MËHALLA E DIBRANËVE NË TIRANË,DËSHMI PËR MIREPRITJEN VLLAZËRORE TIRANASENga Vjollca SADIKU, Diber/DIBËR, Edhe pse kanë kaluar më se një shekull nga shpërngulja masive nga genocidi ndaj dibranëve, për mirpritjen vëllazërore që kanë patur në Tiranë flt qarët edhe ,,mëhalla e dibranëve ,, që faktikisht është një histori e kryqitetit shqiptar. Në vitin 1913 mijra dibran kanë arritur në Tiran për të shpëtzar jetën e tyre dhe ata në pjesën dërmuese janë vendosur në afdërsi të medereses e sotme që në atë kohë ky lokacion është quajtur Xhamëllëku ,në mëhallën e tyre , që sot vazhdoj ta mbaj emrin rruga e dibranëve. Dibranët në Tiranë jetojnë edhe në pjesët e tjera të saj por mëhalla e dibranëve mbetet gjithmon një sinonim i së kaluarës .
Në këtë rrugë në të cilën arrihet duke ecur në këmbë nga hoteli Tirana, mbrenda dhjet minutave edhe sot janë prezent familjet të njohura dibrane. Janë gjenerata të reja të cilët vazhdojnë të jetojnë në shtëpit të gjyshërve dhe prindërve të tyre. Dibranët që janë shpërngulur në Tiran atë kohë sipas dokumenteve zyrtare , janë vendosur në disa pika edhe atë tek namazgjaja, tek mahalla e shebekëve, selvia, tek tregu i ri etjer , por koncentrimi kryesor ka qenë pikërisht në lokacionin ku sot është mëhalla e dibranëve. Por, edhe gjeneratat e reja shum bukur i dijnë shkaqet përse u detyruan dhunshëm të largohen nga shtëpit e tyre nga Dibra e Madhe. Pothuajse nuk ka dibran në Tiran e veçmas në këtë mahallë që nuk dije migrimin masiv që kanë bë dibranët viteve 1912-1913 nga dhuna sërbe. Bujar maxhari dibran i cili ka lindur në Tiran thotë se kultura dibrane në Tiran ka ardhur pikërisht me shpërnguljen para më shum se 100 viteve. Këtu në këtë mahallë thot Bujari mund të gjejsh familje të shumta që vazhdojnë të mbajn me fanatizëm dhe patriotizëm mbiemrat e tyre siç janë Shatku, ballanca, Gorenca, Çanka, Ostreni, saraçi, Klloboçishta, Shanku, Torozi, basha, Pustina, Jegeni, varvarica etjer.
Është një karatkeristikë që edhe sot karakterizon dibranët që jetojnë në Tiranë. Dibranët shpesh herë quhen edhe shehërli . Sipas të moshuarve dibranë këtë veçanti banotët e sotëm të kryqitetit shqioptar për dibranët e thonë për shkak se Dibra e m,adeh anë e mban trojeve shqiptare ka pasë sinonimin e qytetit urban, respektivbiosht është quajtur sheher. Pothuajse për çdo familje dibrane që sot jeton në Tiran është përdorur fjala shehler dhe dibranët janë mburur me këtë epitet. Sipas Sipas aktivistëve të njohur të shoqtës të dibranëve në Tiran, dihen qarët edhe drejtimet e udhëtimeve të dibranëve para një shekulli kur kanë lën vatrat e tyre dhe kur kan migruar në Tiran. Aktivisti i njohur Farkuk Bokova në valën e parë të dibranëve që mbrini në Tiran janë shfrytëzuar dy rrugë. Një grup ndoqi rrugën Dibër- Strug – Elbasan dhe Tiran ndërdss tjetri Dibër- Mat- Shkallë e Tujanit- Tiranë. Pak familje mbetën në Elbasan ndërsa pjesa më e mahde u koncetrua në Tiran. Të dhënat flasin se pjesa më e madhe e shehërnjinjve mbritën vetëm me rrogat e trupzt sepse nuk patln koh të mernin ndonjë plaçkë tjertë. Vuajtijet e atij udhëtimi të vështir të parëve të familjeve dibrane i morën me vehte në varet, dhe i u lënë pas ndjenjën e mirnjohjes të thellë tiranasve që i pritën me dyer e hapura dhe bujari.
Familjet dibrane u integruan në shoqërin e kohës dh ejanë dalluar për përkushtimin e tyre ndaj familjeve por edhe ndaj punës. Sipas Borovës kjo gjë i bëri ata ti tjekalonin me shpejtësi vujtjet e atij egzodi të tmershëm. Për mahallën e dibranmëve sot e dijn të gjith banorët e Tiranës e cila nga viti në vit rritet me mjijra banor të rinj.
Dibranët janë preznet në jetën shoqërore politike dhe në të gjith sferat e tjera të Shqipërsië. Gjatë dekadave ata dhanë shum për zhvillimin e Shqipërsi dhe mund të thuhet se me të drejtë gëzojnë statusin e tyre pozitiv . Ndër dibranët të cilët arritën suksese të ,ëdja në shum sfera janë edhe basketbollistët feti Borova dhe Luan Greva, futbollistët Luan Senga dhe Ramiz Pregja, kompozitorë[t Agim Krajka, Munir Shehu, naim Plaku, aktori Sulejman Pitarka, regjistori dhe karakteristi Bujar kapexhiu, Adriatoik metuli solist dhe koreograv i ansamblit të valleve popukkore pastaj balerina Adivije Sharofi si dhe Mukades Erebara dhe shum e shum të tjer. Themelimi i shoqtës bashkësia dibrane në Tiranë ose siç i thon shoqatat e shehërlinjve në Tiran gjatë viteve të 90-ta, mundëso një organizim të tyre . pikërisht kjo shoqta tani është edhe fuqia që mban në mënyr të organizuarr të gjith aktivitet tradiconm ale dhe kulturore dibrane.
***
Mbiemra të familjeve dibrane në Tiranë:Pitarka, Pustina, Saraçi, Klloboçishta, Sengla, Jashari, Shamku, Torozi, Çanka, Ostreni, Muhaxhiri, Gorenca, Varvarica, Çoku, Basha, Pregja, Oshafi, Reka, Kapexhiu, Erebara, Strazimiri, Kodra, Menzelxhiu, Xhuglini, Dibra, Agolli, Najdeni, Cami, Hysa, Borova, Jorganxhiu, Daci, Abule, Çausholli, Verzivolli, Kuçuku, Kosovrasti, Juca, Kërçiku, Sakiqi, Langu, Lata, mund të përmendim këtu dhe familjet tregtare dibrane si: Spahiu, Zeqja, Turkeshi, Zllatku, Dibra, Lazimi, Haxhiymeri, Haxhirexha, Pilku, Tërshana, Leksani, Laçi, Qylafku, Resuli, si dhe familja Shijaku ndër familjet e mëdha tregtare në Shqipëri etj. Rusi, Fishta, Zeraliu, Kuriu, Kujofska, Brekofska, Pasholli, Lleshi, Mullahi etj(Pjesa e fundit, mbiemrat e familjeve dibrane ne Tirane, u huazua nga shkrimi i Roald A Hysa)