Zhgenjimi I Madh: “Përlotën” shqiptarët nga humbja e “hidhur” e minutave të fundit/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Atmosfera e ndeshjes, Shqipëri – Serbi, për atë që thirret “Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016”, më 8 Tetor 2015 ora 2:45, në Elbasan Arena – tek shqiptarët e Amerikës – ka qenë e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit.Shqiptarët e New Yorkut, kishin paguar mijëra dollarë që ndeshja Shqipëri-Serbi të ndiqej nëpërmjet 3 ekranve të mëdha – vendosur sipër një kamioni në pjesën turistike të këtij qyteti, që quhet “Battery Park” në Manhattan.
Lajmi i bërë i ditur nga mediat, dje dhe sot, të cilat e kanë quajtur këtë një gjest fantastik, mblodhi më shumë se 3 mijë shqiptarë në këtë park, të paktën simbas policisë e cila angazhoi disa dhjetra forca të policisë për mbarvajtjen e aktivitetit.Ndërkohë, shqiptarët në Amerikë jan përgëzuar nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën për këtë interesim të jashtëzakonshem.
Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj – një nga organizatorët i evenimentit me organizatën Rrënjët Shqiptare, dhe senatorin e shtetit të Nju Jorkut Mary Golden – diplomatët e Konsullatës së Kosovës, veprimtar të shquar të komunitetit, artistë, sportistë, studentë, afaristë dhe biznesmen, u bashkuan në lokalin e shqiptarit Paul Nicaj – në Battery Park Gardens – për një shikim të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë -Një ndeshje, ku që të gjithë ishim në pritje për një fitore kundra Serbisë! “, tha asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj.Megjithatë, Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje në minutat e fundit me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen e vlefshme të grupit i të eliminatoërve për Euro 2016 në futboll. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivelin e duhur thanë specialistët e futbollit dhe pësuan dy gola të shpejtë kur më së paku pritej.Zhgenjimi I madh: Por gjithësesi, ëndrra shqiptare për Euro 2016 vazhdon.Shqipëria tani duhet t’i kërkojë tri pikë si mysafir ndaj Armenisë dhe të sigurojë kualifikimin, pasi që Danimarka u mposhtë me rezultat 1:0 nga Portugalia.