Nga Albano Kolonjari
Janar suprizash. Pas transferimit te sulmuesit Bekim Balaj tek klubi kroat Rijeka dhe mbrojtesit Andi Lila tek Parma ne Itali, merkato dimerore ka perfshire edhe dy futbolliste te tjere kuqezinj. Behet fjale per mesfushorin Amir Abrashi, dhe fantazistim Ledion Memushaj. Revista me e madhe sportive Gjermane Kicker, konfirmon lajmin se klubi i njohur gjerman Veder Breme eshte shume prane firmosjes me mesfushorin Amir Abrashi qe aktualisht luan ne kampionatin zvicerian me Grasshopper-Club. Sipas revistes gjermane tek Veder Breme, Abrashi do te zevendesoje Zlatko Junuzovic. Mesohet se Abrashi ka edhe gjashte muaj kontrate me Grasshopper. Ende nuk dihet nese transferimi do te behet keto dite apo ne merkaton e veres me parametra zero. Nderkohe mesfushori Ledion Memushaj eshte prane kalimit tek klubi i Empolit. Mesfushori kuqezi qe aktualisht luan ne Seria B, me Pescaren, eshte ne fokusin e Empolit, ku luan edhe mbrojtesi kuqezi Elseid Hysaj. Kartoni i fantazistit shqiptar eshte ne pronesi te Lecce, qe nga ana e saj e ka huazuar tek Pescara. Loja ne rritje dhe paraqitja e tij shume e mire ne ndeshjet nderkombetare perballe Frances dhe Italise, kane bere qe vemendja ndaj tij te jete me e madhe. Memushaj ka qene pjese e Chievos ne Seria A, por lojtari kuqezi nuk gjeti hapsira aktivizimi. Do te ishte tekniku aktual ii Kombetares Shqiptare De Biasi, qe I dha Memushajt shume besim me Kombetaren e Shqiperise, dhe nga ana tjeter Memushaj e ka justifikuar kete besim.