Mitrovicë-Zhabari kremtoi 100 vjetorin e shkollës /
-Në vitin 1996, 80-vjetori i funksionimit të kësaj shkolle është shënuar në fushë, për shkak se okupatori nuk lejonte që shkolla shqipe të punoj dhe të arsimoj breza të ri/
Mitrovicë, 25 Tetor 2016/ Zhabari i Mitrovicës ka shënuar 100 vjetorin e shkollës në fshat, që mbanë emrin e mësuesit të parë, nga po ky fshat, Shaban Idrizi.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili mori pjesë në këtë manifestim të rëndësishëm, pasi ju uroj nxënësve dhe arsimtarëve përvjetorin e 100-të shkollës, vlerësoi lartë mësuesin Shaban Idrizi, por edhe të gjithë mësuesit tjerë që kanë punuar në këtë vatër arsimore për kontributin e dhënë.
Drejtoresha e shkollës, foli për punën e madhe që po bëhet në shkollë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, duke bërë të ditur se nxënësit e kësaj shkolle po arrin suksese të jashtëzakonshme në garat e ndryshme në komunë, vend dhe madje edhe në shtete tjera.
Për rëndësinë e edukimit e arsimit dhe për rrugën e 100 vjeçare të shkollës, si dhe për veprimtarinë e mësuesit Shaban Idrizi, foli shkrimtari dhe intelektuali i shquar mitrovicas, profesor Fazli Hajrizi.
Ai duke folur për kushtet e në të cilat punon sot shkolla, tha se në vitin 1996, 80-vjetori i funksionimit të kësaj shkolle është shënuar në fushë, për shkak se okupatori nuk lejonte që shkolla shqipe të punoj dhe të arsimoj breza të ri.
“Sot kushtet janë shumë më të mira. Shkolla shqipe punon me plane kombëtare në Republikën e lirë të Kosovës, ku institucionet përkujdesen që nxënësit dhe mësimdhënësit të punojnë sa më mirë dhe që cilësia e mësimit të jetë në nivelin e duhur”, tha ndër të tjera profesor Hajrizi.
Për historikun e shkollës folën edhe bashkëfshatarët e mësuesit Shaban Idrizi, Mulla Asllan Murati dhe profesor Bedri Dërvari.
Duke falënderuar për organizimin e këtij shënimi, nipi i Shaban Idrizit, Albion Idrizi, tha se ai dhe familja e tij ndjehen krenar që mësuesi Shaban Idrizi ka përhap dritën e diturisë dhe që ka nxjerr nga analfabetizmi shumë fëmijë që më vonë janë bërë emra të njohur në arsimin shqip e fusha të tjera.
Gege Kosova says
E KALUARA E LAVDISHME E ARSIMIT NË KOSOVË
Kosovën e pasluftës, kur kanë përfundura të gjitha veprimet diplomatike ndërkombëtare për statusin përfundimtar të shtetësisë së Në Kosovës, të shpallur shtet të pavarur e. Tash kur jemi në vitin e tetë pas pavarësisë, kur Kosovën shtet të pavarur e kanë pranuar 110 shtete demokratik, më 17 Shkurt 2008, kur po debatohet në nivele e qendra ndërkombëtare të vendosjes, edhe për integrimet e Rapublikës së Kosovës në institucionet ndërkombatare. Ne sikur jemi të përflakur me lirinë e deritashme, nga harresa apo neglizhenca e pa natyrshme, kemi filluar t’i shlyejmë datat e traditës së lavdisë pozitive të së kaluarës sonë kombëtare. Menjëherë pas luftës, harruam të kaluarën e trishtë me vlera historike e kombëtare të paguar me shumë mund, djersë, gjak dhe jeta njerëzish. Gjithë këtë rezistencë për ruajtjen e vlerave për identitetit kombëtar, kur ishim të përplasur me vështërsi e rrethana të rrezikimit fizik, e mangësi të mëdha materiale, dhe atëherë jemi përpjekur e kemi arritur t’i shënojmë, festojmë e kremtojmë këto data e ngjarje të rëndësisë historike kombëtare në mënyrë shume dinjitoze.
Në këtë shkrim po zëmë në gojë dy data e ngjarjen konkrete që kanë ndodhur e janë zhvilluar në trevën komunale të Lypjanit. Hapja e shkollës në Janjevë, dhjetor 1665, ndër të parat shkolla të hapësirave shqiptare, pas shkollës së Stubllës, më 1584. Pse DKA-ja në Lypjan apo MASHT-i në nivel Kosove, me asnjë formë veprimi të pas luftës, nuk regjistruam asnjë përvjetor e as 350 vjetorin e shkollës së Janjevës. Drejtoria Komunale e Arsimit, apo Drejtoria Komunale për Rini, Kulturë e Sporte në Lypjan, si dhe MASHT-i apo Ministria e Kulturës në Qeverinë e Kosovës, asnjëherë pasluftës, nuk regjistruam me asnjë manifestim këto data e përvjetorë ngjarjesh tmëdha arsimor e historike me rëndësi kombëtare. NUk shenuan as jubileun e 60 e as ate 70 vjetorin e “Kongresit të Blinajës” ish- Lipovicës 25 korrik 1946 të mbajtur nga NDSH-ja. Pse në Kosovën e pasluftës jemi kaq indiferent kur kemi institucionet shtetërore, që nga nivelet komunale e deri në ato të qendrore. Me këto veprime të harresës deri në injorim ngjyrosim neglizhencën tonë indiferente për të hedhur në harresë të pazakonshme këto data e ngjarje të rëndësishme të cilat karakterizojnë identitetit tonë historik e kombëtar. Kosova tash ka Institucionet shtetërore e Qeveritare, Kryetarin e Kryeministrin e shtetit, qeveritë lokale, gjegjësisht kuvendet komunale dhe Kuvendin e Kosovës. Ka Qeverinë Qendrore dhe në kuadër të saj ka Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të njohura e të pranuara nga qarqet ndërkombëtare, e të mos regjistrojë me dinjitet përvjetorët nga tradita e shkollës shqipe dhe ngjarjen me rëndësi historike në Kosovë. Përkundër rrethanave të okupimit më shumë se 21 vjet më pare, më 1995, kur shkolla shqipe si edhe populli shqiptarë, këtu në Kosovë, ishte nën shtypjen e formave të ndryshme të dhunës barbare të okupuesit serb. Në nivelin komunal strukturat e sistemit të arsimit shqip, më 1995, kur pushtuesi serb kishte okupuar objektin e shkollës në Janjevë, Këshilli I atëhershëm Komunal I Arsimit manifestimin e përvjetorit të 330 të kësaj shkolle, e organizuoi në shkollën fillore në Llugaxhi. Ndërsa më 16 janar 1996, nën patronatim e Presidentit Ibrahim Rugova e niveleve të atëhershme të instutucioneve shtetërore të Kosovës, u mbajt manifestmi qendror edhe në Prishtinë. Në kushte e rrethana të njëjta. më 25 korrik 1996 veprimtarët e strukturave shqiptare të Lypjanit, me një tribunë shkencore e informative, shënuan 50 vjetorin e “Kongresit të Lipovicës” në fshatin Blinajë, ish-Vërshec.
Përkundër harresës apo injorimit të traditës pozitive historike e kombëtare, këtu po shënojmë shkurt një portret të shkollës së parë të Janjevës, për të cilën institucionet tona shtetërore të arsimimit kanë borxh e obligim t’i përkujtojnë me manifestime të arsyeshme e rrespektive, mos më shumë, të shënojnë përvjetorët jubilar. Shkolla e Janjevës është hapur më 1665, me kërkesën zyrtare e Andrea Bogdanit, drejtuar Romës që ta regjistrojë për shkollë zyrtare. Pas pranimit e njoftimit zyrtar nga Roma, shkolla e Janjevës u hap në fillim të dhjetorit 1665 dhe mësues i parë i saj u emërua vendasi Pjetër Mazreku. Në këtë shkollë të regjistruar mësimet i vijonin nxënës përveç mjedisit të Janjevës, kishte nxënës edhe nga Prokupla, Vushtrria e hapësirat e rivierës së Trepçës e trevave të ndryshme atëherë të zhvilluar, këta nxënës ishin të përkatësive të ndryshme kombëtare. Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në gjuhën latine, lëndë mësimore të kësaj shkolle përveç mësimeve fetare ishin edhe disa shkenca laike, si lënda e shkrimit- leximit e lëndët e shkathtësive dhe artizanateve të ndryshme. Ata nga kjo shkollë dilnin me përgatitje të nivelit për vazhdimin e mësimeve në kolegje të larta. Pjetër Mazreku ipeshkv i Prizrenit, ato vite ka kryer dy funksione, mësues në Janjevë, dhe raportues i Romës deri më 1637. Mazreku ka raportua nga Novo Bërda, Janjeva, Prokupla. Andrea ishte edhe famullitar në Prishtinë, Prishtina asaj kohe kishte dy kisha dhe ishte e rrethuar me 20 fshatra ku banonin besimtarë katolik. Ndërsa, vet Janjeva kishte mbi 600 besimtarë katolik, Novo Bërda kishte 350 të tillë. Më 1656 Andrea Bogdani emërohet arqipeshkv në Shkup që rrezidonte mbi 60 mijë besimtarë shqiptarë, hebreitë e serbë Në vazhdim në këtë shkollë punuan edhe mësuesit Vinçens Matoviq dhe Dom Gjon Bogdani. Mazreku, sipas njohurive të pakta, nga ajo kohë ka lënë shumë letra të shkruara në gjuhën shqipe, fjalorin dhe alfabetin e tij prej 25 shkronjave me bazë latine. Në këtë shkollë kontribut të madh ka dhënë Andrea Bogdani i cili këtu ka lënë edhe gramatikën e tij latinisht-shqip, e cila thuhet se është zhdukur, përkundër asaj ende që ka mendime e flitet se kjo Gramatikë gjendet diku këtu në Kosovë. Pas rrezikimit të shqiptarëve më 1683 Andrea shpallet nga populli shenjtor i profetizimit. Pjetër Bogdani si edhe daja i Tij, Adrea Bogdanit njihen prelat të mëdhenj të gjuhës e historisë, të etërve, fesë dhe kombit. Këto personalitete të tilla njihet edhe në historinë e letërsisë, kulturë e arsimin shqiptarë. Studimet rreth prelatit Andrea Bogdani mund të merren shkas mu për shkollën e Janjevës, për më vonë merret edhe jeta e veprimtaria atdhetare e Pjetër Bogdanit, vlerat të cilat ndriçohen nga porositë e mëdha të kësaj shkolle. Janjeva, qendër e rivierave minerare, ishte edhe vend i zhvillimit urban dhe jetës së civilizimit katolik e sasëve, minatorëve gjermanë. Dëshmi për këtë janë mbi 10 relacione të Andrea Bogdani, të cilat gjenden në Dubrovnik, ish- Raguzë të Dalmacisë, Vendik, Venecia dhe në Vjenë. Historiografia dëshmon se thesari i trashëguar, biblioteka dhe arkivi i shkollës së Janjevës, ku ka pasur relacione e shkrime të ndryshme për punën e kësaj shkolle, është djegur nga luftërat e shumta dhe është shkatërruar e plaçkitur nga pushtuesit. Andaj, sot ka pak njohuri deri kur kjo shkollë punoi dhe sa ishte niveli cilësor i mësimeve në këtë shkollë pro shqiptare.
Për veprimtarinë arsimore të kësaj shkolle dhe mësuesve të saj, meriton të hulumtohen lëndët burimore për studime analitike që zbardhin thesarin e vlerave tona materiale e shpirtërore të kësaj shkolle dhe simotrave të tjera të kësaj kohe në Kosovë. Të shkruhet për punën arsimore e nivelin e gjithëpërfshirës të lëndëve dhe gjuhën mësimore, të shkruhet për ngjarjet, rezistencën e katrahurat e kohës nëpër të cilat kaloi shkolla e Jenjevës. Është domosdo që tash në këto rrethana të volitshme të këtij realiteti të rij, të njohim e të mësojmë thellësisht dhe të krijojmë vlera rrespektive të dobishme për historikun e shkollës, të cilat ndihmojnë rrugëtimin e reformave aktuale integruese të sistemit arsimor në përgjithësi. Sepse, pa e njohur mirë të kaluarën nuk ndërlidhet e tashmja për të ndërtuar të ardhmen premtuese.