.
…..Për më shumë se tre orë nuk e ndjemë fare lundrimin.Menuja e pasur dhe pijet e zgjedhura, ishin pakufi. Gjithçka e ka përballuar Familja. Aida në ftesën që na përcolli, kërkoi me këmbëngulje që t’i respoktonim dëshirën e saj dhe të Arbenit: Ju lutem mos sillni dhurata,asnjë shpenzim. Na mjafton ardhja Juaj në festën tonë!
Gjatë darkës u krijuan çaste të bukura, që prodhonin emocione, vallëzimi i çiftit, kombinimi me pridn rit e Aidës, apo mbesa e vogël Loriana, që kërcente aq bukur, hedhja e luleve nga nusja për “beqarkat”, imitimet muzikore të Beni dhe Aidës, na dhuruan një gazmend të pafund!
Një përvjetor fantastik, një mbrëmje plot magji- Nusja e mrekullueshme dhe dhëndri po ashtu, një çift ideal, që na dhuroi aq shumë energji pozitive…Shkëlqeu Aida e mrekullueshme, fisnike me shpirtin e bukur. Siç shkroi dhe një e ftuar: Aida & Arben- Ju jeni të bukur brenda shpirtrave dhe rrezatoni fisnikëri!
Urime Arben & Aida!
Ta gëzoni përvjetorin e 25-të ? E paçit të gjithë jetën Tuaj të gëzuar si ky Përvjetor i 25të,si Festën për Jetën dhe Dashurinë!
Zoti Ju ruajtë Ju dhe familjen Tuaj!
JETË TË LUMTUR!
***
Këtyre shënimeve të hedhura shpejt e shpejt natën e pasfestës, po ju shtoj një fragment të vogel nga një intervistë të botuar në vitin 2013 në gazetën Dielli:
***
DY BETEJAT E FITUARA TË AIDA (LUMI) BEJTE
Historia e shqiptares me karakter të fortë në Toronto,që fillimisht i ofruan pozicionin e një pastruseje në një Institucion financiar, por që me vullnet dhe pasion shkollimi ajo i gjeti “çelsat” për të hapur kështjellën e mbyllur kanadeze. Pozicioni më i fundit i vajzës nga Peqini:Drejtoreshë e Financës për Amerikën e Veriut në një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë.
Nga Ruki Konda & Dalip Greca/
Aida Bejte (Lumi), vajza nga Peqini, që jeton në Toronto(Kanada) është një grua me karakter të fortë, që nuk di të tërhiqet në përballje me jetën, edhe kur ajo, jeta, përpiqet ta sfidojë. Fillimi i saj në Toronto ishte paksa ironik, asaj, ish studentes së shkëlqyer të Ekonomikut, i duhej që të bënte punët e pastruses në një institucion financiar, ku paguhej sa për bukën e gojës. Kërkesave për një punë më afër profesionit, i përgjigjeshin”Je e mbikualifikuar”, ose ”Nuk keni eksperiencë kanadeze”! Po ku ta merrte eksperiencën kanadeze Aida, në Shqipëri? Por ajo nuk u tërhoq, krahas punës së rëndomtë, fillimisht ndoqi kurse shkollimi dhe kualifikimi për konvertimin e diplomës, që të njihej e barabartë në nivelin e “Bachelor of Commerce” me universitetet Kanadeze. Pastaj ndoqi studimet e mëtejshme dhe fitoi titullin/ licensën për kontabilist i pavarur në fushën e Kontabilititetit Drejtues (CMA-Certified Management Accountant designation). Beteja për shkollim nuk mbaroi aty. Ajo nuk ndjehej e plotësuar në profesion pasi që kur ishte në Tiranë e kishte ëndërr të kryente një Master në një Universitet prestigjoz. Dhe kështu aplikoi dhe pati fatin mes shumë konkuruesve të pranohet dhe të kryejë studimet për Master Ekzekutiv (Executive MBA – Master of Business Administration) në një nga shkollat më te mira te bisnesit ne Kanada, tek “Ivey School of Business”. Dhe ajo, vajza me shumë ëndrra, që iu afrua pozicioni i pastruses në një institucion financiar, falë zotësisë, vullnetit dhe pasionit për shkollim,e gjeti çelësin si ta “pushtonte” kështjellën kanadeze. Pozicioni më i fundit që ajo ka kapur është ai i Drejtoreshës se Financës për Amerikën e Veriut për një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë.
Beteja tjetër me të cilën u përball Aida ishte përballja me sëmundjen. Ishte pothuajse 35 vjeç kur në një ditë të bukur Gushti, një ditë para se djali t’i bëhej 4 vjeç, shkëputet nga puna për një takim te zakontë tek mjeku gjenekolog. Dhe aty mësoi se në trupin e saj kishte kancer, po, po, kishte atë sëmundjen e tmerrshme, por sërish nuk u dorëzua. Ndiqni intervistën që i morëm Aidës:
Pyetje: Aida, si do ta prisje intervistimin nga gazeta më e vjetër në botim e botës Shqiptare”Dielli” që botohet Amerikë ?
Aida Lumi Bejte– Thellësisht e nderuar dhe njëkohësisht ndjehem shumë e vogël krahasuar me dritën e Diellit dhe ngrohtësinë e Vatrës.
– Çfarë e lidh Aidën me Vatrën? Keni pasë dikë që ka pasë aktivitet në organizatën më jetëgjatë shqiptare”Vatra”?
Aida– Më lidh emri i tim ati, Hamit Lumi. Gyshi im i mënçur, ndjesë pastë, Kadri Lumi, në kujtim dhe nder të xhaxhait të tij, patriotit Hamit (Çela) Lumi ia vuri këtë emër babait tim. Hamit (Çela) Lumi, i lindur në Vermik të Vlorës në vitin 1869, dhe më pas diplomuar në Janinë, pasi u kap dhe u burgos nga perandoria Osmane për shkak se jipte mësim shqip ku të mundej, ne fshatra të Vlorës, në qytet, madje dhe në burg (me abetaret që ia sillte miku i tij Hasan Prishtina), më 1912 u largua për në Boston ku deri në fund të jetës së tij u bë pjesë e pandarë e Diellit dhe Vatrës duke lëvruar çështjen shqiptare.
(Intervista e plote gjendet ne gazeten Dielli online dhe Diellin e printuar, Gusht 2013.)