JU NA URRENI PËR BIOGRAFINE E KEQE; NE U MËSHIROJMË SE BIOGRAFIA E MIRE, U BËN TV VUANI/
NGA SHEFQET DOBRA/ DIELLI
Ishte kohë e çuditshme atëherë, sot e pa besueshme. Meqë u shtuan të burgosurit në Qaf-Bari, u detyruan të bënin në tarracën e pallatit një barangë prej dërrasash, nja tridhjetë metro të gjatë, në dy anët ishin krevatet du kate ndërmjet të cilëve ishte një hapësirë 1.5 metro e gjerë, të burgosurit, i thoshin –Maune- kësaj barange, edhe policia kur bënte organikën- thoshte: te maunja! Atyre që atje ua caktonte vendin e fjetjes.
Ishte dimër, bënte shumë ftohtë, ne kishim një dyshek me kashte dhe dy batanije aq të vjetra sa dukeshin si të ishin rrjetë.Ne mbuloheshim kokë e këmbë, po të ngrohtë nuk zinim, i mblidhnim këmbët nga pak që të ngroheshin deri sa i çonim gjunjët te goja, kur mpiheshim, i shtrinim këmbët e prapë i mblidhnim pak e nga pak, deri në mëngjes. Në mëngjes, batanijet tona zbardhnin nga borë, të cilën era e fuste nga hatullat brenda. Ai korridor ndërmjet radhëve të krevateve, ishte akull, ne do dilnim e do hynim për te krevati, duke u mbajtur në krevate se rrëshqitnim në akull, madje njëri që si duket, nga pa kujdesia, theu këmbën. Era frynte aq shumë sa kishim frikë mos na e merrte atë “maune” bashkë me ne e na vërviste poshtë pallatit.
Nëse ndodhte kjo hata, sigurisht që fajtor ne do ishim se do thoshin: armiqtë i kanë hequr ganxhat, me të cilat ajo barangë, ishte lidhur në murin e pallatit, dhe për këtë, do ri dënoheshin disa të burgosur, mbase de do u ikte koka disave, si ta gjykonin ata të komandës. Mirë ne, na kishte zënë taksirati, vuanim se na quanin: me biografi të keqe por, kjo e keqe, i bënte të vuajnë jo më pak, edhe ata që kishin biografinë të “mirë”.
Ne për biografi, na futnin në burg, ata i zgjidhnin si më të besuarit, për biografin e mirë, që të vuanin jo më pak nga ne. I shkreti popull që ishim ne, biografia na vinte kundër njëri-tjetrit, ajo na bënte të vuajmë njësoi.
Temperatura në Qaf-Bari, shkonte minus tridhjetë gradë, po në ato truproje ku rrinin ushtarët, buzë përroit, ku erë e suferinë kishte gjithë natën, ku temperatura ishte akoma më e ultë, na ruanin ne mos arratiseshim.
Ne nuk na zinte gjumi nga të ftohtit dhe dëgjonim ata djem të njomë, të pafajshëm, që përplasnin këmbët, që përplasnin dyert e atyre trup roje , ku rrinin, i dëgjonim edhe që shanin, ndoshta na shanin ne, se për të ruajtur ne, ato po ngrinin nga të ftohtit. Ne nuk i shanim as i mallkonim, po u qanim hallin atyre djemve, se i llogaritnim, sikur të ishin djemtë tanë, se ata vuanin nga biografia e “mirë” që kishin, njësoj si ne, për biografinë e “keqe” që shteti na quante. Ata ishin rrezik të ngrinin në ato truproje që ishin si kulla firauni, edhe ne, mund të ngrinim natën në atë “maune”, se nuk kishim veshje as mbulesë si ata, ose mund të na zinte dheu në galeri, kur punonim për të sikuruaj jetën luksoze të atyre që na qeverisnin e na vinin: kundër njëri tjetrit.
Të dy palë: të dënuarit që ruheshin, dha ata që na ruanin, biografia na bënte të vuajmë, ata na shanin se, ne na quanin shkaktarë, kurse ne i mëshironim se ata ishin të rinj, puna politike që u bënin, i kashin bindur se ne jemi: armiq, se nuk duam shqipërinë, se i urrejmë ata, e tjera.
Për t’i lehtësuar, që mos vdisnin nga të ftohti, komanda ua bënë turnet nga dy orë, por, kure bëheshin dy orë, ata nuk i kishte zënë akoma gjumi se nuk kishin zënë të ngrohtë akoma.
Po ç’ishte nevoja, të sakrifikonin ata djem të njomë? Kush mund të arratisej nga burgu në atë acar? Të burgosurit, së pari, nuk kishin rroba për të marrë atë rrugë, nuk kishin lek me vete, Fshatarëve edhe sikur të donin- gjë që në ata fshatarë nuk ndodhte- kishin frik të strehonin se vinin aty te ne. Pra, na atë të ftohte, në atë borë që shkonte edhe dy metra, në disa vend, ai që do rrezikonte të largohej, edhe sikur mos kishte rrethim fare, pas pesëdhjetë merash do ngrinin nga të ftohtit.
Eh, familjet e këtyre ushtarëve, e dinin se djemtë e tyre i shërbejnë atdheut, jo se ata po luftonin me borën dhe erën, se janë njësoi si ne të rrezikuar: në mos më keq se ata, që djemtë e tyre ruajnë. Ne kishim malin që nga momenti në moment, mund të na zinte poshtë, ata kishin egërsinë e të ftohtit që, edhe mund të ngrinin në trup roje. Ne u qanim hallin, se mendonim që, mund të ishin edhe djemtë tanë në atë vend. Por djemtë tanë, ashtu si ne, ushtrinë e bënin duke gërmuar tunele, që ashtu si ne prindërit e tyre që punonim në minierë, mund ti zinte dheu poshtë. A ka popull që ta ketë zënë taksirati, si ne Shqiptarët? He, ç’na u bë kjo biografi!?
Me gjithë këtë sakrificë që bënin, nuk është se ishin të sigurt për gjithë jetën, edhe këta, një ditë, mund të përfundonin te ne, pas disa vitesh.
Kishim disa që kishin bërë ushtrinë në kufi me grekun a jugosllavi, kishin ruajtur mos arratiseshin “armiqtë” si këta djem që vuajnë për të ruajtur ne dhe, pas disa viteve, ishin dënuar si armiq, si: tentativë për arratisje ose, për agjitacion. Brigadieri imë në Spaç, Sami Sulko, 25, vjet komandant poste kishte qenë në kufi edhe komunist, po aq vite e dënuan. Edhe unë- thoshte Samiu- kështu u kam urryer, besoja si na thoshin, kishim bindje që ju jeni të këqij, tani që jam vetë me ju, po shikoj se u paskemi sharë kot.
Ne, qëllonte që dilnim për në banjë, zbritnim me nga një gjoja kapot të vjetër, nga ato te ushtarvë, duke u mbajtur në parmakët e shkallëve se ato ishin të ngrira dhe mund të rëshqitnim e të thyenim këmbët. dhe shikoni këta djem- se në Qaf-Bari, rrethimi ishte pran kampit- kur ndërronin turnin, ata ishin të përgjumur. Ndonjë nga ata ushtar, edhe mund të vriste ndonjë të burgosur gabimisht, ashtu si vranë Rexhep Goçin në Spaç se, prej së largu, ushtarit iu duk sikur Rexhepi kaloi tabelën e “ zonë e ndaluar”. Fajin nuk e kishin ushtarët, por ata që kishin dhënë urdhër. Se edhe brenda gjithë atyre rrethimeve, në distancë shume të largët nga rrethimi, kishte zona të ndaluara, që ushtarit, i duke sikur x, i dënuar, kishte kaluar tabelën. Kështu i ndodhi të varfrit Rexhep. Se kështu donte shteti, komanda; po mos donin këta, mund të urdhëronin- ushtari, kishte telefonin në kabinë që komunikonte me rojenë e punës, kështu polici, roja i punës, e shikonte dhe, nëse i burgosuri kishte shkel rregulloren, merrte masën, e dënonte me birucë, por, atyre u pëlqente dënimi me vdekje dhe, në këtë rast, ushtari shpërblehej me njëzet dit leje.
Mallkuar qofshin biografitë dhe ata që shpikën këtë teori, për të na vënë, kundër njëri tjetrit.