Nga Albano Kolonjari.
Mirel Josa nuk do te jete trajneri i KF Tiranes. Pas nje sezoni ku bardheblute u rrezuan nga Super Liga dhe do te luajne ne Kategorine e Pare, pas nje sezoni te cilesuar te deshtuar edhe pse skuadra fitoi Kupen e Shqiperise, pas problemeve te shumta me te cilat po ndeshet Tirona, i mirenjohuri Josa eshte larguar nga drejtimi i skuadres. Lojtaret e Tiranes kane zbritur ne fushen e stervitjes dhe kane filluar pergatitjet per pjesmarjen ne Europa Lige nen drejtimin e serbit Gvozdenovic dhe nigerianit Egbo. Ende nuk dihet kush do te jete tekniku i 24 here Kampioneve te Shqiperise, nderkohe qe nga skuadra jane larguar edhe futbollistet e pare, Afrim Taku, Olsi Teqja dhe Gilman Lika. Tirana do ta kete te veshtire te mbaje grupin e sezonit te kaluar. Shume futbolliste jashne shprehur te gateshem te qendrojne me Tiranen per ndeshjen e Europa Lige, portieret Likaj dhe Bakaj, me pas Karabeci, Daja, Doka, Halili etj kane zbritur ne fushen e stervitjes. Pritet qe me ta te bashkohen Merveille, dhe Kongo Moise. Nga ana tjeter pritet qe Mirel Josa pas disa ditesh te flase me mediat sportive per shkaqet e largimit te tij nga Tirana.