Maqedonia, nuk pyet fare për shqiptarët, dhe se ashtu si “Siamezja e saj” ; ish “Jugosllavia” do të shpërbëhet …/
Nga Beqir Sina/
BENSONHURST – BROOKLYN NY : Në New York, pranë selisë së OKB-së, sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza në prag Krishtëlindjes, u mblodhën dhjetëra shqiptar, përfaqësues nga disa shoqata dhe organizata të komunitetit, për më shumë se dy orë për të protestuar si thanë ata: “kundra Planit të Qeverisë Maqedonase, për të ndërruar rrjedhën e lumit historik të Radikës, ku uji i këtij lumi sipas planit Maqedonas – do të derdhej në Vardar dhe më tej drejt detit Egje, në vend të rrjedhës natyrore drejt perëndimit.
Megjithëse, pjesëmarrja ishte e vogël – gjithësesi protestuesit e ngritën zërin e tyre, për një të drejt që thyen edhe ligjet ndërkombëtare, sië është :”Ajo për kontrollin e ujërave në mes dy shteteve”. Por, ajo që ra në sy në këtë protestë, ishte se në fjalime u permend shpesh se është ” Maqedonia, ajo që nuk po pyet fare për shqiptarët, dhe se ashtu si siemzja e saj – ish “Jugosllavia” e gjashtë Republikave dhe dy Krahinave do të shpërbëhet !” kështu si vepron ajo me shqiptarët.
Lind pyetja; se përse mund dhe do të ndodh që Maqedonia të shpërbëhet si “Jugosllavia” e Titos!!! dhe kur…!?
Përgjegjja ishte sepse! në rradh të parë: dihet që Maqedonia, nuk ka atë “potencial politik si Ish Jugosllavia” që mundi t’a mbajë krijesën, si Jugosllavia, me ish 6të Republikat dhe me dy ish Krahinat, me 10të kombësi e disa raca. Mbasi dihet që “Maqedonia “, ka dy dekada që ajo u shkëput nga “Jugosllavia”, dhe ende nuk ka një emër, por, herë thirret Maqedoni dhe herë zyrtarisht: “Republika ish Jugosllave e Maqedonisë- FYROM”, të paktën kështu e njehë OKB-ja, dhe më shumë se 3/4 e botës.
Së dyti: Qëndrimin e Shkupit me shqiptarët, krahasohet sot shpesh her me atë të Ish “Jugosllavisë” dy dekada më parë. “Shkupi, thuhet se nuk po i pyet fare, ( ashtu si për shqiptarët dhe për Dibrën ), të cilët janë 28 përqind e Maqedonisë, një e treta e saj dhe ashtu si vepronte edhe nën ish”Jugosllavinë” që u shpërbë dhe nuk egziston më. Kohë, kjo kur shqiptarët dikur ishin qytetar të dorës së dytë apo të tretë…apo ku di unë si i konsideronin ata atëhere, edhe shqiptarët sot!”
Së treti : Dibra e Madhe, dihet që është sot nën Maqedoni! dhe është 97 përqind shqiptare, por ka mbetur për fatkeq “Zorrë Qorre” i thonë- ashtu si ishte ajo nën vitet e 90-ta, e ndoshta ma keq kur ishte ish “Jugosllavia” e cila falemintoi, dhe u shkërrmoq, sikur të mos kishte qenë dhe kjo republikë, e cila mbeti si një mbetje e saj me emrin që e thërrasin sot në OKB – Republika e Maqedonis e ish Jugosllavisë FYROM, pra, e thënë ma shqip ka ngelur edhe sot pa emër….. Së katërti : A e harroi Shkupi atë se çfarë bën shqiptarët për këtë shtet, që të ndahet nga e ashtuquajtura “Jugosllavia” e 20 vjetëve më parë, se Maqedonia, të shpallte pavarësinë e saj – Por, që fatkeqësisht ky vend që pretendon te jet shtet dhe t’i bashkëngjitet BE, dhe Nato-s, ende ka mbetur pa emër dhe po thirret IRJM! Dhe kjo a e dini pse ? falë atij nacionalizmit të sëmurë të Shkupit, dhe sidomos të Kryeministrit ultra-nacionalist Nikolla Gruevskit, që shpenzon qindra milionë dollar nga parat e popullit të vet, për të mbushur Shkupin me statujat e nacionalizmit Maqedonas, dhe të “Car Dushanit”, dhe i harron shqiptarët. Kryeqyteti i Maqedonisë Shkupi, është tjetër qytet në urë e sipër dhe është qytet tjetër “çuditërisht” në urë e poshtë, pikërishtë aty ku jetojnë shqiptarët etnik!
….pse?…shpërbërje !
Shpërbërja e Jugosllavisë, ka ndodhur si rezultat i një seri të trazirave ndëretnike dhe politike, që nisën të parët me shqiptarët e Kosovës, në 1964 dhe 1981 dhe e përfunduan fatkeqësisht më të fundit, në mes konflikteve, dhe luftërave gjatë dhe mbas viteve të 90ta . Pas një periudhe të krizës të gjatë ndëretnike dhe politike, sidomos atyre në vitet 1980 , në të cilën e futën shqiptarët sajesën “Jugosllavi” me gjashtë republikat përbërëse të ashtuquajturës ish – Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ajo çahet, dhe shpërbëhet, shkërmoqet dhe nuk egziton më, sikur të mos kishte qenë fare. Dhe kjo erdhi nga çështjet e pazgjidhura të shkaktuara dhe akumuluara gjatë, për më shumë se gjysmë, shekulli, të cilat përveç protestave me udhëheqjen e fundit të ultranacionalistit Sollobodan Millosheviq, sollën dhe disa luftëra të hidhura ndëretnike “Jugosllave” luftëra të përgjakëshme.
Protestat dhe Luftërat në ish “Jugosllavi” kan qenë të ndikuar nga ultra – nacionalizimi i sëmurë dhe një “gjarpëri, serb që kur i vjen ngordhja ai bëhet edhe më helmues” .
Pas fitores komuniste në Luftën e Dytë Botërore , Jugosllavia u krijua nga Marrshali Tito, si një federatë e të gjashtë republikave , me kufijtë e vizatuar në baza etnike dhe historike : Slloveni, Kroaci , Bosnjë-Hercegovinë , Serbi , Mal të Zi dhe Maqedoni . Përveç kësaj , në këtë vizatim u krijuan edhe dy krahinat autonome, të themeluar në kuadër të Serbisë, Vojvodinës dhe Kosovës . Secilia, nga republikat kishin degën e vet të partisë Komuniste dhe një elitë në pushtet , dhe të gjitha tensionet janë zgjidhur në nivelin federal .
Ky është “Modeli Jugosllavë” që jo si shtet, por si qeverisje në një vend si Maqedonia me pesë kombësi nga Kryeministri Gruesvski, që është zgjedhur për organizimin e funksionimin sipas një marrëveshje (Marrveshje Ohrit) të shtetit , si dhe një ” mënyrë e mesme ” në mes të ekonomisë së planifikuar dhe liberale dhe pakënaqësirva të thella ndëretnike. E cila, në kohën e Ish “Jugosllavisë”, thuhej se na ” kishte qenë një sukses relativ , dhe vendi përjetoi një periudhë të rritjes së fortë ekonomike dhe të stabilitetit relativ politik deri në vitet 1980 , nën sundimin e fortë të kryetarit të saj – Marshallit, si i thërrisin ata Josip Broz Titos . Mirëpo, pas vdekjes së tij në vitin 1980 , sistemi i qeverisë federale, ishte”kalbur” ishte dobësuar dhe u la në gjendje për të përballuar me rritjen e sfidave të thelluara ndëretnike, ekonomike dhe politike së bashku .
Në vitet 1980, të parët ishin shqiptarët e Kosovës, që filluan të kërkojnë që të ashtuquajturës ish “Krahinës” së tyre të i jepej autonomi më e madhe. Pra, që t’i jepej statusi i një republikë përbërëse , duke filluar me të vitit 1981 me protestat destabilizuese, që e tronditën nga themelet krijesën “Jugosllavi”, dhe ” varka fillojë të shpohet në mes liqenit” . Tensionet etnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ishin dhe mbetën në fokus, gjatë gjithë asaj dekadës. Ato ishin “ndezja e fitlit” dhe do t’u thoshin edhe popujve të tjerë të gjashtë Republikave “hajde pse nuk çoheni edhe ju!?” pse flini gjumë të rremë!! e jetoni vetëm me ëndrrat se keni qenë mirë me Titon.
Shqiptarët, ishin ata që e bënë udhëheqjen komuniste “Jugosllave”, të “humbi kontrollin” e saj – në atë kohë, dhe bota të shifte se çfarë po ziente përbrenda të ashtuquajturës”Jugosllavi”. Ngritja e shqiptarëve, rezultoi në homogjenizimin e serbëve anembanë “Jugosllavisë”, sidomos në Kosovë.Të cilën serbët gjithnjë e panë vetëm me një fare autonomie të krahinave. Megjithëse e shifnin se sistemi i tyre në Kosovë ishte joefektive në nivel të konsensusit në rang federal. Kosova doli e para si pengesë për interesat serbe në atë të ashtuquajturën “Jugosllavi” e Titos .
Në vitin 1987 , Sllobodan Millosheviqi, erdhi në pushtet në Serbi , dhe me anë të një seri të lëvizjeve populiste, sidomos atyre ulta -nacionalsite, për të fituar kontroll de facto mbi Kosovën , Vojvodinën dhe Mal të Zi , duke mbledhur një nivel të lartë të mbështetjes në mesin e serbëve për politikat e tij të lëvizjes nacionaliste . Kujtojmë, fjalimin e tij “nazisto fashist si Hitleri apo si Duçes” në Fushë Kosovë. Mirëpo, pas Kosovës, Millosheviqi, është pritur me kundërshtim edhe nga krerët e partive të republikave perëndimore të Sllovenisë dhe Kroacisë , të cilët edhe nga ajo që po shifnin në Europë, se se çfarë po ndodhte në Kosovë, deshën demokratizimin më të madh të vendit, në shkëmbim të dobësimit të komunizmit në Evropën Lindore . Kështu që Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, ishte tretur në vitin 1990, Komunizmi në domino po binte një e nga një dhe kjo më shumë sipas shteteve dhe linjave të tyre etnike .
Gjatë 1990, komunistët jugosllav humbën fuqinë kundrejt partive nacionaliste në zgjedhjet e para shumë-partiake, të mbajtura në të gjithë vendin , me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi , ku u fituan nga komunistët e Millosheviqit dhe aleatët e tij . Retorika nacionaliste në të gjitha anët u bënë gjithnjë e më të nxehtë . Në vitin 1991 , një nga një republikat shpallën pavarësinë ( vetëm Serbia dhe Mali i Zi mbeten më gjatë të federuar ) , por statusi i pakicave serbe jashtë Serbisë u la i pazgjidhur . Pas një varg të incidenteve ndër- etnike , luftërat jugosllave, së pari në Kroaci dhe më pas , më të rënda , në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, lanë një dëm ekonomik dhe politik afatgjatë, në rajon dhe multietnik . Lanë shumë çështje pa zgjidhur edhe sot e kësaj dite….!
Mirëpo, si përfundim unë nuk jamë ndonjë “profetë” politik, të jem unë ai që them se “Maqedonia do të shpërbëhet, sot apo nesër”!. Por, jam i sigurt se kështu si po kërkon t’a mbajë shtetin Maqedonia, me këta politikan të sojit Nikolla Gruevski, do të ketë shumë shpejt fatin e “Jugosllavisë” së Marshallit Tito, dhe të Millosheviqit.
Shpërbërja e Maqedonisë, nuk është e thënë se do të vijë nga lufta apo gjenocidi pasues ndër- etnikë dhe politika ekspasioniste, po do të vijë nga idetë e ultra nacionaliste të Shkupit, hegjomonizimi dhe pikëpamjet e tyre pansllavismit të Maqedonisë, të cilat, janë elementet e rëndësishme që duhet kujdesur qeveria për të mos hapur grindje, dhe për të përfshirë faktorët bashkëkohore dhe historike, të cilat ishin natyrisht dhe formimi i të ashtuquajturës Maqedoni.
Para, dhe pas Luftës së Dytë Botërore , tensionet më të mëdha në Ballkan, dihet se erdhën duke u zmadhuar nga tensionet shumë- etnike, padrejtësitë, diskirminimit, genocidit. Megjithëse, me një make-up me ndihmëne Komunistëve ata arritën që të krijojnë edhe Jugosllavinë dhe ti “japin” asaj dominimin relativ politik dhe demografik të serbëve, në të gjithë Jugosllavinë . Çka ishte dhe themelore më pas e tensioneve të kombësive që ishin me konceptet e ndryshme të shtetit të ri Jugoslllav .
Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, tensionet e vendit janë shfrytëzuar nga komuniteti ndërkombëtar ” të krijoi një shtet që unë do ta quaja ” eksperimental” Maqedonas, një shtet “make-up” që përfshin pjesën më të madhe, kombësin shqiptare, (Maqedonë( Bullgarë 1.297.981 (64,18 %)Shqiptarë 509.083 (25,17 %)Turq 77.959 (3,85 %)Romë 53.879 (2,66 %)Serbë 35.939 (1,78 %)Boshnjakë 17.018 (0,84 %)Arumunë 9.695 (0,48 %)Të tjerë 20.993 (1,04 %).)
Një shtet, ky që megjithëse serbët janë pakica, por duket se janë një kolonë e pestë e ekspansionizmit në Maqedoni, duke ndjekur politikën e diskriminimit të shqiptarëve. Ende aty vazhdon politika e diktuar e Shkupit, ndaj një të tretës së Maqedonisë, diskriminimin e shqiptarëve, dhe kombësive të tjera përball nacionalizmit të shferenuar të Gruevskit, i cili do të çojë Maqedoninë drejt “shpërbërjers” ….!!! drejt dështimit të shtetit.
Maqedonia ka dështuar për të bërë shtet multi etnik, dhe për të zgjidhur problemet kyçe kombëtare etnike . Për më tepër , ngjallja artificialisht e nacionalizmit sllavo maqedonas, do të bëhet shkak i rritjes së tensioneve etnike, dhe lëvizjeve unitariste , kryesisht atyre sllavo-maqedonase ku me çdo kusht kërkohet dominimi sllavo maqedonas . “Shpërbërja” e Maqedonisë sipas meje vjen ashtu si dhe e ish e ashtuqujatura “Jugosllavia”, dhe do të ndodhë në ciklet e protestave, si fillim për të drejta më të mëdha të kombësive të tjera – kryesisht shqiptarëve. “Marrëvesha e Ohrit”, një dekadë më parë ska qenë gjë tjetër përveçëse: ” ishte një përpjekje për bet nje shtet “Qark të shkurtër”, ose një model i krijuar në modelin federal dhe formalizimin e të drejtave kombëtare etnike .
Ky “version” i dështuar i federatës që në thelb është bërë për herë të parë me “Jugosllavin” që nuk egziston më, me një bashkim shtetesh de facto , duke e vendosur presion mbi legjitimitetin e regjimit dhe duke “shtypur” me dhunë pakënaqësit etnike nga forca e pushtetit, ose e më të fortit, atij që është i frustruar vazhdimisht nga pamundësia dhe pamendësia e tyre, për të krijuar një shtet solid ashtu si pretendon sot Maqedonia.