-Do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës/
PRISHTINË, 7 Qershor 2016/ Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar për Bruksel, me ç’rast do të ketë takim me Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.
“Këto marrëveshje janë arritur në kuadër të pakos së marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruara më 25 gusht 2015, por zbatimi i tyre ka qenë shumë i limituar. Serbia përveç që është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e KOSTT-it si anëtar i barabartë me shtetet tjera. Poashtu kah fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet ta kryej revitalizimin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë”, thekson deklarata e dërguar.Ministrja Edita Tahiri gjithashtu do të takohet edhe me ndërmjetësit e BE-së për marrëveshjet e lartpërmendura dhe poashtu do të udhëheqë delegacionin e Kosovës në kuadër të takimit trilateral për kadastrin që do të mbahet në 8 qershor 2016./b.j/