Esse nga Bep Kuqani/
Pa shtue asnji argument tjeter, por vetem tue u bazue mbi tri eset-ë e maparëshme “Kredoja e ime Filozofike “, “Kredoa e ime Religjoze” dhe “Bota Sensuale”, mund të vertetohet me disa prova të thjeshta “ekzistenca e shpirtit” ose Pavdeksia e tij”.
Dihet se nji pjesë e konsiderueshme e njerëzimit nuk beson ne ekzistenecen e “Shpirtit”, ose në “Pavdeksinë e tij” dhe në vazhdimësinë e pafund të “jetës shpirtnore” në nji formë krejtësisht të ndryshme nga pikëpamja “cilësore” me ate të jetës Tokësore.
Kjo sepse njerëzit e zakonëshem besojnë ma shumë n’atë cka shohin, cka ndigjojnëtij”, cka prekin, cka nuhasin dhe cka shijojnë. Dmth besojnë vetëm n’atë pjesë të realitetit të kësaj bote që perceptohet nga shqiset tona. Besojnë gjithashtu edhe në realitetin e botës shkencore, megjithëse edhe këto nuk janë të verteta perfundimtare
Në këte mosbesim perfshihen jo vetëm individë të vecantë nga të gjitha vendet e kësaj Toke, nga të gjitha shtresat shqnore dhe nga të gjitha nivelet intelektuale dhe kulturale, por edhe “Besime Fetare”, tue fillue qysh nga feja ma e vjeter simbas “Biblës” : Judeizmi, e deri te feja ma e re : Jehovajt ; pa permendë fenë e fundit të Realianëve, që s’dihet në se besojnë ose jo në “Pavdeksinë e Shpirtit” që unë besoj se ata duhet t’a kenë zgjidhë me kohë këte problem, në favor të ekzistencës së “përjetësisë së shpirtit”.
Nji ndikim të madh në krijimin e frymës së këtij mosbesimi kanë ushtrue edhe Kristianizmi dhe Islamizmi me shpikjen në jeten e pertejme te “ferrit” dhe “parrizit” (xhehnetit dhe xhehnemit) me mundimet dhe gëzimet e pa imagjinueshme, per nji kohë që s’merr fund kurrë, ku perfundojnë shpirtnat e njerëzve mbas ndrrimit të kësaj jete të shkurtë, varësisht nga veprat e këqija ose të mira të kryeme në këte jetë.
Në “Bibël” nuk permendet dhe nuk njihet fare ekzistenca e shpirtit dhe as e “ferrit” dhe e “parrizit” në boten tjeter. Per hebrejt, “ferri” e “parrizi” gjinden këtu, në këte jetë e mbi këte Tokë. Parrizi mbi këte Tokë ka kenë “Kopshti i Edenit” që Adami e Eva e humbën porsa hangren “mollen e ndalueme” e, bashkë me ‘ta edhe gjithë njerëzimi mbas-ardhës; ndersa me “ferrin’ kuptohej jeta e veshtirë dhe e mundimëshme jashtë këtij “Kopshti”.
Edhe “Deshmitarët e Jehovajt” mësojnë se ‘shpirti nuk asht i pa vdekshëm dhe i perjetëshem : KUR NJERIU VDES, NUK EKZISTON MA. Vdekja asht e kunderta e jetës -mësojnë ata-. Asnji pjesë e jona nuk ekziston mbas vdekjes. Ata mësojnë gjithashtu se “Jehovaj e dergoi Jezusin në Tokë që të vdiste per ne e të na faleshin mëkatet”. Këtu lindë pyetja : Pse duhej të vinte Jezusi në Tokë per ne e të na falesin mëkatet kur shpirti nuk asht i pa vdekëshem dhe kur me vdekjen e njeriut “ai nuk ekziston ma”, Pra “merr fund gjithshka”?
Asht fakt që edhe pse “Bibla” nuk e njeh fare ekzistencen e shpirtit, asht e gjithëpranueshme në tanësinë e vet edhe nga Kristianizmi dhe Islamizmi.
Dhe jo vetem Judeizmi (feja e hebrejve). por asnji nga besimet fetare të vjetra si Hinduizmi, Budizmi, Paganizmzi dhe cdo besim tjeter fetar që ka ekzistuje në lashtësinë e thellë të jetës mbi Tokë, nuk gjejmë asnji gjurmë të predikimeve të tyne mbi “Jetën e përtejme” dhe asnji gjurmë të besimit të tyne ne nji jetë tjetër përtej Varrit : Nuk ekzistojnë dy jetë, nji e këtejme dhe nji e përtejme, por ekziston NJI Jetë e Vetme, NJI GJTHËSI e Vetme dhe NJI ZOT i Vetëm pa Fillim e pa Mbarim.
Nji tjetër motiv që i largon njerëzit nga besimet fetare asht edhe fakti se në themel të doktrinave të tyne fetare qëndrojnë “të pa vertetat”, trillimet dhe ngjarjet absurde, të pamdununa me ndodhë.
Dihet se burimet e para të dijes njerëzore mbi “Boten dhe Mendjen’ i kanë fillesat te “Feja” dhe te “Shkencat”.
Guri themeltar i dijeve fetare asht “Bibla” e Vjeter dhe e RE si dhe “Kurani”, dmth në pergjithësi “Shkrimet e Shejta” që pretendojnë të jenë “të verteta absolute”, “të perjetëshme”, “të pagabueshme” dhe të “pa kundershtueshme”.
Ndersa guri themeltar i dijeve shkencore asht “Filozofia” : Fillesa e të gjitha shkencave të realizueme deri më sot dhe që na zbulon vazhdimisht gjana të reja mbi “Boten e Mendjen” të pa njohuna ma parë.
Pikrisht këtu qëndron paradoksi i madh dhe absurditeti që edhe sot në shekullin e XXI-të, njerëzit
vazhdojnë me besue në dy burimet kontradiktore të dijes, asaj fetarë që ka si premisë “Zoti krijoi gjithshka prej asgjaje” dhe asaj shkencorte që ka si premisë “Asgja nuk krijohet, asgja nuk zhduket, cdo gja transformohet”.
Dhe kjo shpjegohet me faktin sepse besimi në dijet fetare ka kenë jashtëzakonisht i madh dhe ka dominue per nji periudhë të gjatë kohore prej disa shekujsh në shoqninë primitive të atëherëshme, si i vetmi burim ditunije i asaj kohe, kur filozofia ishte në hapat e para të saj dhe shkencat nuk kishin krijue ende bazat e veta te shndoshta; kështu që ato dije fetare nguliteshin mire në trunin e zbrazët të asaj shoqnije primitive, ku dijet shkencore mungonin pothuejse krejtësisht.. Per ta ba edhe ma të besueshme këte fe të re. ata trilluen edhe historinë shumë tërheqëse të krijimit të botës dhe të jetës qysh prej njeriut të parë profetit Adam e deri te profeti ma i fundit i tyne Malakia, që vazhdon edhe sot të tërheqë dhe të besohet nga nji mase jo e vogel njerëzish sepse ishte kjo ndoshta shpikja e parë që trajtonte historine e krijimit të botës dhe të njeriut edhe pse jashtë cdo kriteri shkencor e real.
Feja p.sh. mësonte se Toka asht në qender të Gjithësisë; se ajo asht e sheshtë dhe e pa lëvizëshme; se dielli rrotullohet rreth tokës;e plot kësi absurditetesh rë tjera.
Por kur filozofia dhe shkencat filluen të thellohen dhe të pasunohen me njohuni të reja, atëherë filloi të duket kjartë edhe kontradikta e thellë në mes këtyne dy fushave të njohunisë. Zbulimet shkencore pergënjeshtronin komplet “shkrimet e shejta” mbi krijimin e botës dhe të Njeriut. Këto kontradikta, me zhvillimin dhe perparimin e dijeve shkencore, u kthyen në konflikte të ashpra dhe të pergjakëshme, aq sa shumë shkencëtarë i paguen me vuejtje, me tortura dhe edhe me jetë zbulimet e tyne shkencore, vetëm pse binin
ndesh me “shkrimet e shejta”
Te ese-ja “Kredoja ima Religjoze” janë trajtue ma hollësisht këto ceshtje, prandaj nuk po zgjatem ma mbi këte argument.
Le të kthehemi tash te argumentat mbi ekzistencen e shpirtit :
Besoj se nuk ka njeri që të më kundershtojë se kjo “Botë” që na rrethon nga të gjitha anët asht edhe e “dukëshme”, edhe e “pa dukëshme”; edhe “konkrete”, edhe “abstrakte”; edhe “objektive”, edhe “subjektikve”; edhe “e fundme”, edhe e “pa fundme”; edhe “e perkoheshme”, edhe “e perjetëshme”.
Pjesa e kësaj bote që në perftyrimin tonë na paraqitet “e dukëshme”, “konkrete”, objektive”, e “fundme” dhe e “perkohëshme”; asht pikërisht bota e kësaj jete tokësore “Bota e Ndijshme”, të cilen e kam trajtue te ese-ja “Bota Sensuale”.
Ndersa pjesa tjeter e botës që në vetëdijen tonë na pasqyrohet e “pa dukëshme”, “abstrakte”, “subjektive”, e “pa fundme” dhe e “perjetëshme” asht “Bota Shpirtnore” bota e pa peceptueshme, prej
shqiseve tona; ajo Botë “misterioze” ose “Bota Mendore”, energjinë e së cilës e ndjene apriori cdo individ në qenien e tij. Asht kjo energji që mbanë gjallë jeten, vazhdimësinë e saj të pa fund : Jeta pa shpirt nuk mund të ekzistojë. “Shpirtin” Leibnitzi e perkufizon si nji “monadë”, si nji thermi jashtëzakonisht të vogel konsubstanciale me shpirtin e Gjithësisë, që asht vetë ZOTI. Afersisht po kështu e perkufizon edhe Hegel-i: “Si nji moment i procesit të krijimit të Universales dhe shuma e këtyne momenteve perban ABSOLUTEN (Zotin) ”
Shpirti e mendja janë nji gja e vetme. Shpirti e ka seline e vet në trunin e njeriut, ndersa ndnjenjat ose sentimentet në zemren e tij.
Këto perkufizime të dhana nga dy dijetarë të medhaj, nuk mund të mos konsiderohen si dy prova per ekzistgencen e shpirtit. Por këto nuk janë të vetmet prova. Per ekzistencen e shpirtit ka edhe shumë prova të tjera, nder të cilat unë do të vecoj tri ma kryesoret e ma bindëset :
1) RELIGJONIN; 2) ARTET dhe 3) SHKENCAT.
RELIGJONI :
Religjoni nuk asht nji objekt i “botës tokësore” të perceptueshme nga shqiset sic janë dielli, hana, hyjet, oqeanet, flora, fauna, etj. por asht nji subjekt i bashkëlindun me prejardhje nga “bota shpirtnore” në të gjitha qeniet e arsyeshme , kudo ku mujnd të ekzistojnë. Ai asht NJI I VETËM në të gjithë Universin. Edhe shkalla e ndjeshmënisë dhe e vetëdijes së pranisë të këtij Religjoni asht e njejtë në të gjitha qeniet e arsyeshme, pavarsisht nga niveli i tyne intelektual e kultural.
Te njerëzit e lashtë, në fillimet e jetës njerëzore mbi këte Tokë, niveli intelektual e kultural i dijeve fetare dhe shkencore ishte “zero” sepse nuk ekzistojshin as njena dhe as tjetra. Por Religjoni ekzistonte.
Besimi në “perjetësinë e shpirtit” ishte i pa tundun. Ata ndjenin instiktivisht nji siguri absolute se njerëzit kur vdisnin nuk zhdukeshin, por pësonin nji transformim të kësaj jete në nji tjeter të ndryshme, ma të zhvilluerme dhe ma të naltë intelektualisht dhe se ky cikël transformimesh, zhvillimesh dhe ngritjesh perherë e ma nalt në sferen e ditunisë vazhdon pafundësisht.
Kjo intuitë, ky ndricim i mendjes dhe këte besim të plotë nuk kishte kush t’ua mësonte sepse n”ato kohna tejet primitive nuk ekzistojshin as “shkrimet e shejta” dhe as “vepra shkencore”, por ishte thjeshtë “Besimi ose Religjoni i lindun bashkë me ‘ta.
Pra Religjoni e ka origjinen nga nji botë tjeter krejtësisht të pastërt, predispozitat morale të së cilës janë të perjetëshmë dhe të pa ndryshueshme. Këto predispozita perbajnë esencen e Religjonit dhe janë të gdhenuna në ndergjergjen e cdo individi që vjen në këte botë. Respektimi sa ma i mirë i tyne garantojnë paqen, lumtuninë dhe mirëqenien në këte jetë.
ARTI
E njejta gja mund të thuhet edhe per Artin dhe per origjinen e tij. Le të marrim artin e “Muzkës.”
Në “boten objektive” të perceptueshme nga shqiset tona nuk ekzistojnë ‘tone”, “akorde” as “melodi”. Në këte botë kemi vetëm “zhurma”, nga njiherë të forta, të fuqishme, të frikshme e jo rrall katastrrofike. Të tilla janë zhujrmat e vullkaneve, të termeteve, të rrebesheve të shinave të rrëmbyeshem, të vetimave e bumbullinave, të ernave të shpejta dhe të fuqishme. që janë absolutisht të pa krahasueshme me tingujt melodiozë të muzikës.
Muzika, harmonia e tingujve, janë të hueja per boten shqisore. Burimi i të gjithë krijimtarisë në këte art si dhe krijimi i dhjetra instrumentave të ndryshëm muzikorë, tingujt e mahnitëshem të të cilave nuk gjinden askund mbi këte rruzull, por na vijnë nga nji botë tjeter; nga bota shpirtnore. Ndryshe si spjegohet fakti i ekzistencës së dhjetra dhe qindra kompozitorëve dhe instrumentistave virtuozë në moshat adoleshente, pa asnji pervojë nga jeta e kësaj bote shqisore? Po fakti që BET’HOVENI kryeveprat ma të mëdha muzikore i krijoi mbasi u shurdhue komplet dhe s’kishte asnji kontakt me zhurmat e kësaj Toke ? Janë të pashterrëshme krijimet melodioze aq të mrekullueshmë, me nji bukuri të pa pershkrueshme të këtij Arti Suprem të supergjenive Bah, Bet’hoven, Vagner, Moxart e plot të tjerë; krijime të cilat do të vazhdojne persëri pafund,sa të jetë jeta në të gjitha gjinitë e këtij arti, sepse e bukur dhe e pafund asht edhe vetë bota shpirtnore.
Piktura dhe Skulptura nuk janë kopjime të thjeshta të Natyrës, por janë imazhe të nji bukurije ideale të saj, plot jettë e gjallni, plot dritë e hijeshi. Në boten e dukëshme na gjejmë vetëm shtatë ngjyrat e ylberiit ndersa në veprat e gjenive të mëdhej të pikturës e skulpturës: të Mikelangelos e Da Vincit, të Raffaelos e Rembrandit,të Van Goghut e Picassos, të Rubensit e Samsonit e të sa e sa gjenive të tjerë të këtij Arti, na gjejmë nji pafundsi ngjyrash të krijueme nga nuancat e ngjyrave të ylberit. Asnji nga veprat e tyne, kjofshin piktura apo skulptura, nuk mund të identifikohen me asnji objekt të botës reale në sensin e bukurisë, të cilat janë të pa krahasueshme dhe inekzistente në boten reale: Ato janë imazhe fantastike të nji bukurije të persosun me origjinë nga bota shpirtnore.
Letersia asht nji tjeter Art i mrekullueshem që na pasunon boten shpirtnore me njohje në fushen e psikologjisë njerëzore. Janë të pavdekëshme dhe të pa arrijtëshme veprat artistike të Homerit, Shekspirit, Dantes, Gëtes, Servantesit e të sa e sa të tjerëve në të gjitha gjinitë e këtij Arti si në Poezi e në Prozë; në Epikë e Lirikë; në Tragjedi e Komedi.
SHKENCAT
Janë fushat e ditunisë që studjojnë e na mndësojnë njohjen e ligjeve të Natyrës. Arsyeja, Logjika dhe Kujtesa (Memoria) janë fakultete thellsisht shpirtnore. Shpirti asht ajo thermi e vogel konsubstanciale me Mendjen Universale që Leibnitzi e quente “Monadë”, ndersa Hegel-i e quente ” nji Moment i procesit të krijimit të Universales”, shuma totale e të cilave perban Mendjen Universale që ata e identifikojnë me Zotin. Me zhvillimin e shkencave, me njohjen e saktë të disa ligjeve të Natyrfës, Njeriu mrrijti të eci jo vetëm mbi Tokë por edhe nën Tokë; jo vetëm mbi det, por edhe nën det; jo vetëm të fluturojë në hapsinat për rreth Tokës por edhe të shkëputet fare nga gravitacioni i saj dhe të fluturojë në hapsinat e pa matëshme të Kozmosit Asht merita e Gjenive të mëdhej të shkencave si Pitagora e Arkimedi, Galileu e Koperniku, Dekarti e Paskali. Njujtoni e Ainshtaini, Leibniytzi e Maksëelli dhe i dhjetra shkencëtarve të shquar Astronome e Fizikantë, Matematicienë e Arkitektë, Filozofë e Antropologë, Arkeologë e Kimistë që me zbulimet e tyne bane të mundun arritjen e këtyne mrekullitë të verteta.
Të gjitha këto janë frute të prodhimtarisë shpirtnore që provojnë ekzistencen e shpirtit, i cili edhe pse asht vetëm nji thermi infinitezmale e SHPIRTIT ose e MENDJES UNIVESALE permbanë potenciale të
pakufishme në zhvillimet dhe aftësitë njohëse per ditë e ma teper të Botës dhe të Mendjes.
Keto tri Prova që heret a vonë do ti kuptojmë dhe do ti përjetojmë realisht, mund ti quejmë edhe kështru :
Religjoni asht E MIRA;
Arti asht E BUKURA dhe
Shkenca asht E VERTETA
Pra Natyra na ka dhurue tri mundësitë absolute ma të mira per ta gëzue dhe per ta shjiue jeten trupore dhe shirtnore; në këte botë dhe në këte jetë.
Asht gabimi shekullor mija vjecar i njerëzimit me origjinë fetare që na privoi nga këto tri dhurata ma të cmueshme të Natyrës tue krijue diktaturen, dhunen, ligjet anti njerëzore, luften, burgjet, ndeshkimet me vdekje,
torturat, rrenat, mashtrimet e plot mundime të tmerëshme, per ti imponue njerëzve besimet e tyne fetare, të ushtrueme me egersi kjoftë nga Hebraizmi, Kristianizmi dhe Islamizmi.
Para ekzistencës së këtyne besimeve, jeta e njerëzimit ka kenë ma paqësore, ma shpirtnore ma e arsyeshme, ma dinjitoze e ma e lumtun . Sa ma shumë të ecim në thellësi të shekujve, aq ma e bukur ka kenë jeta; aq ma afer këtyne dhuratave të Natyrës.
Evolucioni i jetës njerëzore, potencialet e pakufishme të botës shpirtnore dhe predisponibiliteti per tu zhvillue per ditë e ma teper në këto tri fusha, perbajnë bazen e krijimit në nji t’ardhme jo të largët të parajsës se vertetë tokësore, tue i ndrrue krejtësisht drejtimin rrugës së gabueme të ndjekun prej mija e mija vjetësh, që e shndrruen në nji “ferrë” të pamerituem shejtninë e kësaj jete.