Analizë nga Rafael Floqi-
Greqia po rritet” ndërsa zgjeron sovranitetin në 12 milje në detin Jon deklaroi të mërkurën kryeministri grek QiriakosMicotakis. Vetëm Shqipëria dhe Italia ndajnë detin Jon me Greqinë. Duhet të jesh naiv të besosh se Greqia do të zgjerohet në hapësirën detare në drejtim të Italisë, me të cilën tashmë e ka arritur marrëveshjen e Detit. Atëherë duhet thënë se Micotaqis i referohet Shqipërisë, ndaj dhe vjen tani në Tiranë edhe ministri i Jashtëm grek, NikosDendias. Madje ishte po ky Dendias, që e quante Ramën grek nga gjyshja.
“Greqia po rritet” ndërsa zgjeron sovranitetin në 12 milje në detin Jon deklaroi të mërkurën kryeministri grek QiriakosMicotaqis, bën të ditur https://greece.greekreporter.com/ sipas së cilit vendi do t’i zgjerojë ujërat e tij territoriale nga 6 në 12 milje detare në Detin Jon, ndërsa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky lajm nuk përbën shqetësim pasi është në bazë të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.
“Greqia po rritet,” tha Micotaqis dhe shtoi se një projekt-ligj do të paraqitet në parlamentin grek, i cili do të specifikonte se ujërat territoriale të vendit qysh nga ishujt më të vegjël të veriut të Jonit në Cape Tainaro në Peloponez do të shtrihen në 12 milje detare. Micotaqis-i theksoi se shtrirja e sovranitetit grek në perëndim është “e drejta jonë e padiskutueshme sovrane, në përputhje me nenin 3-të të Konventës për Ligjin e Detit”. Greqia po rritet, por në kurriz të kujt po rritet? Në kurriz të Italisë nuk mundet pasi ka nënshkruar marrëveshje me të, atëherë i bien në kurriz të Shqipërisë, por kjo gjë nuk përbën shqetësim për kryeministrin tonë “patriot” facebook -u.
Marrëveshje të re Shqipëri-Greqi për Detin? Çfarë fsheh Rama ?
“Shtrirja që tha kryeministri grek është krejtësisht korrekte, përgjigjet Rama, është vendimtarja e tyre, nuk ka lidhje çfarë thotë Shqipëria. Shqipëria nuk ka ça të thotë dhe s’ka pse të thotë. Pjesa tjetër është poshtërsi nga fillimi deri në fund e atyre që e bëjnë”, me këtë akuzë sulmoi ai politikisht opozitën.
“Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese”, reagoi Rama në Facebook.
Ligji Ndërkombëtar i Detit përcakton që deri në 12 milje detare (22 kilometra; 14 milje) nga bregu, shteti bregdetar është i lirë të përcaktojë ligjet, të rregullojë përdorimin e ujërave dhe nëndetit dhe të përdorë çdo burim. Anijeve u jepet e drejta e kalimit “të pafajshëm” njësoj si nëpër ujërat territoriale. Termi “kalimi i pafajshëm” përcaktohet nga konventa, si kalimi nëpër ujëra në një mënyrë të shpejtë dhe të vazhdueshme, e cila nuk është “paragjykuese për paqen, rendin e mirë ose sigurinë” e shtetit bregdetar. Peshkimi, ndotja, përdorimi i armëve dhe spiunimi nuk janë akte “të pafajshëm”, madje dhe nëndetëseve dhe mjeteve të tjera nënujore u kërkohet të lundrojnë në sipërfaqe dhe të tregojnë flamurin e tyre. Këtë thotë e drejta ndërkombëtarë. Po pse ky vendim grek, pikërisht tani ku acarimi greko turk ka arritur kulmin ? Por siç u pa dhe nga konflikti turko-grek problem nuk janë ujërat deti por shelfi kontinental dhe burimet e naftës e të gazit në të. Pse po nxitohet tani Greqia kur ka pritur të paktën 30 vjet nga Konventa e MontanaBay?
Ndërsa Micotaqis-i u tha deputetëve se: “Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoriale perëndimore në dymbëdhjetë milje detare nga gjashtë.” Masa e planifikuar nuk ndikon në rajonin e Egjeut në brigjet lindore dhe jugore të Greqisë. Por pse qenka kaq e lehtë në Perëndim dhe, si qysh? Ndërsa në jug e Lindje e Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina në lindje të Greqisë do të ishte një “casusbelli” – ose shkak për luftë.Si ka mundësi që një veprim që është në të Drejtën Ndërkombëtare i drejtë në Perëndim, është shkak për luftë në Lindje?
Ç’thotë Konventa e MontegoBay-it?
Është e vërtetë që Ligji i Detit lejon shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje, por pse qeveritarët shqiptarë dhe Kryeministri Rama përpiqen të fshehin ekzistencën e një marrëveshje të re? Pse flitet për një të drejtë suigeneris, duke fshehur anën tjetër, sesi do veprohet me detin e brendshëm, për shembull me Kanalin e Korfuzit. Dhe sa pjesë të shelfit kontinental që i takon Shqipërisë, përfiton Greqia nga kjo manovër? Në vendimin që trajton çështjen e zgjerimit me 12 milje është përmendur edhe me nr.86 në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Aty jepet një propozim, që nëse dy vendet nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë këtë mund ta bëjë Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, por si përfundim saktësohet edhe një herë e drejta e një shteti për t’u zgjeruar me 12 milje ekziston. Një zyrtar i diplomacisë së Ramës, njëkohësisht anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë, Glevin Dervishi, i biri i një ish ambasadori në Greqi, ka deklaruar gjithashtu, në mënyrë të papërgjegjshme se “Zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, nuk ka asgjë e re për Shqipërinë”. Edhe ky, ‘ekspert’, si Micotaqisi dhe si Rama, nuk thotë asgjë lidhur me kontestin kryesor shqiptaro-grek në delitiminin e kufijve. Çështjen e ishujve grekë, të banuar dhe të pabanuar, përballë dheut kontinental të Shqipërisë që ndërhyjnë në hapësirën e territorit detar shqiptar.
Në rastin e Ujërave të Brendshme dhe Detit Territorial përsërisim se sovraniteti i shtetit bregdetar është i plotë dhe shtrihet edhe mbi hapësirën ajrore si dhe shtratin e detit dhe nëntokën e tij, deri në 12 milje detare.
Vija e mesit dhe ishujt e pabanuar
Është e qartë se Gjykata Kushtetuese me 2010 nuk lë asnjë hapësirë për dyzime apo nuk ka asnjë nënkuptim. Duke iu referuar Konventës së MontegoBay, edhe Gjykata Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e parë me arsyetimin se favorizonte grekët në caktimin e kufijve, e ka zhbërë totalisht debatin për zgjerimin e Greqisë me 12 milje. “Atëherë përse shitet një çështje e tillë si fitore në Greqi? Një zgjerim i Greqisë,një shpjegim mund të jetë manovra e politikanëve grekë për ta shuar debatin e brendshëm për marrëveshjen, pasi vetë deklarata e “zgjerimit të kufijve me 12 milje” mjafton për të bërë të heshtë çdo zë kundër. Por nuk përjashtohet as tentativa për ta devijuar debatin nga “problemi” kryesor që evidentoi Gjykata Kushtetuese në 2010. Harta e paraqitur ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010”, pyet koloneli në pension MyslimPashaj.
Ka kritikë, të cilët flasin për një marrëveshje tashmë të përfunduar. Këtë përshtypje ta jep gjithashtu deklarata e kryeministrit të Greqisë. Ka të tjerë, të cilët thonë se projekti i 12 miljeve det për Greqinë qëështë i gatshëm për firmë. Të gjitha këto hamendje, nëse do ishin të tilla, vetëm sa i vërtetoi kryeministri i Rama me statusin e tij në Facebook.
Dhe në këtë rast, na del një Edi Ramë me dy fytyra. Rama opozitar, i cili denoncoi marrëveshjen e qeverisë së demokratëve për vënien e kufirit detar në largësinë e 6 miljeve. Ndërsa sot një Ramë tjetër në pushtet, i cili nuk e ka problem që t’i japë vendit fqinj edhe gjashtë milje të tjera, pra gjithsej 12 milje det, madje dhe pa marrëveshje.
“Deklarata e kryeministrit Grek nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Thekson Edi Rama dhe shton se është marrëzi pasi deklarata plus 6 milje nuk është shtrirje drejt Shqipërisë por është një shtrirje mbi bazën e konventës ndërkombëtare. Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990″.
Koloneli i njohur MyslimPashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në një intervistë për gazetën “Panorama.al”, Pashaj tregon se përse një dëshirë e tillë greke mund të cenojë ujërat territoriale të Shqipërisë. Ai thotë se për ndarjen e kufirit siç u bë në vitin 2009, por edhe tani, në përcaktimin e 12 miljeve nuk duhet të merren mikroishujt shkëmborë të pabanuar. Duke marrë si shembull shkëmbin e Barketës, shumë i diskutuar edhe në vitin 2009, Pashaj thotë se ai nuk mund të merret si pikë për të filluar matjen e 12 miljeve detare që kërkon Athina zyrtare.
Në fjalinë e parë të nenit 15 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit shkruhet:
“Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjerësia e deteve territoriale të secilit prej dy Shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet territoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre.”.
Nënjë rast analog në Ballkan kjo mosmarrëveshje është në qendër te diskutimeve me Kroacisë dhe SllovenisëpërDetin e Perinit. Ndërsa Kroacia pretendon se kufiri duhet të jetë një distancë e barabartë nga secili breg. Pretendimet sllovene bazohen në të njëjtin artikull. Sidoqoftë, ajo favorizon fjalinë e dytë, e cila përcakton se pretendimet historike ose rrethana të tjera të pazakonta e zëvendësojnë rregullin e barazisë.
Ligji i Detit gjithashtu përcakton se ujërat ndërkombëtare fillojnë 12 milje detare (22 km; 14 mi) nga bregu i vendit. Konventa thotë se një shtet bregdetar ka një të drejtë ekskluzive për të menaxhuar të gjitha burimet natyrore në një bandë deri në 200 milje detare (370 km; 230 mi) nga bregu i saj (një “zonë ekskluzive ekonomike”.
Sipas kërkesave të barazisë,siç rezulton nga nenet 74 dhe 83 të Konventës për Ligjin e Detit “ishujt e pabanuar dhe pa jetë ekonomike në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë në asgjësimin e hapësirave detare që i përkasin brigjeve kryesore tokësore të shteteve bregdetare”.
Si Greqia avitet merr mesin e Ngushticëssë Otrantos
Për shembull, Shqipëria ka përballë një ishull thuajse të pabanuar si Othonoi, i cili nëse merr fuqi të plotë për ujërat territoriale duke i zgjeruar ato në 12 milje rrezikon, nga një anë, mbivendosjen në verilindje me ujërat territorialë shqiptarë, dhe, nga ana tjetër, me zgjerim në drejtim të Italisë, ndikon negativisht në zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë në veri të Detit Jon, duke i dhënë Greqisë edhe qasje në Kanalin e Otrantos, që deri sot ka qenë i trajtuar midis Shqipërisë dhe Italisë. “Duhet sqaruar publikisht dhe zyrtarisht, ndër të tjera, se cila është vija bazë e drejtë e bregdetit shqiptar me të cilën ka hyrë në negociata pala shqiptare dhe cili është statusi i gjirit të Sarandës në këto negociata, që mos të përfundojmë sërish duke humbur territor si në marrëveshjen e vitit 2009”, pyeste në një artikull Lëvizja Vetëvendosje.
Ndarja “sipas vijës së mesit”, e përzgjedhur qorrazi herën e parë nga shqiptarët, lejoi “pushtimin” në kufirin e 22,22 km nga ishulli Othonoi, pa marrë parasysh rrethanat gjeografike. Othonoi (Greqisht: Οθωνοί, oseOthoni, Italisht: Fanò) është një ishull i vogël Grek në Detin Jon, që ndodhet në veriperëndim të Korfuzit, dhe është pika më perëndimore e Greqisë. Othonoi është më i madhi i Ishujve të Diapontias është pjesë e komunës së Korfuzit, nga e cila është një njësi bashkiake prej 10.078 km2 me 392 banorë.
Unë i kam bërë zë opinionit shqiptar thotëkol. Pashaj “nëse di gjë ai, se kujt shteti i përket Cektina shkëmbore e Pleshtit (Barketës) tanimë të njohur, Greqisë apo Shqipërisë? Askush nuk përgjigjet”. Pra elementi historik që përmendet në Konventë nuk është me vend këtu. Ndërsa kryeministri ynë u shpreh se “Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujërat territoriale shqiptare”. Mjafton kjo fjali për të kuptuar falsitetin dhe mashtrimin e zotit Rama.
Nëse Greqia nuk gllabëron ujërat territoriale shqiptare të Jonit, cilat ujëra të gllabëron ajo, të Italisë?
Sepse vetëm Shqipëria dhe Italia ndajnë detin Jon me Greqinë. Duhet të jesh naiv të besosh se Greqia do të zgjerohet në hapësirën detare në drejtim të Italisë, me të cilën tashmë e ka mbyllur marrëveshjen e Detit. Atëherë duhet thënë se Micotaqis i referohet Shqipërisë ndaj dhe vjen tani në Tiranë ministri i Jashtëm grek, NikosDendias. Çfarë na e fsheh Rama? Madje ishte po ky Dendias, që e quante Ramën grek nga gjyshja?
As Rama, asnjë në hierarkinë e shtetit nuk e tha një fjalë për të sqaruar negociatën, por një diplomat i ri i cili tha prerazi se nuk ka negociatë! Madje dhe Turqia e pat paralajmëruar Shqipërinë për arsye që duhet të mos pranojë marrëveshjen, pasi grekët gënjejnë. Si është e mundur?! Për shembull z. Cakaj të na thoshte se në bisedime është pranuar “Vija e Mesme” apo “EquitableSolution”, po efekti i ishujve dhe cektinave detare pse s’përmendet?
Ndërkohë deklarata e Micotaqis thotë shumë në këtë drejtim. Vendosmëria dhe bindja e tij është se kufiri detar grek do të shtrihet 12 milje në detin Jon dhe njëkohësisht, na bën me dije se Shqipëria nuk do të ketë as dy milje det në jug të vendit.
Ish kryeministri Zoti Berisha, i cili qe hartues i ligjit të parë të bllokuar nga Gjykata Kushtetuese thotë në Facebook se me “zgjerimin nga 6 në 12 milje të kufirit detar nga Greqia, Shqipëria humbet vetëm në territor, pothuaj aq sa pushton det kalimi nga 6 në 12 milje. Për ata të cilët duan të dinë të vërtetën, Shqipëria e cila ta zëmë në një distance 18 km midis dy vendeve do të kishte të vetat 12 milje, tani do të ketë vetëm 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer në distancën 12 milje. Në tërësi, po të kemi parasysh hapësirën e kufizuar të saj në detin Jon, Shqipëria humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar. Ky vendim – thekson më tej zoti Berisha – nuk ka asnjë implikim për zonat si Kanali i Korfuzit në vendet ku distanca është 12 milje e më pak. Kjo sepse në këtë rast, secili vend do marrë nga 6 milje ose barabarësisht më pak”.
Ndërkaq Edi Rama flet, por nuk sqaron, nuk jep përgjigje për thelbin e debatit, thjesht hedh akuza kundër opozitës dhe kritikëve të tij, sikur të ishin këta që bisedojnë me Athinën e jo vetë kryeministri shqiptar, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme! Të mos tregosh diçka apo të fshehësh diçka me qëllim është njësoj si të gënjesh.
Gjeopolitika në fund të fundit është studimi i ekuilibrit midis opsioneve dhe kufizimeve. Gjeografia e një vendi përcakton në një pjesë të madhe se çfarë dobësish përballen dhe çfarë mjetesh ke në dorë si vend. Vërtet Shqipëria nuk mund të pengojë Greqinë të shpallë shtrirjen e saj në Detin Jon në 12 milje, si e drejtë ndërkombëtare, por mundet dhe duhet ta pengojëatëtëfitojënë kurriz të kombit tonë,duke përdorur vetë Konventën dhe ligin 15 të saj. Dhe gjeografia e vendit tonë na ndihmon nëkëtë drejtim. Boll na kanë marrë toka vendet fqinjë. Deti duhet të ndarë me drejtësi. Pasi në ndodhtë ndryshe, qoftë dhe nga padija apo mendjemadhësia s’do ketë det ta lajë tradhtinë.