
HASAN GREMI
Tregim/
Java e parë e pranverës në atë vit erdhi herë m shira të beftë, herë me kthjellime, po kjo nuk i pengonte nxënësit të bënin fizkulturën e mëngjesit dhe të shprehnin njëzëri gatishmërinë ndaj Atdhet “Gjithmonë gati!” para se të fillonin mësimin. (Besoj se gjeneratave u kujtohet). Bledi, një nxënës i klasës së shtatë, që shquhej për futboll, po u shmangej fizkulturës së mëngjesi, se nuk çohej shpejt dhe më shpesh u shmangej detyrave të shtëpisë që jepnin mësueset e lëndëve. Disa herë e ëma ishte ndjerë keq në mbledhjet e prindërve, kur mësuesja kujdestare i bënte të ditur neglizhimet e tij… Atë pasdite koha ishte treguar bujare me diell pranvere dhe Bledi kishte luajtur futboll deri vonë me shokët e pallatit në një nga sheshet e lulishtes në krahë të ekspozitës “Shqipëria Sot”, ( e kujtojmë me nostalgji hijeshinë e pishave, të luleve dhe të shesheve plot bar ku kënaqeshin fëmijët duke lujtur, sot asnjë gjurmë e saj) u kthye në shtëpi i lodhur. Sa hëngri diçka, e mundi gjumi. Detyrat e gjuhës dhe të matematikës nuk i bëri dot. Në mëngjes prindërit ikën në punë. Mendoi si ta justifikonte te mësueset këtë rast të përsëritur, po shpejt i erdhi një mendim që iu duk i besueshem. Gjeti në sirtarin e komosë një top të vogël fashoje dhe shpejt preu një pjesë të mjaftueshme. I ra ndërmend që komshiu përballë kishte lyer shtëpinë një ditë më parë dhe kishte lënë kovat bosh para derës kovat bosh që t’i flakte. I mblodhi mbeturinat e bojës rozë në kovën bosh, leu një pjesë të fashos që fashoi pëllëmbën e dorës së djathtë dhe u nis për në shkollë. Në thellësi të fashos boja rozë ngjante si gjak i mpiksur. Sa hyri në oborr të shkollës , shokët e klasës e rrethuan dhe e pyetën të shqetësuar: – Uaaa, Bledi, çfarë të ka ndoshur? Me zë të ulët u përgjigj: – Na erdhën drutë dje dhe ndihmova babin t’i prisnim bashkë me sopatë. – (Ngrohja dhe gatimi atëherë bëhej në sobë me dru). – Pa dashje preva dorën. Një “Uaaa”, u dëgjua nga shokët. Ndërsa Kela, komandatja e klasës, i tha me keqardhje: – Ulu në stol, mos u rreshto për fizkulturën e mëngjesit! Bledi eci kokëulur drejt stolit, u ul dhe, sa mbaroi fizkultura, u fut në rresht me shokët dhe ecën drejt klasës. U ul në bankën e vet dhe vuri sipër saj dorën e fashuar. (Në atë kohë nuk kishte tavolina nëpër shkolla). Të gjithë po vinin sipër bankave fletoret e detyrave të gjuhës. Zysh Shpresa, që ishte edhe mësuese kujdestare u fut në klasë bashkë me mjeken e shkollës e cila bënte shpesh kntroll mjekësor rutinë të shpejtë për gjendjen shëndetësore të nxënësve. Mësuesja që i donte aq shumë fëmijët, sa pa dorën e fashuar të Bledit , u afrua, e ledhatoi mbi kokë dhe e pyeti: – Bledi, çfarë ke nga dora xhan i zyshës? Bledi iu përgjigj me sytë ulur: – Na erdhën drutë dje, ndihmova babuin t’i prisnim me sopatë dhe …, – zëri i dridhej. Mësuesja u shqetësua nga ngjyra rozë që dukej në thellësi të fashos. Ndërsa Kela i tha mjekes: – Teta, të lutem , shikoja pak dorën Bledit? – Patjetër,- ia ktheu mjekja dhe iu afrua bankës së Bledit duke i thënë: – Ta shikojë teta pak? Bledi e shtërngojë fort pas gjoksit duke u thënë: – Jo, e mjekova mbrëmë në poliklinikë të lagjes. – Ta mban zysha me kujdes Bledi. Duhet ta shohë mjekja se merr ndonjë infeksion, dhe i kapi dorën e fashuar bashkë me mjeken, po ai e shtërngoi pas gjoksit . Mjekja ia tërhoqi dhe mësuesja ia mbante që ta ndihmonte mjeken ta çmbështillte fashon. Sytë kurreshtarë të fëmijëve ishin përqendruar te plaga, po një “uuuu” e nxënësve sikur tundi muret kur panë dorën pa asgjë. Mjekja flaku fashon para klasës dhe tha e nevrikosur “turp, turp” dhe doli me nxitim. Fashua qëndronte para klasës. Cilin akuzonte? Bledit iu duk sikur i ra tavani mbi kokë dhe po i merrte frymën. Lotët rridhnin në faqet e skuqura. A do t’ia lanin dot ndërgjegjen atij? Edhe halat e pishës afër dritares pikonin nga një shi i lehtë si lotët e Bledit… Heshtjen e thellë e theu Kela që iu drejtua mësueses: – Zysh, mendoj të marrim edhe Bledin në grupin artistic që po përgatisim për festat e 7–8 Marsit. Të recotojë një vjershë për nënën! Zysha mori fryë thellë. E mirëpriti mendimin e saj dhe kërkoi mendimin e Bledit i cili pohoi vetëm me kokë. I u duk sikur u lehtësua pak nga faji. Filloi ta mësonte përmendesh vjershën që i caktoi konferencierja. Dhe shpesh e recitonte me zë të ulët përpara pasqyrës. I dukej se nëpër vargjet i shfaqej e ëma e mërzitur nga bëmat e tij dhe nga ngushtësia ekonomike, dridhej dhe fillonte prapë recitimin nga e para. Në prova recitimi i tij u pëlqye… Dita e 8 Marsit erdhi dhe nxënësit do të jepnin programin përpara nënave të tyre që ishin ftuar. Bledi i dha ftesën nënës së vet. Mësuesja i porositi që të përgatisnin ndonjë dhuratë simbolike që t’ ua dhuronin dhe t’i uronin pas mbarimit të programit. Edhe nëna e Bledit ia plotësoi kërkesën të birit duke i dhënë pak të holla, me të cilat përgatiti një dhuratë simbolike dhe një buqetë me zambakë që i këputi në lulishte me leje të lulishtarit. Erdhi dita e festës dhe nënat kishin zënë vend nëpër bankat e klasës. Mësuesja pasi i falënderoi dhe u uroi festën të ftuarave, ia dha fjalën konferencieres së programit e cila edhe ajo i uroi në emër të nxënësve dhe hapi programin… Kur erdhi radha recitimit të Bledit, ai nuk ia ndau sytë nënës së vet që lotonte nga gëzimi. Të gjitha nënat e duartrokitën recitimin. Në fund kori këndoi një këngë kushtuar nënave, ato u çuan në këmbë, kënduan bashkë me korin dhe e shoqëronin me ritmin e duartrokitjeve. Pastaj ssecili mori dhuratën e buqetën edhe përqafonte nënat e vet duke i uruar festën. Edhe Bledi përqafonte nënën e tij dhe mes lotësh i thoshte: “Më fal mami, më fal! Nuk do të shqetësojë më! Do të bëhem si shokët!“ Që atë ditë edhe Bledi ndihej i barabartë mes shokëve dhe vlerësonte dashurinë e tyre që e bënë të ecte me hapin e tyre në plotësimin e detyrave të shkollës.