TIRANË, 20 Shtator/- Kompeticioni i bukurisë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, zgjodhi mes shumë bukurosheve, vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2015.
Paneli i jurisë ku bënin pjesë Bleona Qereti, Gabriel Garko, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku, zgjodhën si më të bukurën modelen Megi Luka, lindur në Fushë-Krujë dhe banuese në Tiranë.
I ftuar special në këtë mbrëmje ishte aktori italian Gabriel Garko, ndërkohë që performuan edhe emra të njohur të skenës shqiptare si Era Istrefi, Çiljeta, Noizy etj.