Përmes ligjeve (kushtetuese)shqiptarët popull i ndaluar në Maqedoni/
Reagim i SHSHA në Çikago/
Pas ndryshimeve të ashtuquajtura ,,demokratike,,në Maqedoni,gjendja e barazisë kombëtar për popullin shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,ka mbetur pezull dhe në duart e ,,ligjeve,,sikures në kohën e Angel Çemerskit,të Llazar Kolishevskit dhe të regjimit komunist,kështu e nis reagimin për opinion SHSHA në Çikago.
Ka vite që flitet për ,,zyrtarizimin,,e gjuhës shqipe dhe kjo më shumë ka mbetur diksurs politik për lojën e paspërdeve politike në Maqedoni,ku për fat të keq janë bërë protogonistë të nënshtrimit,të puthadorëve,të përbuzjes kombëtare edhe spektri i gjerë politik shqiptar që,për hirë të (pa)kualicioneve dhe të hyrjes sa më parë në korridorët e qeverisë(maqedonase)
Pse gjuha shqipe nuk është bërë (zyrtare)pyet me shqetësim SHSHA në Çikago.Kë po e pengon gjuha e lashtë e një populli më të lashtë në hapësirën e vet kombëtare.Pse kaq shumë përbyzja nga shtylla kryesore e një kombi si është shenja dalluese e gjuhës shquipe,që në kulturën botërore njihet dhe respektohet si gjuhë e lashtë,ndërsa në Maqedoni pushteti luan lojën e nënçmimit ndaj popullit shqiptar dhe ndaj gjuhës së tyre të lashtë sa vetë Evropa,thonë zeshëm në Çikago.
Kush po e nënçmon gjuhën e popullit shqiptar,po i trregojmë[ Sllave Gjergj Dimovski dhe Mile Stefoski se ,,gjuhën maqedonase,,e krijuat hiq më larg vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që përfundoi krijimi i gjuhës letrare duke marrë për bazën e saj e folmja e qytetit të Velesit,në sajë të angazhimit të lingusitit tuaj Blazhe Koneski(!).E tredita e shkrimit shqip,zotëri të gjuhës nëpër xhepa,në historinë e traditës së shkrimit shqip që ka nisur nga shekulli XV-XVI me Gjon Buzukun.Atëherë mos luani dhe përbuzni kulturën e lashtë të gjuhës dhe të kombit shqipar në këto hapësira,që as sot e gjithë ditën njuk e dijmë se nga keni ardhur dhe kah po shkoni pa shqiptarët në tokën e vet,thuhet në përgjigjen e SHSHA-së për përgjgjësit e Mitungut të Poezisë në Strugë.
*Dergoi Skender Karacica