• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA,NYJË E GORDIT

June 27, 2021 by dgreca

Nga Xhelal Zejneli/

Në lashtësi, në gadishullin që më vonë u quajt ballkanik, jetojnë disa popuj. Midis tyre ilirët, helenët, dakët, maqedonasit, trakët etj. Bij të ilirëve janë shqiptarët. Grekët e sotëm thonë se janë pasardhës të grekëve të vjetër, por këtë nuk e dëshmojnë me prova të qëndrueshme. Dakët ishin popull i shprehjes gjuhësore trake. Jetonin në Daki, provincë e dikurshme romake në rajonin e Rumanisë së sotme. Konsiderohen paraardhës të rumunëve të sotëm. Dakët u romanizuan si pasojë e pushtimit të Dakisë nga perandori romak Mark Ulpie Trajani (sundoi në vitet 98-117). Në Maqedoninë antike flitej gjuha maqedonase. Sot e kësaj dite nuk dihet saktë në ka qenë vetëm një dialekt i greqishtes së vjetër, apo gjuhë e veçantë. Maqedonishtja bën pjesë grupin e gjuhëve të vdekura të familjes së gjuhëve indoevropiane. Në kohët e Greqisë së vjetër, Maqedonia ka qenë mbretëri, e cila në kohën e Filipit II (382-336 para K.) dhe Aleksandrit të Madh (356-323 para K.) u bë fuqi botërore. 

Maqedonia është territor i vjetër ballkanik. Gjatë sundimit të perandorit Samuil (sundoi në vitet 976-1014) u bë qendër politike, kishtare dhe kulturore e Bullgarisë. Pretendimet bizantine-bullgare për Maqedoninë vazhduan edhe gjatë sundimit të dinastisë bullgare Asen (1187-1258). Në shekullin XIV Maqedoninë e pushtoi shteti serb dhe nën pushtetin e tij mbeti deri në pushtimet otomane. “Çështja maqedonase” në shekullin XIX dhe XX nënkuptonte ndezjen e sërishme të këtij konflikti të vjetër. Maqedonia ishte mollë grindjeje e tre shteteve të reja ballkanike – Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Secila prej tyre pretendonte për tërë territorin e Maqedonisë. Sofja dhe Beogradi kishin rënë dakord që Maqedonia të bëhet autonome, por Serbia i pranoi kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë në jug të vijës së lakuar që shkon nga veriu i Kriva Pallankës deri në veri të Ohrit. Kujt do t’i përkisnin viset shqiptare – Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi dhe Kumanova – për këtë do të vendoska perandori rus.  

Në shekullin XIX, në rajonin e Maqedonisë kanë banuar disa grupe etnike, si: bashkësia sllavishtfolëse, grekët, shqiptarët, turqit, vllehtë, hebrenjtë. Me fjalë të tjera, kemi një përzierje popujsh. Për shkak të kësaj përzierjeje, në restorantet e Francës ekziston e ashtuquajtura sallatë maqedonase. Asnjëra prej këtyre grupeve etnike, nuk përbënte shumicë, për të qenë mbartëse e ndonjë ideje kombëtare. Sipas Bullgarisë, sllavishtfolësit e këtij rajoni janë bullgarë dhe paraqesin shumicë ndaj grupeve etnike të tjera. Mbi këtë bazë, Bullgaria e ka kundërshtuar ndarjen e këtij rajoni. Ka synuar ta marrë të tërin.

Që nga Kongresi i Berlinit (1878) e këndej, Serbia, Greqia dhe Bullgaria kishin synime hegjemoniste dhe ekspansioniste. Serbia synonte të realizojë Naçertanien (Projektin) e ministrit serb të Punëve të Brendshme – Ilija Garashanin (1812-1874). Në të ishin vënë bazat e politikës serbomadhe. Qëllimi ishte rimëkëmbja e perandorisë mesjetare të Car Dushanit (Stefan Dushani, rreth 1308-1355). Kufijtë e Serbisë së re duhet të zgjerohen në të gjitha rajonet ku jetojnë serbët dhe këta kufij, sipas reformatorit gjuhësor serb Vuk Stefanoviq Karaxhiqit (1787-1864), janë kufijtë e gjuhës serbe. Me fjalë të tjera, aty ku flitet serbishtja, aty është Serbi. Ky bëri përkufizimin e ri gjuhësor të serbizimit. Sipas tij, maqedonasit e Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit dhe të Tetovës flasin serbisht. Më 1852, shtypi i Beogradit shkruante se në Shkup dhe rrethinë, flitet serbishtja e pastër. Sikundër shihet, uniteti fetar nuk ishte më mjet i mjaftueshëm për ta zbatuar serbizimin, ndaj u plotësua me teoritë linguistike. Sipas serbëve, malazeztë, myslimanët e Bosnjës dhe kroatët flasin serbisht dhe bazuar në teoritë linguistike të përcaktimit të kombësisë, ata janë serbë me tre besime: malazeztë janë serbë të besimit ortodoks, myslimanët e Bosnjës janë serbë të fesë islame, ndërsa kroatët janë serbë të fesë katolike. Teoritë e tilla – linguistike – të përkufizimit të kombësisë, ishin mjet i parapëlqyer edhe i bullgarëve.

Nga fundi i shekullit XVIII, qarqet shoviniste greke hartuan platformë politike që synonte krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara me popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, sllavo-maqedonas, bullgarë etj.). Megali idea (Ideja e madhe) u ngrit në shkallën e një platforme politike shtetërore, kur kryeministri grek Jan Koleti (Ioannis Koletis) e shpalli atë në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1944), si themel të ekzistencës politike të Greqisë. Në fillim të shekullit XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin Megali idenë në Shqipëri, duke shpallur pretendimet e tyre mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir, d.m.th. synimet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë edhe krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës, madje të shtriheshin deri te lumi Shkumbin. 

Bullgari të madhe synonin edhe bullgarët. Këtë donin ta realizonin nëpërmjet Traktatit të Shën-Stefanit të nënshkruar më 3 mars 1878 në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) midis Turqisë dhe Rusisë, pas luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Me këtë  traktat famëkeq për kombin shqiptar, pjesë të gjera të trojeve shqiptare iu dhanë Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Populli shqiptar i kundërshtoi me forcë vendimet e traktatit të sipërthënë, gjë që çoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878). 

Në kohën kur serbët, grekët dhe bullgarët i hartonin projektet e tyre kombëtare për të krijuar shtete të mëdha, shqiptarët që ishin nën sundimin e egër të Perandorisë Osmane dhe në shërbim të saj, hartuan një abetare prej tetë faqesh (“Ëvetari”, 1844 i Naum Veqilharxhit). 

Ëndrrat serbe, greke dhe bullgare për të krijuar shtete të mëdha, e shndërruan Ballkanin në fuçi baruti. Është koha e bellum omnium in omnes. Pas mbarimit të luftës së parë ballkanike, Turqia u largua nga pjesa më e madhe e gadishullit. Rajonin që braktisi, shtetet ballkanike e quajtën “zonë e kontestueshme në Maqedoni”. Bullgaria, nën ndikimin e diplomacisë austro-hungareze për ndarjen e presë nga lufta e sipërthënë, ndërmori në Bregallnicë sulmin kundër forcave serbe (VI. 1913). Serbisë së sulmuar iu bashkuan Mali i Zi dhe Greqia, më vonë edhe Rumania dhe Turqia. Bullgarët u mundën. Ky konflikt i armatosur njihet në histori si luftë e dytë ballkanike. 

Maqedonia nuk u bë autonome, por u nda sipas dispozitave të Paqes së Bukureshtit (10.08.1913). 

Më tepër se gjysmën e këtij territori, me Selanikun si qendër, e mori Greqia (Maqedonia e Egjeut), një pjesë të mirë e zhvati Serbia (Maqedonia e Vardarit, të cilën serbët e quanin Serbia jugore), ndërsa humbësja e luftës – Bullgaria, mori pak më tepër se një të dhjetën (Maqedonia e Pirinit). Bullgaria e humbi po ashtu edhe Dobruxhën jugore, e cila i takoi Rumanisë, por iu lejua të mbajë një pjesë të Trakisë, duke fituar kësisoj daljen në Detin Egje.

  Edhe rajoni historik e gjeografik i gadishullit – Trakia (lat. Thracia), u konsiderua si zonë e kontestueshme. Për të, ndërmjet Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë shumë herë është bërë tregti, e pikërisht në vitet: 1878, 1885, 1913, 1919, 1920, 1923 si dhe pas mbarimit të Luftës II Botërore. Pjesën në perëndim të lumit Maricë e ka Greqia, ndërsa atë në lindje të lumit – Turqia. Një pjesë të saj e ka Bullgaria.

Grekët e sotëm, Maqedoninë e quajnë Makedhonia. Ajo ka një sipërfaqe prej 34.177 km2. Sipas regjistrimit të vitit 1991, aty banojnë 2.263.000 banorë. Republikës së Maqedonisë ndërkaq, ka një sipërfaqe prej 25.713 km2. Duhet thënë se në veriperëndim të RM-së, që nga parahistoria, jetojnë shqiptarët autoktonë.

*   *   *

Për destabilizimin e Ballkanit, është e interesuar Serbia. Madje, ajo synon ta paraqesë gadishullin, si rajon krize. Zhytja e rajonit në krizë, ia çel rrugën Rusisë për t’u penetruar në të. Duke qenë se një pjesë e rajonit është e banuar prej popujve sllavë, Moska mëton ta konsiderojë atë si zonë të veten interesi apo sferë të veten ndikimi. Por, në gadishull jetojnë edhe popuj që nuk janë sllavë – shqiptarët. Po qe se kontesti rreth emrit midis Shkupit dhe Athinës nuk zgjidhet deri në samitin e NATO-s, atëherë Maqedonia duhet të pranohet në aleancë me emërtimin e zgjeruar – IRJM. Duke qenë se Greqia është anëtare e strukturave euro-atlantike, rrjedhimisht, përballë Shkupit, ajo ndodhet në pozitë më të favorshme. Ajo nuk ka përse të ngutet për ta zgjidhur çështjen. Maqedonia duhet të jetë  më e interesuar për kapërcimin e problemit, ngase zgjidhja e kontestit me grekët është conditio sine qua non për hyrjen e saj në NATO dhe në BE.

Serbia sot, me ndihmën e Moskës, ndjek politikë destruktive dhe destabilizuese. Beogradi mbështet synimet secesioniste të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i mbështet forcat proserbe në Mal të Zi, synon të aktualizojë të ashtuquajturën çështje serbe në Kroaci, mbështet çfarëdo politike antishqiptare në Maqedoni dhe shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), ndaj myslimanëve të Sanxhakut si dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës, Beogradi ndjek politikë diskriminuese.   

*   *   *

Duke mbajtur parasysh faktin se rreth tridhjetë për qind e popullsisë së Maqedonisë përbëhet prej shqiptarëve, atëherë pjesë e zgjidhjes së çështjes së emrit duhet të jetë edhe faktori politik shqiptar.

Në kontestin rreth emrit midis Shkupit dhe Athinës, asnjëra palë nuk ka të drejtë ekskluzive. Grekët nuk kanë të drejtë ekskluzive për t’i dalë zot rajonit që mban emrin antik Maqedoni, për arsye se: 

– me asgjë nuk e dëshmojnë se maqedonasit e lashtësisë kanë qenë grekë të vjetër apo një fis i helenëve;

– RP (RS) e Maqedonisë ka qenë njësi e federatës jugosllave, që prej viti 1945, Athina ndërkaq, në atë kohë, fare pak e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Grekët e vjetër i kanë konsideruar maqedonasit inferiorë, ndërsa politikani dhe oratori athinas Demosteni (384-322 para K), në një fjalim i ka quajtur maqedonasit barbarë. Grekët dhe romakët i quanin barbarë të huajt, d.m.th. popujt që nuk ishin grekë apo romakë.

 Për t’i dalë zot rajonit me emër antik Maqedoni, nuk kanë të drejtë as sllavo-maqedonasit. Madje, fare s’kanë të drejtë. Identifikimi i tyre me maqedonasit e lashtësisë është veprim bizar, grotesk, absurd dhe komik. Kjo paraqet shtrembërim të historisë dhe histori të trilluar e të sajuar. Kur nuk ke histori, nuk do të thotë se mund ta trillosh atë. Askush s’ta lejon një të tillë. Një popull që e mohon prejardhjen e vet të vërtetë, zhytet në labirintet e së kaluarës dhe e humb rrugën në to. Për të pasur shtet, nuk është e domosdoshme të kesh gjuhë të veçantë. Austriakët, ndonëse flasin gjermanisht, e kanë shtetin e vet. Shembuj të tillë ka me të madhe. Gjuhë amerikane s’ka, por shtet amerikan – po. Me fjalë të tjera, shtet mbase edhe mund të kesh, por nuk mund të jesh komb, në kuptimin klasik. Fjala toponomastike Maqedoni, është term gjeografik. Nuk mund të jesh komb në kuptimin klasik, po qe se emërtohesh me një term gjeografik. 

 Duke qenë se sllavo-maqedonasit banojnë në një pjesë të rajonit që mban emrin antik Maqedoni, do të duhej të kishin të drejtë që në emërtimin e ri të shtetit, të figurojë edhe toponimia Maqedoni. Mirëpo, sllavo-maqedonasit nuk mund të ndërtojnë shtet në trojet shqiptare. Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë, që nga parahistoria, është e banuar prej shqiptarëve.

Gjuha e sllavo-maqedonasve dhe historia e tyre, mohohet prej bullgarëve. Emri i shtetit – Maqedoni, në të cilën banojnë maqedonasit sllavë, mohohet nga grekët, ndërsa autoqefalia e kishës sllavo-maqedonase, mohohet prej kishës serbe.   

Maqedonia është kreaturë serbokomuniste dhe kominterniste. Krijimi dhe ekzistimi i saj është në funksion të amortizimit dhe të asnjanësimit të aspiratave hegjemoniste dhe ekspansioniste të fqinjëve ballkanikë – Serbisë dhe Greqisë, pa përjashtuar as Bullgarinë.  

Maqedonasit e sotëm janë sllavë. Si të tillë, nuk mund të identifikohen me ata të lashtësisë. Sllavët në gadishull kanë ardhur prej Karpateve në shekullin VI dhe VII. 

Teoria: Kemi qenë maqedonas antikë, ndërsa më vonë jemi asimiluar dhe jemi sllavizuar, është e pabazë. Teoria mbi prejardhjen antike të sllavo-maqedonasve, është aktualizuar kryesisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Aleksandri i Madh ndërkaq, ky bir i një princeshe të Epirit, ka jetuar para 2341 vitesh.    

Gruaja e Filipit II – Olimbia (u nda nga burri më 337 para K.) ishte princeshë e Epirit, krahinë kjo e Ilirisë. Megjithëkëtë, shqiptarët kurrë s’kanë shfaqur pretendime për rajonin antik të Maqedonisë.   

Sipas ligjeve greke, në Greqi jetojnë vetëm grekët. Ekzistimi i grupeve të tjera etnike mohohet. Përpos kësaj, që nga koha e pavarësisë nga sundimi turk, kanë bërë pastrimin etnik të territoreve. Bashkësitë etnike jogreke, me dhunë i kanë dëbuar prej vatrave stërgjyshore. Ndaj çamëve, grekët kanë ndjekur politikën e tokës së djegur. Po kështu edhe ndaj popullsisë sllavofone. Është për t’u habitur sesi BE-ja, një Greqi të tillë – jodemokratike – e ka pranuar në radhët e veta. Sipas Athinës, Shkupi ka ose një ditë mund të ketë pretendime territoriale ndaj pjesës greke të Maqedonisë. Duke qenë se grekët e ruajnë të drejtën ekskluzive për t’u identifikuar me maqedonasit e lashtë, atëherë del se edhe ata kanë pretendime territoriale ndaj IRJM-së. D2uke qenë se Greqia është në vijën e parë të frontit përballë Turqisë, mu për këtë arsye, me dekada ka qenë e përkëdhelura e Perëndimit. Grekët hiqen se janë fuqia kryesore e rajonit. Megjithëkëtë, ka dhjetë vjet që janë në krizë. Brukseli duhet t’i vërë kusht Athinës: Në do ndihma financiare, ndiq politikë të fqinjësisë së mirë.    

Politikën greke e përcaktojnë ultra-nacionalistët, shovinistët, e djathta ekstreme dhe kleri ortodoks grek – skajshmërisht  reaksionar. Njësoj si ai serb. 

 Thonë se IRJM-ja mund të quhet: Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Vardarit, Republika e Maqedonisë – Shkupi, Maqedonia e Re. Një emërtim që do të përmbante një atribut sllav, kurrë s’do të pranohej prej shqiptarëve. Nga propozimet e sipërthëna, askund nuk figuron varianti ku të përfshihej edhe emri Ilirida. Sidoqoftë, të gjithë shqiptarët janë të interesuar që Maqedonia të integrohet në organizmat euro-atlantikë, ndaj tregohen konstruktivë dhe nuk bëjnë asnjë veprim që do ta dëmtonte zgjidhjen e kontestit me grekët. Duke qenë se Ilirida nuk është në kombinim, atëherë prej propozimeve të sipërthëna, më i pranueshëm për shqiptarët do të ishte emërtimi Maqedonia e Veriut ose Maqedonia e Re. Ky emërtim ta përkujton edhe gazetën “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re) që ka nisur të botohet fill pas Luftës së Dytë Botërore. Përveç kësaj, pas Marrëveshjes së Ohrit, do të duhej të kishim një Maqedoni të re. Emërtimi i ri të IRJM-së, duhet të përkthehet apo të shqiptohet në gjuhën shqipe dhe të shkruhet në shqip me alfabetin e gjuhës shqipe. Ndryshe, shqiptarët nuk duhet të pranojnë kurrfarë marrëveshjeje, as me sllavo-maqedonasit dhe as me grekët. Dhe kjo çështje duhet të përcaktohet me kushtetutë dhe me ligj.   

Identifikimin e sllavo-maqedonasve me maqedonasit antikë, nuk e ka mbështetur  asnjë shtet i Evropës. E vetmja që e ka mbështetur një kuazi-histori të tillë është Turqia,   ngase ajo është në konflikt historik me Greqinë. 

Kontesti rreth emrit midis Shkupit dhe Athinës, flet për krizën e identitetit të popullit sllavo-maqedonas. Të thuash se je maqedonas antik, edhe pse s’je i tillë, do të thotë të përpiqesh të krijosh histori të rrejshme. Të thuash se je maqedonas i kohës së Filipit II dhe të heqësh dorë nga kjo, do të thotë se nuk ke kurrfarë identiteti kombëtar. Dhe ky popull me identitet të diskutueshëm, që nga viti 1945 deri më sot, me ndihmën e Beogradit, ka ndjekur ndaj shqiptarëve politikë diskriminuese dhe restriktive.   

Qeveria e Gruevskit dhe ideologjia nacionaliste, romantike, retrograde, anakronike,   dhe antievropiane e VMRO-së, duke ngritur përmendore për figurat e lashtësisë dhe duke i emërtuar objektet dhe institucionet me emra të personaliteteve të periudhës antike, zgjidhjen e çështjes së emrit e ndërlikoi akoma më shumë. Para ca vitesh, VMRO-ja mbajti njëfarë kongresi, ndërsa një vmro-ist kishte thënë: Kongresin tjetër, do ta mbajmë në Selanik! Kjo tregon se VMRO-ja ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Egjeut.  

Është në interes të Athinës dhe të Shkupit, por edhe të mbarë rajonit që problemi të zgjidhet sa më parë dhe në mënyrë racionale. Zgjidhja e kësaj çështjeje, për Maqedoninë paraqet perspektivë, e rrit stabilitetin e saj dhe i mundëson zhvillim ekonomik më dinamik. Moszgjidhja e çështjes, mund ta kthejë atë në nyjë gordiane, të cilën nuk do të mund ta zgjidhë kush, përpos shpatës së Aleksandrit të Madh. Orakulli lajmëroi se ai që do ta zgjidhë atë do të mund të bëhet mbret i Frigjisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Maqedonia, NYJË E GORDIT, Xhelal Zejneli

Një kapitull i ri për një Maqedoni “të re” të Veriut

February 6, 2019 by dgreca

Maqedonia e ardhshme e Veriut dhe NATO nënshkruan një pakt “historik” që hap portën për anëtarësim të plotë në aleancë. Mund të jetë fillimi i një historie suksesi në Ballkanin Perëndimor, komenton Boris Georgievski./

Belgien | Nato-Staaten unterzeichnen Beitrittsprotokoll mit der künftigen Republik Nordmazedonien (picture-alliance/AP Photo/G. Vanden Wijngaert)

Republika e Maqedonisë ka 26 vjet që e pret këtë ditë. Për vendin e vogël dhe të izoluar të Ballkanit anëtarësimi në aleancën më të fortë ushtarake në botë ka qenë gjithmonë një çështje e mbijetesës.

Brenda vendit kjo nënkuptonte një kohezion më të fortë etnik dhe social, nga jashtë ishte një garanci që kufijtë e saj sigurohen ndaj vendeve fqinjë. Nuk ishte rastësi që parlamenti maqedonas votoi deklaratën për t’u bashkuar me NATO-n qysh në vitin 1993 – luftërat e përgjakshme në republikat e tjera ish-Jugosllave kurrë nuk arritën deri në kufijtë e saj, por rreziku ishte gjithmonë i pranishëm.

Por megjithatë Republika e Maqedonisë nuk do ta përjetojë kurrë arritjen e saj më të madhe. Paradoksalisht ditët e vendit me këtë emër janë të numëruara. Edhe faqja e internetit të NATO-s sot nuk e përmend anëtarin e saj të ardhshëm me emrin e tij: “Të mërkurën më 6 shkurt 2019, Përfaqësuesit e Përhershëm në NATO të 29 anëtarëve të Aleancës do të nënshkruajnë Protokollin e Anëtarësimit me Shkupin”. Shkupi është sigurisht kryeqyteti i vendit.
Dhe deri në fund të kësaj jave sapo parlamenti i Greqisë të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit, një vend “i ri”: Republika e Maqedonisë së Veriut do të shpallet në botë.
A ia vjeti kjo?

Ky është çmimi që duhej të paguante Maqedonia për t’u bashkuar me klubin. Për shumë qytetarë në vend – ky çmim ishte shumë i lartë. Por fatmirësisht për vendimmarrësit aktualë politik – nuk e shohin kështu.

U desh shumë guxim dhe vullnet politik në Shkup dhe në Athinë për ta zgjidhur çështjen e ashtuquajtur kontesti i emrit që e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE që nga viti 2008 dhe kontaminoi marrëdhëniet mes dy popujve për dekada të tëra.

Shumë ende shtrojnë pyetjen, nëse ia vlente ndryshimi i emrit të vendit, për të tregtuar një pjesë të identitetit dhe të historisë për anëtarësimin në NATO?

Ia vlejti! Jo vetëm për faktin se ajo garanton një të ardhme të qendrueshme dhe të begatë të vendit, por edhe sepse me të u mbyll një kapitull, të paktën për momentin, i konflikteve të përjetshme historike ballkanike midis vendeve fqinje.

Kjo u jep mundësi gjeneratave të reja që t’i japin fund gërmimeve në llogoret e historisë dhe të fillojnë planifikimin e së ardhmes.

Boris Georgievski Kommentarbild App Boris Georgievski

Në kontekstin më të gjerë të Ballkanit dhe Evropës Juglindore futja e Maqedonisë (së Veriut)në NATO më në fund mbyll çështjen “maqedonase” që e rëndonte rajonin për një kohë të gjatë. Për më tepër, ajo përmirëson stabilitetin në rajon në një kohë që fantazmat e së kaluarës kërcënojnë të ngjallen sërish, veçanërisht në valën përpjekjeve për një zgjidhje përfundimtare të pritshme për shtetësinë e Kosovës.

Histori suksesi në Ballkanin Perëndimor?!

Maqedonia (e Veriut) nuk ka ushtri dhe PBB-ja e saj vjetor është më afër një qyteti gjerman të pazhvilluar sesa një vendi të përparuar perëndimor, por si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vendet kryesore evropiane e kanë kuptuar kohë më parë, se ia vlen më shumë ta kenë të lidhur me Perëndimin këtë vend sesa të rrezikojnë me trazira të tjetra në Ballkan.

Fakti që Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë i funksionimit (pak a shumë)të demokracisë multietnike në një rajon të paqëndrueshëm i rrit përfitimet e anëtarësimit të saj në NATO.

Përsa i përket ushtrisë apo ekonomisë, vendi nuk ka ndonjë vlerë në vetvete, por në aspektin e interesave aktuale gjeopolitike (Rusia, Kina)mesazhi që zgjidhja e suksesshme e konfliktit u jep vendeve fqinje (Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina)- mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm.

Për Maqedoninë(e Veriut) fillon sot një kapitull i ri. Vendi ende përballet me shumë pengesa dhe detyra të vështira që ka përpara. Ajo ka nevojë për reforma në çdo pjesë të shoqërisë, ajo ka nevojë për të rindërtuar kohezionin e saj të brendshëm dhe ka nevojë për një ekonomi që prodhon diçka tjetër përveç largimit të trurit. Nëse Bashkimi Evropian vendos që më në fund të hapë procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor, së bashku me pranimin në NATO, mund të jetë vetëm fillimi i një historie të suksesshme në Ballkanin Perëndimor të harruar prej një kohe të gjatë.

Filed Under: Opinion Tagged With: kapitull i ri, Maqedonia

Marrëdhëniet ndër shekuj mes Greqisë dhe Maqedonisë

December 27, 2018 by dgreca

– Ende në përzhitje tymi i luftës, Greqia dhe Maqedonia- Lufta për Pushtet/

Sipas Will Durant*/

1 Raimonda-Moisiu-Nga Raimonda MOISIU/

Historianët e shkruajnë historinë, duke e ndarë në epoka, vite dhe ngjarje, sipas gojëdhënave, mendimtarëve, dijetarëve, analizat  dhe veprat e shkruara e të trashëguara  historike, të cilat e identifikojnë  botën në sisteme qeverisëse social ekonomike, politike, historike e kulturore, fate njerëzore, heronj, mite, legjenda dhe personalitete të rrallë historikë, që kanë bërë dhe  bëjnë historinë, fakte historike dhe heroizma nga faktorët kushtëzuesë me të mirat, gabimet dhe konseguencat e tyre; dhe jo vetëm kaq! Se është historia ajo, që nuk bën kompromise dhe kapërxime madhore, ajo ndjek rrjedhën e saj midis epokave të ndryshimit dhe cdo faze të historisë

1 Alexandri dhe Aristoteli.JPG1 Olympia.JPG

Aleksandri i Madh – Madhështia e Perandorit Molossian nga toka e Ilirisë.

Karriera e pasur intelektuale e Aristotelit (384 -322) si filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar, personalitet universal i kohës, i konsideruar gjeniu më i madh i botës antike perëndimore, e ngjashme kjo me potencialin luftarak të Aleksandrit të Madh.  Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandrit në disa disiplina shkencore të kohës, i cili realizoi formimin e liderit befasues dhe madhështinë e një perandori të ri; të dyja jetët, ajo e Aristotelit dhe e Aleksandrit ishin pasqyrim i gjallë i Sundimit dhe Sintezës.

Aristoteli ishte filozofi që rrënjosi te brezi i ri, vrullin e bashkëjetesës në harmoni, që i dhanë dinjitet e madhështi fitoreve të Aleksandrit. Sipas gjasave Aleksandri, karakterin ambicioz e kishte të trashëguar nga i ati i tij, ndërsa gjaknxehtësinë, vrullin dhe guximin prej një luftëtari të papërsëritshëm, që vështirë të mundej nga ndokush, – e kishte të trashëguar nga gjaku amësor, Princesha e Epirit, Olympia e Molossëve. Me sa kuptohet, në venat e tij mbartej gjaku i shprishur i një pijaniku, një mbreti të madh, politikani të zgjuar dhe gjenerali të   shkëlqyer, sikundër ishte Filipi dhe intensitetin barbar të Olympias, për më tepër që Olympia e kishte prejardhjen nga Achilles -Akili. Prandaj, Iliada pati një magjepsje të vecantë në lidhje me Aleksandrin. Kur ai kaloi përmes Hellespont, ai ripërshkonte aty ku kishte kaluar Achilles-Akili. Kur pushtoi Lindjen e Largët ai synoi dhe realizoi atë që stërgjyshi i tij e pati filluar që nga Troja. Në të gjitha kryqëzatat e tij ai mbante me vete dorëshkrimet e Iliadës të shkruara nga Aristoteli; të cilat Aleksandri i mbante përherë nën jastëk së bashku me kamën e tij, si simbolika për të treguar mjetin e qëllimin e tij në formë e funksion. Leonidas, një farefis molossian i fortë dhe i rreptë nga nëna, e trajnonte atë fizikisht, Leonidas e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm në forcimin dhe zgjerimin e muskujve të trupit nëpërmjet stërvitjes. Lisimaku nga krahina e Dodonës pellazge i jepte mësime letërsie, ndërsa Aristoteli përpiqej të formësonte erudicionin e aftësive të tij mendore, dijet dhe mëncurinë e djaloshit. Respektin dhe dashurinë që Aleksandri ndjente për Arsitotelin, e shprehte shpesh duke thënë: “Jetën ia kam borxh Atit tim, dhe se si të jetoj, mësuesit tim” Ati i tij, Filipi dëshironte që ai të studionte filozofi, -atë që për fat të keq vetë Filipi nuk kishte mundur ta bënte më parë. Aleksandri admironte letërsinë greke dhe kishte zili, ëndërronte qytetërimin helen. Tregojnë se dy grekëve, që ishin ulur me të në një banket të cmëndur me verë, – ku ai u tregua i papërmbajtur dhe i dhunshëm dhe vrau Kleitusin, – iu tha: “A nuk iu duket vetja si gjysmëperëndi, të ulur në mëshirën dhe shoqërinë e maqedonasve? Aleksandri ishte modeli i përkryer i të rinjve, djaloshi ideal. Ai ishte i mirë në cdo lloj sporti; biles miqtë e tij e këshillonin se ai duhej të hynte e të konkuronte në Lojërat Olimpike, por ai iu përgjigj se do të ishte i gatshëm të shkonte aty, nëse kundërshtarët e tij do të ishin mbretër. Kur të tjerët dështonin dhe ai korrte sukseset, babai i tij, Filipi e vlerësoi atë me fjalët profetike: “Biri im, Maqedonia është shumë e vogël për mbretërimin tënd,  përpiqu ta shndërrosh në një perandori më të madhe e të denjë që të shkon për shtat”

Ai ishte një student i flaktë, inteligjent, enthusiast dhe i aftë të merrte përgjegjësitë.   “Ai kishte”, shprehej Plutarku, – “një etje, pasion dhe energji të pashterrëshme për të studiuar, të cila rriteshin e maturoheshin dita-ditës. Kishte etje për dije e dituri, më shumë se të kishte pushtetin e të sundonte.

Ai ishte dashamirës i përkushtuar i të gjitha zhanreve të letërsisë, njohurive, shkencës e dijes.

Pas një dite të lodhëshme marshimi ose luftimi, ai qetësohej e clodhej gjatë natës duke biseduar me dijetarë dhe shkencëtarë. Ai ishte i dashuruar me jetën dhe jetonte cdo ditë të jetës me emocion dhe shkëlqim të madhërishëm, saqë mëndja e tij nuk gjente një orë paqe. Kurrë nuk i njohu dhe pranoi gabimet, dobësitë dhe kufizimet e veta, ndërsa i pëlqente dhe kishte lakmi të pamatë për pushtet, lavdi dhe famë. Karakteri moral i tij ishte i përngjashëm kondradiktor. Ai ishte sa sentimental aq edhe emocional dhe kishte “sy melankolikë”. Ai qëndronte në vetmi me orë të tëra duke lexuar poezi dhe dëgjuar muzikë. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonin tepër tek Aleksandri, që edhe përcaktuan drejtimin e jetës së tij. I pëlqente muzika dhe luante në harp me ndjenjë, talent dhe emocion të mrekullueshëm, që në fëmijëri.  Reputacioni fisnik dhe zemërgjerësia, e ndihmoi atë në luftërat e tij; mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes, ishin ndikimet e kanunit homerik, që pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Shumë prej robërve të luftës nuk i lejoi të burgoseshin dhe qytet-shtetet që i trembeshin plackitjes hapën portat e mirëseardhjes për të. Megjithatë, “tigresha molossiane”, (nënkupto-nënën e tij Olympia) dhe miti i rrëfenjave rreth Akilit, ishin mëshiruar në gjakun, ndërgjegjen dhe personalitetin e tij, që për fatin e tij të hidhur e bënin shpesh të kalonte në ngazëllim mizor dhe barbar. Identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Pa dyshim ai ishte një administrator i zoti dhe i përkryer; ai qeveriste me vendosmëri dhe dorë të hekurt, ishte besnik ndaj marrëveshjeve që ai nënshkroi me gjeneralët e luftërave dhe qytet-shteteve; si dhe nuk toleronte moszbatimin e urdhërave të tij. Diplomacia e tij arriti kulmin kur ai shpalli veten e tij- Zot! Perandi! Në vitin 324 ai dërgoi fjalë te të gjitha qytet-shtetet greke, përveç Maqedonisë – që ai dëshironte tani e tutje të njihej publikisht, si biri i Zeus-Amonit.

Shumica e qytet-shteteve e miratuan thjesht për ndjeshmërinë që kishin ndaj Aleksandrit; biles edhe Spartanët kokëfortë e këmbëngulës e pranuan duke thënë, “Lëreni Aleksandrin të jetë Perëndi, nëse ai dëshiron.” Me tu kthyer në Babiloni ai braktisi edhe veten dhe u dha shumë pas pijes. Disa ditë para se të vdiste, Aleksandri mori pjesë në një banket, duke u kënaqur me gjeneralët dhe oficerët e ushtrisë së tij dhe propozoi një garë me pije, se kush pinte më shumë. Promakus piu me fund dymbëdhjetë gota cerekëshe me verë, dhe e fitoi garën si një talent me dhunti të vecantë, por tre ditë më pas Promakus vdiq. Menjëherë mbas kësaj ndodhie, Aleksandri mori pjesë në një tjetër banket me verë, dhe Aleksandri piu me fund gjashtë gota cerekëshe me verë. Të nesërmen ai piu me tepri përsëri; nga koha e ftohtë që filloi papritmas, e zunë ethet duke shfaqur temperaturë të lartë dhe si rezultat gjëndja shëndetsore e tij u përkeqësua ndjeshëm dhe ai u mbërthye në shtrat për dhjetë ditë me rradhë, duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Edhe gjatë kësaj kohe Aleksandri vazhdonte t’i jepte urdhëra nga shtrati, ushtrisë dhe flotës së tij detare. Ditën e njëmbëdhjetë ai dha shpirt në moshën tridhjetë e tre vjecare, në mes të qershorit të vitit 323, në Babiloni, para lindjes së krishtit. Lajmi i dhimbshëm se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët, gjeneralët e ushtarët të kalonin në shenjë nderimi pranë shtratit të tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pak para se të vdiste, e pyetën Aleksandrin se kujt do t’ia besonte fronin e Perandorisë. Përgjigja e tij ishte epike: “Më të fortit”. Energjia dhe inteligjenca janë gjysma absolute e një gjeniu; ndërsa gjysma tjetër janë sundimi dhe pushteti. Dhe Aleksandri i Madh kishte një inteligjencë dhe energji të paparë, – shumë i ri në moshë – Luftonte dhe Fitonte!  Ai sundoi dhe kishte pushtetin, – ngriti Perandorinë më të madhe në botë.  Aleksandri i Madh apo Leka i Madh tashmë ishte shndërruar në mit. Ndër shekuj ai admirohet, vlerësohet dhe krahasohet me maturinë e Cezarit dhe urtësinë e mëncurinë e August-it. Ai admirohet dhe vlerësohet sikundër Napoleoni, sepse ai qëndroi i vetëm kundër gjysmës së botës. Imazhi i mitit të Aleksandrit na inkurajon me mendimin, energjinë dhe mëncurinë e jashtëzakonëshme që ekziston në forcën, pushtetin dhe madhështinë e një Perandori. Madje ndjejmë simpati dhe admirimim të natyrshëm për të; pavarësisht nga paragjykimet dhe mizoritë e tij, Aleksandri ishte një djalosh i ri, bujar dhe i dashur, i pakrahasueshëm, guximtar e trim i rrallë. Ai luftoi kundër trashëgimisë të cmendur të barbarizmit në gjakun e tij, dhe se përmes të gjitha betejave, kryqëzatave dhe gjakderdhjes, ai mbajti para syve të tij ëndrrën për të përhapur dritën e qytetërimit gjërësisht drejt një bote më të madhe.

 

Fundi i një epoke

Kur lajmi i vdekjes së Aleksandrit të Madh, mbërriti në Greqi, revoltat kundër autoritetit maqedonas shpërthyen ngado. Të mërguarit Teban në Athinë organizuan forcën speciale me patriotë e atdhetarë, të cilët rrethuan garnizonin maqedonas në Cadmeia. Biles, ishte grupi anti-maqedon në Athinë, që lutej vazhdimisht për vdekjen e Aleksandrit të Madh. Ishin po ata që kaluan në ekstazë deliri për vdekjen e tij, -dhe se lutjet e tyre tashmë u bënë realitet. Ata vunë kurora me gjethe thupre dhe festonin si të cmëndur për vdekjen e tij, – për ATË-të cilin ata vetë, dikur e kishin patur idhull dhe quajtur Perëndi, – do të shprehej Plutarku, – dhe ishin po ata të njëjtët ngadhnjimtarë, që këndonin tashmë këngët e triumfit e të fitores, sikur të ishin ata vetë, që e kishin mposhtur Aleksandrin e Madh!

Demosteni, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonasit, po shijonte lavdinë e tij. Gjatë fushatave të Aleksandrit, ai nuk ishte dalluar për mirë, madje u dënua edhe për marrje rryshfeti nga Harpalus.  Biles atëhere, Demosteni u dënua me burg për këtë, por ai mundi të arratisej nga burgu dhe jetoi nëntë muaj i fshehur në ekzil, në Troezen. Mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, ai u thirr përsëri dhe u dërgua emisar në Peloponez me qëllim të ringjallte e bashkonte aleatët në mbrojtje dhe për clirimin e Athinës. Forcat e bashkuara aleate të udhëhequra nga Demosteni marshuan drejt veriut, u përleshën me Antipaterin në Krannon dhe u asgjesuan. Një nga ushtarët besnikë e të vjetër, të cilit i mungonte ndjeshmëria e Aleksandrit ndaj kulturës athinase, vendosi kushtet më të  rënda e të vështira ndaj qytetit, duke iu kërkuar të paguanin kostot e luftës, të rimerrnin garnizonin maqedonas, të braktisnin kushtetutën demokratike dhe gjykatat, t’iu hiqej e drejta e votimit dhe të deportoheshin në vendbanimet koloniale,  të gjithë qytetarët që kishin në zotërim, më pak se dy mijë “drachmas” -vlera të dhuratave dhe të dorëzonin Demosthenes, Hyperereides dhe dy oratorët e tjerë anti-maqedonas. Demosthenes mundi të arratisej përsëri, kësaj here në Calauria dhe u strehua si refugjat në një tempull të shenjtë. I rrethuar nga ndjekësit maqedonas, ai piu shishkën me helm dhe vdiq para se të dilte para gjyqit të shenjtë.

Të njëjtin fund tragjik si të Demostenit, brenda vitit, pati edhe Aristoteli. Ai kishte kohë që nuk ishte më i dëshiruar dhe popullariteti i tij në Athinë kishte rënë ndjeshëm; Akademia dhe Shkolla e Isokratit nuk e pëlqenin atë jo vetëm si kritik por edhe si një kundërshtar të fortë, ndërsa bashkëkombasit e tij e shihnin atë si lider të grupit pro-maqedonas. Duke përfituar nga vdekja e Aleksandrit të Madh, ata ngritën akuza të rënda kundër Aristotelit, sikundër; pasazhe heretike nga librat e tij u paraqitën si dëshmi; gjithashtu ai u akuzua edhe për dhënien e titujve nderi e shenjtërimi diktatorit Hermeas, i cili, duke qenë skllav, nuk mund të ishte një hyjni. Aristoteli la qytetin në fshehtësi të plotë, se nuk dëshironte t’i jepte Athinës një shans të dytë, të mëkatonte kundër filozofisë. Athinasit e dënuan me vdekje në mungesë, sepse nuk kishin as mundësi as interes për ta ekzekutuar atë. Disa thonë që edhe Aristoteli piu helmin, por disa të dhëna të tjera mendohet se gjatë arratisjes ai u sëmur në stomak e cila i agravoi shumë shpejt dhe Aristoteli vdiq disa muaj pas largimit nga Athina, në moshën 63 vjeçare. Fundi i demokracisë helenike ishte një fund sa i dhunshëm, aq edhe i natyrshëm, në të cilën faktorët shkatërrimtarë ishin metodat e rebelimeve dhe trazirava të mirë-koordinuara; Shpata e Maqedonisë thjesht sa përforcoi goditjen përfundimtare. Filipi, Aleksandri dhe Antipater nuk e rrënuan krenarinë, qytetërimin dhe lirinë helene; ajo kishte rrënuar vetveten me kohë; rendin e qetësinë që ata e kishin ngritur e mbrojtur për shekuj me rradhë, duke u zgjeruar e përhapur deri në Egjipt dhe Lindjen e Largët; një qytetërim që në të kundërt mund të kishte pasur fundin e vet të një anarkie tiranike. Dhe ndërsa demokracia po prodhonte kaos në Athinë, monarkia po prodhonte kaos në Maqedoni, – dhjetëra luftëra të njëpasnjëshme, qindra vrasje dhe mijra ndërhyrje e pengesa në favor të lirisë – pa lavdinë shëlbuese të letërsisë, shkencës, filozofisë ose artit. Demokracia helene ishte e korruptuar dhe e paaftë, dhe duhej të “vdiste”. Por kur vitet e shekujt kaluan, njerëzimi kthente kokën pas në të shkuarën, dhe njerëzit kuptonin se sa bukur pati qenë lulëzimi dhe prosperiteti i saj; të gjitha gjeneratat e mëvonëshme të antikitetit iu ktheheshin pas shekujve të Perikliut e Platonit, -si zeniti i Greqisë së lashtë dhe gjithë historisë së saj.

Greqia dhe Maqedonia, marrëdhëniet ndër shekuj dhe Lufta për Pushtet.

Greqia helenike nuk e konsideronte vdekjen e Aleksandrit të Madh, si “Fundin e një Epoke”, përkundrazi, ajo e shihte atë si fillimin e kohëve “moderne”, dhe si simbolin e gjeneratës së re, të fortë dhe energjike. Më saktë Greqia nuk e shihte si ndonjë faktor në rënje, por ajo ishte e bindur në vetvete se kishte hyrë tashmë në fazën më të shëndëtshme të maturisë, dhe se liderët helenë ishin po aq madhështorë sa cilido lider në të kaluarën, me përjashtim të mbretit, që ishte i ri dhe i pashoq. Pra, në njëfarë mënyre qytetërimit helen nuk i kishte ardhur fundi i lirisë e krenarisë helene; përkundrazi, ai (qytetërimi helen) pushtoi zona të reja, duke u përqëndruar në disa drejtime, ndonëse formimi i perandorive të mëdha shkatërroi barrierat politike të mjeteve të komunikimit, kolonizimit dhe tregtisë. Në heshtje dhe vigjilentë, mijra helenë u zhvendosën në Azi dhe Egjypt, Epir dhe Maqedoni, dhe ata jo vetëm që luajtën rolin kryesor në ndërtimin dhe lulëzimin e Ionia-s, por gjaku dhe kultura greke hynë në brendësi të Azisë së Vogël, në Feniki dhe Palestinë, në Siri dhe Babiloni, përtej Efrates dhe Tigris, madje deri në Baktria dhe Indi. Një nga ndikimet më të mëdha të lulëzimit, guximit, gjallërimit të qytetërimit grek në histori ishin; letërsia, letrat, arti dhe kultura helene që kishin arritur gjerësisht një fitore si kurrë më parë.

Mbase kjo është arsyeja pse historianët e kanë shprehi t’i mbyllin faktet dhe ngjarjet historike të Greqisë me Aleksandrin e Madh; ata mendojnë se pas tij vjen historia! Shtrirja dhe kompleksiteti i botës përmbys çdo këndvështrim dhe pikëpamje konstante apo rrëfyese në vazhdimësi.  Nuk ishin vetëm tre monarkitë kryesore – Maqedonia, Seleucia dhe Egjipti; ka pasur njëqind qytet-shtete greke, e të gjitha kategorive të pavarësisë; ka pasur një labirint të aleancave dhe niveleve të ndryshme; kishte shtete gjysmë-greke në Epir, Judea, Pergamum, Bizant, Bithinia, Kapadokia, Galati, Baktria; dhe në perëndim ishin Italia Greke, dhe Sicilia, të shkëputura midis Karthage-it të lashtë dhe Romës së re. Zanafilla e rrënjëve të perandorisë së Aleksandrit të Madh, pati qenë e lidhur ngushtë me gjuhën, komunikimin, zakonet dhe besnikërinë e luftës për ekzistencë, për të mbijetuar. Ai nuk la pas njerëz të fuqishëm, dhe askush nuk mund të ishte i kënaqur me më pak sovranitet. Niveli i aftësive, karakteri dhe pangjashmëria i mbretërisë së re hodhi poshtë të gjitha standartet e demokracisë; vetëqeverisja, siç e kuptonin grekët, presupozonte një qytet-shtet, qytetarët e të cilit mund të mblidheshin në mënyrë periodike në një miting të zakonshëm; dhe për më tepër, -a nuk ishin filozofët e Athinës demokratike, që e patën gjykuar demokracinë si kurorëzimin e paditurisë, lakmisë dhe kaosit? Pasuesit e Aleksandrit – të cilët për këtë arsye quheshin Diadochi – ishin prijës maqedonas, të trajnuar me kohë, që sundonin me anë të shpatës; demokracia, me përjashtim të konsultimeve të rastit me ndihmën e tyre, kurrë nuk hyri në kokat e tyre. Pas disa sprovave të vogla me armë, që nxisnin më të vegjëlit, ata e ndanë perandorinë në pesë pjesë (321) – Antipater mori Maqedoninë dhe Greqinë, Lysimakus mori Trakën, Antigonus mori Azinë e Vogël, Seleucus mori Babyloninë dhe Ptolemeu mori Egjiptin. Ata nuk morrën në konsideratë të thërrisnin këshillin për konfirmimin e shteteve greke. Prej atëhere, me përjashtim të disa ndërhyrjeve të forta në Greqi dhe Republikës aristokrate të Romës, monarkia u vendos në Europë dhe zgjati deri në Revolucionin Francez.

*****

Parimi themelor i demokracisë është liria që grish kaosin; parimi themelor i monarkisë është autoritar që grish tiraninë, revolucionin dhe luftën. Nga Philip te Perseus, nga Chaeronea te Pydna (338-168), luftërat e jashtme civile të qytet-shtet-ve, jo vetëm që ishin shtojcë e luftërave të jashtme dhe të brendshme të mbretërive, porse edhe për shkak të prorogativës së pushtetit që tundonte qindra gjeneralëv, të cilët luftonin për fronin. Dhuna ishte aq e përhapur dhe e popullarizuar, aq mercenare dhe madhështore në Greqinë Heleniste, aq sa edhe në epokën e Rilindjes së Italisë.  Kur Antipateri vdiq, Athina u rebelua përsëri dhe vrau plakushin Focion, i cili pati sunduar atë, me sa më shumë mund e drejtësi, nën emrin e Antipater-it. Cassander, djali i Antipater, e rimori përsëri qytetin në emër të Maqedonisë (318), zgjeroi ekskluzivitetin e qiramarrësve në vlerën e një mijë dhrahmi dhe u largua si regjenti i tij filozof, dijetar dhe amator, Demetrius i Falerum, i cili i dha qytetit një dekadë; prosperitet dhe paqe. Ndërkohë Antigoni I-rë (“Ciklopi”) ëndërronte dhe shpresonte të bashkonte tërësisht perandorinë e Aleksandrit nën sundimin e tij; por ai pati disfatë në Ipsus (301), prej një komploti dhe e humbi Azinë e Vogël nga Seleucus I-rë. Djali i tij Demetri Poliorcetes (“Zaptuesi i Qyteteve”) çliroi Greqinë nga sundimi maqedonas, duke i dhuruar Athinës dymbëdhjetë vjet më shumë demokraci, si një nga “të ftuarit”, më me popullaritet dhe i pëlqyer i qytetit në Partenon. Ai solli kurtizanat të jetonin me të atje, me qëllim që të tërhiqte vëmendjen e të rinjve të demoralizuar dhe dëshpëruar, dhe të bënin dashuri me to. Ai korri një fitore të shkëlqyer detare mbi Ptolemeun I-rë në Qipro (308), dhe mbajti ishullin e Rodas-it të rrethuar për gjashtë vjet me mjete të reja rrethimi, por pa sukses. Ndonëse ai u kurorëzua mbreti i Maqedonisë në (294), i dha fund Pavarësisë Athinase me garnizone e komplote ushtarake, hyri në luftëra të reja si kurrë ndonjëherë, pësoi disftatë, u mund dhe u pushtua nga Seleucusi dhe në fund helmoi veten për vdekje. Katër vjet më vonë (279), duke marrë shkas dhe përfituar nga trazirat dhe rebelimi i shkaktuar nga lufta për pushtet në Mesdheun lindor, një hordhi Kelte (Celts), apo “gaulët” (“Gauls”) nën komandën e Brennus marshuan mespërmes Maqedonisë dhe hynë në Greqi. Brennus, -thotë Pausanias, “tregoi me gisht dobësinë e shtetit të Greqisë, sasitë e mëdha të argjendit dhe arit”. Në të njëjtën kohë shpërtheu kryengritja në Maqedoni nën udhëheqjen e Apollodorus; një pjesë e ushtrisë iu bashkua dhe ndihmoi të varfërit e irrituar dhe zemëruar në revanshin e herëpashershëm të grabitjes së tyre nga pasanikët. Gaulët, (Gauls) të drejtuar nga një udhërrëfyes grek, gjetën rrugën e tyre përmes kalimeve të fshehta përreth Termopileve, vranë dhe plaçkitën pa dallim dhe hynë në Tempullin e pasur në Delfi. Të zmbrapsur me dhunë dhe të imponuar nga stuhia e fuqishme që filloi, e cila në fenë e tyre nënkuptonte mbrojtjen e Tempullit të Shenjtë të Apollos. Brennus u tërhoq me turp dhe vrau veten, ndërsa gaulët e mbijetuar ikën drejt Azizë së Vogël.

“Ata therrën e masakruan të gjithë meshkujt”, shkruan Pausania, -dhe po me të njëjtën mënyrë masakruan edhe gratë e moshuara, dhe foshnjat që pinin në gjirin e nënës së tyre; iu pinin gjakun dhe hanin mishin e freskët e të shëndetshëm të tyre. Gratë guximtare dhe vajzat e reja kryen vetëvrasje, ata/ ato që mbijetuan iu nënshtruan cdo lloj dhune e mizorie. Disa prej grave me guxim u hodhën në shpatat e Gaulëve që të vdisnin; të tjerëve vdekja u erdhi nga mungesa e ushqimit dhe pagjumësia, pasi këta barbarë të pamëshirshëm i vranë ata, i përdhunuan dhe shfrynë epshet e tyre, pa pyetur në ishin duke dhënë shpirt apo ishin të vdekur. ”

Mbas disa vite vuajtje, rrënimi e shkatërrimi, Grekët e Azisë, korruptuan pushtuesit dhe i bindën ata të vendoseshin në Phrygia-n veriore (aty ku kolonitë e tyrë njiheshin si Galatia), Thraka (Traki) dhe Ballkani. Përgjatë dy brezave, Gaulët (Gauls) vunë taksa të larta dhe mbollën frikën nga haraci që duhet t’i paguanin Seleucusit të I-ë dhe qyteteve greke në brigjet aziatike dhe Detit të Zi; vetëm Bizantinët u paguanin atyre rreth $240,000 në vit. Ndërsa perandorët dhe gjeneralët e Romës u angazhuan t’i zbythnin sulmet e barabarëve, në shekullin e tretë pas Krishtit, – ashtu sikundër mbretërit dhe gjeneralët e Pergamum, Seleucia dhe Maqedonia, të cilët dhanë mbështje dhe energji të jashtëzakonëshme, në shekullin e tretë para Krishtit, të zmbrapsin valët e urrejtjes e zemërimit të invadimit kelt (Celtic). Gjatë gjithë historisë, qytetërimi i lashtë përjetoi epërsinë e një barbarizmi që vazhdimisht i kanosej për ta zhdukur atë. Kurajoja dhe guximi stoik i qytetarëve, të cilët vazhdimisht ishin në dijeni të rrezikut dhe ishin të përgatitur për këtë; teksa stoicizmi po jepte shpirt në Greqi ekzaktësisht në kohën e formulimit klasik të emrit të saj. Antigoni II-ë, i biri i Demetrius Poliorcetes, të cilin e thërrisnin “Gonatas”, për arsye të panjohura, dëboi Gaulin nga Maqedonia, shtypi kryengritjen e   Apollodorus dhe sundoi Maqedoninë me zgjuarësi, gjakftohtësi e drejteësi për tridhjetë e tetë vjet (277-39). Ai i dha prioritet dhe dorëhapësi letërsisë, shkëncës, dhe filozofisë, solli poetë si Aratus i Solit në oborrin e tij mbretëror; krijoi një miqësi të përjetëshme me Zeno -Stoikun. Antogoni II-ë ishte nga të parët që krijoi hendekun mes mbretërve filozofë, lidhje që u ndërpre përfundimisht me Marcus Aurelius. Sidoqoftë, gjatë sundimit të tij, Athina bëri lëvizjen e fundit për liri. Në vitin 267 partia nacionaliste erdhi në pushtet nën udhëheqjen e pasuesit të Zenonit, djaloshi Kremonides. Ai shtiri në dorë ndihmën e Egjiptit, përzuri trupat maqedonase dhe shpalli Athinën e lirë. Antigonusi iu kthye përsëri lakmisë së tij të hershëme dhe rimori qytetin në (262), forcoi ligjet dhe u shndërrua në dikushi që respektonte filozofinë dhe të moshuarit. Ai vendosi garnizone ushtarake në Pire, në Sallamitë dhe në Sunium, dhe lidhi aleanca lufte me Athinasit; megjithëse pjesën tjetër të qytetit ai e la tërësisht të lirë. Disa prej shteteve helene e zgjidhën paqësisht cështjen duke fituar pjesërisht pavarësinë me kusht. Rreth vitit 279, Etolia e vogël (Vendi I Shqiponjave) u mbipopullua njësoj si Maqedonia e përgjysmuar nga barbarët, por që kurrë nuk u pushtua nga veriorët, kështuqë filloi të organizonte qytetet-shtetet e Greqisë veriore, kryesisht ato të Amfitiatisë Delfike, pjesë e aleancave Etoliane, Akejane të Patrëss, Dyme, Pella, dhe vendbanimet e tjera përqark  qytet-shteteve të Peloponezit, bënë paqen dhe ndërmorën  masat të përbashkëta ekonomiko-financiare në të gjithë zonën- një arritje dhe bashkëpunim,  që e vlerëson shekullin e tretë në disa drejtime politikisht më mirë dhe më të zhvilluar  se në epokën e Perikliut. Liga Akejane u shndërrua në një shtet nga më të fuqishmit nga Aratus i Sykon-it. Në moshën njëzet vjecare, djaloshi Themistokli vetëm me një grusht luftëtarë cliroi Sykon-in nga diktatori i saj. Me oratori dhe bisedime serioze, të mprehta e të mëncura, që ai zhvilloi kudo në Peloponez, me përjashtim të Spartës dhe Elisit, që iu bashkuan Ligës, strategji kjo që zgjati dhjetë vjet (245-35). Me disa qindra luftëtarë ai hyri fshehurazi në Korinth, kaloi përmes Akrokorithus pothuajse të pakalueshëm, coi trupat maqedonase dhe i ktheu qytetit lirinë.   Duke kaluar përmes Tiraeus, ai korruptoi garnizonin maqedonas të mos bënin rrezistencë dhe hyri si clirimtar në Athinë.  Që prej atij momenti e deri te pushimi i Romës, Athina gëzoi vetqeverisjen unike dhe jo aq të fuqishme ushtarakisht, -vecse nuk u prek nga shtetet e tjera helenistike për arësyen se universitetet e saj shndërruan atë, – kryeqytetin e shkencës, dijes e mëncurisë greke. Athina i hapi rrugën filozofisë dhe me vetëdije i qëndroi larg politikës. Por kur ato ishin në kulmin e fuqisë së pushtetit, të dy ligat filluan të dobësohen nga grindjet dhe lufta klasore brenda llojit. Në vitin 220 Lidhja Etoliane, me Spartën dhe Elisin, luftuan “konfliktin social” ndaj Ligës Akajane dhe Maqedonase. Aratus, përvecse mbrojtës i lirisë, gjithashtu ai ishte edhe mbikqyrës financiar; në cdo qytet mbështeste pronarët e tokës. Të varfërit ankoheshin se nuk mund të merrnin pjesë në kuvendet që zhvillonte Liga, për shkak të largësisë që nuk mund ta përballonin, -që nënkuptonte heqjen e të drejtës së votës. Ata ishin skeptikë të asaj lloj lirie që do të thoshte privilegjim i të pasurve dhe të pushtetshmve, për të shfrytëzuar të varfërit e të dobëtit; gjithnjë e më shumë duartrokisnin demagogët të cilët bënin thirrje për rishpërndarjen të pronës. Njësoj si paria e një shekulli më parë, të varfërit filluan të përkrahnin Maqedoninë përkundrejt qeverisë së tyre. Megjithatë, Maqedonia u rrënua prej sinqeritetit dhe besnikërisë së Antogonusit së III-ë. Ai kishte erdhur në pushtet si mbikqyrës i djalit të gjetur, thjeshtër- Filipit, dhe pati premtuar t’ia dorëzonte fronin, kur Filipi të ishte më i rritur. Cinikët e kohës e quajtën atë “Doson” -The Promiser-me sa duket, edhe pse ai po i gënjente, ata e besonin. Gjithsesi, ai e mbajti fjalën dhe në vitin 221 Filip V-ë, shtatëmbëdhjetë vjeçar, filloi mbretërimin e tij të gjatë përmes luftrave dhe intrigave.  Ai ishte kurajoz, guximtar, i zgjuar dhe skrupuloz. Ai joshi gruan e Aratussonit, helmoi Aratusin, vrau djalin e tij me dyshimin për komplot, dhe helmoi gjatë një banketi me verë të gjitha ata që i rezistuan dhe kundërshtuan kauzën dhe planet e tij. Ai zgjeroi kufijtë dhe rriti mirëqënjen e Maqedonisë, dhe e la atë më të populluar dhe më të begatë se sa njëqind e pesëdhjetë vitet e kaluara. Por në vitin 215, Filip V-ë i trembur dhe tmerruar nga rritja e pushtetit të Romës, bëri gabimin historik të alencës me Hannibalin dhe Karthage. Një vit më vonë, Roma i shpalli luftë Maqedonisë dhe filloi pushtimin e Greqisë.

Postscriptum

Shkruar sipas veprës të titulluar “The life of Greece” e Will Durant.

Will Durant-(5 nëntor 1885 – 7 nëntor 1981) ishte shkrimtar, historian dhe filozof amerikan. Ai u bë tepër i njohur për veprat e tij voluminoze, sikundër “Historia e qytetërimit”, me 11 vëllime të shkruar në bashkëpunim me gruan e tij Ariel Durant, që u botuan në mes të viteve 1935-ë dhe 1975-ë. The Life of Greece”, është njëra prej veprave të tij, botuar për herë të pare në vitin 1939 e shekullit të kaluar, ku Durant-e përshkruan historinë e sistemit qeverisës në lashtësinë greke, industrinë, parimet, zakonet e doket morale të jetës e në shoqërinë e atij sistemi, besimi fetar, filozofinë, shkencën, letërsinë dhe artin, – që prej lashtësisë deri në pushtimin romak.

*Përgatitur nga Raimonda MOISIU

Filed Under: Histori Tagged With: Greqia, Lufta, Maqedonia, Raimonda Moisiu

Maqedoni: Nis procedura parlamentare për ndryshimet e Kushtetutës

October 10, 2018 by dgreca

Komisionit për çështje kushtetuese i Kuvendit të Maqedonisë ka filluar diskutimin për nismën mbi ndryshimet kushtetuese të parashikuara në Marrëveshjen e Prespës./

1Maqedonia ok.JPG

Nga Fatos Musliu/

Kryeministri Zoran Zaev në arsyetimin e propozimit të ndryshimeve kushtetuese theksoi se nga shqyrtimet dhe reagimet e deritanishme në opinion nuk ka asgjë kontestuese në propozimin për ndryshime kushtetuese. Ai ka vlerësuar se për opinionin profesional dhe ekspertët ndryshimet janë në pajtim me standardet ndërkombëtare. “Kjo iniciativë ngrihet në pajtim me ligjet dhe procedurat institucionale. Deputetët janë ata që duhet ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së dhe të prononcohen sipas vullnetit të tyre. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata që janë për në NATO dhe në BE të përkrahin ndryshimet”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Zaev: Në duart tona është perspektiva evropiane e Maqedonisë

Zaev i ka ftuar të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë partiake të marrin përgjegjësi dhe ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në referendumin e 30 shtatorit. “Do të zgjidhim një problem 25 vjeçar që vendin e ka tërhequr mbrapa. Vendimi juaj deputetë do ta dërgojë në histori referencën FYROM. Identiteti i Maqedonisë është i mbrojtur për shekuj me radhë. Nëpërmjet mbështetjes së këtyre ndryshimeve do të tregohet respekt ndaj vullnetit të qytetarëve. Në duart tona është perspektiva evropiane e Maqedonisë”,ka thënë Zaev.

Veljanovski: Nuk do ta keni përkrahjen e opozitës maqedonse

Ish-kryetari i Kuvendit nga radhët e VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski ka thënë se nëse qytetarët kanë dhënë vendimin e tyre, ne nuk kemi mandat as qëllim që të marrim pjesë në votimin e ndryshimeve kushtetuese. “Nuk do ta keni shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese”, u shpreh shkurt Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE gjatë fjalimit të tij në Komisionin për Çështje Kushtetuese të Maqedonisë. Gjatë fjalimit Veljanovski, Marrëveshjen me Greqinë e cilësoi të dëmshme dhe jolegjitime

Dimovski: Po heqim dorë nga trashëgimia kulturore

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski vlerëson se maqedonasit në shtetet fqinje nuk mund të trajtohen si diasporë, sepse kushtetuta i njeh si pjesë auktoktone në këto territore. Gjithnjë sipas Dimovskit, pas Marrëveshjes së Prespës, maqedonasit nuk mund t’i referohen trashëgimisë kulturore në territorin e Greqisë. “Shumë këngë maqedonase që i këndojmë dhe kërcjemë kanë origjinë nga Maqedonia e Egjeut. Përfundimisht, Kërste Misirkov ndaj të cilit e bazojmë identifikimin gjuhësor dhe nacional, asnjëherë nuk ka jetuar në territorin e Maqedonisë së tanishme”, u shpreh Dimovski.

Kush po i kërcënon deputetët?

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, paralajmëroi hetime lidhur me pretendimet për kërcënimin e deputetëve nga rradhët e VMRO-DPMNE-s, që duan të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Spasovski tha se kërcënimet më shpesh deputetët i marrin përmes rrjeteve sociale. Numri një i policisë iu bëri thirrje deputetëve që t’i denoncojnë kërcënimet e mundshme.

Procedura për ndryshim të Kushtetutës do të realizohet në tri faza. Në fazën e parë, Kuvendi me shumicë prej dy të tretave duhet të sjellë vendim për aderim drejt ndryshimit të Kushtetutës. Në fazën e dytë duhet të përcaktohen draft-amendamentet dhe për këtë nevojitet shumicë e thjeshtë ose 61 vota. Faza e tretë dhe e fundit është miratimi i amendamenteve për çka nevojitet shumicë prej dy të tretave ose mbështetje prej më së paku 80 deputetëve. Për amendamentin e Preambulës të Kushtetutës përveç shumicës prej dy të tretave nevojitet edhe shumica e Badenterit.(DW)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Maqedonia, ndryshime Kushtetuse, nisin procedurat

MAQEDONIA: NJË VEND I VOGËL ME NJË PROBLEM GJIGANT RUS

September 25, 2018 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1-1Nga Frank Shkreli/

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë kur në Maqedoni do të mbahet referendumi për ndryshimin e emrit të vendit nga Republika e Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.  Është zhvilluar një fushatë e ashpër për këtë referendum të rëndësishëm — jo vetëm për Maqedoninë por edhe për rajonin –midis palëve kundërshtare maqedonase, ndërsa merret me mend se shumica e shqiptarëve në atë vend e mbështesin referendumin për ndryshimin e emrit të shtetit ku jetojnë.  Pas tri dekada mos marrveshjesh mbi emrin e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, midis Shkupit dhe Athinës, ministrat e jashtëm të dy vendeve, në prani të Kryeministrit grek, Alexis Tsipras, Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarëve të lartë të BE-ës dhe OKB-ës nënshkruan, qershorin që kaloi, marrveshjen për emrin e ri të ish-republikës jugosllave.   Marrëveshja — e cila u nënshkrua në Prespë, një zonë kjo që kufizohet me Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë — pritet t’i hapë rrugën Shkupit për antarësim të mundëshëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Mirëpo, kjo mundësi ka shkaktuar një garë gjeopolitike në atë vend, midis Perëndimit dhe Rusisë e cila po përdor të gjitha mënyrat që ka në dispozicion, për të minuar marrveshjen midis Athinës dhe Shkupit, me qëllim që të bllokojë edhe antarësimin e mundëshëm të Maqedonisë në NATO.   Ndërkohë që Moska ka ndërmarrë një fushatë propagandistike të ashpër dhe të gjithanshme, sidomos në mediat sociale, duke përhapur lajme të rreme, vendet demokratike perëndimore kanë shprehur, në mënyrë transparente, mbështetjen e tyre në favor të referendumit, duke dërguar në Shkup zyrtarë të lartë, për të bindur qytetarët e ish-republikës jugosllave që të votojnë në favor të ndryshimit të emrit, përfshirë Kancelaren e Gjermanisë Angel Merkel, Federica Mogherini-n Shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian dhe Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Xhejms N. Mattis.  Duke cituar Kancelaren Merkel, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, u shpreh gjatë vizitës së tij në Shkup se, “Qytetarët tuaj do të përdorin këtë mundësi demokratike për të çuar përpara të ardhmen e vendit tuaj, ndërkohë që do të votoni në referendum për të çuar vendin tuaj edhe drejt antarësimit në NATO, ndërsa hedhni votën më të rëndësishme në historinë e vendit tuaj.  Ne jemi të vetdijshëm ndaj kësaj vote komplekse për popullin tuaj, por ne u mbështesim që ju të ushtroni të drejtën e sovranitetit të votës tuaj si dhe të ushtroni përgjegjësinë demokratike për të votuar”, ka thënë zyrtari i lartë mbrojtjes amerikane gjatë vizitës së tij në Shkup kohët e fundit.  Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka nënvijuar gjithashtu se, “Nuk ka asnjë dyshim se Rusia ka transferuar fonde të mëdha dhe se rusët kanë ndërmarrë fushata të gjithëanshme për të influencuar votën”, në referundimin e të djelës që vjen”, në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, “me qëllim që pikërisht, të bllokohet mundësia e këtij vendi që të antarësohet në NATO”.

Por, Sekretari Xhejms Mattis në mbështetje të miratimit të referendumit për ndryshimin e emrit nga ana e votuesve të Republikës së Maqedonisë, u shpreh duke cituar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg se, “Duke iu bashkuar NATO-s, ju do të siguroni një karrige të barabartë, në tavolinën e aleancës ushtarake më të suksesshme që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, së bashku me 29-vende të tjera anëtare të angazhuara për të mbrojtur ju dhe sigurinë tuaj”… Ju do t’i bashkoheni (si vendi anëtar i 30-të, nëqoftse zgjidhni këtë rrugë) një aleance ushtarake në të cilën vende të vogla e të mëdha, punojnë së bashku — në mbrojtje të parimeve të përbashkëta të sovranitetit kombëtar, integritetit territorial dhe të lirisë, kundër ndërhyrjeve të jashtme, ndërkohë që të tjerët përpiqen t’i minojnë këto parime, duke filluar nga Siria e deri në Ukrainë”, një referencë e qartë kjo e zyrtarit të lartë amerikan, ndaj ndërhyrjeve ruse në këto vende.

Një prej metodave që ka zgjedhur Moska për të minuar rezultatin e referendumit të djelën që vjen në Maqedoni, është përhapja e lajmeve të rreme dhe sulmet kibernetike.  Zyrtarët e NATO-s thonë se kanë ndihmuar Maqedoninë për të kundërshtuar fushatën ruse.  “Shohim se Rusia po përpiqet të ndërhyjë dhe të përhapi disinformacion, por Rusia nuk po fiton” mbështetje, megjithse sipas tij, Moska “po vepron në nivele të ndryshme dhe me me mjete të ndryshme”, është shprehur Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën Nju Jork Tajms.  Por edhe si pas diplomatëve perëndimorë, të cilët citohen nga media amerikane, përfshirë Nju Jork Tajms-in dhe Washington Post-in, çdo ditë shfaqen 40 uebsajte të reja me të cilat u bëhet thirrje votuesve të Republikës së Maqedonisë që të bojkotojnë referendumin.  Njoftohet se këto uebsajte, origjina e të cilave është jashtë Maqedonisë, përputhen me modelet e mëparshme të ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e tjera në të kaluarën, përfshirë edhe ato në Shtetet e Bashkuara.  Disa prej këtyre uebsajteve, sipas medieve amerikane, me qëllim nxitin edhe tensionet etnike me shqiptarët në Maqedoni, ndërsa bëjnë pyetjen provokuese: “A do të lejoni shqiptarët t’ua ndryshojnë emrin” e vendit?  Gjatë vizitës së tij në Shkup, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis nuk përmendi Rusinë me emër, por ka theksuar nevojën për të luftuar, “aktivitetin kibernetik qëllim keq, që kërcënon demokracitë tona.

Përpjekjet e Moskës për të minuar referendumin e të djelës që vjen në Maqedoni, janë në përputhje të plotë me politikën afatgjatë të Rusisë putiniste për të ruajtur dhe për të përhapur influencën e saj në Ballkanin Përendimor.  Dy vjet më parë, Moska kishte orkestruar një grusht-shteti në Mal të Zi për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore të atij vendi, me qëllim për të parandaluar antarësimin e Podgoricës në NATO.   “Një prej objektivave kryesore të Rusisë në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë është që ajo të kundërshtojë NATO-n në çdo hap që ndërmerr aleanca perëndimore”, citohet të ketë thënë për Nju Jork Tajms, Xhejms H. Mackey, Shef i Zyrës Euro-Atlantike dhe Partneritet Global të NATO-s, duke shtuar se, “Për derisa rusët mendojnë se mund të shkaktojnë turbullira diku, ata do të përpiqen të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

 

 

Bazuar në aktivitetet ruse të kohëve të fundit në Maqedoni në mbështetje të bojkotimit të referendumit për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave, Moska, siç e ka traditë, po peshkon në ujrat e turbullta të Ballkanit Perëndimor, megjithëse Maqedonia nuk përbën asnjë kërcënim që mund të merret me mend, ndaj Rusisë.   Ky pra është problemi i madh rus me të cilin Maqedonia e vogël përballet me arushën e madhe ruse në referendumin e së djelës për ndryshimin e emrit, një vendim që nëqoftse miratohet, do të mundësojë antarësimin e Shkupit në aleancën e NATO-s.  Por ashtu siç përfundon editorialin me të njëjtin titull si më lartë, gazeta Washington Post, se cilido qoftë përfundimi i referendumit për ndryshimin e emrit, të djelën që vjen në Maqedoni, një mesazh nga Maqedonia është i qartë: “Putin është i vendosur të minojë Perëndimin dhe institucionet e tija kudo dhe kurdoherë që të ketë mundësi”, madje edhe në një vend të vogël si Maqedonia, me të cilin nuk ka kufij të përbashkët dhe i cili nuk përbën asnjë kërcënim politik as ushtarak ndaj Rusisë, por për të vetmen arsye se, “Çdo sukses i demokracive, sado i vogël qoftë, shikohet si një kërcënim vdekjeprurës” nga ana e Vladimir Putinit, përfundon editorialin e saj gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post.  Vota në favor të referendumit për ndryshimin e emrit të vendit — gjë që do të çonte në antarësimin e Maqedonisë në aleancën e NATO-s — do të konsiderohej prej Rusisë si një humbje e madhe për ‘të dhe si një fitore për Perëndimin dhe për demokracinë.  Kjo është arsyeja pra që Rusia përbën një rrezik të madh për Maqedoninë e vogël dhe për demokracinë e saj në referendumin e të djelës që vjen.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Maqedonia, problemi rus

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT