

Me një atmosferë plot gëzim dhe krenari, Shkolla Shqipe Vatra në Tampa Bay festoi mbylljen e vitit akademik 2024-2025, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në misionin për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe kauzës shqiptare.
Ceremonia mblodhi nxënës, prindër, mësues dhe anëtarë të komunitetit, të cilët ndanë së bashku arritjet e këtij viti. Fjalimin kryesor të rastit e mbajti administratori Z. Tasim Ruko, i cili vuri në pah punën e palodhur të Vatra Tampa Bay dhe Shkollës Shqipe Vatra për të promovuar identitetin shqiptar. Ai theksoi rëndësinë e edukimit në gjuhën amtare si një mjet për të forcuar lidhjet e brezave të rinj me trashëgiminë kombëtare.
Drejtoresha e shkollës, Meri Andre Kodra, përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke falënderuar nxënësit për përkushtimin e tyre, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, stafin dhe mësuesit për profesionalizmin, si dhe Vatra Tampa Bay për bashkëpunimin e ngushtë. Ajo nënvizoi rolin e shkollës si një qendër e rëndësishme për kultivimin e vlerave dhe kulturës shqiptare ndër breza.
Prof. Dr. Bledar Prifti shprehu mirënjohje të thellë për sponsorizuesit, të cilët me ndihmën e tyre të jashtëzakonshme mundësuan suksesin e aktiviteteve të shkollës. Ai përmendi Znj. Fotini Allteni, Katerina’s Bakery, Ana’s Bakery, Idrizi Law Group, Bella Pizzeria & Grill, Bro’s Pizzeria and Bar, Lidin Xhukellari, Aida dhe Qemal Hasanbelli, Cen Rexhbecaj, Dr. Kujtim Latifi, Ana dhe Genci Kullah, Piro Poloska, dhe Arian Kushta.
Festa u pasurua me pije, ushqime dhe ëmbëlsira të ofruara nga Katerina’s Bakery, Ana’s Bakery, Bella Pizzeria & Grill, Bro’s Pizza and Bar, Emma Skenderaj, Blerta Hazizaj, Imelda Pojani dhe Ana Kullaj.
Dekorimi i ambientit festiv, i cili i dha ceremonisë një pamje të ngrohtë dhe mikpritëse, u realizua nga Znj. Adelina Mecaj.
Në emër të Shkollës Shqipe Vatra, një falënderim i madh u drejtohet të gjithë nxënësve, prindërve, mësuesve, si dhe mbështetësve dhe dashamirësve që kanë kontribuar për suksesin e këtij viti akademik.![]()
Me një frymë bashkimi dhe entuziazmi, shkolla i uron të gjithëve:
Mirupafshim në vitin e ri shkollor, së shpejti!![]()
Me përulësi dhe respekte,
Vatra Tampa Bay ![]()
![]()
![]()
![]()
Foto: Dorina Durra Kuqali