• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOTI: FRYMA E LIDHJES SË PRIZRENIT NUK U SHUA ASNJËHERË

June 10, 2020 by dgreca

-Mesazh i Kryeministrit Hoti me rastin e 142-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit/

Prishtinë, 10 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 142-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka adresuar një mesazh, në të cilin thuhet:

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, siç thoshte Presidenti Rugova, ka qenë lëvizja më e kompletuar për shtetin shqiptar pas rezistencës së shkëlqyeshme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili për 25 vjet rresht e mbrojti vendin e vet dhe botën perëndimore.

Kjo lidhje ishte uverturë e kryengritjeve të mëdha shqiptare gjatë viteve 1910-’12, të cilat sollën pavarësinë e Shqipërisë, e cila u cungua me mbetjen e gjysmës së territoreve shqiptare jashtë shtetit që u njoh nga fuqitë e mëdha, që u sanksionua edhe pas dy luftërave botërore të shekullit XX.

Fryma e Lidhjes së Prizrenit, megjithatë, nuk u shua asnjëherë. Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci janë vijimësi e ideologjisë nacionale të kësaj lidhjeje.

Në këtë frymë liridashëse e properëndimore do të vazhdojë jetësimi i aspiratave tona, të cilat do të përmbyllen me integrimin tonë të plotë në institucionet euroatlantike dhe në OKB, në familjen e madhe të kombeve të lira dhe demokratike”. 

Filed Under: Politike Tagged With: Abdullah Hoti, mesazh

MESAZH I KRYETARIT TË VATRËS

May 15, 2020 by dgreca

MESAZH I KRYETARIT TË VATRËS PËR REDAKSINË E DIELLIT NË KOHËN E KORONAVIRUSIT DHE SHËNIMI I EDITORIT/

MESAZH I KRYETARIT TË VATRËS, Z. ELMI BERISHA DREJTUAR EDITORIT TË DIELLIT, DALIP GRECA/

I dashur Editor ;
nga thellësia e zemrës dua që t’ju falenderoj në emrin tim personal dhe në emër të Vatres për punën tuaj të shkëlqyer si editor i gazetës Dielli dhe jo vetëm për atë. Juve keni qenë kujdestar 24 orë në Vatër, duke përballuar me vullnet e profesionalizëm të gjitha sfidat që kanë ardhur nga komuniteti shqiptaro/amerikan. Ju përmes Diellit Online dhe rrjeteve sociale na keni informuar me detaje për të rejat dhe rregullat e nevojshme nga shteti i NY dhe më gjerë, keni informuar me saktësi për betejën me COVID-19. Asnjëherë nuk keni humbur qasje me vendin e orgjininës nga kemi ardhur ne Shqiptarët duke përcjellë me kujdes të gjitha proceset dhe duke kontribuar në edukimin dhe rregullat e nevojshme për ta përballuar Virusin vdekjeprues! Ekipi juaj ka qenë i mirëinformuar dhe përmes kronikave, intervistave, analizave, e keni sjellë Amerikën, Europën, Australinë, Vendlindjen, kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në faqet e Diellit online. Ju keni përcjellë dhe u keni bërë homazhe shqiptarëve që kanë humbur jetën në këtë betejë, duke u përpjekur të gjurmoni informacionin dhe t’u gjendeni pranë familjeve shqiptare.
Dielli vazhdon të jape një shembull të shkëlqyer për balancën politike, duke informuar pa anshmëri partiake.
Unë, Vatra, dhe vendi i origjines, Ju jemi mirënjohes juve si Editor i Diellit dhe të gjithë bashkpunëtorve tuaj të palodhur!
Falenderimi të përzemërta
Kryetari i VATRËS
ELMI BERISHA
Nju Jork, 15 Maj 2020
*** 

SHËNIMI I EDITORIT TE DIELLIT,DALIP GRECA

Ky është një mesazh i ngrohtë i Kryetarit të Vatrës që e inspiron Editorin dhe të gjithë ekipin e tij bashkëpunues për të vijuar punën me profesionalizëm dhe vullnet. Mesazhe të ngrohta kemi pasë këto ditë edhe nga shumë vatranë e drejtues të vatrës. Mirënjohja është cilësi e njerëzve fisnikë dhe ne, që përpiqemi për më të mirën, kemi nevojë për një fjalë të mirë në këtë kohë stresi. 
Në fakt falenderimet i takojnë të gjithë ekipit, që me vullnetarizëm dhe frymë vatrane, ma kanë lehtësuar detyrën time dhe misionin infromues. Dua t’i falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët si ata brenda Vatrës, edhe bashkëpunëtporët jashtë saj:JU JAM MIRËNJOHËS!.

Gazetari Sokol Paja.


Pa bërë diferencime , në këtë shënim falenderues, veçoj kontributin e jashzakonshëm të gazetarit Dr. Sokol Paja, i cili ka sjellë në faqet e Diellit dhjetëra intervista me mjekët shqiptarë nga të gjitha vendet e Europës, ku jetojnë bashkatdhetarët tanë . Ai është treguar i palodhur dhe profesionist, veçanërisht këto 5 javët e fundit, dhe vazhdon të kontribuojë. Ju keni ndjekur intervistat e marra nga Sokoli prej mjekëve të dalluar shqiptar që jetojnë nëpër botë. Sot ju lexuat intervistën ekskluzive për Diellin nga Berlini të Doktor Ardian Mustafai së bashku me bashkëshorten e tij mjeke Margarita Dalipi-Mustafai dhënë gazetarit të Diellit Sokol Paja; dje me 14 maj, lexuat intervistën ekskluzive për gazetën Dielli dhënë prej doktor Ramadan Jashari, kardiokirurg në Bruksel, Belgjikë,të Martën me 13 maj u intervistua nga Sokoli Dr.Livia Qose mjeke në Ankara, Turqi, e cila rrëfeu ekskluzivisht për gazetën Dielli, Turqinë në betejën me Covid-19 dhe shqiptarët e atjeshëm; me 12 Maj Sokoli solli intervistën me Dr. Marsela Ceno, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani; me 11 Maj Sokoli solli intervistën ekskluzive me Doktor Luli Rrafshi, profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në Schulich School Medicine and Dentistry University of Western Ontario”-Kanada; me 10 Maj Doktor Sali Berisha rrëfeu ekskluzivisht për gazetën Dielli, organ i Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës”VATRA” situatën në Shqipërinë e Covid-19,me 9 Maj Sokolli solli nga Tirana intervistën me Psikologen Valentina Telhaj, me 8 Maj, gazetari Paja solli, përmes një Interviste ekskluzive për Diellin, doktorin shqiptar në Greqi, Vasil Llajo, mjek shqiptar anestezist- reanimator në Athinë, humanist i njohur; po me 8 Maj, përmes një bashkëbisedimi me Gazetaren Ledja Canaj,Sokol Paja solli jetën e shqiptarëve në Bruksel dhe karantinën belge; me 7 maj, përmes intervistës me ADRIAN FANDI DHE LINDA MUSLI, DOKTORËT BASHKËSHORTË, Sokoli rrëfeu BETEJËN E FITUAR NDAJ COVID-19, me 6 Maj Esmeralda Marinaj rrëfeu për gazetën Dielli betejën për jetën në sallat e reanimacionit në Milano, Itali, intervistë dhënë gazetarit Sokol Paja; me 5 Maj përmes një nterviste ekskluzive për gazetën Dielli, Profesor Arben Merkoçi, drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Katalan të Nanoshkencës e Nanoteknologjisë në Barcelonë, Spanjë, dhënë gazetarit Sokol Paja, solli atmosferën e betejës spanjolle kundër COVID-19; atmosferën e betejës farnceze dhe gjendja e shqiptarëve në Franëcë erdhinën me 4 Maj në Gazetën Dielli përmes një Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e Dr. Vedat Eljezi, mjek anestezist-reanimator në Qëndra Klinike Universitare Clermont Ferrand, Francë, dhënë gazetarit Sokol Paja; Suksesi Gjerman në betejën me koronavirusin erdhën ën gazetën DIELLI me 3 Maj përmes Intervistës ekskluzive për Diellin nga bashkëshortëve mjekë Dr. Learta Pervizaj-Oruqaj dhe Dr. Gani Oruqaj, të cilët punojnë në Giessen Gjermani, dhënë gazetarit Sokol Paja; Situaat e epilogut të Italisë me COVID-19 erdhën në faqet e Diellit online përmes intervistës ekskluzive për gazetën Dielli të Dr. Julian Balla, mjek në Istituto Clinico Citta di Brescia, Itali, dhënë gazetarit Sokol Paja, ndërsa me 1 Maj përmes një ntervistë ekskluzive për gazetën Dielli, Doktor Dritan Hila, mjek kardiokirurg në Spitalin Anthea të grupit Villa Maria (GVM) Bari (Itali), dhënë gazetarit Sokol Paja, solli të veçantat e betejës dhe gjendjen e shqiptarëve atje; Modeli Suedez erdhi për lexuesit e Diellit nga një Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e Florenc Drizarit, gazetar në Stockholm, Suedi, dhënë gazetarit Sokol Paja, 
me 29 prill…Beteja e Italianëve dhe shqiptarëve kundër COVID-19 në Lombardi erdhi për lexuesit e Diellit nga një Intervistë ekskluzive për gazetën Dielli e Dr. Albert Trocit, mjek kirurg në spitalin”Luigi Sacco” në Milano, Itali, dhënë gazetarit Sokol Paja me 28 Prill, Beteja e Kosovës kundër COVD-19 erdhi për lexuesit e Diellit përmes Intervistës ekskluzive për gazetën Dielli e Liridona Mustafa, infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në shërbimin e Emergjencës në Komunën e Podujevës, Kosovë, dhënë gazetarit Sokol Paja, po me 27 Prill për lexuesit e Diellit erdhi intervista ekskluzive për gazetën Dielli e Dr. Ilir Arifit, mjek në“Regiomed Klinikum- Hildburghausen, Gjermani, dhënë gazetarit Sokol Paja; ndërsa me 25 Prill Sokol Paja solli për lexuesit e Diellit informacione të detajuar rreth Operacioneve humanitare të Caritas- Dioqezan Tiranë-Durrës në zonën COVID-19 dhe zonat e dëmtuara nga termeti përmes intervistës ekskluzive për Gazetën “Dielli” të Drejtorit të Caritas Tirana Elidon Dodaj… 
Dielli i falenderon të gjithë mjekët shqiptarë nëpër botë që ia besuan Diellit rrëfimet e tyre në këtë betejë të përbotshme.
Falenderime të veçanat shkojnë edhe për shkencëtaren e njohur shqiptare, profesore në Universitetin e Oksofrdit, Detina Zalli, që ia besoi intervistën e saj Editorit të gazetës Dielli, Dr. Irida Molla (Hasalla), Dr. Genti Toshkëzi, Dr. Skënder Murtezani, që ka luajtuir nëj rol të rëndësishëm jo vetëm për informimin e vatranëve, komunitetit shqiptar në Amerikë, por edhe për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Në këto ditë të betejës me Koronavirusin ne fituam dhe një bashkëpunëtore të kualifikuar Manjola Barçi- Kozi, krahas bashkëpuëntoreve brenda Vatrës: Anton Çefa, studiuesja Neka Doko, Marjana Bulku, Alfons Grishaj, Dr. Pashko Camaj, Prof. Thanas Gjika Dr. Paulin Marku, Idriz Lamaj, Rafael Floqi, Asllan Bushati, Gani Vila,Valentin Lumaj, Merita B McCormack, Pëllumb Lamaj, Çezar Ndreu, Agim Aliçkaj, Gjon Kadeli,Lek Mirakaj, Dritan Demiraj,Ervin Dine, Ramiz Mujaj, Agustin Mirakaj, Ilirjan Blloshmi,Shaqir Salihu, Tonin Mirakaj, Raimonda Moisiu etj. Ndjesë nëse kam harruar ndokënd pa përmendur.
Një falenderim special shkon për shkrimtarin Visar Zhiti, Ilir Levonja, studuesin Qemal Agaj, bashkëpunëtorin Skender Karaçica etj.
Një falenderim i veçantë shkon për dr. Zekri Palushi me banim në Australi, bashkëpunëtorit tonë të palodhur dhe cilësor për rubrikën mjeksore, si dhe korrspondentit tonë në Prishtinë gazetarin profesionist Behlul Jashari, si dhe studiuesin e analistin Eugjen Merlika, që për më shumë se 11 vite jep një kontribut të veçantë në Gazetën DIELLI, shkrimtarit Shpend Sollaku Noe’, shkrimtarit Shefqet Dibrani etj.Po ashtu falenderojmë Alma Liço Mirakaj (Mbesa e ish Editorit të Diellit, Dr. Eduard Liço)…Gazetës së Vatrës, “Diellit” tonë, ia kanë ngritur vlerën bashkëpunimet e gazetarëve profesionistë z. Frank Shkreli, ish Drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, ish gazetarit të Zërit të Amerikës Astrit Lulushi, gazetarit Fuat Memelli, Fotaq Andrea me banim në Strasburg, Kozeta Zylo, Fritz Radovani nga Australia, dhe shumë të tjerë.
I falenderoj të gjithëve nga shpirti, ndersa për vatranët, anëtërët e struktuarave të Vatrës, përsërisim të njëtën kërkesë: JU LUTEM NA LEXONI DHE NA INFORMONI SE ÇFAR NDODH RRETH JUSH! Na shkruani, na komentoni, na sygjeroni…Ju lutemi, Lini një gjurmë në artikujt e Diellit, së paku në facebook, nuk u kushton shumë kohë!
Faleminderit Kryetar Berisha për Mesazhin falenderues.
Faleminderit bashkëpunëtorë të Diellit për KONTRIBUTIN!
ZOTI UA SHPËRBLEFTË!

Filed Under: Featured Tagged With: editori i Diellit, Elmi Berisha, mesazh

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

December 30, 2018 by dgreca

1 Rilindja 1

Nga Behlul Jashari/

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të egër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

(RILINDJA, 30 Dhjetor 2008)

* * *

SHËNIM I SOTËM, 30 DHJETOR 2018: RILINDJA DO RIDALË…

 

Shkrimi-editoriali MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË është botuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja pikërisht para 10 viteve – në 30 dhjetor 2008, vitin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt.

 

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja nuk u ndal edhe kur u mbyll me dëbim dhunëshëm, kundërligjshëm e padrejtësisht, nga shtëpia e saj – Pallati Rilindja në 21 shkurt 2002 nga administrata e UNMIK-ut.

 

Në ngjarje historike të lirisë e pavarësisë Rilindja vazhdoi të jetë histori e Kosovës duke dalë me numra specialë e të jashtëzakonshëm, edhe protestues, të kohëpakohshëm.

Numri i parë i pas dëbimit –  i jashtëzakonshëm i gazetës Rilindja ka dalë në 5 mars 2002 me raportime për zgjedhjen e presidentit e qeverisë në seancën e një dite më parë të Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të para në liri.


Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.
Kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja ishte i ëndërres dhe i të ardhmes: KOSOVA SHTET NË OKB. Dy nga titujt tjerë në ballinë: 53 SHTETE NJOHËN SHTETIN E KOSOVËS dhe VITI 2009 I SHQIPËRISË NË NATO.
Në kalendarin e gazetës Rilindja për Vitin 2009 ishte piktuara ekskluzive, e autorit Veli Blakçori: Molla e Kuqe. Te ajo mollë, sipas kujteses historike të shqiptarëve, ishte kufiri shqiptaro-serb para dëbimit të përgjakshëm të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e Toplica, para mëse 130 vjetëve (sa ishin në vitin e daljes së atij numri të gazetës Rilindja). Molla e Kuqe është si një mesazh atyre që duan të vendosin kufi në Mitrovicë, se nëse ndryshon kufiri – dihet ku ishte…

 

Në 2019-tën, në 21 Shkurt, bëhen 17 vjet nga dëbimi i kundërligjshëm dhe i padrejtë i gazetës Rilindja – detyrimisht mbyllja e të përditshmes së parë shqiptare në Kosovë, e cila ka nisë të dalë para 74 viteve, në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

 

Kaluan plot 10 vjet nga numri i fundit i jashtëzakonshëm e protestues i 30 dhjetorit 2008 i gazetës Rilindja e të drejtës së shkelur dhe pa sundim ligji në rastin e saj…Prandaj, gazeta Rilindja në këtë ndërrim motesh pritet të ridel simbolikisht (botim digjital) për PROTESTË dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim…

 

Rilindja duhet të ridalë e privatizuar, duke pasur edhe shembullin e gazetave tjera në rajon që kishin status të njejtë si ndërmarrje shoqërore, e që vazhdojnë të dalin të privatizuara…

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë.

Behlul Jashari


Kryeredaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson)

 

Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi disa ditë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunshëm

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Bell Jashari, kufiri ne Mitrovice, mesazh

MESAZHI PËR VITIN E RI: TË MBROHET FJALA E LIRË DHE DEMOKRACIA!

December 28, 2018 by dgreca

1 Frank-shkreli-Nga Frank Shkreli/

Katër organizata ndërkombëtare mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së fjalës — i janë drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Ministres së Drejtësisë së atij vendi, Z. Etilda Gjonaj, me një letër të hapur ku i kërkojnë tërheqjen nga ligji — të propozuar prej tyre — për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen dhe mbylljen e portaleve online, njoftojnë media të ndryshme shqiptare në portalet e tyre.  Siç dihet, ky projektligj është paraqitur disa ditë më parë nga udhëheqsi i qeverisë shqiptare, të cilin ai e ka pagëzuar, si një “paketë antishpifje”.  Në letrën, një kopje e të cilës i është dërguar edhe zyrës së OSBE-së në Tiranë, katër organizatat në fjalë: Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufijë, i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga konsiderimi i këtij projektligji.  Në mesazhin e tyre drejtuar Kryeministrit shqiptar, ato shprehen se, nisma e propozuar prej Z.Rama, “Është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne”, theksohet në letrën e nënshkruar prej tyre, drejtuar qeverisë shqiptare.  Organizatat, të cilat njihen për veprimtarinë e tyre në mbështetjte të lirisë së fjalës dhe demokracisë anë e mbanë botës, paralajmërojnë Kryeministrin Rama se, “Nëse projektligjet e propozuara, miratohen nga parlamenti shqiptar, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet dhe do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim”, shkruhet në letrën e nënshkruar nga katër organizatat ndërkombëtare, të njohura për mbështetjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë në botë.Përpiluesit e letrës dënojnë gjithashtu mënyrën e fshehtë se si është përgatitur dhe si është paraqitur ky projektligj, siç thonë ata, pa konsultim dhe pa asnjë informacion paraprak për publikun, ndërsa nënvijojnë moskënaqësinë e tyre me procesin e ndjekur në lidhje me këtë nismë: “Shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit.  Ne ju kërkojmë të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës, në çfarë do lloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët”, theksohet më tej në letrën e tyre dërguar Kryeminsitrit Edi Rama dhe Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Në letër thuhet gjithashtu se, “Përfaqsuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias e ka bërë të qartë se, “Shtetet anëtare nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyrueshëm për median “online”, si kusht paraprak për punën e tyre, gjë që mund të ketë një ndikim tepër negativ mbi lirinë e medias”, në përgjithsi në ato vende.

Mediat shqiptare njoftojnë se projektligji i hartuar nga qeveria e Z. Rama, propozon themelimin e një regjistri për median “online” pranë  të ashtuquajturit Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), përfshirë edhe vendosjen e përmbajtjes së medias “online” nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash (AMA), një komision ky pranë këtij enti, i cili, nëqoftse miratohet ky projektligj, do të ketë kompetencat të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon “moralin public” apo jo dhe nëse ky ent qeveritar e gjykon të arsyeshme, ai mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe madje të urdhërojë edhe mbylljen mediave, që ky ent vendos se kanë shkelur ligjin.

Nuk ka dyshim se nisma e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, propozimi pa këshillime me grupet e interesuara dhe paraqitja e këtij projektligji Kuvendit të Shqipërisë, ka për qëllim për të frikësuar dhe për të kontrolluar shtypin, duke kufizuar lirinë e medias – siç theksojnë edhe organizatat në fjalë në letrën drejtuar Kryeministrit shqiptar — ashtuqë nepërmjet miratimit eventual të këtij projektligji nga Kuvendi i Shqipërisë, jo vetëm të disiplinojë por edhe të dënojë median që sipas tij mund të gjykohet, si e njëanshme ose e paanashme, ose si një media që cenon “moralin publik”.  Tomas Xhefersoni, i cili konsiderohet si përpiluesi kryesor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ka shkruar se nëqoftse me eksperimentin e demokracisë mund të konstatojmë se njeriu mund të qeveriset nga arsyeja dhe e vërteta, atëherë duhet të lëmë të gjitha rrugët e hapura që të mundësojnë që të arrihet tek e vërteta. “Rruga më me rëndësi drejtë zbulimit të së vërtertës, është liria e shtypit”, ka shkruar ai. Prandaj, “Liria e shtypit është e para që e pëson nga ata që kanë frikë nga hetimi i veprimtarive të tyre”, ka thekësuar Xhefersoni.

Thonë se Uinston Çurçilli ka deklaruar se, “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim të të gjitha formave të qeverisjeve që janë provuar nga koha në kohë.”  Demokracia e vërtetë është një krijesë e brishtë, por megjithë të metat e saja, është e vetmja formë qeverisjeje që parandalon ushtrimin e pushtetit të një regjimi ose të një personi me prirje autoritare, tiranike ose despotike.  Historia na mëson që të mos përulemi para dukurive të tilla kudo qoftë, por t’i kundërshtojmë, sidomos përpjekjet arbitrare dhe imponuese nga cilado qeveri ose nga cili do udhëheqës qoftë, për të kufizuar dhe për të kontrolluar lirinë e fjalës, me anë të ligjeve të imponuara pa asnjë konsultim me grupet e interesuara të shoqërisë.  Sepse siç na këshillon edhe Tomas Xhefersoni, humbja e lirisë së fjalës, pasohet edhe nga humbja e të gjitha lirive të tjera bazë të njeriut, një nga një.  Beso në të vërtetën! Beso në Demokraci! Kundërshto masat antidemokratike, sepse Demokracia nuk pret!  Thuaj JO kufizimit të lirisë së shtypit!

Filed Under: Politike Tagged With: demokracia, fjala e lire, Frank shkreli, mesazh, Viti i ri

MESAZH NGA JONNY ISMAIL KETA

February 18, 2018 by dgreca

  “VATRA“ ! /
Përshëndetje nga München (Myni) miq, i sapo kthyer nga New York.!

1 IsmaiL KetaNgelet kënaqësi vizita ime në shoqaten VATRA në AMERIKE, ku kontributet e saj për Shqipërinë filluan nga KONICA dhe NOLI dhe nuk u ndanë deri në ditët e sotme nga stafi I asaj kohe dhe i tanishëm për të cilën i falënderoj shumë për respektin dhe interesimin që vëllezërit e mi (Gjetani dhe Feriti) të ndeshen në AMERIKE. Për te bere me grushtin dhe djersën tyre emrin shqiptar i cili në Amerikë është tepër i respektuar edhe me krenarë para gjithë nacioneve që jetojne në këtë kontinent aq të madh dhe demokratik.

4 ismail

Ky lajm gëzoi edhe Presidentin e federatës me të madhe në boksin profesionist WBC. 

Faleminderit VATRA e gjithë shqiptarëve.

2 grup1 Ismail Dritan1

Filed Under: Opinion Tagged With: ismail keta, mesazh, per vatren

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • It’s a privilege to serve this community…
  • Shkodra Elektronike, “Prometeu” që çoi “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Bazel, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca në finalen e madhe të Eurovision Song
  • Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…
  • Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…
  • Thank you to Baba Eliton Pashaj…
  • PËR FEHMI AGANIN…
  • KUR VDEKJA I JEP JETES DRITE …
  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT