Edi,/
Që kur ndërrova jetë kam vënë re disa herë keni aluduar se ndoshta do të kisha qenë më me fat të kisha lindur diku tjetër.
Nuk e di se si e keni hallin ju liderat e mëdhenj të Shqipërisë së ‘parëndësishme’, po unë jam krenare që linda shqiptare. Jemi nje komb i vjetër sa lashtësia, me një botë shpirtërore sa gjithësia, por të mallkuar të çqeverisemi akoma nga makutëria.
Do të jetë mirë që shteti të përkujdesej për artistë si unë kur jemi gjallë.
Edhe diçka tjetër. Nuk më erdhi mirë kur thatë sot se ke pyetur veten se si do ta këndoja, sikur të isha më me fat, këngën “I will always love you.”
Unë isha me fat që këndova në gjuhën time, Edi, dhe qielli i Shqipërisë më mjafton.
Më bëj një favour, të kam rizha, dhe në seancën e parë të Kuvendit, kur të lodheni duke sharrë njëri tjetrin, dëgjoni origjinalin shqip të Whitney Houston, ”Malli për Mëmëdhenë”. Arti bën çudira…(G Alpion)
Pushtetaret dhe te tjeret nuk duhet ta perdorin emrin, artin e Vace Zeles vend e pa vend dhe ashtu si u nevoitet atyre.Ajo eshte nje dhe e vetme – Zonje e Rande e muzikes sone. Nuk ka qene dashte te percillet ne banesen e fundit me nje kenge te huaj, kur te gjitha kenget e saj jane margaritare. Ajo do te ndihej me e lumtur sikur te percillej me kengen e permendur me lart, apo me kengen “Rrjedh ne kenge e ligjerime”, “Valsi i lumturise”, etj.