Skënder KARAÇICA/
Në fshatin Baicë të Drenicës, ka vdekur i burgosuri politik i viteve 1981,Sejdi (Sadri) Leku,i cili tërë jetën ishte në krah të frymës kombëtare për Liri dhe Pavarësi të Kosovës. Me punën e tij të ndershme ai në punëtorinë e tij bënte dyer e dritare për shtëpitë e reja në Drenicë. Në punë dhe në veprimzarinë e tij prej veprimtari e burrit të odës, nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka. E kishte për nder e për kujtim të traditës e të porosisë së babait Sadri Leku, njeriu i përkushtuar për tokën e bukës dhe për rritjen e fëmijëve, të djemëve dhe të vajzave në Drenicën e halleve të kohës…
Ishte viti 1981 kur tërë Kosova vlonte nga brohortijet e demonstratave të rinisë,të studentëve dhe të popullit,në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Regjimi shekullor i Serbisë e kishte mbushur kupën me kurthat ,hilet ,vrasjet dhe skenarët e varfërisë dhe të shfarosjes për shqiptarët në tokën e vet. Kosova në këto vite ishte pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë dhe, për këtë nuk i prishej rahatia regjimit antishqiptar të Serbisë.Për shqiptarët në Drenicë, edhe kur shkonin në arat e bukës për të punuar, jetën e kishin luftë me regjimin serbo-jugosllav.
Sejdi (Sadri) Leku, në Gllogofc të kohës punoi si mjeshtër i mirë për dyer e dritare të reja. Ai gëzohej kur shihte që në fshatrat e Drenicës ndërtoheshin shtëpitë e reja dhe, mjeshtria e tij e vyer, bëhej pjesë e kulmeve të kuqe të shtëpive të reja, ku, bëhej dasmë e gëzime të familjes shqiptare nën vëzhgimin e pa rreshtur të regjimit se çfarë po bëjnë në Drenicë…?!Djali i Baicës, djali i Sadri Lekut, njeriut të vuajtur të udhëve të jetimit, e kishin burrëruar para kohe djalin e madh të tij Sajdiun, që me plis të bardhë,më ballin e hapur punoi natë e ditë për të mbajtur familjen me shumë anëtarë. Sejdiu u bë i njohur si mjeshtër për dyer e dritare në Drenicë dhe, përmes ,,fabrikës,, së tij ai mbijetoi kundër regjimit të kohës, vrastare dhe antishqiptare…
Në kronikën e jetë së tij ai kujtohet kur në demonstratat e rinisë shkollore në Gllogofc (1981)e mbylli duqanin e tij dhe u bashkua me turmën e shpirtit liridashës në Drenicë, me thirrjen e zëshme përtej maleve ,,Kosova Republikë,, ! Nuk u ndal vetëm me kaq, përditë Sejdiu në krah të rinisë e të demonstratave…Pushteti serb dhe udbashët e kishin përcjellë hap pas hapi burrin nga Baica dhe,në fund të udhës të shpirtit kryengritës të rinisë së Drenicës, e ndalin Sejdi (Sadri) Leku dhe ia vëjnë hekurat në duart e tij për të dërguar prapa grillave të burgut në Prishtinë. Aty nis kalvari i vuajtjeve, të maltertimeve,të rrahjes me hekurat shkopinj të policisë për të kërkuar fjalën e tij: Se kush qëndrona pas turmës së madhe të historisë më të re të Drenicës kundër regjimit serbo-jugosllav dhe për parollën me motive të platformës kombëtare ,,Kosova Republikë,,!
Në burgun e Prishtinës dhe më vonë në burgjet e Serbisë, i denuar për veprimtari armiqësore sipas ligjeve të kohës, Sejdi (Sadri) Leku në tërë kalvarin e përgjakjes së trupit të tij, nuk e hoqi nga koka plisin e bardhë ,shenjë e traditës të maleve për liri të Drenicës…!Kështu mbeti tërë jetën burri dhe kryengritësi me frymën e lëvizjes së madhe,deri në kohën kur në Drenicë, doli para regjimit vrastar të Serbisë dhe para botës UÇK-ja në varrimin e mësuesit të vrarë në shkollën e Llaushës.
Tashti në vitin 1998 në Gllogofc,kishin ardhur forca të shumëta policore,ushtarake dhe paramilitare për të vrarë, për të djegur e shfarosur Drenicën. Në udhëkryqin Gllogofc-Skenderaj gjëndej shtëpia e vëllait të tij Gani Leku dhe,për shkak të rethimit e të bombardimit me armat më të rënda serbe,shumë familje shqiptare ia mësyen qendrës së Gllogofcit,që të shpetojnë nga skenarët e Serbisë të njohur për kohën,,Patkoj,,! Çaste të rënda,kishin ardhur për këtë anë të njohur në luftëra të prëgjakura,ku,në historinë shekullore të pushtimit e të ripushtimit nga Serbia,nuk ia ndali pushkën në malet kazerma të Ahmet Delisë, të Azem Bejtës, të Shaban Palluzhës dhe së fundi kryengritja e kthesës së madhe të historisë të Komandantit Legjendar të UÇK-së të Adem Jasharit.
Gllogofci në vitin 1998 ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe.Sejdi (Sadri)Leku kishte dalur tek shkallët e shtëpisë dhe kishte filluar të grinte pak duhat(kaçak)për kutinë e burrërisë së tij.Në këto çaste po i thonë Sejdiut,hajde më shpejtë se jemi të rrfethuar e,hasmi nuk na pret…!Paksa si me humor,Sejdiu ua kthej fjalën:Pa e gri duhanin,nuk e kam ndërmend me e lshua shëtpinë…!Hjade me shpejt se ata erdhën në oborrin tonë,i thanë ata të shtëpisë përseri. Sejdiu nguli këmbë dhe,forcat armike të Serbisë i priti në tokën e vet,me plis të bardhë e para vdekjes…!
Përseri pas torturave të përgjakura, Sejdiu për herë të dytë u gjënd në burgjet e Serbisë,i dërmuar para vdekjes…!Dhe,në katrahurën deri në shkallë të gjenocidit,Kosova dhe shqiptarët,në vitin 1999, në krah të ndërhyrjes së forcave ushtarake(NATO) të aleatëve të udhëhequr nga Amerika,rrezet e diellit të lirisë së Kosovës erdhën me Lirinë dhe Pavarësinë.Në odat e Drenicës,historia shqiptare është shpjeguar se qyshse nga viti 1912-1999,shqiptarët asnjëherë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë fashiste.
Sejdi (Sadri) Leku, kohën e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës e pati pritur ne zemër hapur dhe, shpeshherë thoshte: Të qofshin falë plagët dhe gjaku im, Kosova e Lirë!