Nga Asllan BUSHATI/*
I dashur Dori, do të më falësh për stilin e pasqyrimin jo me nivel të shkrimit të më poshtëm, jo se nuk dua, por se unë nuk jam as gazetar dhe as gjuhtarë si Babai Juaj Dalip Greca në përshkrimin e ngjarjeve të bukura si ajo e dasmës tënde që përjetuam sonte në Rockleigh Country Club. Ai sigurisht që din shumë më mirë se unë ti përdori format gazetare dhe figurat letrare për t’i pasqyruar ngjarjet bukur , këndëshëm e me stil. Koha i ka gedhendur bukur shkrimet e tij në shumë faqe të shtypit të shkruar shqiptar, por vecanërisht në faqet e “Diellit”, me të cilat ne krenohemi.Por sot unë duke përdorur shprehje e fjali të zhargonit të përditshëm (ndoshta dhe të konsumuara), do te përpiqem të përciellë vetëm disa ndiesi të mijat dhe të disa vatranëve që morën pjesë në dasmën tuaj dhe të Kristinës.
Po e filloj nga organizimi i dasmës i cili me një fjalë të vetme mund të quhet thjeshtë –perfekt,. Ai nisi me ftesat e nisura që para gjashtë muajsh duke na thënë me kohë se”s’ka justifikim për mos pjesëmarrje”, ftesa të cilat ishin nga më të mirat që kemi patur rastin të shohim .Por jo vetëm kaq, ishte zgjedhur për dasëm një lokal i shkëlqyer, në një vend shumë të bukur dhe piktoresk. Na pritët hijshëm,me kultur dhe duke gërshetuar mirë traditën me qytetarinë , kulturën tonë shqiptare me kulturën e Amerikës. Dalipi e Xhemilja, motrat tuaja dhe Ju, familja Bardhecaj, Kristina e dashamirët e tyre, na pritën buzëgas e me ndienjë të thellë respekti në hyrje të restorantit dhe në cdo tavolinë , të cilën do ta ruajmë të pa harruar.
Ushqimi ishte i klasit të lartë si në sallën aperitive ,në restaurant dhe në pjesën vijuese për fruta e ëmbëlsira. Muzika e gërshetuar bukur live e me DJ, nga Kelmendi e në Camëri, nga Kosova e në Gjirokastër, nga Korca e në Lushnje, nga Ulqini e në Dibër, në një harmoni të plotë mbarshqiptare. Atmosfera e dasmës dhe muzika na bënë që për disa orë ,të harrojmë hallet e jetës kurbetqare dhe të mbushim zemrat me copëza gëzimi atdhetar. Në urimet per ju u ngritën dolli e shëndete nga Puka:Gjon Bucaj e Zef Balaj me bashkeëshortet; nga Kosova Agim Rexhaj e Marjan Cubi me bashkëshortet,; nga Mirdita Zef e Albert Pernocaj;nga Luma, Halit Daci e Mithat Gashi me familje;Idriz Lamaj me bashkeshorten Alma, Leke dhe Pashko Gojcaj nga Hoti shqiptar,Teki Gjonzeneli me bashkeshorten Filnlanda, Petrit Spiro me Enxhin, avokati shume i njohur shqiptar Ylber Dauti, Tana Vila nga Tirana, Vedat Kulla me Veren vajzen dhe dhendrrin,Sokol Prenjo Imeraj,Adem Belliu i TV KUTURA SHQIPTARE me te gjithe familjen,Nazo Veliu me Veiz Belliun dhe mbesen Kamila, nga Camëria,Perparim Likollari nga Permeti me Violeten, vajzen Blerina dhe dhendrin amerikan Maxhid, lushnjaret e shumte qe kishin ardhe edhe nga Kanadaj, presidentja e Komunitetit Shqiptar ne Kanda Aida Lumi Bejte em bashkshortin Arben, Viktor Haxhiu dhe Lindita, Kristaq Papa dhe Pavlina, Kristaq Foto dhe Entela, Dr. Irida Hasalla me Dr. Ermal Molla, Mereme Dervishi(Nezaj) me djalin Dritan dhe nusen Enkeleda, Luan Korershi me Mozen,fqinjet dhe kusherirat e Dalipit, Lavdije dhe Natasha, me bashkeshortet Zenel Hasalla dhe Arben Bilbili dhe femijet,krushqit e Dalipit nga Delvina Abaz dhe Donika Shehu, shoket dhe shoqet e tua, qe i dhane “zjarr” valleve, …dhe rrjeshti s’ka të ndalur por vazhdon me të gjitha trevat shqiptare.
Të dyja familjet, Greca e Bardhecaj na kënaqën e na gëzuan, Dori e Kristina na lumturun në atë amient të këndëshëm dhe në një local luksoz. Po të kisha mundësi shprehjen e më poshtëme do ta shkruaja mbi gurë (që të mos fshihej kurrë), në një faqe shkëmbi ku të thuhej:”U trashëgofsh Dorian Greca”. Por me qënëse nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, do ti lutem editorit të Diellit të ma botojë atë në on line dhe në print, që të mbetet si një dëshmi e datës 7 Qershor 2015,në mënyrë që vatranët dhe breznitë e ardhëshmë shqiptaro- amerikane të mund të bëjnë një dasëm të tillë kaq të pa harrueshme dhe ku shprehet me fakte se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Urojmë (fjala jonë në vesh të perendisë), që Doriani e Kristina të trashëgohen, të kalojnë jetë të lumtur dhe fëmijët e tyre të bëhen shqiptaro-amerikanë të zot, për vehten e tyre dhe komunitetin. Bëfshin dasma si kjo e Dorit dhe e Kristinës.
Të thashë Dori që në fillim se nuk kam dell për gazetari,por sido që të jetë, miqt e mi vatranë dhe unë me familjen time të urojmë e të pëqafojmë shumë.
*Nënkryetari i Vatrës
Rockleigh Country Club. 7 Qershor 2015
Shenim: Keto radhe u shkruan shpejt e shpejt pas kthimit nga dasme qe u be ne Nju Xhersi,ora duhet te kete qene 2 e nates.Koha nuk qe e mjafte sepse me priste udhetimi me aeroplan drejt Tiranes, udhetim qe e kisha shtyre per shkak te dasmes tende Dorjan! Te trashegohesh!
Marjan Cubi says
Dorjanit dhe Kristines I bejme urimet me te perzemerta dhe ju deshirojme, fate te mir , gezim trashigim dhe gjdo te mire ne jeten e tyre te re Bashkeshortore.
Lek mirakaj says
Jetë të lumtur e trashing ime.
Kadri Tarelli says
I nderuar Z. Asllan !
Së pari po i uroj çiftit Greca, Dori e Kristina “Të trashëgohen për fare”, siç urojnë me shpirt të pastër myzeqarët. Duke e zgjatur urimin: “Paçin jetë të lumtur, me begati e mirësi në familje”.
Së dyti dua të uroj z. Dalip e znj. Xhemile, prindërit e Dorit, “T`u trashëgohet djali, e në dasma të tjera të niprave e mbesave”. Ju gëzuat veten dhe të gjithë shqiptarët e ftuar të cilët po jetojnë në mërgim, por që nuk e heqin mendjen nga mëmëdheu i largët.
Së treti: Shkrimi është mjaft i bukur. Hiqe merakun. Kur fjalët dalin prej zemre kanë prrush dashurie.
Me mirëkuptim !
Kadri Tarelli
Durrës
dalip says
I dashur Kadri, ju falenderoj nag zemra per urimet e ngrohta. Po ashtu uroj z. Bushati per mesazhin e ndjere qe i percolli tim biri. Ua shperblefshim ne gezime!