
Unioni Mbarkombetar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqiperise po ndjek me vëmendje protestën e studentave shqiptar në Shkup që kërkojn të flasin gjuhën amtare në institucjonet e shtetit multietnik të Maqedonise së Veriut! Kjo e drejte e tyre jua jep Kushtetuta e vendit. Por pushteti del mbi Kushtetuten dhe nuk i lejon që të flasin shqip. Ata jane banore me mijera vjet në tokën e tyre, në vendin e tyre, për mbrotjen e vendlindjes së tyre kan sakrifikuar me mijera vjet. Ata jane krenare që ne vendlindjen e tyre në Manastir është njesuar gjuha shqipe! Është percaktuar për gjithe shqiptarine e folura shqip! Në tokën e tyre: Mblidheshin dijetarët shqiptarë, për të përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe. Ishte kurorëzim fatlum i një morie përpjekjesh shumëvjeçare për të hartuar alfabetin e përbashkët, duke u nisur nga alfabetet e pushtuesve të ndryshëm, që shkelën trojet shqiptare, ai latin, grek, turko-arab dhe alfabete të veçanta origjinale. Deri tek arritja e parë e madhe: Alfabeti i Stambollit, me të cilin u shkruan dhe u shtypën veprat e para të Rilindjes Kombëtare.Në një shtet multietnik nacionalizmi i nje etniniteti kunder etninitetit tjeter është i pa pranushem!
Konventat e të Drejtave dhe lirive të njeriut e përcakton drejt dhe qarte, të drejtat që kërkojn studentat shqiptare në Shkup një ndër qytetet shqiptare që ka mbajtur gjalle frymen e kombetarizmit. Gjuhën shqipe nuk mundi ta asimiloi as pushtuesi bizantin, as pushtuesi romak, as pushtuesi turk, as grek, as dhe sllavo maqedonasit!
Ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarve kudo që jetojne e banojne të solidarizohen me studentat shqiponja të Shkupit me moton:
Kontributi i yt, për një Mision të Madh!
Endrra ime flet shqip!
Mos më ndalo!
Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombetar Integrimittë Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërise!