Ne Foto:Ne Foto:Benjamin Gilman, lindi nePoughkeepsie, NY me 6 Dhjetor 1922- nderroi jete me 17 Dhjetor 2016 ne Catle Point Veteran’s Hospital/
Nga Frank Shkreli/Ish Kongresisti amerikan i Partisë Republikane nga shteti i New Yorku-ut, Ben Gilman ndërroi jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare në spitalin e veteranëve Castle Point në Wappingers Falls të New Yorkut, nja 70 kilometra në veri të qytetit New York. Bashkshortja e tij i tha medias se ai vdiq ashtu siç kishte jetuar: në paqë.
Kongresisti Gilman nuk ishte vetëm një institucion politik i zonës Hudson Valley dhe i shtetit të New Yorkut por edhe një zë i fuqishëm në Kongresin amerikan në Washington, ku shërbeu për 30-vjetë. Si legjislator, Ben Gilman njihej si ekspert i punëve të jashtme dhe gjatë gjithë karierës së tij u shqua me veprimtarinë e gjithanshme dhe të palodhshme si mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Si anëtar i Kongresit dhe si kryetar i Komisionit të Kongresit për Marrëdhënje Ndërkombëtare nga viti 1995-2000, Ben Gilman, përveç shërbimeve të zakonshme dhe tradicionale për zgjedhësit e tij në lagjën elektorale të Hudson Valley-t në New York që ai përfaqsonte, ish-kongresisti republikan i dedikoi një pjesë të madhe të veprimtarisë dhe të jetës së tij politike, çështjeve ndërkombëtare, sidomos mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo.
Dikush mund të thotë po ç’na duhet të dimë se paska ndërruar jetë një ish-kongresist amerikan, tepër larg në hapësirë dhe jashtë interesimit për ne, kemi hallet tona. Por, si një individ, si një shqiptaro-amerikan, por edhe si dëshmitarë i veprimatrisë së shumë kongresistve amerikanë në mbrojtje të shqiptarëve e sidomos në mbështetje të Kosovës, në kohën më të vështirë të saj, përfshirë Ben Gilmanin, unë e ndjejë për detyrë, që të pakën shkurtimisht me dy tre fjalë në shënjë respekti nderimi, mirnjohjeje dhe falendrimi ta shënoj vdekjen e këtij kongresisti amerikan të madh për shqiptarët. Ben Gilman i përkiste një gjenerate politikanësh amerikanë të 4-5 dekadave të kaluara, që për arsye moshe fatkeqsisht po zhduken një nga një, por të cilët mbrojtën të drejtat e njeriut dhe liritë bazë, edhe për shqiptarët e të cilët sidomos treguan gjatë pothuaj 45 viteve të fundit, një mbështetje të fortë për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Kosovës, pa ndihmën e të cilëve — në nivel kombëtar të politikës amerikane dhe në nivelin e politikës ndërkombëtare — aktualiteti i shqiptarëve sot në Ballkan nuk do të ishte ai që është sot, përfshirë edhe pavarësinë e shtetit të kosovës. Kjo është arsyeja që e ndjejë si obligim të pakën të kujtojmë në raste të tilla miqtë e shqiptarëve si Ben Gilman kur largohen nga kjo botë, për faktin se falë veprimtarisë dhe interesimit të tyre për fatin e popujve që as nuk i njihshin, ata e lanë botën tonë pak më të mirë se ç’ishte më përpara, përfshirë këtu, sidomos botën shqiptare.
Ai kishte shumë kauza që mbronte, duke filluar nga disidentët sovjetikë gjatë luftës së ftohtë, tibetasit e shtypur nga regjimi komunist kinez, promovonte zgjedhjet e lira anë e mbanë botës e tjera kauza në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë së popujve. Por një kauzë me rëndësi të cilën e kishte tepër për zemër dhe të cilën ai e mbrojti vendosmërisht me fjalë dhe vepra, ishte çështja e Kosovës. Kongresisti Ben Gilman, së bashku me një numër kolegësh të tij në Kongresin amerikan, nga të dy partitë kryesore politike -demokratë e republikanë — ishte sponsorizues i rezolutave të shumta në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, në mbrojtje të lirisë dhe të pavarsisë së Kosovës, madje edhe duke bërë thrirje për njohjen diploamtike të Republikës së Kosovës, duke filluar nga viti 1992 dhe më heret.
Ai doli në pension në vitin 2003. Pas një kariere të gjatë të përqëndruar në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit e dekoroi ish-Kongresistin Gilman me dekoratën më të lartë të këtij enti qeveritar, me “Medaljen e Artë për Shërbim të Dalluar”, për përpjekjet e tija të vazhdueshme në mbrojtje të lirive bazë të njeriut anë e mbanë botës, puna e të cilit e bëri jetën e shumë njerëzve, në një numër vendesh të botës, më të mirë e më të kollajt se ç’ishte më përpara.
Kongresisti Ben Gilman, së bashku me shumë kolegë të tij senatorë e kongresistë mori pjesë në demonstratën ndoshta më të madhe të shqiptarëve në Washington në verën e vitit 1991, në mbështetje të lirisë për Kosovën. Demonstrata pat filluar para Shtëpisë së bardhë dhe përfundoi me një miting të madhe para Kongresit amerikan, ku përveç kongresistit Ben Gilman folën edhe anëtarë të tjerë të Kongresit dhe miqë të shqiptarëve, si Senatorët Bob Dole, Clairborne Pell, Larry Pressler, Al D’Amato, kongresistët Lantos, Porter, Broomfiled e të tjerë.
Me rastin e 10-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në SHBA, Kongresisti Ben Gilman i kishte dërguar kësaj organizate një letër e dates 27 Janar, 2000, në të cilën ai tregon interesimin e tij si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Në lidhje me Kosovën Ben Gilman shprehë kënaqsinë e tij se më në fund Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Europën Perëndimore iu përgjigjen shtypjeve të shqiptarëve nga regjimi serb duke miratuar sulmin e parë ajror kundër një vendi që kishte abuzuar me të drejtat e njeriut. “Në Kosovë” shprehet ai, “kemi fituar luftën por nuk kemi fituar ende paqën…Ju duhet ta dini gjithmonë se gëzoni mbështetjen dhe vullnetin e mire të popullit të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve anë e mbanë botës. Së bashku, duhet të punojmë që të sigurojmë se e ardhmja e Kosovës të jetë paqësore dhe e begatshme”, shkruante Ben Gilman.
Në lidhje me Shqiqpërinë, ai shprehur mirënjohjen se një vendi që sipas tij, megjith kufizimet ekonomike dhe politike, iu përgjegj krizës humanitare me vendosmëri dhe bujari. Nuk mund ta harrojmë Shqipërinë dhe nevojën e saj, ka thënë Gilman, për të qenë e angazhuar me ne dhe me popullin tonë. Më në fund, ai ka thënë se përgjëgjësia për një të ardhëme më të mirë për Kosovën është në dorë të popullit të atij vendi, por njëkohsisht ai premton se ai dhe kolegët e tij në Kongres nuk do ta harrojnë Kosovën, por do të vazhdojnë të shqyrtojnë ecurinë e punëve në atë vend gjatë viteve në vijim. Kongresmeni Ben Gilman e përfundon letrën me urimin: “Rrofshin Shqiptarët!”
Miku i Shqiptarëve, ish Kongresisti Ben Gilman, Kryetar i Komisionit të Kongresit për Marrëdhënje të Jashtme gjatë 1990-ave dhe i cili shërbeu gjatë administratave të 7 presidentëve amerikanë gjatë një mandati 30-vjeçar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare.
I nderuar qofte per mot e jete kujtimi dhe vepra e Kongresmenit Benjamin Gilman. Shqiptaret me largimin e tij nga kjo jete humben nje mik te madh, por ne nuk duhet ta harrojme kurre ate cka beri ai per ne shqiptaret. Trupi i tij u prehte ne paqe e perjetesi.
Jam shume krenar per kete personalitet te jashtzakoneshem me nje kontribut te admirueshem per gjithe shqiptaret vecanerisht ,,MOs harroni pwer asnje moment se ai ishte nje hebre i mire -mos i haroni se shme prej hebrejve kane dhenje ndihmese te madhe ne rimekembjen e Kosoves dhe Shqiperise .Me keqardhje them se shoh here pas here shkrime te neveriteshme te shqiptareve kunder jehudijve dhe shtetit te Israelit .Mos e felliqni gojen per mireberesit tuaj se eshte turp .Natyrisht qe jane pak ata qe e bejne kete ,por edhe pak helm e prish gjithe mjaltin . Nuk ju nderon fakti qe shume bashkombesit tuaj shkojne e bashkohen me terorist te IS duke na shqetesuar si ne rastin e ndeshjes Shqiperi–Israel Koken e tyre do te thyejne –do ta shihni se shpejti .
Ngushllime Families dhe te afermeve,bashkepuntorve dashamirsve,etj.
Shum e drejt Mr.Shkreli kjo prkujtimore,per te nderuarin e shume
te tespektuarin
Honorable Ben Gilman .
Kur degjonim emrat e senatorveve,kongresmenve te shteteve te bashkura te Amerikes qe perkrahnin shqiprin e shqiptaret e kosoves na behej zemra male.
Aktivitete pro kosoves beheshin ne kushte te veshtira klimatike,dabore,akull ngrica e I shikonim kongresmenet e moshuar ne ato kushte te veshtira qe merrinin pjes e solodarizoheshin me ceshtjen shqiptare,e kuptonim dhe rolin e madh qe luante diaspora Shqiptare. Nenshkrusit e Resolute per pavaasin e kosoves kane
vendosur me dhen jeten per ato qellime,e vendime,
faktikisht 12 kane dhene jeten vra ,pushkatuare, vare ne litare,
asgjesuar ne forma te ndryshme nga u.d.b. jugosllave e sherbtoret e tyre.
Me idealet te rozolutes(pamvarsisht nga pikpamjet politike,ideologjike) luftuan me mira shqiptare dhe dhan jeten e tyre per ate ceshtje kombetare,ne shqiperi,kosovmal te zi,sanxhak,luginen e presheves,maqedoni,manastir,selanikve camrin martire,eetj .
Conferenced e Mukjes (1-2.8.43)qe,per lire democracy e bashkim kombetare, por nderhyrja jugosllave pa u tha boja e vendiimeve te mukjes e crregjistruen emissaret jugosllav pran p.k.shqiptare.
Vetem rezolutat e miratuara ne kongesin amerikan per pavarsine Kosoves nga viti 2000- deri Sa shpalli pavarsin-17 .2.2008, kane qene sinjali I shpetimit e fitores shekullore te popullit shqiptare te Kosoves,per lire,pavarsi,demokraci e zhvillim .
Nuke eshte lehte te fetish” REZOUTA” ne kongresin American per nje decade per t’ju dhene pavarsia kosoves.Ato” rezoluta” Kane pature rednessi te jashtzakonshme nderkombetare se Kane qene thirrje nga shteti me I fuqiishemi i botes Jo vtem nga ana economike e potenciali ushtarak por dhe nga pesha qe ka per ruajtjen e lirise,paqese e democracies ne bote.
Ne e kemi zakon qe nencmojm deri dhe gjerat me redesi kombetare per interesat personale ose partiake.
Ne ato rrethane kishte rendesi shume te maadhe mbajtja e konfrences se Kshillit Antifashist Clirimtare te Kosoves e Rrafshit Dukagjinit mbledhur me 31 dhjetor 43,&1-2 Janar 44.Vete koha dhe shpejtsia tregon se ka qene e domosdoshme,mbajtja e nje conference ,me gjitha rrymat,shtresat,pakicat per caktimin e qendrimit te kosoves e te rrafshit dukagjinit(duke qene se pkj.nuk e afronte ne asnje mbledhje,konferenc ape forme,bile ase emrin nuke ja zinin ne goje,
Mustafa gjinushi e dr.ymer.Dishnica i paraqiten (l.sh.)kerkesn e.hoxhes qe te percaktohej qendrimi ndaj kosoves,ne korrik te v.43(konf.b.)per cka u ndershkuan ashper,keshtu Jane ndershkuar te gjith ata qe ngriten problemin e kosoves(rezolutes bujanit) ne shqiperi e ne Kosovo -jugosllavi),ata qe Heshten app bene autokritik u Pajtuan me p.k.j. e p.k.sh-perkatsisht Tito enver-,bene karrjere ne pyramidal.Te dy Jane pergjegjes per kosoven e e.h edhe per camerine.
Po ashtu dhe vend k mbajtjes ”illegal” ne territoryn shqiptare,(ne tropoje ne rethin veryor- Lindore te shqiperise) tregon,vendosmerin per te quajtur ato vendime, ate resolute qe e krahson kosoven ne nje ”nivel” me shqiperin e jugosllavin.
Nuke e kame per politike,ato dokumete.Rezoluta,thirrja,vendimet dhe 51 nenshkrusve .
Jane dokmente baze per shetetin e kosoves.
Resolute ka shume vlesime nga shume personalitete,akademi,shkectar,ne pamundesi citimi,eshte quajt: ”E drejt morale e politike”,”shkendi e liaise”,”kuvend kacaniku” ,”djep i Lindjes se shtetit te kosoves”,”gur thermel”,”parlament”,”kuvend” ,realiitet kom btar”,shovinistet e ”shlyen”,”shqyen”,”mohuan,”,”por nuk muden ta cduknin f.d’., etj etj.
Cdo lloje forme apo premtimi jashtet luftes me alertet,e shpallur dhe e garantuar nga Sh.B.A. Britania e madhe ne ”Karten e atlantikut (9-14 .8.41”,me vone u bashkangjiten Russia, kina,e 23 shetet te tjers ne v.42) ishte e disfavorshme.
Ne Vitet 99-2000 u botuan shume Libra per kosoven e ballkanin per luften e dyte boterore,ku citohe dhe .”rezoluta e kosoves qe pas luftes ka te drejt per vetvendosje dhe bashkim me shqiperine”.
Pra kjo gjet mbeshtetj Tek te gjitha rezolutat qe miratoj USA-. America per pavarsin e kosoves nje nder pikat kryesore argumetuse per paversin e kosoves,ishte: r : ”REZOLUTA e Bujanit”(akademik Prof dr.fehmi again,Prof.dr.Sami Repishti PhD,akademik Kristo Fasheri,prof.Neol Malcom, te denuar politic:- filozofe ,politikane liri Belishova,gjeneral lejtnant ”hero I popullit,nderi KOMBIT” Rrahman Parllaku Kryetar I obvl,Politikan general bedri spahiu;dijetar Dhimiter Pilika,juist I se drejtes nderkombetar prof.dr.Jusuf alibali-prof muharrem dika,prof. Ana Lalaj,prof.xhelal Gjecovi,Akademik Rexhep Qosja,Dr.Ablfred Moisiu,,prof.dr.kristaq Prifti,dr.Ibrahim Rugova,dr.Liri shimani,prof.Neritan Ceka,akademik Ales Buda,prof.nuri llazani, Prof.Rexhep M.DEDUSHAJ,Historian ,prof.dr.Nevila Nika-Hoxha historiane- first class,Ing.Agr Murat Gjonbala ,etj,etj.
Shtojm ketyre administraten e kongresit American(organi me I lire legislative I USA.) qe Kane miratuare Rezolutat nga viti 2000 deri ne vitin 2008 dt.17 shkurt qe Kosova u Shpall shtetey I pavarur,me perkrahjen e Sh.B.Amerikes e alatet e saje.
Nje nder ata congress men ka qene ne Edhe I nderuari Mr.Ben Gilman me shoke.
Meriton respect e mirnjohje te perjetshme nga populli shqiptar ne pergjithsi e shqiptaret e Kosoves ne vecanti.
Do te Ishte mire qe shteti I kosoves te kishte nje” pavion” te Vecente per te gjith personalitetet nderkombetare e kombetare qe ne nje form apo nje tjeter sado Pak Jane munduare te influencojn,sensibizojn opinion in nderkkombetare per Paversin e Republikes se Kosoves.
I pa harruar qofte kujtimi I deshmorve.
E pa harruar qoft kujtimi e vepra e kongresistit te nderuar
Ben Gilman.