NGA SHEFQET DOBRA/
Katër vëllezërit e familjes Meraja, të Vidohovës së Korçës, shkonin në kurbet, tre në Amerikë, njëri në Australi; kur erdhën herën e fundit, ishte kohe e luftë dhe ata ndenjën me mendje që, pasi të mbaroj lufta, të shkonin prapë, në këtë kohë u martuan dhe dy të vegjlit, pasi mbaro lufta, kufijtë u mbyllën dhe ata nuk mundën të shkonin prapë atje. Si të gjithë, ju shtruan punës në arat e tyre. Kur nuk kishin punë në arat, gjenin ndonjë punë nga qyteti, vonoheshin, ata ishin mësuar që pa mbaruar punën nuk largoheshin. Por, me që kishin qenë në Amerikë, ndjenin sikur nuk i shikonin e sy të mirë, u dukej sikur një hije i ndiqte nga do që shkonin. Një ditë kur po pushonin- i pyeti një:- po mbAmerikë more, si ishte në krahasim me këtu, sigurisht që paguheshit më mirë, ëh?
-Eh more djalë- iu përgjigj më i madhi, halli na detyronte më atë kohë, të lenim familjen e të shkonim aqe larg për bukënë e gojës, jetë qeni bënim bre, nuku është i lehtë kurbeti andej, nëpër hauret e zotërinjve flinim. Kush na kishte me tefterë neve. Sado të punnonjim, nuku të vlerësonë i huaji. Me të huajnë, kurrë nuku mund të ndjehesh si me tëndin… Pastajza, ç’fitonim, rrugës i lenim. Tashti, nuku eshtë nevoja të shkojmë në fund të dynjasë. Këtu jemi pranë familjes, shkojmë kur të duamë ce, me njerëz tanë jemi, kuptohemi. I yti është i yti. Po kur këto lloj pyetjesh përsëriteshin, herë nga njëri herë nga tjetri, ata kuptuan rrezikun që po u kanosej. Herën e fundit u vonuan, të vinin. Një ditë, e thirrën atë më të madhen nga kunatat në zyrë të këshillit- e pyetën:- ku janë burrat e jyve me?
-Po, ngaj qyteti punojnë more shoku kryetar- tha.
-Nuku dini gje jyve, sa do rrinë? – tha kryetar i këshillit.
-Jo more shoku kryetar, ata nuku na marrën lejë neve, varetë nga puna që më dorë, pa mbaruar punë nuku vinë. Mirë- i tha kryetari- këto ditë, mos shkoni gjëkund!
-Po, ku otë shkojmë ne pa erdhur burrat o shoku kryetar-tha. Nuk zgjati shumë, një ditë, para derës ndaloi një skodë, ishin tre polica dhe kryetari i këshillit.
-Otë kontrollojmë shtypin- tha kryetari i këshillit.
-Ce more shoku kryetar, ç’ka bërë vaki; për ç’far do e kontrolloni? Kur TV vinë burra, hajeni, ce vetëm ne gratë jemi.
-Ce burrat e jyve, nuku vinë më- tha më i madhi i palicëve- janë arratisur, dhe jyve internoheni.
-Bah! Çështë ay llaf more shoku polic -tha ajo më madhja, nuku ka mundësi, shëkoni ce gjëkundi andej ngaj qyteti do jenë, duke punuar.
– Mirë mirë, të kontrollojmë shtëpinë një herë! -tha. Pasi kontrolluan- tha- ay i madhi i tyre: -bagëtitë ju konfiskohen!
– Çe more, do i merrni? – pyeti kunata e madhe, tjerat heshtnin.
– Bëni një proçes verbal, i shënoni një për një dhe do i dorëzoni mbë degë të brendshme- tha krye polici. Shtëpisë, i vini dyllin!-tha. Aty në atë makinë, ngarkuan gratë dhe fëmijët. Natën vonë, arritën në Qerret të Lushnjes, ia dorëzuan këshillit “popullor”. Aty para zyrave, kaluan natën e ftohtë, të mbështjellë me ato batanije që u kishin lënë.
Të nesërmen, fshatarët u habitën me këta njerëz të pa njohur, që dukeshin sikur për gjithë natën, kishin mbirë nga dheu. Këshilli kishte menduar ti ndajë nëpër familje të ndryshme- ishin vetëm katër gra me fëmijë të vegjël. Duke parë gjendjen e këtyre fakirëve, një burrë- Bato Xhima- edhe ky, kishte ardhur familjarisht, para shumë kohësh, nga Kosturi dhe këtu, në këtë fshat, i kishin vendosur, por jo me polic- ky Batua- ndërsa tjerët bënin hesape sa do çonin te njëri e sa te tjetri- Batua i tha këshillit: – A di ç’farë more shokë të këshilli- Hë more Bato, thoje një llaf!
– Unë mendoj që mos i ndajmë këta hallexhinj, po i marr unë të terë, në shtëpinë teme- tha
-Po, janë shumë more Boto?- i thanë
-Nuk ka gjë o jo! shtëpi kam, u lëshoj një dhomë, katër gra me fëmijtë e tyre të vegjël janë, kaqe dunë këta- tha.
-Mirë more Bato, ashtu po e lëmë- i thanë. Filluan të punojnë në kooperativë. Fshatarët, pavarësisht pse i kishin prurë aty, i respektonin dhe i mëshironin. Ata nuk mendonin se, duke i respektuar, më shumë do u prishnin punë
-Tre vjet më vonë, i hoqën prej Qerretit, i prunë në sektorin Gjazë.
Këto ishin: katër kunata me fëmijët e tyre – dy kunatat e vogla, ishin motra, njëra prej tyre kishte një vajzë që quhej Lume, dhe një djalë më të vogël, më duket se Nëshet, e kishte emrin. Tjetra, nuk kishte fëmijë.
Kur isha në Spaç, Xhevat Xhezua, nga Korça, që u kthye nga Amerika, më tregonte se bashkë me këta kishte qenë në Greqi dhe, një herësh kishin shkuar në Amerikë. Unë u ktheva pas pesëmbëdhjetë vitesh- tha- ce lexova në gazetë që thoshte: ata që nuku janë marrë me gjë kondra pushtetit, janë të falur. Kur u thash, atyre se kështu e kështu- thotë gazeta- unë do kthenem, hajdeni edhe jyve- ata nuku deshën. Unë u shisnja mend atyre, si më i meçëm pej atyre, ce jesha i lumtur që do kthehesha. Ke parë tinë që ata keshnë patur mend më tepër pej meje. Këta nuku e mbajtnë llafnë, nuku më lanë, as të shkonja në shtëpi, më çuan në biruce, më dënuan njëzetë e pesë vjet; ata “Budallenjtë”- sipas meje de- rehatë mbAmerikë, unë punoj në minierë të Spaçit badihava, mbeta edhe pa familje. këtë fitova unë.
Në Gjazë ishin thuajse të gjithë njësoi- këta falë ndihmave që u vinin nga Aamerika e Australia, jetonin mirë- kaluan vitet, u rritën fëmijët, u bënë edhe për të martuar.
Vajzës së atyre dy motrave, Lumes, një plak nga Hudënishti i Pogradecit- xha Selami Xhuti- i thoshte nga hera me shaka: -Lumturi ta kanë vënë emrin me bijë dhe lumturia të ndjektë nga hera. E ëma vajzës- tha: – tynë, të lumtë goja more xhaxha po, lumturinë tonë, e mori lumi që kur na hoqnë pej fshatit.
-Jo me bijë jo, mos i humb shpresat, s’dihet ç’kësmet ka caktuarë Zoti për njerinë e vet. Ndoshta, fëmijëve tanë, do u ndritë fati.
-Edhe Zoti, më duket bre xhaxha, është bërë shok me të mallkuarit- tha
-Jo me bijë, jo, mos i humb shpresat, Zoti vonon po nuku harron!
Lumen, kur u bë e madhe, e kërkuan për nuse andej nga fshatrat e tyre të lindjes.
Xhaxhesha e madhe, një zonjë e vërtetë, që ç’do gjë më parë e mendonte pa të vepronte- u tha atyre: mirë more djemkat e nënes, faleminderit që kërkoni vajzën tonë, qejfi na e ka që vajza të martohet ngaj anët tona ce dhe u njohim ç’njerzë jini po jyve, e dini gjenjen tonë ce, nuku jemi si jyve de, na ndavi ajo dreq biografie e, mos u dalë ndonjë problem më vonë edhe…
-Hiç, mos e vra mendjen për, atë gje!- tha miku. Jyve, ju kanë hequr nga masa e internimit, vetëm ce nuku duan të vini mbë fshat, ce mendojnë, punët e tyr ce…. E mbyllëm këtu këtë muhabet, jyve na jepni çupkën, për tjerat, na i leni neve. Malli për vend- lindjen, i gëzoi se kishin një sebep të shikonin më të rrallë në vendin e tyre- e pranuan miqësinë. Miqtë nuk e zgjatën shumë, e morën nuse Lumen. Ishte e lumtur Lumja në familjen ku shkoi, por më të lumtur ndjeheshin ata me nusen që kishin marrë.
-Ëëëë, është e vojtur nusja jonë, prandaj është kaqe e mirë- thoshte vjehrri.
Kaloi një vit, e kaloi dy, ata prisnin, po nusja, nuk po u dhuronte ndonjë fëmijë, më pas, filloi të mos duket mirë nga shëndeti. Të gjithë po shqetësoheshin për nusen. Një ditë- i thanë djalit:- po merre more djalkë nusenë, çoje mbë Korçë nde doktori ta vizitonçë! Djali – tha:- nuku ka gjë bre baba, jo, mos u mërzit, po i ati ngulte këmbë. Pa ç’pa djalka shkovi një ditë. Pasi e vizitovi doktori -Lumes i tha të dilte jashtë. Kur ishin të dy, meqë Lumja dukej shumë e re- e pyeti djalin doktori:- motër e ke atë çupkë? Djali e shikoi dhe i tha: -po.
Dëgjo more djalë, mos e leni të vuaj çupkën, bisedoe me prindit, zgjidhjani hallë!
-Ce mor doktor, ça ka motra?
-Jo more jo, nuku ka as gjë pej gjëje por, ka diçka që i gudulis xhanë bre, më kuptonë ku ta kam llafnë? E re eshtë. Ajo e ka të vështirë t’ua thotë, llafose me prindin dhe…
-Bah, po e di ti që i ke rënë pikës bre doktor! Edhe unë për këtë kam dyshuar- po ç’të bëjë ce im at, është ngaj ata të vjetrit po, të vjetrit fara ama. Po iu drodh mustaqja atinë -tha- mbylle gojënë dhe largohu sa pa filluar rrebeshi!
-Të kuptoi, kështu janë të gjithë të vjetrit, nuku e kuptojnë ce, iku e vate koha e tyrje. E falënderoi djali dhe doli. Kur vanë në shtëpi, vjehrri i merakosur- e pyeti: -hë more bir, ç’të tha doktori?
-Çotë më thoshte o baba? Mos ki merak, ce nuku ka gjë pej gjëje!- më tha- vetëm shtoja pak punën ce i bënë mirë.
-Me kë tallesh ti more dinsëz he nasën sitin, mua më ha meraku për shëndenë e nuses, tinë më bënë shaka. Hajt ce do e shpje vetë ndonjë ditë, ta sqaroj me doktorë, oj, nuku paska gjë!? Ce, kotë është bërë nusja sa gjysma kurë ardhi këtu? Do thuanë dynjaja:- kush e di ç’heq pej nesh nusja.
-Jo more baba jo, ce do thuanë ashtu. Lumja nuk është ankuar.
Kaluan ditë e jave dhe Lumja, nuk po përmirësohej. Një ditë- i tha vjehrri: – hajde me bija babajtë, të shkojmë bashkë nde doktori, ce djalka im, nuku bëhet burrë ndonjë herë. Nuku din ay ç’është gruaja.
-Po, nuku kam gjë more baba, nuk kam gje, ce mërzitesh kot. Po plaku ishte në merak, deshi nuk deshi Lumja, shkovi pas vjehrrit.
-Hë bre doktor, ot ma vizitonç një herë këtë çupkën teme!- tha
-Me gjithë qejf ore xhaxha!- i tha doktori. Ngaj se ankohet çupka? -e pyeti.
-Nuku ankonet për gjë, po, më është dobësuar caz si shumë. Pasi e vizitovi doktori- i tha Lumes të dilte jashtë- kjo e bëri merak vjehrrin- hë bre doktor, ka ndonjë gjë me rëndësi, që e ndave?
Dogjo xhaxha! Çupka nuku ka as gje të keqe! Shëko ce,- e shikoi drejt në sy- Ce të rinj janë. Këta të sotmit, nuku janë si të sërës tonë! Më kupton?
-Ce mor bir, si eshtë puna, ce më bëre të dridhem.
-Jo bre xhaxha, po të thom që mos u bej merak për ngaj shëndeti. E re është dhe…. ku i dihet, mbase ja ka vënë sytë ndonjë djali. Shëkoe vetë e, mos e lerë të vuaj, jepja lejen.
-Ëëëhë! Bëri plaku, ju errnë sytë, u mendua pak -të kuptova, të kuptova dhe njëra anë e mustaqes po i dridhej- krejt hundë e buzë, i ktheu shpinën, doli pa e përshëndetur. Doktori mbeti i habitur- po ç’pate more xhaxha, ç’të bëra?- i tha- po plaku, as nuk i ktheu përgjigje. Gjithë rrugës, nuk i foli nuses fare.
-Po hë more baba, ce je mërzitur kaqe shumë! Nuku kam gjë për kokën tënde, edhe në të ka thënë gjë doktori, ashtu e kana ata, do thuanë një gjë, mos i beso ce, nuku kam gjë pej gjëje unë! – i tha të vjerrit. Po plaku, ishte bërë vrerë, nuk i qeshte buza, as nuk e shikonte nuse.
Kur vajti në shtëpi, panë se plakut, nuk i qeshte buza. E pyeti plaka:- hë more plak, ce qene mërzitur kaqe shume?
-Hiç, as gjë, ç’të kemë!- i tha
-Ç’të paska prrallisur doktori që qenkërke mërzitu kaqe shumë? E pyeti djali kur u kthye në mbrëmje nga puna.
-As gjë, ç’ot më thoshte! U përgjigje. Meraku nuk po e linte rehat, dyshimi që krijoi te nusja, nuk po mund t’ja hiqte dashurinë e respektin që kishte për të. Si ka mundësi, mendonte vjerri. Nuku më besohet! Po të jesh e vërtëtë, nuku mund të ketë kaqe respektë për neve, edhe me të shoqnë, shëkonj që e respekton shumë. Nuku kam diktuar ndonjë ftohje mes tye. Ç’të jetë kjo vallë? Po shpirti, sikur nuku ma pranon, se mos po i bie me qafa kotë nuses. Po ce shëndeti po e rrënon kaqe shumë de, këtë nuku po e kuptonj. Si mund ta sqaronjë? Edhe djalka më dhimset po, si të bej, si mund ta bisedonj me të? Qenka e rëndë kjo gjë! Nuk më ka renë gjëkafshë mbë sy, që të dyshonj de? Le që, se tha doktori, nuku është se i vuri vulën e.
Pas dy a tre muajve, djali- i tha të atit:- ta çonjë ca ditë mbë Lushnje, te e ëma nusen? Mbase qetësohet dhe shëndeti mbase… si më thua?
-Çoje, ce mos e çoshë! po dëgjo babanë! Rri edhe vetë ca ditë dhe shëkonje mirë gjendjen andej ce, xheç e mundon nusen!
-Ce more baba, për ça mërzitesh tinë?
-Për nusen o, për ça do mërzitem tjetër?
-Si i the doktorit?- kur e hyre brenda.
-Ma vizito këtë çupkën teme!- ce, mos bëra gabim; çupkë e shkuar çupkës e kam.
-Tani të kuptoj ce je mërzitur- i tha djali. Po ti, hiç, mos e vra mëndjen! Nuku otë kthenem, pa u bindur.
-Ashtu de, më rruaçë!- more djalë. Po, shëko këtu, ce mos i thua gjë nuses, ce, nuk do i keshë mirë punërat me mua.
-Ç’është ay llaf!- more baba- tinë dhe unë, e Zoti lart- tha duke qeshur.
-Jo për gjë po, sikur nuk ma pranon zemre more.
-Të dhimset eh…, ç’do të thotë kjo bre?
-Oj ç’do të thotë kjo, po nuse të djalit e kam, më dhmset si jo- tha babai.
-Mirë, baba, o ta zgjidh unë këtë problem.
Një ditë brigadieri i tha: – e thevi lejen djaka, Dilo.
-Po, të rinj janë bre shoku brigadier, kemi harruar neve kur jeshmë në atë moshë, le që në atë kohë, nuku keshmë brigadier- tha, me të qeshur.
Shkoi java, u bënë dy dhe djali me nusen, nuk po ktheheshin. Një ditë që në sabah, ja behën ata të degës, bashkë me këshillin e fshatit te shtëpia.
-Urdhëroni, urdhëroni bijtë e nënes- u tha plaka që u ndosh në oborr- dil more Dilo, dil të shëkonç kush kanë erdhur- sot- i thirri plaka.-
– Ohooo, kush na paska erdhurë! Po çe mirë u solli sot more ce ma gëzuat shpirtin, urdhëroni urdhëroni, o ç’më ndritë shtëpinë sot, kështu ka lezet de, të pimë së bashku, nga një kafe shtëpie nashtithnaj në mëngjes- tha. Ata rrinin serioz. Kur Dilua u afrua ti takonte- i pari i tyre- i tha: -ndalu aty! Nuku kemi erdhur për mik!
-Bah! Ç’thua more shoku….shoku..?
-Se, na ke tradhtuar!
– Unë të tradhtojnë, që kam ndihmuar lëvizjen? Kamë qenë dhe do vdesë i partisë, ju më njihni mirë, djalkën e fal për partinë, kaq besnik jamë.
-Ashtu te kemi vlerësuar por, kjo e sotmja, mohonë atë atë që thua. Hapu të kontrollojmë shtëpinë njëherë, më pas bisedojmë.
-Po shtëpia teme, është edhe e jyve- tha Dilua.
-Pasi kontrolluan shtëpinë, dhe shënuan çdo gjë- e pyetën: -pa na thuaj Dilo, ku e ke djalin?
-Mbë Lushnje ka shkuar, te njerztë e nuses, po nuku di pse u vonua djalli, ndofta do ketë nusenë sëmur, ce, nuku ka qenë mirë ka cazë ditë.
-Kështu je besnik tinë, gënjejnë partinë? Tinë, nuku e ke çuarë në Lushnje, dhe nuku e pret më djalën se ja fale grekut, jo partisë.
-Ç’thua more shshoku…, nuku besonjë, jo! Nuku ma do mendja t’ma bëjë djali këtë! Po është e vërtetë, haram jetën që e ka lindur plaka.
-Po është e vërtetë, haram, ja bej qumështin që i kamë dhënë- tha plaka. E filloi të qante.
-Hiç mos qaj! -I tha Dilua plakës. Po ka bërë atë gabim, na ka prishur biografinë, më mohoj mundin që kam dhënë për vendin tem e partinë, nuk e kemi më djalë, po është e vërtetë. Qaj e mallko djalin, të dy pleqtë, deri sa u larguan ata.
Kur mbetën vetëm, plaku u ul, e po mendohej. Hë me plakë, si më thua?
-Ç’të thomë more Dilo, ç’të thom? – tha plaka.
– Hëë hëë! si nuku kuptova gjë fare moj plakë. Më tha ay kodosh doktori, po unë i varfëri, për tjetër gjë dyshoja, jo ce ay dinte të vërtetën jo, tjetër mendonja unë, tjetër paska patur ajo… Hajde mendje hajde. Si duke, dalka ia paska ditur sëmundjen, andaj më tha:- mos ki merak, co do e zgjidh unë problemin. Na e hedhin të rinjtë me plakëëë, na e hedhën- laka e shikonte, nuk kuptonte gjë- opo secili, është për kohën e vet, iku vate koha jonë, plakë, nuku mund t’i kuptojmë të rinjtë ne! Bukur të zgjidhur i paska bërë! Na e uli kokën, kam turp ti takoj shokët e pushtetit.- tha
Kaluan ditë e javë, u bënë pesë vjet, kur një ditë, një djalë pru një letër- dhe iku. E shikonte Dilua letrën- është vërtetë a më bëjnë sytë- thoshte me vetë.
-Ç’është ajo kartë more Dilo, ngaj të ka erdhur?- e pyeti plaka
-Hajde, hajde një herë!- i tha Dilua plakës.
-Pa shëkoe një herë!
-Ç’të shëkonjë mor Dilo?
-Pej Amerike thotë me, e dërgon djalka ynë.
-Plaka kërceu nga gëzimi- pusho moj! Mos të dëgjojë njeri që po gëzohesh, ce na more lumi.
-Këndoe, aman Dilo, këndoe një herë kartën, ç’thotë dalka, ju bëftë nënokja kurban!
-Pusho, të thaçë!- apo nuku kupton gjë, hajde brenda. Plaku e lexonte germa germa, plaka qante nga gëzimi: baba- thoshte djali- më fal, po ti më thoshe gjithnjë: ce unë nuk di ç’është gruaja! Dashuria, mundka ç’do gjë bre baba. Unë të besonja tynë, kur më thonje kështu, nashtithnaj të mbushet mendja ce e dinjë ç’është gruaja? Tynë të tha doktori që kjo vuanë nga dashuria, dhe unë e gjeta atë që deshi nusja teme; unë, gjeta ilaçnë de. Ju puthim të dyve….
.-Shkruaj djalkës që na ka marr malli shumë, edhe ne i puthim të dy.
-Ja, kështu thua tinë, moj budallaçë? – i tha Dilua. Do e shanj deri në fund.
-Kë do shash more ditë zi, mua.
-Djalën moj, ç’punë kam me tynë?
-Po, nuk ka nënë tjetër djalka, mua ka.
-Jo ashtu si mendon ti me, jo. Dhe i shkroi shpejtë e shpejt një letër: nuku je më djaka ynë! Më turpërovi, kam turp të dal në fshat. Mohove kontributnë tem që kam dhënë për partinë, që na nxori nga errësira. Na prishe biografinë tu prishtë mëndja si të është prishur, na nxive faqen. Nuk duam ta na shkruaç se ke tradhtuar atdheun, për të cilin luftova. More vesh? Mora thuaj, e mos më shkruaj më, edepsëz. Ç’far nuk i shkroi, dhe lotët i rridhnin nga sytë.
-Po ce i fole kaqe ashpër djalkës mor Dilo? Do të zemronet dalka edhe nusja që e donje aqe shumë- tha plaka.
-Ce ashtu e do pune me!- tha Dilua – dhe shëko këtu! Se llafos me shoqet, ce… hiç, nuk e kemi më djalë -thuaj me kë do që të llafosësh. Edhe njerëzve tu, kur të vinë. Mos i beso as njeriu, nuku ka besë më. Po atë mbrëmje shkoi te posta e kooperativës, ta postonte letrën.
-O xha Dilo- i tha postjerja- edhe tinë fillove të dërgonçë letra mb’Amerikë ëëh?.
-Po po! Po kjo është e para dhe e fundit. Dhe dëgjo këtu tinë, nëse me dërgon letër tjetër ay rufjani, grise ce nuk dua letra prej atij edepsëzi, ce nuku është më dalka im. More vesh, mora thuaj- dhe doli gjithë inat nga posta. Tani që muarmë vesh se kanë arritur shëndoshë e mirë, do vdesëm rehat- i tha plakës. Po, sakën se llafos me ndonjë shoqe, ëh! More veshë?
-Po më the një herë more Dilo! – tha plaka
-Ce harron, pa ta përsëris. Mallin që ke, mbaje brenda vetes, vetëm shaje e mallkoje, kur të pyet ndonjë shoqe ce nuku e gjenë gjë jo.
Pas nëntëdhjetë e dyshit, familjet Meraja- se tani ishin bërë shumë familje- shkuan në Amerikë. Vetëm djali i kunatës së madhe, Myvreti,- hë ç’djalë ishte, që kur ishte i ri fare, kishte pjekurinë dhe fisnikërinë të një burri të pjekur, ishte i përveçëm në shoqëri, nuk di pse nuk vajti dot edhe ky, se për fëmijët e Muhamerit- nuk di gjë si u ka shkuar puna- ndoshta, i ati i Myvretit dhe Muhamerit, nuk ishte më. Myvreti, shkoi në Tiranë, pranë spitalit, atje kishte rregulluar një shtëpinë, atje i bëra një vizitë një herë se mora vesh që është sëmur, atje ndërroi jetë. Por edhe Kadriut, edhe se shkoi në Amerikë, nuk e eci fati nga shëndeti. Shumë u pikëllova, kur Ylli Iliazi- më tha se Kadriu, ndërroi jetë. Secili, ka kësmetin e tijë.