Të nderuar lexues të Diellit/
Ju falenderoj shumë për kohën që i kushtoni Gazetës tonë në publikimin e përditshëm online. Duke vlerësuar angazhimin tuaj, ne e freskojmë gazetën dy dhe tre herë në ditë. Vecanërisht falenderojmë bashkëpunëtorët tanë që janë shtuar shumë. Ne ndjehemi shumë të vlerësuar për numrin e madhe të lexuesëve dhe të komentuesëve, por profesionalizmi, na dikton që të tërheqim vëmendjen e disa prej komentuesëve ekstremistë, që nuk njohin kufinj. Nëse ti si lexues nuk ndan të njëjtin mendim me artikullshkruesin, kjo nuk do të thotë se ke të drejtë ta ofendosh atë apo të shpifësh për atë.
Do t’ju lutesha shumë lexuesëve të Diellit online, kur bëjnë komente duhet të ruajnë etikën, të mos fyejnë, të mos shpifin dhe të mos thashethemojnë. Ti nuk ke të drejtë që ta bësh kënd komunist, kur ai nuk ka qenë anëtar i PPSH ose ta bësh spiun kur me ligj nuk janë hapur dosjet. Ti nuk mund t’i thuash dikujt që e ka profesion gazetarinë- se nuk di të shkruash. Natyrisht që secili ka të drejtën e vet të japë opinionin ashtu sic e gjykon ai, por kur kalohet masa, adminsitratorët do të ndërhyjnë dhe do t’i fshijnë komentet. Kanë qenë të pahijshme ofezat dhe shpifjet që kanë shoqëruar ndonjë autor shkrimi, i cili ka kaluar kufijtë, ka marrë pozicionin e një gjykatësi për të përcaktuar profesionalizmin e gazetarëve dhe kanë sajuar dhe thashetheme. Natyrisht që shpifja është e patolerueshme dhe ne nuk do të lejojmë më që në faqet e Diellit të shpifet, të shahet, të thashethemohet, apo të ofendohet .Të prekurëve nga komentet online në gazetën Dielli, ju kërkojmë ndjesë.
Në mirëkuptim
Editori i Diellit
Dalip Greca
Mos hapja e dosjeve asht fymja ma e madhe qe mund ti bahet shtetasve shqiptar dhe historise kombetare. Dielli nuk mund ta permendin ket fakt pa komentue se si vetem Shqipnija ju ka shmang detyres me zbardh historine e saj marksiste. Por ne kjoft se nuk lejohen filo komunistat e neokomunistat me i sha si fascista ata qe kan derdh gjak per atdheun e lir demokratik athera nuk do ti thrasim “komunista” ata qe akoma nderojn katilat qe i kan vra. Si do qe kjoft Dielli duhet te rrespektohet po ashtu si Dielli rrespekton gith lexuesat e vet, pa perjashtime ne favor te nji pales apo nji tjetres.
PS. Ne vitet e para e demokracise u shpallen zyrtarisht emanat e sa ish spijuna e agjenta te sigurimit dhe ligjerisht ju hoq e drejta me marr pozita ne administraten shtetnore.
I nderuar, jeni keqkuptuar.Nuk jam kudner hapjes se dosjeve ne mesazhin tim, por kam theksuar hapjen me ligj nga Parlamenti.
Editori
Ju lutem shtoni fjalen “fashist” prane fjales “komunist” ne mesagjin e juej ne se me te vertet dishroni rrespekt reciprok per gith lexuesat.
Te jet e ditun se mesagji qe dergova ma heret nuk asht botue pa spjegim.
I ndershem Editor, nderoj punen e juei si gazetar por jo si historian. Mos hapja e dosjeve asht nji shkelje flagrante e drejtave njerzore dhe jo nji arsye per me mprojt krimet e komunizmit dhe autoret e tyne. Kur do ta die pse e masakruen baben tem ne burgun e Burrelit ne vjetin 1949? Ku e ka vorrin? Per cfare arsye e denuene me 30 vjet burg?
Ju falnderoj per mirekuptimin e juei.
Gazeta “Dielli” historikisht ka qene nje “Bibel” a “Kuran” per te gjithe atdhetaret pertej oqeanit per tu bashkuar dhe per te ndjere nje cerdhe ku gjenin sadopak ate gje qe i mungonte, Atdheun.Eshte, per te ardhur shume keq qe kohet e fundit ne faqet e saje po shkruhen intervista dhe replika qe nuk ngrejne ndjenjat patriotike por perkundrazi po percajne unitetin kombetar.Nuk arrije te kuptoje pse redaksia dhe kryesija e “Vatres” nuk po tregon kujdesin e duhur per te penguar depertimin e ketyre fisurave midis popullit tone.Situatat e krijuar sjellin vec te keqija dhe si te tilla nuk duhet te lihen te depertojne.Do te sugjeroja me teper prudence. Edi Asllani asllani