
Prof. Dr. Musa AHMETI
Center for Albanian Studies, Budapest
VIJON NGA NUMRI I KALUAR…
Vlera dhe rëndësia
Dorëshkrimi “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” është tepër i rrallë dhe unik, sepse përmban kapitujt e një katedraleje, respektivisht ato të Katedrales së Drishtit. Si i tillë, pra si statut katedraleje, ai është i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit, në aspektin e një ndërthurje ideale të jetës shekullare me atë fetare në një aparat të tillë normativ.
Krahas Këshillit të Madh, i cili kishte autoritetin ekskluziv për të ngritur qytetarët e thjeshtë në sërën e fisnikërisë, edhe katedralja kishte një peshë mjaft të madhe për të shtuar numrin e fisnikëve, sepse nëpërmjet zgjedhjes kanonike në radhët e larta të institucioneve fetare mund të vinin edhe njerëz të thjeshtë që pastaj shndërroheshin në fisnikë. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore se përse në territoret shqiptare kishte shumë që vendosnin të bëheshin klerikë, për të shërbyer pastaj në funksione të rëndësishme fetare në gjithë Dalmacinë e më gjerë deri në Hungari, ku ata automatikisht pranoheshin në radhët e fisnikërisë së lartë vendase.
Krahas ipeshkëve, katedralet e qytetit, shpesh të ndara në shumë kolegjiume, ishin një faktor tjetër shumë i rëndësishëm i pushtetit. Komuna e Drishtit administrohej në mënyrë të mirëfilltë nga ata. Kanonikët e katedrales ushtronin detyra qytetare si atë të noterit dhe të mbledhësit të taksave. Ata shkonin edhe si të dërguar të bashkëqytetarëve të tyre jashtë vendit me funksione diplomatike. Nga këto të fundit, për t’u përmendur janë rastet e Gjon, Ndre dhe Pal Gazulit, Martin Muzakës, Pal Engjëllit, Gjergj Pelinit, Paganinos, Andrea Sumës që në kohën e Skënderbeut shërbenin edhe si ambasadorë.
Me zgjedhjen e ipeshkëve ata kishin ndikim të drejtpërdrejtë në politikë. Nëpërmjet rikonfirmimit dhe zyrtarizimit që u bëhej rregullave antike, pasi ato u plotësuan dhe iu përshtatën rrethanave të reja politike, ekonomike dhe zhvillimeve të përgjithshme sociale, statutet e katedrales së Drishtit të vitit 1468 u përgjigjeshin më mirë këtyre nevojave organizative dhe administrative.
Statutet e qyteteve-komuna dhe të katedraleve shqiptare janë një dëshmi që vërtetojnë edhe një herë ekzistencën e qyteteve-komuna shqiptare, të botës qytetare në kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmëritë me qytetet-komunat e tjera të Evropës si dhe zhvillimin e të drejtës kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike sepse ruante në vetvete rregullat zyrtare të kishës duke i përshtatur ato sipas të drejtës dhe traditës vendëse.
Qytetet-komuna me komunitetet e tyre janë ndër manifestimet më të suksesshme të zhvillimit të Evropës mesjetare. Këto forma të jetës dhe kulturës qytetare u krijuan përgjatë brigjeve të Adriatikut. Rregullimi i jetës sociale brenda komunës, por edhe marrëdhëniet e komunës me botën tjetër përreth saj janë disa nga proceset që kanë sjellë deri te zhvillimet e hovshme të këtyre njësive të vogla administrative, por të rëndësishme për njohjen dhe kuptimin e drejte të zhvillimit të mesjetës përgjatë brigjeve të Adriatikut. Fillimi i rregullimit të marrëdhënieve shoqërore përmes Statuteve mendohet si fillimi i krijimit të shoqërive të reja komunale si pasojë e zhvillimeve të përgjithshme të shoqërisë mesjetare të kohës.
Debati për Statutet e qyteteve-komuna bregdetare në përgjithësi dhe atyre shqiptare në veçanti, është njëkohësisht edhe debat për fillimin e njohjes së historisë së të drejtës së kodifikuar zyrtare në territoret e sotme shqiptare. Këto statute mesjetare në përgjithësi janë shumë më të gjëra dhe të detajuara se sa statutet e sotme, dhe një gjë e tillë pamundëson krahasimet e mundshme të këtyre statuteve të krijuara në kohë të ndryshme, por në hapësirë territoriale të njëjtë. Me statutet e qyteteve-komuna mesjetare janë rregulluar pothuajse të gjitha marrëdhëniet juridike relevante, me përjashtim të atyre që kishin të bënin me të drejtën zakonore, e cila ishte me ndikim të fortë edhe në këto qytete-komuna, por veçanërisht në hinterland. Megjithatë duhet theksuar se e drejta zakonore vendore që rregullonte marrëdhëniet brenda-komunitare shpesh shërbenin si pikënisje për statute të reja, sepse ato rregulla aplikoheshin në jetën e përditshme, por kishte edhe raste, kur këto rregulla, liheshin anash qëllimisht për shkak se konsideroheshin si të panevojshme ose edhe pengese për zhvillime të reja ekonomike, tregtare dhe kulturore.
Historikisht, numri më i madh i statuteve të qytet-komunave, është i njohur në brigjet e Adriatikut pas ndikimit të madh venedikas në këto territore, i cili u manifestua si në jetën politike e ekonomike ashtu edhe në atë kulturore, sociale e fetare. Faktikisht ne shqiptarët, sot kemi në duar vetëm dy Statute, atë Shkodrës dhe këtë që botojmë ne, të Katedrales së Qytetit të Drishtit, edhe pse është i njohur fakti se në dorëshkrimet e Milan Šufflay-t që ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, gjenden dorëshkrime komplete ose fragmentare të disa statuteve të qyteteve-komuna shqiptare, të cilat nuk janë botuar deri me sot. Në këto dorëshkrime të pabotuara të Milan Šufflay-t, gjenden të dhëna me shumë interes, të cilat pothuajse çdo herë janë të mbështetura në burime arkivore, të shoqëruara me literaturë të bollshme, por dhe me studime dhe komente të shumta nga vetë Šufflay.
Edhe studimet e botuara janë me interes të veçantë. Milan Šufflay, në studimin e tij “Kulturne struje na srednovječnon Jadranu” të botuar në vitin 1923, e ribotuar në vitin 1999, shprehimisht shkruan: “Ka gjurmë të sigurta, të Statuteve të Tivarit, Ulqinit, dhe Durrësit, ndërsa na është ruajtur Statuti i qytetit të Drishtit, i cili në shekullin e XIV, ishte nën jurisdikcionin e ipeshkvit. Këto statute, pra edhe ai tre gjuhësh, greqisht, latinisht e shqip, i Durrësit, janë shkruar gjithashtu latinisht.”
KODIKU ASHB 1167 I LAURENZIANËS SË FIRENCËS
Në plejadën e figurave të shquara të humanistëve shqiptarë, të shekujve XV-të dhe XVI-të, bën pjesë edhe kryeipeshkvi Pal Ëngjëlli nga familja e njohur e Ëngjëllorëve të Drishtit. Kjo familje shqiptare e njohur dhe patriote luajti një rol me rëndësi në mesjetën shqiptare e sidomos në periudhën e Skënderbeut. Kishte lidhje të ngushta me familjet kryesore princërore shqiptare të kohës, ngase ishte edhe vetë me origjinë fisnike.
Ndër të tjera si intelektual, Pal Engjëlli është i njohur sepse prej tij kemi të shkruar në gjuhën shqipe “Formulën e Pagëzimit”, nga viti 1462.
Që nga viti 1915, kur N. Jorga, për herë të parë e bëri publik lajmin për zbulimin e Kodikut të Pal Engjëllit, nga Bilbioteka Laurenziane e Firencës, është shkruar e debatuar shumë për të. Si informacion gjindet në të gjitha tekstet e Historisë së Letersisë, Historisë së Popullit Shqiptar, në monografi të specializuara, në botime të veçanta të Akademive e Instituteve të Gjuhësisë si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, në bibliografi, studime dhe artikuj qofshin ata të mirfilltë shkencor, qofshin popullarizues. Natyrisht, të gjithë deri në një, thirren në atë informacion që e ka dhënë N. Jorga, duke botuar edhe të shumtën e rasteve, një faksimile fotomontazhe [gjë kjo e palejuar në raste të tilla], që me sa duket e ka burimin që në botimet e para. Më e bukura është, se deri me sot, Kodiku i Pal Engjëllit, të cilin e zbuloi N. Jorga, nuk është botuar i tëri! Kjo duket e pabesueshme, por është shumë e vërtet.
Nikolae Jorga duke bërë kërkime shkencore në bibliotekën Laurentiana të Firencës, në vitin 1915, zbuloi dorëshkrimin e Kodikut të Pal Engjëllit, Ashb. 1167, në të cilin ndodhet edhe e ashtuquajtura “Formula e Pagëzimti”, të cilën ai e botoi në veprën e tij: “Notes et extratis pour servir a l’Histoire des Croisades au XVe Siècle. Quatrième série (1453-1476). [Academia Român. Publicaţiunile Fondului “Princesa Alina Ştirbei” No. IX]. Bucarest, 1915.
Numri i autorëve që janë marrë me Kodikun si tërsi, është i vogël dhe përmblidhet përafërsisht në këto punime: “1. G. Valentini. Il manoscritto ASHB 1167 della Laurenziana. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 3, janar – mars 1955, f. 15-23; 2. Willy Kamsi, “Dorëshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes” në revistën: “Phoenix”. Shkodër. 1999, nr. 9/1, artikulli 3; që është përkthim i studimit të G. Valentinit të cituar më lartë; 3. Namik Resuli, I piu antichi testi albanesi. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 2, tetor – dhjetor 1954, f. 13-14, referenca nr. 1; 4. Aurel Plasari, Mbi Skenderbeun “mbret” sipas Ashburnhamit. Gazeta55. Tiranë, 9 mars 2003, f. 12-13; 5. Musa Ahmeti. Ja dokumenti që sfidon Formulën e Pagëzimti. Ballkan. Tiranë. 21 shkurt 2004, viti III, nr. 2732 /6232/, f. 29; 6. i njëjti: Pal Engjëll, personalitet i madh i kohës së Skënderbeut. /Monumenta albanica/. Ekskluzive. Prishitnë. Qershor 2003, nr. 38, f. 84-87.”
Përshkrimi fizik i Kodikut të Firencës Ashb 1167
Nuk kanë mnuguar deri me sot përshkrimet e “Kodikut të Firencës Ashb 1167” por, çuditërisht, të gjitha deri me një, janë sipërfaqësore, të pa sakta, kundrëthënëse me njëra tjetrën dhe me lëshime të shumta.
Kodiku ka kopertina të forta lëkure, ngjyrë kafe. Të dy kopertinat kanë dekorime floreale të kohës. Në kurriz të kodikut është shënuar numrin: 1167 /lartë/ dhe 1167 poshtë, /në një etiketë të kuqe, që është zverdhur nga koha/.
Sapo e hap kopertinën ka këto shenime: fillimisht është një letër e bardhë në të cilën janë të shënuara nga e majta, lartë: 7/; [ky numër është shënuar me laps plumbi], më poshtë: 40, [ky numër është shenuar me pendë, me ngjyrë kafe]; menjëher në vazhdim: C. L. 1167 [është e shkruar me laps plumbi]; më poshtë është e shënuar: Durrazzo–Codel Geul /është e shkruar me laps plumbi/.
Në faqen në vazhdim, që i bie faqja e parë është e shënuar, lartë në të majtë me laps plumbi: 1167, ndërsa më poshtë, në të djathtë: me pendë, ngjyrë e zezë: Laur. Ashb. 1167 dhe menjëher poshtë këtij shënimi është një vulë e rrumbullakët me ngjyrë të kuqe e bibliotekës së Laurenzianës; krejt poshtë, në të djathtë është shënuar numri një [I] roamk. Faqja në vijim nuk ka asnjë shenjë, është krejt e pastër.
Paginimi fillon me numër 1, dhe faqja është në pergamen.
Në f. 1r; lart në të majtë është shënuar, me pendë me ngjyrë të zezë: Laur. Ashb. 1167. Fjala Ashb. është e nënvizuar me dy vija me ngjyrë të zerë me pendë. Poshtë është vula e rrumbullakët e vogël e bibliotekës së Laurenzianës, në vazhdim f. 1v, nuk ka asgjë, është e pastër.
Në vijim nga f. 2r deri në f. 37r janë të renditura 19 dokumente. Scribesi që ka përshkruar dokumentet nga origjinali në Kodikun ekzistues, nuk ka përdorur ndonjë kriter të veçantë, si p.sh. kronologjik (sipas viteve të krijimit të dokumentit apo dorëshkrimit) ose tematik, por i ka renditur duke krijuar një rrëmujë të vërtetë. Në një rast, p.sh. scribesi kur përshkruan gjenealogjinë e Engjëllorëve në f. 27r-32r, në mes të gjenealogjisë, f. 29v-31v, vendos një dokument që nuk ka asnjë lidhje me pjesën e parë apo pjesën e dytë, që është vazhdim i ngatërruar i pjesës së parë të gjenealogjisë së Engjëllorëve.
Në dorëshkrim, faqja 20v, dallon nga faqet tjera, qoftë për nga numri i rreshtave (25), qoftë për inicialin me dekorime të thejshta floreale apo edhe për dorën tjetër të scribesit që ka shkruar pjesën tjetër të dorëshkrimit. Kemi edhe një dallim tjetër të kësaj natyre në fund të faqes. 33r, poshtë rreshtit 23, është shkruar nga një dorë tjetër ose scribes tjetër një rresht i plotë teksti.
I tërë dorëshkrimi është i shkruar nga një dorë e scribes,pos f. 20v, dhe rreshtit të fundit në f. 33r, ku, është shkruar nga dorë tjetër ose srcibes tjetër.
Scribesi, pothuajse rregullisht, para çdo dokumenti të ri, ka bërë një shenjë të veçantë, një vijë të lakuar, të shkurtër, pas së cilës ka vënë tre pika. Edhe të ky element kemi një përjashtim, p.sh. në f. 31v, kemi një simbol të veçantë, me më shumë pika, por, ka edhe raste kur nuk shënon fare shenja dalluese te fillimi i dokumentit, gjë që ka vështirësuar punën tonë për të bërë përcaktimin e fillimit të dokumentit. Në raste të tilla, ne kemi ndjekur kriterin logjik dhe tematik të dokumentit, duke shikuar përmbajten.
Në f. 33r ka një vulë të bibliotekës së Laurenzianës, të rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe, në të majtë, poshtë tekstit, poashtu në f. 37r ka një tjetër vulë të bibliotekës së Laurenzianës, të njëjtë me atë të f. 33r, poashtu poshtë tekstit. Në të djathtë të vulës është shënuar numri: 216601, me laps plumbi.
Në vijim faqet: 37v, 38r, 38v, 39r, 39v, 40r, 40v, janë krejt të pastërta pa asnjë shënim, derisa në f. 40v ka një vulë të bibliotekës së Laurenzianën, në të majtë, poshtë. Faqja në vijim e cila është nga letër e bardhë e thjeshtë, në të djathë, poshtë ka të shënuar: Ashb. 1167; poshtë nën këtë shënim ka të shënuar: constat ff. 40r-v. Poshtë nurmit 40r-v është tërhequr një vijë me pendë me ngjyrë të zezë. Faqja në vijim ka vetëm një rreth të bërë me pendë me ngjyrë të zezë, në mes të faqes. kjo faqe është letër e thjeshtë e bardhë, por e zverdhur nga koha. Faqja e koperitnës, e cila është nga letër e thjeshtë e bardhë dhe e zverdhur nga koha, ka një dëmtim në të djathtë, poshtë. Lart, në të mjat, me laps plumbi ka të shënuar: 007; L 3 13.6; poshtë këtyre numrave është tërhequr një vijë me laps plumbi; menjëher poshtë ka këtë shenim: 3/ II/ 32, me laps plumbi poshtë, është tërhequr një vijë, dhe menjëher poshtë ka këtë shënim: (279), me laps plumbi e vënë në kllapa. Pak më dathtas e se këto shenime, me laps plumbi është shënuar grafema: “k” me një vijë të drejtë, të shkurtër.
Faqet: 3r-v, 20r-v, 26r-v, 31r-v, 36r-v, janë pergamen më i trashë se sa faqet tera, të ciat janë fine dhe më të holla.
Dorëshkrimi i Kodikut është në gjendje shumë të mirë, pos f. 5r-v, e cila është e dëmtuar në fund, djathtas, dhe i është grisur një copër vogël me dimensione: 8 mm x 9 mm.
Dimensionet e dorëshkrimit janë 14.2 x 21.8 cm. Trashësia e dorëshkrimit është 1 cm, ndërsa dimensionet e tekstit të shkruar në pergamen janë: 9.2 x 15. cm. Në f. 2r, fillon dorëshkrimi i Kodikut me: “Paulus Angelus, Miseratione divina…” dhe poshtë në të majtë, ka vulën e Bibliotekës së Laurenzianës dhe përfundon në f. 37r, ku përfundon edhe i tërë dorëshkrimi me fjalët: “Quatro Jdus Martij Imperij uero nri Anno Decimo.”
Dorëshkrimi ka gjithsej 84 iniciale të cilat janë të thjeshta, pa dekorime apo ilsutrime të veçanta, por të shkruara me ngjyrë më të trashë, pra janë grafema të thjeshta ku dallohen vetëm për nga madhësia e cila është sa dyfishi apo trefishi i grafemave normale. Përjashtim bën iniciale në f. 20v, i cili është i dekoruar.
Dorëshkrimi ka gjithsej 1537 rreshta. Një faqe mesatarisht ka nga 23 rreshta, por faqja më me shumë rreshta është ajo 20v, me 25 rreshta, ndërsa faqja që ka më së paku rreshta është f. 35v me 13 rreshta.
Dokumenti më me shumë rreshta në dorëshkrimine Kodikut të Firencës 1167 është dokumenti nr. 1, me 303 rreshta, ndërsa dokumenti më me pak rreshta është dokumenti nr. 18 me vetëm 6 rreshta.
Sipas renditjes në origjinal të dorëshkrimit dokumentet kanë: dok. 1, 303 rreshta; dok. 2, 76; dok. 3, 86; dok. 4, 25; dok. 5, 238; dok. 6, 40; dok. 7, 25; dok. 8, 69; dok. 9, 126; dok. 10, 117; dok. 11, 96; dok. 12, 77; dok. 13, 39; dok. 14, 23; dok. 15, 33; dok. 16, 56; dok. 17, 35; dok. 18, 6 dhe dok. 19, 67 rreshta.
Përmbajtja e Kodikut të Firencës Ashb 1167
Kodiku i Firencës Ashb 1167 është një Miscellanae në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Në të janë të renditura nëntëmbëdhjetë dorëshrkime (dokumente) të ndryshme si për nga përmbajtja, forma dhe koha e krijimit të tyre.
Studimi i dorëshkrimit të Kodikut të Firencës në origjinal të len të kuptosh se të gjitha dorëshkrimet apo dokumentet që ndodhen aty nuk kanë qenë të shpërndara apo pjesë e dorëshkrimeve tjera, siç është rasti psh. me dorëshkrimet e “Statuteve dhe urdhëresave të kapitullit të Kishës katedrale të Drishtit” ku në dorëshkrimin origjinal që ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës, vërehen: “dy lloj faqosjes. Njëri lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri në nr. 18v dhe faqosja e dytë, poshtë në të djathtë që fillon nga nr. 9r dhe përfundon në nr. 26v,” apo me dy Kodikët e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, ata të Venedikut, të Dubrovnikut, etj. Në të vërtetë, edhe në dorëshkrimin e Kodikut të Firencës, kemi faqosje dyfishe, të shënuar poshtë e lartë, në të djathtë të faqes recto, por numrat janë identikë dhe mendojmë se faqosja është e kohës së krijimit të dorëshrkimit të Kodikut/
Siç e theksuam edhe më lartë, nuk kemi një renditje sipas kriteve “normale” që kanë Kodikë të tillë të kësaj periudhe kohore. Duke dashur që ti përmbahemi renditjes origjinale, ne po japim një përshkrim të hollësishëm të 19 dokumenteve (dorëshkrimeve) që përban Kodiku:
- f. 2r-9r Paulus Angelus, miseratione divina, archiepiscopus Durachiensis et Illiricae regionis (Pal Engjëlli kryeipeshkëv i Durrësit dhe i krahinës së Ilirisë falë mëshirës hyjnore),
- f. 9v-11r Casus reservati (Raste të rezervuara),
- f. 11r-13r Ex aureo antiquitatum libro archivi civitatis Durachiensis (Nga libri i artë i lashtësive të arkivit të qytetit të Durrësit)
- f. 13r-v Insuper additio facta mandato reverendissimi et illustrissimi Sanctae Romanae Ecclesiae cardinalis archiepiscopique Dyrachiensis domini, domini Pauli Angeli anno Incarnationis Dominicae 1463., XV. Kalendas Ianuarii, Pontificatus vero Sanctissimi domini nostri domini Pii divina providentia papae secundi, anno eius sexto, videlicet… (Veç kësaj kemi shtesën që iu bë urdhërit të shumë të nderuarit dhe shumë të ndriturit kardinalit të Kishës së Shejtë Romake dhe kryeipeshkvit të Durrësit, zotit, zot Pal Engjëllit në vitin e mishërimit të Zotit më 18 dhjetor 1462, në vitin e gjashtë të pontifikatit të zotit tonë shumë të shejtë për provani hynjore Papë Piu II),
- f. 13v-19r Decretum sanctissimi domini nostri domini Pii divina providentia Papae II. Emanatum ad instantiam reverendissimi ac illustrissimi Sanctae Romanae Ecclesiae Cardinalis ac Dyrachiensis archiepiscopi domini domini Pauli Angeli, et contra sectam Mahumetanam ac in favorem invictissimi regis Albaniae domini Scanderbeggi, ejusdem illustrissimi domini Pauli consobrini et prout patet per infrascriptam bullam, videlicet (Dekret i përgjithshëm i shejtërisë, zotit tonë Papa Piu II, papë për provani hyjnore, i lëshuar me kërkesën e shumë të nderuarit dhe shumë të ndriturit kardinalit të Kishës së Shejtë Romane dhe zotit kryeipeshkëv të Durrësit, zotit Pal Engjëllit dhe kundër sektit muhamedan dhe në të mirë të mbretit të pathyeshëm të Arbërisë, zotit Skenderbe, kushëririt të shumë të ndriturit zotit Pal dhe sikurse duket sheshit nga vula e vënë poshtë),
- f. 19v-20r Cupientes igitur ut littere predicte plenariam (!) consequantur effectum discretioni vestre per apostolica scripta mandamus quatinus vos vel plures aut unus vestrum per vos vel alium seu alios litteras predictas (Prandaj duke dëshiruar që letrat e lartpërmendura të kenë efekt të plotë me shkresë apostolike ia besojmë arsyetimit tuaj, për sa kohë që ju ose shumë vetë apo edhe njeri prej jush të dijë ku dhe kur të përgatisë gjithçka që përmbajnë letrat)
- f. 20v Reperitur in Archivio Urbis Dryadensis hodie vero Drivastensis (Në arkivin e qytetit Dryadens që sot quhet Drisht),
- f. 21r-22r Privilegium seu confirmatio privilegiorum dominorum comitum civitatis Drivasti (Privilegj apo konfirmim i privilegjeve të zotërve kontë të qytetit të Drishtit),
- f. 22v-25r Conventiones et pacta facta cum domino Francisco Quirino a nobilibus Drivastensibus se sibi nomine illustrissimi dominii Venetiarum subicientibus (Marrëveshjet dhe paktet e bëra mes zotit Françesk Kuirini me bujarët drishtianë që po i nënshtrohen atij nën emrin e shumë të ndriturit, Zotërimit të Venedikut),
- f. 25r-27v Conventiones et pacta facta inter illustrissimum ac potentem ducem dominum Georgium Topiam, domini Durachii, et dominum Saracenum Dandulum nomine illustrissimi Venetiarum dominii de castro Dirachii (Marrëveshjet dhe paktet e bëra midis të ndriturit dhe të fuqishmit dukës, zotit Gjergj Topisë, sundues i Durrësit dhe zotit Saraçen Dandulos në emër të shumë të ndriturit Zotërimit të Venedikut në kështjellën e Durrësit),
- f. 27v– 29v De generationibus illustrium filiorum Isacii patricii senatorisque Romani et vari(et)atis fortunae eiusque cognominis (Mbi breznitë e të ndriturve djem të Isakut, patricit e senatorit romak dhe fatet e ndryshme të tij dhe të mbiemrit të tij),
- f. 29v-31v Praeterea prefati illustres domini Pauli ad presens archiepiscopi Dirachiensis ac magnifici Comitis Drivastensis domin Petri fratres (Veç kësaj, të lartpërmendurit zotërinj të ndritur, vëllëzërit në gjak të Palit sot kryeipeshkëv i Durrësit dhe i të lartit kont të Drishtit, zotit Pjetër),
- f. 31v-32r Insuper sciendum est quod anno salutis nostre millesimo CVI (Për më tepër duhet ditur se në vitin e shpëtimit tonë një mijë e një qind e gjashtë),
- f. 32r-v Baiulo et capitaneo Durachii (Bajlit dhe Kapedanit të Durrësit),
- f. 32v-33v Consilium cum Collegio die VIIII-o Junii 1461. Reverendo in Christo patri domino Paulo, Dei et Apostolice Sedis gratia archiepiscopo Durachiensi , amico dilecto (Këshilli me kolegjin, datë 8 qershor 1461. Të nderuarit në Krishtin, Atit dhe zotit Pal, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike kryipeshkëv i Durrësit),
- f. 33v-34v Fides operationum quas fecit reverendissimus ac illustrissimus Sanctae Romanae Ecclesiae Cardinalis dominis Paulus Angelus, archiepiscopus Dirachiensis, in favorem christiane religionis ac illustrissimi dominii Venetiarum suis propriis sumptibus (Besim për veprimet që bëri shumë i nderuari dhe shumë i ndrituri Kardinali i Kishës së shejtë Romane Pal Engjëlli, kryeipeshkëv i Durrësit për nder të fesë së krishterë dhe të shumë të ndriturit Zotërimit të Venedikut me shpenzimet e veta personale),
- f. 34v-35v Promissiones ab excellentissimo Consilio X. Facte magnifico domino Alexio Hispano de ducatis 400 annuatim sibi ac heredibus suis dandis de provisione (Zotimet që shumë i shkëlqyeri Këshilli i të Dhjetëve i bën të lartit zot Lekë Spanit, për t’i dhënë atij dhe trashëgimtarëve të tij 400 dukatë në vit si provision),
- f. 35v Die XXVII Junii 1484 in Consilio Decem captum fuit quod omnes promissiones facte in acquisitione civitatum Provinciae Albaniae observentur in omnibus etc. (Më datë 27 qershor 1474 në Këshillin e të Dhjetëve u mor vendim që të gjitha zotimet e bëra për marrjen e qyteteve të Provincës së Arbërisë të respektohen në të gjitha hollësitë etj.),
- f. 36r-37r Sanctissimo in Christo patri et domino domino Coelestino III, Dei gratia ac sacrosanctae Romanae ecclesiae Summo Pontifici. Isacius Angelus Constantinopolitanus imperator ac caesar semper augustus promptam cum omni subiectione reverentiam etc. (Atit e zotit të shejtë në Krishtin, zotit Çelestini III, Papë me hirin e zotit dhe i Kishës së Shejtë Romane. Isak Engjëlli, perandor i Konstantinopojës dhe gjithmonë Cezar August i gatshëm për nderim me çdo nënshtrim etj.).
Pra, siq mund të vërehet, Kodeksi ka përmbatje të ndryshme që trajton tema të ndryshme, në periudha kohe të ndryshme dhe majft të largëta me njëra tjetrën, megjithëse, pothuajse i tëri ka të bëj me fmailjen e Ëngjëllorëve si dhe me privilegjet e tyre, natyrisht edhe me akte të ndryshme kishtare dhe perandorake.
Vlerësimi për origjinaliteti dhe autenticitetin e këtij Kodeksi mund bëhet vetëm pas një botimi kritik dhe analizave të specilaistëve të fushave prëkatëse. Përkundrë faktit se autorët që kanë shkruar për këtë Kodikë, janë emra të njohur në fushat e historisë dhe albanologjisë, të gjithë pa përjashtim kanë bërë gabime më elementare duke ngatërruar faqet e dokumenteve, duke mos dhënë titujt e saktë ose duke i renditur në forma të ndryshme. Edhepse ne disponojmë të dhëna të sakta se dorëshkrimin origjinal disa nga ata e kanë shfrytëzuar në bibliotekën Laureziana të Firencës, prapseprap ka gabime. Një gjë e tillë nuk duhej t’u ndodhte, për vetë rëndësinë e që ka “Kodiku”, të cilët, kanë ngatërruar më shumë edhe të tjerët që kanë cituar ata.
NJË DORËSHKRIM ORIGJINAL I FAMILJES ENGJLLI NGA DRISHTI QË RUHET NË VENEDIK
Në kuadër të burimeve historike vend të rëndësishëm zënë dorëshkrimet e pabotuara, veçanërisht ato të cilat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën qoftë duke pasur një autor të përbashkët, duke trajtuar një ngjarje ose personalitet të kohës, krijimi i të cilave është bërë në kushte e rrethana specifike. Është e njohur tashmë se për dorëshkrime të tilla ka rezerva ose duke shkuar deri në skajshmëri, në mohimin e tyre si falsifikate dhe burime të pavlera, për një kategori specialistësh, studiuesish dhe historianësh, ndërsa në anën tjetër, ato mbrohen me këmbëngulje se janë burime me vlera të mëdha historike dhe si të tilla pasurojnë historinë kombëtare shqiptare. Të shumtën e rasteve ato mohon nga ata të cilët nuk i kanë pasur kurrë në dorë si origjinale, por, kanë “dëgjuar” apo “lexuar” nga të tjerë se autenticiteti i tyre vihet në dyshim.
Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore italiane dhe private në Shkodër e gjetiu. Një pjesë e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe të saktë si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin dhe vlershmërinë historike. Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, ruhen në Venedik, Firencë, Vatikan, Kopenhagë dhe Shkodër. Përveç që janë të pabotuara, ato si element të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani, Firenca dhe Venediku] kanë se janë shkruar nga e njejta dorë dhe atë në dekadat e para të shekullit XVI.
Natyrisht, nuk do të flasim kësaj radhe për librat e botuar që kanë për autorë disa nga anëtarët e familjes Engjëllori, nuk do flasim as për ato libra që ata si mecenë mundësuan botimin e tyre, por dëshirojmë të bëjmë të njohur njërin prej dorëshkrimeve, origjinalin e të cilit e kemi shfrytëuar në bibliotekën Marciana të Venedikut.
Kodiku [dorëshkrimi] i cili ruhet në bibliotekën Marciana të Venedikut, ka kopertina të forta lëkure, të kuqe, me një dekorim floriri në mes, në formë të stemës, por pa shenja heraldike. Lart në mes të kopertinës është e shënuar me laps të kuq: no 50. Edhe kopertina tjetër, ka në mes të njëjtin dekorim. Kopertinat janë të mbështjella me një mbështjellës special të ri, me ngjyrë jeshile. Në kopertinë brenda, ka dy etiketa me shenime nga biblioteka Marciana: Mss. Latini Cl. 10. Nr. 232. Provenienza. Morelli Giaci 261; dhe etiketa e dytë: Collazione: 3732. Më poshtë, në mes është shkruar me dorë dhe pendë: Morelli 261; Clasis X; Cod. CCXXXII. Në fund, në mes, është një gravurë me stemën e shën Markut me Libër.
Në vazhdim është dorëshkrimi i kodikut i cili është i paginuar vetëm në recto, lart, djathtas, me të njëjtën dorë që është shkruar edhe dorëshkrimi; paginimi është i kohës së krijimit të dorëshkrimit. Kodiku ka 1-19 fletë dorëshkrim, me dimensione 16×22.4 cm. Lexohet lehtë dhe e ka shkruar e njejta dorë që ka shkruar edhe Kodikun e Bilbiotekës Laurenziana të Firencës, ASHB 1167, në të cilin përveç të tjerave ruhet edhe “Formula e Pagëzimit, nga viti 1462 si dhe dorëshkrimin e një Kodiku tjetër, po e familjes së Engjëllorëve nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i cili nuk është botuar asnjëherë deri me sot. Pasi mbaron dorëshkrimi kemi edhe fletët bosh: 19v-23v, si dhe një fletë kartoni e cila është e papaginuar. Dorëshkrimi është shkruar në pergamen fin dhe është një gjenealogi e shkruar nga një dorë e vetme.
Në f. 1r, është shkruar me grafema kapitale të praruara me flori emri i Andreas Angelus, dy herë, ndërsa në f. 15r, është një stemë në të cilën është e paraqitur një shqiponjë dykrenëshe ngjyrë ari, me kurorë mbretërore sipër kokave të shqiponjës si dhe një kurorë e trefishtë mbretërore me një kryq sipër, në mes të dy kokave.
Sfondi është i kuq, ndërsa shqiponja është e praruar me flori. Teksti sipër stemës është: Anno Mundi ad Computum Musaisum 2310. Ante’uerò Aduentum Domini D.C.L. dhe poshtë stemës: Tuscus Princeps Tuscia’ a quo Tuscia uocata est habebat huiusmodi Aquilam Auream, et deinde Aeneas. X. Descendens ab Eo ac Successores eius.
Menjëherë në faqen në vazhdim, por verso, 15v, është një stemë e dytë, me elemente heraldike të njejta, përveç që sfondi ndryshon dhe është ngjyrë floriri dhe shqiponja është e zezë. Teksti sipër stemës është: Anno mundi ad Computum iamdiem 4267, ndërsa poshtë stemës është ky tekst: Constantinus Maximus Imperator Flauius Augustus ac Pontifex ultimus Romanus habuit Crucem à Domino contra Maxentium Tyrannum qui habeat dictam Aquilam Auream; et anno .XIII. sui Imperii habuit Victoriam in Aquilonae et propter talem Victoriam fecit et fieri Aquilam nigram similem coronatam in campo aureo, id est flavo et prout uidetur anno 4278. Christi vero 318.
Në dorëshkrim edhe në dy raste të tjera emrat e Andreas Angelvs, f. 16r dhe teksti: Constantine in hoc vince, janë shkruar me grafema kapitale të praruara me flori.
Dorëshkrimi fillon: f. 1r: “ANDREAS ANGELUS Dei gratia Iureque successionis Sanguinis…” dhe përfundon: f. 19r: “Igitur quos Deus concessit, seu donauit homo non reuocet et sic quos Deus coniunxit homo non separet et ideo nemo in terra potest dinspensarem seu disponerem contra Ius Diuinum. Matheus. Cap. XIX.”
Literatura:
- Ahmeti, Musa & Etleva Lala, Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës katedrale të Drishtit”. (Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis). Tiranë: Ombra GVG, 2009.
- Ahmeti, Musa, E drejta urbane në Statutet Shqiptare. /Nga dorëshkrimet e Milan Shuflajt/. Ekskluzive. Tiranë-Prishitnë. Dhjetor 2002-janar 2003, nr. 32-33, f. 94.
- Ahmeti, Musa, Shqipëria një kushtetutë që në Mesjetë. /Mesjeta shqiptare pasurohet edhe me një dorëshkrim origjinal burimor nga viti 1468 me vlera të jashtëzakonshme për drejtësinë dhe albanologjinë/. Shekulli. Tiranë, 28 shkurt 2005, viti IX, nr. 56 (2508), f. 21.
- Anamali, Skënder, Kasem Biçoku, Ferit Duka, Selim islami, Muzafer Korkuti, Stavri Naçi, Frano Prendi, Selami Pulaha, Pelumb Xhufi, Historia e popullit shqiptar. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Hisotrisë. Tiranë: Botimet Toena, 2002.
- Barbarich, Eugenio, Albania. (Monografia antropogeografica). Roma: Enrico Voghera, Editore, 1905.
- Buda, Aleks, Injac Zamputi, Kristo Frashëri, Petraq Pepo, Burime te zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Vëllimi II. Shek. VIII-XV. Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë. Tiranë: Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1962, vëll. II.
- Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore VI. (Gjon Buzuku dhe gjuha e tij). Botim i dytë. /Gjon Buzuku. 1. Rrehtanat historike/. Prishtinë 1988, vëll. VI, f. 18; i njëjti: “Buletin për Shkencat Shoqërore.” Tiranë, nr. 1, 1955, f. 9-23.
- Farlato, Daniele & Jacobo Coleti, Illyrici Sacri. Tomus septimus. Ecclesia Diocletiana, Antibarenis, Dyrrhachiensis, et Sirmiensis, cum earum sufraganeis. Auctore, Daniele Farlato, presbytero Societatis Jesu, et Jakobo Coleti olim ejusdem Societatis alumno. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1817, v. VII.
- Fedalto, Giorgio, Perché le crociate. Saggio interpretativo, Bologna: Pàtron, Quarto Inferiore, 1980.
- Hahn, Johann Georg von, Albanesische Studien. Jena: Verlag von Friedrich Mauke, 1854.
- Hahn, Johannes Georg von, Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar, im Auftrage der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften, Philosophisch-historische Classe, 15 kötet. Denkschriften der Kaiserlichen Akademie der Wissenschaften in Wien. Wien: Aus der K.-K. Hof- und Staatsdruckerei, 1867.
- Hopf, Charles, Chroniques Grèco-Romanes inèdites ou peu connus publicèes avec notes et tables gènèalpgiques. Berlin: Librairie de Weidmann, 1873. [f. 270-340; XVIII. Breve Memoria de li discendenti de nostra casa Musachi] dhe ribotimi anastatik: Hopf, Charles, Chroniques gréco-romanes: inédités ou peu connues: publiées avec notes et tables généalogiques. Salt Lake City, Utah: Genealogical Society of Utah, 1987.
- Jørgensen, Ellen, Catalogus Codicum Latinorum Medii Aeivi Biblioethecae Regiae Hafniensis. Hafniae: Prostat in Aedibus Gyldendalianis, 1926.
- Karaiskaj, Gjerak, Qyteti shqiptar i Sardës. Origjina dhe zhvillimi i qytetit mesjetar në Shqipërinë e Veriut. /Die Albanische Statdt Sarda. Entstehung der mittelalterlichen Stadt in Nordalbanien/. Në Mounmentet. Tiranë, 1987, nr. 1 (33).
- Lala, Etleva, Skënderbeu dhe Vatikani. (Skanderbeg and the Vatican). Shqip. Tiranë, 21 janar 2007, viti II, nr. 17 (308), f. 28-29.
- Ljubić, Siemon, Commisiones et Reltaiones Venetae. /Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium/. Zagrabiae: Edidit Academia Scientiarum et Artium Slavorum Meridionalium, 1878, vëll. 2.
- Madden, Thomas F., A Concise History of the Crusades (Critical Issues History). New York: Rowman & Littlefield Publishers, 1999.
- Madden, Thomas F., The Crusades: The Essential Readings (Blackwell Essential Readings in History). Oxford-Malden: Blackwell Publishers, 2002.
- Michaud, Joseph François, Histoire des croisades, par Michaud de l’Académie française. Nouvelle édition faite d’après les derniers travaux et les dernières intentions de l’auter et augmentée d’un appendice par M. Huillard Bréholles. Tome Premier. Paris: Furne, Jouvet et.ig éditeurs et Delagrave et cig éditeurs, 1867, vëll. I.
- Mužić, Ivan, Hrvatska Kronika 547-1089 /Biblioteka Hrvatska kulturna i povijesna baština. V. izdanje/ Split: Marijan Tisak, 2002.
- Orbini, Mauro, Il Regno de gli Slavi Hoggi Corrottamente detti schiavoni. Historia di don Mavro Orbini Ravseo abbate Melitense nella quale si vede l’origine quasi di tutti i Popoli, che furono della Lingua Slava, con molte, et varie guerre, che fecero in Europa, Asia, et Africa; il progresso dell’Imperio loro, l’antico culto, et il tempo della loro conuersione al Christianesimo. E in particolare veggonsi i successi dei Re, che anticamente dominarono in Dalmatia, Croatia, Bosna, Servia, Rassa, et Bvlgaria. Pesaro; Apresso Girolamo, 1601.
- Plasari, Aurel, Skënderbeu një histori politike. Tiranë: Instituti Shqiptar i Studimeve “Gjergj Fishta”, 2010.
- Pulaha, Selami, Mbi gjallërimin e lidhjeve farefisnore dhe krijimin e fiseve në Shqipërinë e Veriut në shek. XVI-XVII. (La reprize des liens gentilices et la formation des Fis en Albanie du Nord fans les XVI-XVIIe siecles), në Studime Historike, Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, 1975, viti XXIX (XII), nr. 2.
- Qiriazi, Dhori, Memorje. Përktheu: Dhori Qiriazi. Tiranë: Botimet Toena, 1996.
- Quien, Michaelis le, Oriens Christianus, inquator patriarchatus digestus; quod exhibentur Ecclesiae, Patriarchae, caeterique praesules totius orientis. Studio et opera R. P. F. Michaelis le Quien, Morino-Boloniensis, Ordinis Fratrum Praedicatorum. Opus Posthumum. Tres magnas complectens Diaeceses Ponti, Asiae, et Thraciae, Patriarchatui Constantinopolitano subjectas. Pariis: Ex Typogfraphia Regia, 1740, vëll. I-III.
- Radonić, Johannes, Acta et diplomata Ragusina. Fontes rerum Slavorum Meridionalium. /Edita cura, collegit et nunc primum in lucem protulit, Johannis Radonić. Series Prima. Tomus I, fasciculus 1/. Dubrovačka akta i povelje. Izvori za istoriju južnih slavena. Uređuje, sabrao i objavio, Jovan Radonić. Serija prva, knjiga I, sveska 1. Srpska Kraljevska Akademija. Zbornik za Istoriju, jezik i književnost srpskog naroda. Treće odeljenje, knjiga II. Beograd: Štamparija «Mala Srbija». 1934, lib. I, bleni 1.
- Reis, Piri, Kitab-i Bahriye. /Ministry of Culturs and Tourism of the Turkish Republic, Ankara/ Ankara: The Historical Research Foundation, İstambul Research Center, 1988, vëll. II.
- Richard, Jean, La grande storia delle crociate: storia dell’avventura che per oltre due secoli mise in contatto il mondo occidentale e quello orientale, trad. di M. P. Vigoriti, (I volti della storia; 40). Roma: Newton & Compton, 1999.
- Škrivanić, Gavro A., Oblast srednjovekovnog Pilota u XIV st. (The province of medieval Pilot). Në: Istoriski Časopis. Organ Istoriskog Instituta SANU. (Revue Historique. Organe de l’Institut des Sciens Historiques. Académie Serbe des Sciences, Livre VII, 1957). Beograd: Srpska Akademija Nauka, 1957, libri VII, f. 323-332.
- Sufflay, Emilianus de, Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe Durchbruchszone im Katholischen Damme. Në: Vjesnik Kr. hrvatsko-slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojničić pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 1-70; shih edhe: Ludwig Thallóczy, Illyrische-Albanische forschungen unter mitwirkung von professor dr. Konstantin Jireček, professor dr. Milan von Šufflay, sektionschef Theodor Ippen, proffesor E. C. Sedlmayar, archivar dr. Josef Ivanič, Weiland Emmerich von Karácson, K. Ung. Sektionsrat Béla Péch und Karl Thopia. München und Leipzig: Verlag von Duncker-Humbolt, 1916, vëll. I, f. 188-281.
- Sufflay, Emilianus de, et Victor Novak, Statuta et ordinationes capituli ecclesiae chathedralis Drivastensis. “Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju.” Istoriska Serija. Beograd: Izdanje Seminara za Arbanasku Filologju Universiteta u Beogradu, 1927, lib. II, fasc. 1.
- Sufflay, Emilianus de, Politische Schicksale des Themas Dyrrachhion. Në: Vjesnik Kr. Hrvatsko-Slavonsko-Dalamtinskoga Zemaljskoga Arkiva. /Uredjuje dr. Ivan Bojničić pl. Kninski/. Zagreb: Tisak kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 273-300.
- Sufflay, Emilianus de, Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Kittelalters. Von dr. Milan v. Sufflay. Vorgelegt in der Sitzung am 24. April 1918. Akademische der Wisenschaften in Wien. Philosophischen-historische Klasse. Denkschriften, 63. band, 1. Abhandlung. Wien – Leipzig: Hölder-Pichler-Tempsky A.-G. Kommisions-Verleger der Akademie der Wissenschaften in Wien, 1924.
- Tacchella, Lorenzo, Le antiche sedi episcopali latine, greche e bulgare dell’Albania etnica e della Macedonia. Milano: s.n. 1990.
- Thallóczy, Ludovicus, – Constantinus Jireček – Emillianus de Sufflay, Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen, 1913-1918, vëll. I-II. [Ribotuar në vitin 2002 nga DPA dhe Ekskluzive, Tiranë-Prishtinë, nën përkujdesjen e dr. Musa Ahmetit].
- Valentini, Josephi S.J., Acta Albania Veneta. Saeculorum XIV et XV, Josephi Valentini S.J. labore reperta et transcripta ac typis mandata. Patris 1ae saeculorum XIV complectens. Tomus III ab anno 1396 ad annum 1406. Monaci in Bavaria (München): Rodulpho Trofenikio editore]. /Impresum in Schola Graphica Salesiana Panormitana (Palermo). Lavoro eseguito con il contributo del Consiglio Nazionale Ricerche, 1968, vëll. III.
- Valentini, Josephi S.J., Contributi alla cronologia albanese. Le invasioni barbariche (395-700 D. Cr.). Tavole chronologiche. /Fonti per la storia d’Albania. Prolegomeni/. Roma: Real Academia d’Italia. Tip. G. Bardi, 1944, vëll. II, bleni I.
- Xhufi, Pëllumb, Dilemat e Arbërit. Studime mbi Shqipërinë mesjetare. Tiranë: Pegi, 2006
- Xhufi, Pëllumb, Nga Paleologët te Muzakajt. Berati dhe Vlora në shekujt XII-XV. Me një botim kritik të kronikës së Gjon Muzakës (1510). Tiranë: Shtëpia botues “55”, 2009.
- Svane, Gunar, Libra dhe dorëshkrime të vjetra shqipe në Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagë. Në: Studime Filologjike. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dje i Letërsisë, 1985, nr. 3, f. 133-138.
- Dabinović, Antun S., Kotor u drguom skadarskom ratu (1419-1423). Në: RAD Jugoslovenske Akademije Znanonsti i Umjetnosti. Knjiga 257 Razreda historičko-filologičkoga i filozifičko-juridičkoga, 115. Zagreb: Tisak Nadbiskupse Tiskare, 1937, v. 257 (115), f. 133 (1) – 271 (139).