Pershendetja e Alfons Grishaj* ne Mbremjen Solemne te 100 Vjetorit te Pavaresise/ Michigan
Mirëmbrëma juve qytetarë të botës së lirë!
Mirëmbrëma vëllezër dhe motra shqiptarë, bij të rreptë të shqipes dykrenare, simbolit të mosnënshtrimit dhe të mëvetësisë!
100 Vjetorisë i Pavarësisë së Shqipërisë, na gjen ne Shqiptarëve me shpresën dhe besimin se trualli Iliro-arbëror do të bëhet sërish një njësi e vetme, jo se armiqtë tanë shekullorë e pranojnë me dëshirë këtë projekt, por sepse është pjekur ndërgjegja jonë kombëtare, dhe se rruga që kemi zgjedhur është ajo e duhura…
Kësaj here, si komb jemi rreshtuar në anën e drejtë, në anën e lirisë së vërtetë, në linjën e perëndimit, ku bën pjesë dhe atdheu i dytë i shqiptarëve, Amerika…
Sot ne nderojme vlerat kombetare, burrat e mëdhenj që u orientuan drejt në kohë të ndryshme të historisë: Kastriotin e madh, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e Dedë Gjo Lulin, Sokol Bacin, Dasho Shkrelin e Prekë Calin, Dom Nikollë Kacorrin e Preng Bib Dodën, Nolin e Konicën, Azem Bejtën e Isa Boletinin, Adem Jasharin e Azem Hajdarin.
Nderojmë të gjithë ata bij e bija që dhanë jetën për çështjen e madhe kombëtare.
Nderojmë shtetin tonë Shqiptar mëse 2500 vjecar, që nga mbreti Bardhyl e deri tek mbreti Zog…
Nderojmë qeveritë shqiptare që nga Ismail Qemali e deri tek Sali Berisha…
Ne e dimë se jemi të cunguar nga ana territoriale, por jo nga ana shpirtërore dhe fizike.
Për të finalizuar aktin final të bashkimit të trojeve shqiptare, përvec faktorit të jashtëm, ne na duhet të jemi sa më tepër relative… sa më pak bajraktarizëm, aq më shumë shqiptarizëm!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë!
God bless America!
* Alfons Grishaj ” Pishtar i Demokracise”, Kryetar i Federates Panshqiptare ” Vatra”, Dega Detroit