Mevlan Shanaj/
Dikur në mënyrë figurative kur po lulëzonin televizionet private, si një ndër njerëzit me eksperiencë në Televizionin Shqiptar, isha shprehur se kioskat (televizionet private )nuk mund ta konkuronin hotel “Dajtin” dmth Televizionin Shqiptar, kjo ka ndodhur më shumë se 30 vjet më parë! Më pas ato “kioska” u bënë gjigante në shumë drejtime! Pas shumë vitesh po rikthehem në përcaktime të reja lidhur me zhurmën e ish kioskave! Sipas së vërtetës dhe jo nënshtrimeve në forma të ndryshme të kapjeve nga bizneset apo politikat, ish kioskat u bënë grataçele të cilat qartazi i nënshtrohen imponimit politik. Kuptohet
në radhë të parë interesave ekonomike si edhe në përfitime të tjera në të gjitha drejtimet! Në fillim ishin si zjarri i nevojshëm për njeriun, por kur nuk përdoret me kujdes zjarri shkakton katastrofa, kjo mendoj se ka ndodhur me mediat private të domosdoshme në një shoqëri demokratike! Një gjë fondamentale u konfirmua, nuk u bënë mediume të edukimit, social kombëtar edhe pse disa prej tyre më të njohurat, quhen kombëtare! Dallimet Publike dhe Kombëtare janë me dallime të dukshme! Modelet e servirura programore nga firma të huaja, disa edhe argëtuese, vazhdojnë të prodhojnë huazimin apo abuzimin, që në psikologjinë tonë për fat të keq ka shikueshmëri duke praktikuar patenta të huaja argëtuese! Mendoj se problemet tona sociale apo psikologjike kombëtare, të cilat janë thembra e Akilit, mbeten shumë në hije! Mbingarkesa” tallava” ndoshta ka ardhur në pikën e ngopjes! Tani është rasti që me sa po shikoj të çohet nga gjumi Televizioni Publik Shqiptar, për tu bërë udhëheqësi i mendësisë bashkohore! Të vendoset në rolin e medias model publike për tu bërë imponuese e misionit kombëtar! Hapin e parë e ka hedhur me sukses, pothuaj është shkëputur nga nënshtrimi politik sidomos në bllokun informativ! Në se do të bëhet e mundur në shkëputjen përfundimtare atëhere pas kësaj fitore, me sa shikoj po fillon kthesa edhe në programet më sociale argëtuese! Është detyra bazë e kthimit të mediumeve në shërbim të publikut, duke mënjanuar dhunën e tregut apo të politikës! Dua të jem shpresues i bindur se pas dy- tre vitesh Televizioni Publik Shqiptar do rivendoset në misionin e tij, do futet me patjetër në listën më të preferuar të shikuesëve, pasi do të bëhet televizioni i shqiptarëve me tërë gamën e problemeve! Në se drejtimi ka qartësi edhe krijuesit specializohen! A nuk ishin shumica e profesionistëve të televizionit Publik që ngritën televizionet private? Më në fund ka ikur koha e garave mes partive për matjen e kohës televizive! Ndaj tani është koha e garave krijuese? Publiku ka ndjeshmëri serioze kur i futesh në psikologji, në hallet e tij! Këtë mision nuk e ka vetëm Televizioni Publik!Të gjithë së bashku do e kapërcejmë këtë fallsitet social, që bie erë mashtrimi!