Nga Kozma TAHO/*
Këto mbishkrime janë të gdhendura në gur e me sa duket në alfabetin e gjuhës greke . i pari që i pa , i kopjoj madje i mori dhe gurët me vete, ishte Qiriaku del Pizzicoli i Ankonës. Bëhet fjalë për nja dy mbishkrime të gjetura , s’dihet se ku në murin rrethues të Butrintit në ato mote, viti 1435, tejet të dukëshme. Punimet e Ekspeditës italiane nxorrën në dritë shumë mbishkrime.Ato u gjetën kryesisht në teatër , në shkallaret si dhe në hyrjen perndimore të tij, dhe po ashtu në një kullë e cila u emërtua edhe kulla e mbishkrimeve . Mbishkrime janë gjetur edhe në Faltoren e Asklepit po ashtu dhe në disa fragmente qeramike në një tempull të lashtë të pa emër në hyrje të portës kryesore . I mblodhi, i kopjoj dhe u mor me to epigrafisti i kësaj ekspedite Luigji Morrikone . Bashkë me të ngjan të ketë punuar edhe pionieri i arkeologjisë shqiptare Profesor Hasan Ceka, i cili na ka dhënë edhe disa mendime shumë të vlefëshme rreth përmbajtjes së tyre . Me to është marr edhe arkeologu Dhimosten Budina e historiani Koço Bozhori të cilët i kanë botuar në një libër . Në vitin 1965 kur ndodhej në Shqipëri ju dha nje kopje e tyre epigrafistit të shquar Europian Leon Robert. Leon Robert, ose nuk ka mundur ti dekriptoj, lexoj dhe përkthej ose nuk ka pasur mundësi të merret me to . L. Robert ja dorezoj ato Profesor Piere Cabane , që së bashku me Profesor Faik Drinin pretendojnë se i kanë dekriptuar lexuar e përkthyer plotësishtë. Me gjithë përpjekjet e mia nuk kam mundur ta siguroj punimin e tyre , kështu që nuk mund të paragjykoj. Sipas të gjithë këtyre autorëve mbishkrimet e Butrintit tregojnë :–
1— se janë shkruar në alfabetin dhe gjuhën greke
2—- se janë kryesisht akte që flasin për lirim skllevërish
3 — gjënden mbishkrime përkushtimore në tempujt etj
Rreth përmbajtjes së këtyre mbishkrimeve thuhet se : —
1— dallohen rreth 400 emra sklleverish ( prof. H. Ceka) ose 600 emra sipas Prof F.Drinit
2 — dallohen 60 emra të fiseve të Kaonëve Prasaib , banorë të tij , të cilët ishin emra tërësisht Iliro –Epirot,dhe aspaje helen siç pohon Profesor Hasan Ceka.
3 – prej tyre mësohet se nënpunesi më i larte i konionit ishte Strategu si udhëheqes ushtarak, i shoqeruar nga Prostati, si përfaqesues I autoritetit qëndror të Kaonëve . Shiko për kete faqen 24 të librit Butroti .
4 – mësohet se prifti I faltores se Asklepit zënte një vënd të rëndësishëm dhe zgjidhej sikurse të tjerët për çdo vit.
5 – Mbishkrimet tregojnë edhe pozitën e gruas në sistemin shoqëror Buthrotas, sepse dallohet ne mbishkrime se një grua liron njëherësh të tetë skllevërit e saj .
6— nisur nga këto mësohen edhe disa ligje apo rregulla që drejtonin mardheniet shoqërore të këtij sistemi shoqëror.
7 — Së fundi , dhe ky shënim që i referohet mbishkrimeve te Butrintit na vjen vetëm nga Prof Dhimiter Pilika . Këtë nuk e shoh të përmëndet nga autorët që janë marr me mbishkrimet e Butrintit, me gjithse dihej fare mirë prej tyre. Profesor Dhimiter Pilika thotë se në mbishkrimet e Butrintit janë pikasur shtatë –tetë nga emrat e muajve të një kalendari të lashtë Epirot- Pellazgë shpikje e qytetit të lashtë të Bunimës . Këto emra ,thotë Profesori, janë të pa njohura e të pa zbërthyeshme nga gjuha greke . Ato zbërthehen vetëm nepermjet shqipes pasardhëse direkte e pellazgjishtes. Dhe , kjo do të thotë që Epirotët jo vetëm që nuk ishin helenë por as edhe emrat e muajve të kalendarit helen nuk pranuan ti praktikonin .Për studimin tonë do të thotë se në kohën kur gdhëndeshin këto mbishkrime në Butrint nuk kishte as edhe një këmbë heleni.
Kur janë shkruar këto mbishkrime ? Profesor N. Ceka e ka vendosur shkrimin e tyre në nënkapitullin e tretë ku ai thotë se Butrintin e zotronin Prasaibët Kaon të cilët ja kishin marr Kaonëve , dhe këta të fundit ja u kishin marr korkyrasve. Historira , tip prrallash, por të mos ju vij aspak çudi se libri Butroti ndahet në këta nënkapituj , Butroti Korkyras, Butroti Kaon dhe Butroti Prasaibe . Bëhet fjalë për fillim shek e IV p.e.s. ( Ne Librin Butroti thuhet se teatri eshte ndertuar ne gjysmen e pare te shek . III pra rreth 275—250 p.e.s.), kur mendohet se është ndërtuar qendra kulturore e Butrintit e emrtuar Agora . Por disa mbishkrime , vështirësisht të dekriptushme , lexushme e përkthyshme , gurët e të cilëve janë vendosur në shkallaret e teatrit, duan të thonë se janë më të herëshme se ndertimi i këtij objekti e se duhet të jenë marr nga një vënd tjetër ku ato afishoheshin , të cilin arkeologjia nuk ka mundur ta përcaktoj ende . Sido qoftë në këtë periudh, edhe sipas Prof. N.Cekes në Butrint nuk kishte Helenë, Korkyras e Korinthas por vetem Kaone te Kaonise Epirote . Pikerisht këta, Kaonet Epirot “barbar” ndërtuan edhe atë qendër kulturore, të vogël por shumë të bukur , e të paisur me dhjetra shtatore, sipas shëmbullit të qyteteve më të mira që kishin parë ; duke gdhëndur edhe ato mbishkrime , me alfabetin grek , pranuar dhe përdoruar si më i miri i asaj periudhe jo vetëm në Iliri dhe Epir , por kudo në rreth brigjet e mesdheut e më gjërë.
Profesor Hasan Ceka , një autoritet i pa diskutushem i arkeologjisë shqiptare , edhe pse ka pranuar tezën e themelimit helen të Butrintit , në studimin e tij “ Epiri në Kohët e Lashta “ duke ju referuar mbishkrimeve , vërteton se të paktën në periudhën kur ato janë shkruar në Butrint nuk kishte Helen. Ai do të shkruaj se:-
Për origjinën Ilire të popullsisë së Epirit flet më në fund edhe pozita,
që zinte femra në shoqërinë epirote; gratë ashtu si tek fiset e tjera ilire,
gëzonin edhe në Epir disa të drejta që e vinin pothuaj në një shkallë me
mashkullin , siç ishte e drejta e trashëgimisë, dhe arrinin të hipnin deri në
fronin mbretëror; dhe kjo nuk ka ngjarë vetëm një herë. Një trajtim të tillë
të femrës nuk e njeh historia e grekëve të vjetër, ku gratë , me përjashtim
të hetereve ( grave të përdala) mbaheshin të ndrydhyra në katër muret
e shtëpisë dhe nuk merrnin pjesë as në jetën shoqërore, as në atë
Kulturore.” H. Ceka Në Kërkim të Historisë Ilire fq 272
Kështu Prof. Hasan Ceka , pranon se ndërtimi shoqëror i Buthrotasve nuk përputhet me ndërtimin shoqeror te Helenëve por me atë të Ilirëve e që do të thotë se Buthrotasit ishin i njëjti popull me Ilirët dhe aspak me helenët . Si përfundim Prof H. Ceka mendon se :–
“…..mund të them pra, me plot bindje, se epirotët jo vetëm nuk
kishin prejardhje greke, por as proçesi i helenizimit të tyre nuk
shkoj tek ata kurrë aq largë dhe u kufizua kryesisht në përdorimin
e gjuhës greke në dekumentet mbishkrimore, si dhe në pasurimin
e kulturës vëndëse me element më të përparuar të kulturës greke. “
Po aty fq 274
Nisur nga vështirësit që studiuesit e këtyre mbishkrimeve kanë hasur në dekriptimin, leximin dhe përkthimin e tyre në mënyrë të natyrëshme del pyetja ; Në cilën gjuhë janë shkruar këto mbishkrime, edhe pse kanë në përdorim alfabetin e gjuhës greke ? A janë këto në gjuhën e vjetër greke në atë kohë krejtësishtë të përsosur , apo mos valle shkruhet gjuha e folur në këto troje me alfabetin grek ? Në një studim që ndërmora duke pasur si qëllim të tregoja prejardhjen e popullsive rrënjese të paratokës se Butrintit më rezultuan disa gjëra tepër interesante në fushën e gjuhësisë , ku unë gjithsesi nuk jam specialist .
Për këtë studim harrita të ndërtoj një fjalor prej rreth 600 – 700 fjalësh të përdorimit të përditshëm i cili mund të rudhet apo të shtohet edhe më shumë .
E konsultova këtë fjalor me Fjalorët e gjuhës shqipe si , “ Fjalori I gjuhës Shqipe” (Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderizi )Me W. Martin –Leak, Han, me Fjalorin dialektor Pano Tase , Me fjalorin e Marko Boçarit, Me studimet etimologjike të Shqipes, Çabej dhe Zheji, fjalori Greqisht Shqip I Hysen Sinanit etj , deri sa harrita në atë mbetje fjalësh.
Krahas përdorimit të diftogjeve KL dhe GL kjo e folur parapëlqen një përdorim të gjërë te kartrave “Γ “ dhe “ Χ” të alfabetit grek në vënd të G së alfabetit shqip si dhe Q apo QH të saj. Rezulton se kjo e folur është mjaftë e lidhur me gjuhën e sotme greke deri në masen 30- 35 % te fjalëve . Sa është e lidhur me gjuhën e vjetër greke? Të më falni. Këtë nuk mund ta them tani . Por më interesantja në këtë të folur është se dallohen një grup fjalësh që me sa jam konsultuar deri më tani nuk i përbajnë as fjalorët e shqipes dhe as ata të greqishtes . Cila duhet të jetë prejardhja e këtyre fjalëve ? Mos vallë ato vijnë nga gjuha e para helenëve të quajtur pellazgë e që i mbulonin të gjitha këto troje , Ilirisë Epirit e Greqisë ? Nuk mund të them asgjë deri tani . Por gjithsesi mendimi im i sotëm mbetet në mundësin e të shkruarit me alfabetin grek të gjuhës së para tokës së Butrintit , e cila duhet të këtë një ndërfutje të konsiderushme të greqishtes së vjetër.
Pamvarsishtë nga kjo , mbishkrimet e shumë përfolura për prezencën e kolonëve helenë në Butrint, jo vetëm që nuk e konfirmojnë një gjë të tillë, por e hedhin poshtë duke mos u dhënë asnjë të drejtë pretenduesve të kësaj teze , kushdo qofshin ata . E THEKSOJ EDHE NJEHER SE MBISHKRIMET E BUTRINTIT VERTETOJNE MOSQENIEN E BUTRINTIT KOLONI HELENE.
Kozma Taho- Clearwater, Florida
*Vijim i ciklit:”NERITAN CEKA PROFESOR ARKEOLOGJIE APO………?”- Pjesa e tretë.
Pranvera says
Faleminderime per keto shkrime te vyera qe zbulojne te verteten shqiptare te Butrintit, etj. Nuk egziston kombi grek apo helen; keto jane shpikje te propagandes kishtare para 180 vjetesh. Nuk ka patur ndonje “Greqi” ne lashtesi. Greqia, shume here me e vogel se ajo e sotmja, si shtet u krijua nga vendet europiane te krishtera para 170 vjetesh. Para dy mije e ca vjetesh nuk kishte Greqi. Grekerit e sotem nuk e lexojne dhe as nuk e kuptojne gjuhen e lashte te shkrojtur me germa te ngjashme me ato te greqishtes se sotme.
Nje komb ka nje gjuhe natyrale, te lindur natyralisht, pa autor. Çfar kombi jane “grekerit” kur, me urdher te perandorit bizantin, dy prifta bizantine vellezerit Cyril dhe Methodius te shekullit IX shkruajne dhe perhapin ne popullsite sllavike dhe bizantine nepermjet priftave te kishes [qe tani e quajne greke] abecene e gjuhes se kishes. Qellimi ishte qe poerandoria lindore fetare te ishte sa e me e dalluar nga perandoria fetare perendimore e cila perdorte latinishten.
Perdorimi nga Meti dhe Cirili te germave te lashta jo-helene, jo-greke, nuk do te thote se gjuha e tyre eshte “greqishtja” e lashte. Gjuhe te ndryshme perdorin germa te njejta por gjuhet jan ete ndryshme.