Nga Keze Kozeta Zylo/Pastori amerikan Steve Galegor me thjeshtësinë e tij në rrugën e Zotit ka ditur të fitojë zemrat e mjaft shqiptarëve jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Shqipja e kulluar që përdor në komunikim me njerëzit e bëjnë dhe më të dashur midis.
Këto ditë në ishullin Staten Island një lagje e bukur në New York shqiptarë të shumtë u mblodhën në një takim me pastorin Steve Galegor. Shumë prej tyre në bisedë të lirë shprehnin dashurinë dhe kënaqësinë që mblidheshin së bashku për të shkëmbyer mendime dhe për të folur rreth fjalës hyjnore të Zotit. Me plot mirëseardhje na priste tek dera e hyrjes Melania, bashkëshortja e Pastorit Steve Galegor një grua ëngjëllore amerikane që ka vite që është midis shqiptarëve. Ata të dy së bashku festojnë çdo vit Ditën e Flamurit Klombëtar Shqiptar duke i zbukuruar mjediset në kishën amerikane në Nju Xhersi ku Galegor është pastor dhe shqiptarë dhe amerikanë mblidhen si një familje së bashku për të respektuar Ditën tonë të shenjtë kombëtare.
E veçanta e këtij takimi në Staten Island midis nesh ishte se ishin mysafirë të ftuar nga Peja e Kosovës si pastori Gani Smolica me bashkëshorten e tij znj.Adile.
Z.Smolica dëshmoi pranë bashkatdhetareve te tij rrugen e gjatë dhe të vështirë që bëjnë për kishën e tyre në Pejë. Z.Smolica ka mbaruar universitetin për gjuhë të huaja anglisht dhe tregoi lidhjet e shumta me misionarë të Zotit dhe dashurinë e njerëzve për Fjalën e tij Hyjnore.
Ata e kishin ngritur kishën në Pejë mbi shtëpinë e një serbi i cili e kishte shitur më parë. Shtëpia e Zotit mblidhte midis besimtarëve krisitian dhe njerëz myslymanë apo te feve të ndryshme. Fjala e tij elekuente dhe puna plot përkushtim tregoi dhe njëherë forcën e Zotit dhe frymëzimin që ju jep në çdo moment të jetës.
Me shumë dhimbje tregoi per luftën që kishte përjetuar në Kosovë ikjen e madhe të popullit të Kosovës nga tmerret e kriminelëve serbë.
Ai së bashku me familjen në kohën e luftës u sistemua në Tiranë ku kishte strehuar dhe ndihmuar në apartamentin e tij 35 kosovarë. Më duhet të shtoj këtu se gjatë luftës në Kosovë pastori Steve Galegor ka jetuar disa vite në Korçë dhe ka strehuar në shtepinë e tij familje të Kosovës.
Në ekran u shfaqën ndër vite puna e madhe me njerëzit që bëhej në Kishë në Pejë si dhe ndihmat e ndryshme qe u jepeshin të vobektëve pa dallim feje. Me dhimbje u përjetua dhe dëshmia për një djalë që kishte humbur të atin e tij në luftë, ku serbët ia kishin pushkatuar në sytë e tij duke i thënë: Ne do të vrasim babain, por nuk do të vrasim ty sepse duam që ta përjetosh për gjithë jetën humbjen e tij. Djali nga shoku në tru që pësoi për ngjarjen makabre që pa me sytë e tij nuk foli dot për 6 muaj. Por me kujdesin e njerëzve, të kishës, të miqve të shumtë arriti që të hyjë në jetën aktive duke vepruar normalisht në çdo gjë. Gjatë luftës në Kosovë me serbët dramë kishte pësuar dhe kampioni i peshëngritjes z.Esat Kica i cili ishte anëtar në bashkësinë e kishës në Pejë dhe shpërndante me adhurim Fjalën e Zotit.
Dëshmia e z.Gani Smolica u mirëprit me mjaft interes nga bashkatdhetarë. Pas kësaj Pastori Galegor na ftoi për kafe dhe ëmbëlsirë ku pjesëmarrësit bisedonin dhe ndanin histori të ndryshme me njeri tjetrin.
Ishte një mbrëmje e bukur midis motrash dhe vëllezërish shqiptarë nën shoqërimin e pastorit amerikan Steve Galegor i cili flet një shqipe të kulluar dhe me humanizmin e tij ka ndihmuar mjaft shqiptarë në nevoja të ndryshme, ndaj dhe shqiptarët i shprehin mirënjohjen e pakufishme për tërë jetën.
Fund maji, 2016
Staten Island, New York
denokrimetekomunizmit says
Lexoni shkrimin e Keze Zylos per Battalion partizan Asim Zeneli ku ka qene partizan babai i saj dhe lexoni shkrimin eKastriot Dervishit ku
shkruan me 22 April · Tirana, Albania ·
Më 18 nëntor 1943 batalionet partizane “Asim Zeneli” dhe “Halim Xhelo” vranë në oborrin e liceut të qytetit dhjetëra qytetarë gjirokastritë, midis të cilëve edhe shtetasit Boço Kalo (68 vjeç)me të birin profesor Tare Kalo (27 vjeç). Kufomat e tyre fillimisht nuk u lejuan të varroseshin. Fotografia tregon varrin e Boços dhe Tares sot në Gjirokastër. Nga inati që i kishin vrarë njëherë, pas lufte, komunistët nuk ngopeshin dhe sa herë kalonin nga varrezat qëllonin me breshëri mbi varret e tyre. Dëmtimet e këtyre varreve janë shkaktuar nga plumbat. Fotoja është e ditëve të sotme. Për ironi shumë afër këtyre varreve janë edhe dy familjarë të diktatorit.