Origjinali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r).- Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti dhe pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim. – Gjergj Topia kërkonte nga Sinjoria e Venedikut që “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.”
Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studiues
Budapest
Shkeulli i XIV ishte me zhvillime dramatike ku dominonte rreziku nga sulmet e perandorisë Osmane dhe pushtimi nga ana e saj, i territoreve shqiptare. Të ndodhur në një pozitë të tillë, feudalët dhe sundimtarët shqiptar, finsikëria e lartë e qyteteve dhe të tjerët, shikonin të gjitha mundësit që lejonin rrethanat dhe koha për t’u mbrojtur dhe për të larguar këtë rrezik. Nuk kishte shumë mundësi e zgjedhje.
Si dëshmi të një situate të tillë të kohës, kësaj radhe kemi përagtitur për botim, dokumentin origjinal, të marrëveshjes në mes të sundimtarit dhe dukës së Durrësit Gjegj Topisë dhe Senjorisë së Venedikut për dorëzimin e Durrësit në “mbrojte” të kësaj të fundit.
Së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe që botohet për herë të parë, ne sjellim edhe tejshkronjëzimin në gjuhën latine dhe ilsutirmet përkatëse.
Duke u ndodhur para një rreziku permanent të sulmeve të turqve dhe të të tjerëve, sunduesi i Durrësit, duka Gjergj Topia, kishte dërguar te përfaqësuesi i Sinjorisë së Venedikut, Saracen Danduli “të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti.” [reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem, et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis].
Pas përfundimit të negociatave, pasi palët ishin dakorduar, u morën vesh që të bëhet dorëzimi i kështjellës së qytetit të Durrësit “në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, (kryeipeshkëv i Durrësit ishte Joannes de Panella i zgjedhur më 28 shtator 1388 i cili kishte sherbyer në këtë kryeipeshkvi der më 3 qershor 1394. Shih: C. Eubel, Hierachia Catholica…, 1913, vëll. I, f. 232; P. B. Gams, Series episcoporusm…, 1873, f. 407), të z. Filip Barelos nga Venediku, të z. Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut z. Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo. [presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis, testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo].
Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti e pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, me anën e një delegacioni përfaqësuesish të tij, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim.
Me mjaft interes është fakti se “si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit, [dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii],” gjë që tregon se edhe Durrësi kishte statutet e veta, ashtu si Shkodra e Drishti, dhe ato duhej të ruheshin dhe të respektoheshin edhe nga Republika e Venedikut..
Mjaft domethënës është fakti se Gjergj Topia, kishte kërkuar një favor, përmes përfaqësuesve të tij, të cilën po negocionin dorëzimin e qytetit të Durrësit, te Sinjoria e Venedikut. Ai kërkonte që Sinjoria e Venedikut “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.” Kjo kërkesë ishte pranuar dhe njëkohësisht Gjergj Topisë, i ishte premtuar se “do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si personat me gjithë pasuritë e tyre, njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit.” [Gjergj Topia vdes më 16 tetor të vitit 1392 në Durrës].
Tekstin e marrëveshjes dhe pakteve e kishte përgatitur Gjoni “i biri i të ndjerit Pixarin de Arimino, me autoritet perandorak, noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time,” [Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui].”
Noteri Gjoni i Ariminit, i cili kishte autoritet perandorak, që ishe edhe gjykatës i rregullt, shkruan se “për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur” [In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri].” Këtë praktikë e gjejmë edhe në dokumente të tjera të kohës. Në fund të dokumentit është shënuar data: 18 gusht 1392 [Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti, die decima octava, indictione XV].
Është mjaft interesant pohimi i L. Malltezit se Dogja i Venedikut, Anton Venerio, u akordoi një rrogë vjetore prej 30 dukatësh “qytetarëve të nderuar të Durrësit”: Dhimitër Nesta (ipeshkëv i Durrësit); Tanush Topisë; kapedanit Guren Skuto (Schuto, Scuro), vojvodës Borilla (Burrilla, f. 163), Andrea Muzakut, Aleks Rikardi di Marno, “për ti pasur ata pas vetës.” Shih: Luan Malltezi, Përpjekjet dhe synimet e Venedikut për pushtimn e Durrësit. (Les intentions et les tetatives de Venise pour occuper Durrës). Në: Studime historike. Akademia e Shkencave e RPSH. Instituti i Historisë. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, 1977, viti, XXXI (XIV), nr. 2, f. 145-173, këtu f. 159 e f. 163 shënon edhe: vëllait të peshkopit të Durrësit, Andrea Nesës e Progon Skuros. Origjnali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r). Për këtë dokument kanë shkruar ose e kanë cituar apo botuar në mënyrë të pjesshme apo si tërsi edhe: Šime Ljubić, Lisitne o odnošajih izmedju južnoga slavenstva i Mletačke Republike. Knjiga IV. Od godine 1358 do 1403. (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridonalium. Volumen IV.). Zagreb: Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetonsti, 1874, vëll. IV, f. 293-295, dok, 324 (18 gusht 1392); Shih edhe: Ludovicus Thallóczy, Constantinus Jireček et Emillianus de Sufflay. Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Volumen II. (Annos 1344-1406 continens). Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen, 1918, vëll. II, f. 120 A-B, dok. 480; [përmbledhje e shkurtër e dokumentit e shoqëruar me koment nga Sufflay]; Josephi Valentini S.J., Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV. Partis primae. Saeculum XIV complectens. Tomus secundus. Ab anno MCCCLXXXIV ad annum MCCCXCVI. Mediolani: Typis P. I. M. E., 1968, vëll. II, f. 154-157, dok. 451, (18. VIII. 1392).
Në vijim sjellim përkthimin në gjuhën shqipe të marrëveshjes për dorëzmin e Durrësit Venedikut në vitin 1392:
Konventat dhe paktet e bëra midis të ndriturit dhe të fuqishmit Dukës, zotit Gjergj Topisë, sunduesit të Durrësit dhe zotit Saracen Dandulit në emër të shumë të ndriturës Sinjori të Venedikut nga kështjella e Durrësit
Anton Venerio, me hirin e Zotit dogjë i Venedikut, etj.
Të gjithë dhe secili që është i pranishëm në të tashmen dhe në të ardhmen do të lexojë këtë letër të hapur tonën ta dinë më së miri se duke qenë se shumë i larti dhe i fuqishmi Gjergj Topia, sundimtar i Durrësit, princ katolik i cili për shkak të preve dhe plaçkitjeve të vazhdueshme të subjekteve të tij nga turqit kishte frikë se mos vetë qyteti duke u përbuzur për emrin e krishterë do të binte në duart e tyre duke shkaktuar humbjen e shpirtrave dhe të truprave të sa e sa besimtarëve të krishterë, për shpëtimin e qytetit dhe të popullit nën sundimin e tij, bëri disa konventa dhe pakte me fisnikun Saraceno Dandulon, kapedanin tonë të Gjirit.
Për këtë midis tyre u bë një marrëveshje, instrument publik, dhe për këtë shkak vetë ky zotëri dërgoi tek ne të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike kryeipeshkv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, protovestar dhe Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti.
Prandaj, ne duke i ditur më së miri se sa të vërteta janë dyshimet dhe rreziqet e lartpërmendura dhe duke patur frikë që dëmet e rrënimet që do të pësonte qyteti dhe gjithë krishtërimi, nëse pashmangshmërisht do të binte në duart e të pabesëve në fjalë, me këshilltarët tanë po ratifikojmë, gratifikojmë dhe aprovojmë atë instrument të conventave dhe të pakteve dhe çdo gjë që përfshihet në të, dhe duam që të mbeten të pranuara, të vendosura dhe të qëndrueshme në çdo pikëpamje ashtu siç rezultojnë, duke premtuar që tashi se kundër këtyre konventave dhe pakteve nuk do të veprojnë as dhe kundërvihen as vetë zoti Gjergj nga Sinjoria, në të cilën nodhet tani për shkak të trazirave, as nuk do t’i trazojë apo të shqetësohet ose trazohet përtej përmbajtjes të pakteve të lartpërmendura deri sa të jetë gjallë në këtë botë dhe për sa kohë që do të na respektojë. [Kjo vlen edhe] anasjelltas për ato që na premtoi ne dhe që përmbahen shumë qartë në këtë dokument të pakteve dhe të konventave brendia e të cilave vazhdon me këto fjalë.
Në emër të zotit tonë Jezu Krishtit dhe të mbrojtësit tonë Shën Markut, Ungjilltarit, më njëmijë e treqind e nëtëdhjetë e dy, indikti i pesëmbëdhjetë. Në kështjellën e Durrësit, në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, të zotit Filip Barelos nga Venediku, të zotit Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut zotit Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari zoti Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo, kryebashkiakut dhe prokuratorit si edhe kapedanit të përgjithshëm të Gjirit për Sinjorinë dukale të Venedikut me këto pakte dhe kushte:
Së pari, që të ngrihet simboli apo flamuri i Shën Markut në emër dhe në shenjë të Sinjorisë dhe të komunitetit venedikas.
Gjithashtu Sinjoria të detyrohet të mbajë, të mbrojë dhe të mirëmbajë këtë kështjellë me pajisjet e veta, me njerëzit, mbrojtësit dhe rojtarët e vet.
Gjithashtu që ata roje të thërresin dhe të kërkojnë mbrojtje në shenjë dhe në emër të të nderuait zotit Gjergj Topisë, sundimtarit të Durrësit.
Po kështu, po të ketë nga ata që ishin arratisur mbasi kanë qenë caktuar në atë Kështjellë për sigurinë (mbrojtjen) e saj atëherë Sinjoria e lartpërmendur detyrohet t’ia dorëzojë ata zotit Gjergj.
Gjithashtu po të jetë se ndodhen jashtë qytetit nga ata që ngrenë krye kundër zotit Gjergj, vetë Sinjoria të kujdeset sa më shpejt që t’i pajtojë ata njerëz në favor të zotit Gjergj.
Gjithashtu në qoftë se rastësisht Sinjoria dërgon përfaqësues tek sunduesi i turqve (sulltani), vetë Sinjoria të marrë masat e duhura dhe të kujdeset që të vendosë paqen dhe harmoninë me zotin Gjergj të lartpërmendur.
Gjithashtu, nëse zotëria në fjalë ka ndërmend të burgosë disa nga nënshtetasit e vet, atëherë ai mund t’i dërgojë ata në kështjellë dhe Sinjoria të detyrohet t’i mbajë ata aty siaps dëshirës dhe vullnetit të zotërisë së lartpërmendur.
Gjithashtu, që i lartpërmenduri zoti Gjergj mund të disponojë dhe mund t’i shpërndajë objektet e veta kishtare që ndodhen në kishën e kështjellës në fjalë dhe pasuritë e tjera të vetat të tundshme sipas qejfit dhe vullnetit të vet.
Gjithashtu, në qoftë se ndodh që zoti Gjergj ndahet nga kjo jetë, atëherë bujarët dhe besnikët po kështu edhe vasalët e tij të kenë mundësi të qëndrojnë, të shkojnë e të vijnë në qytetin e Durrësit pa ndonjë trazim e bezdisje.
Gjithashtu, si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit.
Po kështu, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i lartpërmendur i Durrësit, u betua me betim të shenjtë se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë të gjitha sa u shkruan më lart dhe pas vdekjes së tij, sikurse ka premtuar dhe po premton tani, qytetin e Durrësit do të lëshojë lirisht në duart dhe në pushtetin e Sinjorisë, e të komunitetit venedikas. Nga ana tjetër fisniku dhe i nderuari, zoti Saraceno Dandulo sindiku, prokuratori dhe kapedani i përgjithshëm i Gjirit u betua me betim të shenjtë në emër të Sinojrisë dhe komunitetit venedikas se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë sa u tha më sipër.
Unë, Gjoni, biri i të ndjerit Pixarin de Arimino me autoritet perandorak noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time.
Veç kësaj, meqë i përmenduri zoti Gjergj me anën e përfaqësuesve të vet të sipërpërmendur ndër të tjera kërkoi prej nesh që të kishim mirësinë që për një nder të veçantë t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës me familjet dhe me pasuritë e veta.
Për këtë ne me këshillat tona të përmendura ia dhamë përgjigjen dhe pranojmë që, i ashtuquajturi zoti Gjergj, të mund të sigurojë shqiptarët në fjalë, të cilët duan të shpërngulen me familje e pasuri për të banuar në qytetin e lartpërmendur, dhe t’u premtojë se për sa kohë do të punojnë mirë për sa kohë do të sillen për nder e lavdi të Sinjorisë sonë dhe të zotit të tyre, me sigurinë më të plotë do të kenë mundësi të qëndrojnë e të banojnë këtu, sepse prej nesh do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si persona me gjithë pasuritë e tyre njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit.
Për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur.
Lëshuar në pallatin tonë dukal, në vitin e zotit 1392, në muajin gusht, me datë tetëmbëdhjetë, indikti i pesëmbëdhjetë.
*************
Në vijim sjellim tejshkronjëzimin në gjuhën latine të marrëveshjes:
Conventiones et pacta facta inter illustrissimem ac potentem ducem dominum Georgium Topiam, domini Durachii, et dominum Saracenum Dandulum nomine illustrissimi Venetiarum Dominii de Castro Dirachii.
Antonius Venerio, Dei Gratia dux Venetiarum etc.
Universis et singulis tam presentibus quam futuris has nostras Patentes litteras inspecturis pateat evidenter, quod cum magnificus et potens dominus Georgius Topia dominus Durachii tamquam catholicus princeps et qui propter continuas predas et depopulationes suorum subditorum factas a Turchis timebat ne Civitas ipsa in contemptum nominis christiani pervenirent ad manus eorum cum perditione animarum et corporum tot fidelium christianorum pro salute sua ac Civitatis et populi sibi subiecti ad certas conventiones et pacta devenerit cum Nobili viro Saraceno Dandulo, captaneo nostro Culphi.
De quibus inter eos contractum fuit publicum instrumentum; et ob hanc causam ipse dominus miserit ad nostram presentiam reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem, et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis.
Iccirco nos evidentissime cognoscentes vera fore dubia et pericula supradicta timentes damna et detrimenta que ipsa Civitas si pervenisset ad manus dictorum infidelium toti christianitati infalibiliter pervenissent cum nostris consiliis oportunis ipsum instrumentum conventionum et pactorum et omnia et singula in eo contenta ratificamus, gratificamus et approbamus ac grata rata et firma esse volumus in omnibus prout iacent, promittentes ex nunc contra ipsas conventiones et pacta non facere vel venire nec ipsum dominum Georgium de Domino in quo ad presens est inquietate vel molestare aut inquietari vel molestari facere ultra continentia pactorum predictorum donec vitam duxerit in humanis, et dum nobis observaverit, viceversa ea que nobis promisit et que in dicto instrumento pactorum et conventionum distinctius continentur Cuius tenor sequitur in haec verba:
In nomine domini nostri Jesu Christi ac protectoris nostri Sancti Marci Euangeliste millesimo trecentisimo nonagesimo secundo, indictione decima quinta. In castro Durachii, presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis, testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo, sindico et procuratore(!) ac capitaneo generali Culphi pro ducali Dominatione Venetiarum, his pactis et conditionibus videlicet.
Primo, quod levetur insigne sive vexillum beati Marci nomine et vice dominationis et Communitatis Venetiarum.
Item quod dominatio teneatur tenere, defendere et manutenere ipsum castrum suis munitionibus et hominibus, defensoribus et custodibus.
Item quod ipsi custodes vocent et clament tutelam vice et nomine Egregii domini Georgii Thopie domini Duarachii.
Item si aliqui essent fugitiui quod ad ipsum Castrum pro sui securitate irent quod predicta Dominatio teneatur illos in manibus dicti domini Georgii tradere.
Item si aliqui essent extra civitatem ipsi Domino Georgio rebelles, quod ipsa Dominatio procuret et sollicitet illos reconciliare in favorem domini Georgii.
Item si a casu Dominatio transmitteret ambasiatorem ad dominum Turchorum, ipsa Dominatio provideat et procuret ponere pacem et concordiam cum predicto domino Georgio.
Item si ipsi domino voluntas inesset aliquos suos subditos carcerari, quod possint illos mittere ad castrum et quod ipsa dominatio teneatur illos conservare ad libitum et voluntatem prefati domini.
Item quod predictus dominus Georgius possit disponere ac distribuere res suas ecclesiasticas existentes in ecclesia dicti Castri et alia sua bona mobilia secundum libitum et voluntatem.
Item si continget ipsum dominus Georgium emigrare ab hoc seculo quod nobiles et fideles ac vassalli sui possint stare, ire et redire, in dicta Civitate Durachii sine aliqua molestia et tedio.
Item quod tam ipse dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii.
Item nobilis et egregius dominus Georgius Topia, dominus Dirachii suprascriptus, iuravit et sacramentavit observare et manutenere suprascripta et post eius mortem Civitatem Dirachii in manibus et potestate Dominationis sive Comunitatis Venetiarum libere devenire prout alias promisit et in presenti et contra nobilis et egregius vir dominus Saracenus Dandulo, sindicus et procurator ac capitaneus generalis Culfi, iuravit et sacramentavit vice et nomine Dominationis ac Communitatis Venetiarum observare et manutenere supradicta.
Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui.
Insuper quia dictus dominus Georgius per suprasciptos suos ambasiatores inter alia requiri fecit a nobis quatinus dignaremur eidem concedere de gratia speciali quod habeat arbitrium et potestatem assecurandi omnes Albanenses quos reduceret ad standum et habitandum in Durachio in personis et bonis suis.
Ad hoc cum dictis nostris consiliis sibi fecimus responderi sicque contenti sumus quod dictus dominus Georgius possit securitatem facere omnibus dictis Albanensibus qui se volent reducere cum personis et bonis suis ad habitandum civitatem antedictam eiusque promittere quod de quanto bene operabuntur et facient cum honore nostri Dominii et ipsius domini cum plenissima securitate poterunt ibi stare et habitare quia tractabuntur in personis et bonis suis a nobis et nostris omnibus dulciter, favorabiliter et benigne sicut alii cives dictae Civitatis Durachii.
In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri.
Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti, die decima octava, indictione XV.