![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2018/09/1-Sami-Repishti1-240x300.jpg)
Jetë të gjatë, shëndet të plotë e lumtuni familjare
Sami Repishti
Me daten 15 pril 2022, gazeta The Neë York Times, seksioni OPINION na dhuron nji pjesë letrare me frymë fetare mbi subjektin e frikës së vdekjes dhe mundsinë me e tejkalue. E lexova dhe vendosa ta dergoj te nji mik që due dhe më kupton,
familjen e Miljana dhe Tonin Mirakaj. Për hir të dashunisë për gjuhën shqipe e përktheva në gjuhën tonë amtare.
———————————————————————————————————–
“Nji pastor në shtratin e vdekjes dhe kthimi I Jezusit-
shkruen: Tish HARRISON ËARREN
Kam folë disa herë me Timothy Keller mbas diagnozës së tij dy vjet ma parë qe tregonte se vuen nga kanceri i pankreasit, Faza 4. Çdo herë ka qenë e lehtë për mue me harrue se vuen nga nji smundje fatale.
Ai ashtë i qete, i urtë, i gëzueshëm dhe akoma thellësisht i shqetësuem nga vuejtjet e të tjerëve, dhe të botës për rreth. Me kuriozitet me pyet vazhdimisht, me zemër të pastër si jam, dhe ndigjon me kujdes përgjigjen time. Në fund më këshillon, me urtësi dhe bile simpati, megjithëse ankimet e mia janë aq të vogla në krahasim me problemin e kancerit. Ashtë vështirë me pasë nji bashkëbisedim me ate pa u ndie me shpresë të rritun dhe optimist.
Dr. Keller u vendos në Neë York City në vitin 1989 me zonjen e tij, Kathy, dhe tre djelm të ri me fillue ndertimin e nji kishe të re. Diçka e rrezikëshme me zanë vend, dhe me ngritë nji Kishë Presbiteriane Evangjelike në nji qytet progresiv dhe shekullar. Por “Ringjallja” u rrit, dhe ashtë tashti nji nga kishët ma të njoftuna në vendin tonë, krijoi kisha të reja, dhe planifikon nji rrjet kishash të reja në botë.
Dr.Keller më tha se kur mori lajmin e kancerit nga doktori, ai e shikoi e tha:” Due të theksoj se ti duhet të kuptosh që kanceri i pankreasit nuk ka sherim dhe ju do të vdisni nga ai”. Shumica e pacientëve jetojnë ma pak se nji vjet mbas diagnozës. Ai përshkroi atë ditë si të ishte dita e vdekjes sime.
Grueja e ime, Kathy, dhe unë kaluem mjaft kohë me lotë në sy dhe të pa aftë me kuptue. Dr.Keller shkroi ne Atlantic vjetin e kaluem. “Na presim që disa smundje të vijnë dhe na marrin kur realisht jemi në moshë të kalueme. Por jo tashti, akoma. Nuk mund të jetë kështu; pse na solli këte Zoti për ne?”
Për Javën e Shenjtë, unë dëshirojshe me ndigjue ma shumë si diagnozi I mjekut ndryshoi gjithëçka që unë mendoj për jetën, vdekjen dhe këto ditë që na bijnë Pashket. Këtu poshtë keni nji pjesë të bashkëbisedimit, të shkurtuem…..
‘Në librin tuej të fundit ‘Shpresë në dit të Frikës: Ringjallja dhe Kuptimi I Pashkëve”, ju shkrueni se kultura e jonë po kalon nepër nji fazë “krize të shpresës”. Ku e gjeni shpresën? Çfare shpresë i ofroni ju të tjerëve?’
Në qoftë se Ringjallja e Jezu Krishtit me të vertetë ngjau atëherë Zoti do të vej gjithçka në rregull. Vuejtja do të zhduket. E keqja do të zhduket. Pleqnia do të zhduket. Vdekja do të zhduket. Kanceri I pankreasit do të zhduket. Tashti, në se Ringjallja e Jezu Krishtit nuk ka ngja, atëherë unë mendoj se asgja nuk ka ngja. Por në se në të vertetë ka ngja, atëherë do të ketë shpresë në të gjithë botën”.
Në essay-n e J.R.R.Tolkien “Mbi Tregimet për Zanat” ai thotë se ata janë dëshira të pashlyeshme njerëzore të cilave vetëm fantazia u flet, ose sci-fi u flet. Ai thotë se të gjitha qeniet njerëzore kanë nji tërheqje ng idea e ikjes nga koha, ikjes nga vdekja me u bashkue me të tjerë qenie njerëzore dhe gjana të afta me qene gjalle mjaft sa me plotësue andrrat e tyne artistike e krijimtare, me qenë të aftë me gjetë dashuni që sheron plotësisht. Tolkien thotë përse kemi në këto prirje dhe si I krishtenë, ai mendon se arsyeja për këte ashte se na, ne filim nuk u krijuem me vdek.
Na jemi të gjithë të prirun me besue se kështu ashtë jeta që duhet me qenë, dhe në se Ringjallja e Jezu Krishtit ngjau, atëherë t gjitha të tjerat literalisht do të jen të verteta për ne.
Kjo ashtë arsyeja që kemi këte paradoks . Nga njena anë, Ringjallja ashtë diçka shumë konkrete që mund të flasim për te, si për shembull “Cila ashtë evidenca për këte evenimet historik?”. Ndoshta libri ma i mirë mbi këte subjekt ne keto 100 vjetët e fundit ashtë libri “Ringjallja e të Birit të Zotit” nga N.T.Ëright.
Përsëri, në se na arrijmë në pikën që pranojmë këte, atëherë pa pritmas nuk ka kufi për çdo gja që mendojme se mund të vij.
Unë di çka mendojnë disa nga lexuesët. “Nuk mund të besoj se ka nji person me ma shumë se klasa e tretë arsim që praktikisht e beson këte’. Por unë e besoj. Dhe në këto muejtë e fundit, ndersa jemi në kontakt me këto aspekte të mëdha të bësimit tonë, Kathy dhe unë ,të dy themi asnji herë ma parë nuk kemi qenë kaq të lumtun, megjithëse unë jetoj nen hijen e kancerit.
“ A mundeni ju me mendue sa shumë ju ka transformue vuejtja, sa ka ndryshue mendimi I juej mbi vuejtjet e Jezusit si dhe për Pashkët?”
Java e Shenjtë u jep të dyve vdekjen dhe Ringjalljen. Të ndame ata nuk kanë kuptim. Ju nuk mund të ndjeni gëzimin e ringjalljes në se nuk keni kalue nepër rrugën e vdekjes, dhe vdekja pa ringjallje ashtë pa shpresa. Në esencë, vdekje/ringjallje si motif ose patern ashtë absolutisht në zemër të vetë asaj që jep kuptim jetës së nji të krishteni.
Dhe, në fakt çdo gja në jetë ashtë po ashtu. Me çdo lloj vuejtje, në se unë përgjigjem tue shikue Zotin me besim, vuejtja ngulë nji gozhdë të re për thellimin e dashunisë sime në Zotin, diçka që kanceri ka ba në mue.
Un nuk mendoj se ajo që ashtë e randësishme në kancerin ashtë se Pashkët kanë nji randësi shumë ma të fortë sepse unë shikoj Pashkët dhe them:” Për këte arsye unë përballoj me guxim çdo gja”. Në të kaluemen mendojshe për Pashkët me nji farë optimizmi kur mendojshe për jetën. Dhe tashti unë shoh se Pashkët janë nji ilaç universal. Mund të hahet edhe kur kalojmë frikën e madhe, zemrimin tonë ma të madh dhe deshprimin. Une e shikoj ate si diçka ma të fuqishme se kurdoherë ma parë.’
Shenim: Tish Harrison Ëarrcen ashtë prift I Anglican Church in North America, ; ai ashtë autor I Times Opinion neësletter dhe I volumit “Prayer in the Night: For those Ëho Ëork or Ëatch or Ëeep.” Perkthimi I masipërm ashtë nga Sami Repishti, Ph.D. dhuratë me rastin e Pashkëve.
———————————————————————————————————–